ru24.net
World News in Albanian
Сентябрь
2021

Новости за 07.09.2021

Varianti Delta gjunjëzon botën

Evropaelire.org 

Varianti Delta ka rritur numrin e të infektuarve me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara, me më shumë se 160,000 infeksione mesatarisht në ditë të raportuara në mbarë vendin kohëve të fundit; numri i të infektuarve në Rusi ka arritur në shtatë milionë raste me numrin zyrtar të përgjithshëm të vdekjeve me mbi 187,000; ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza thotë se qasja në vaksinat kundër COVID duhet të jetë "një e drejtë për të gjithë dhe jo një privilegj për një pakicë;" një ndeshje futbolli... Читать дальше...

Lideri suprem i talibanëve kërkon të respektohen rregullat islamike

Evropaelire.org 

Udhëheqësi suprem i talibanëve në Afganistan, Mawlawi Haibatullah Akhundzada, porositi Qeverinë e re të Afganistanit që t’u përmbahet rregullave islamike dhe Ligjit islamik të Sheriatit. Talibanët, që morën pushtetin në Kabul më 15 gusht, shpallën Qeverinë e re të Afganistanit të martën. Akhundzada u emërua udhëheqës suprem i Afganistanit, apo, siç e shpallën talibanët, Emiratit Islamik të Afganistanit. Në një deklaratë të lëshuar në gjuhën angleze, Akhundzada u bëri thirrje zyrtarëve talibanë... Читать дальше...

Konferenca për ndryshimet klimatike mbahet në nëntor

Evropaelire.org 

Kombet e Bashkuara e hodhën poshtë kërkesën e një rrjeti botëror të organizatave joqeveritare për të shtyrë Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, nga frika se koronavirusi dhe vonesat në vaksinim do të dëmtojnë pjesëmarrjen. “Tani për tani, nuk janë planifikuar ndryshime, por ne i kuptojmë shqetësimet”, tha zëvendësi i zëdhënësit të OKB-së, Farhan Haq. “Komuniteti shkencor global e ka bërë të qartë se ndryshimi i klimës tani është emergjencë globale”, shtoi ai. Rrjeti i Veprimit për... Читать дальше...

Europol: Belgjika dhe Holanda, qendra kryesore të kokainës

Evropaelire.org 

Belgjika dhe Holanda janë bërë qendra kryesore për trafikun e kokainës në Evropë, tha të martën agjencia policore e Bashkimit Evropian - Europol. Në një raport prej 27 faqesh, të publikuar bashkë me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Krim dhe Drogë, Europol tha se bandat kriminale përdorin qytetet porte të Roterdamit, Hamburgut dhe veçanërisht Antverpin për të transportuar drogën në Holandë, nga ku shpërndahet pastaj në të gjithë Evropën. Kjo ka bërë që Spanja të kapërcehet si rrugë kryesore e kontrabandës, tha agjencia Europol. Читать дальше...

Figurat kyçe të qeverisë së re të talibanëve

Evropaelire.org 

Talibanët kanë formuar Qeverinë e re, teokratike të Afganistanit, disa javë pasi më 15 gusht ra qeveria e Kabulit që njihej ndërkombëtarisht, dhe disa ditë pas tërheqjes së trupave ndërkombëtare nga Afganistani. Lideri i talibanëve, Mullah Haibatullah Akhunzada, një klerik i linjës së ashpër dhe ish-shef i drejtësisë, është emëruar lider suprem. Ai do të ketë fjalën e fundit për çështjet politike, fetare dhe ushtarake në shtetin, sistemi i të cilit ta kujton udhëheqjen e Iranit, i cili që prej vitit 1979 udhëhiqet nga klerikët. Читать дальше...

Kosova shton mundësitë për caktimin e termineve për vaksinim

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës bëri të ditur të martën se platforma eKosova, ku mund të bëhen terminet për vaksinim kundër koronavirusit, mundëson tani që një person të caktojë termine edhe për dhjetë persona të tjerë. Ministria po ashtu tha se ka shtuar terminet e reja për vaksinim, por nuk dha më shumë detaje. Kosova ka nisur vaksinimin kundër koronavirusit në fund të muajit mars. Ministria e Shëndetësisë tha për Radion Evropa e Lirë se deri më 6 shtator, 17 për qind e popullsisë së përgjithshme është vaksinuar plotësisht. Читать дальше...

BE miraton 14.2 miliardë euro për vendet e zgjerimit

Evropaelire.org 

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhanë dritën jeshile për ndarjen e 14.2 miliardë eurove si ndihmë financiare për shtetet që janë në proces të zgjerimit. Mjetet do të vlejnë për periudhën 2021-2027. Shtetet që do të përfitojnë janë: Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Islanda, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia. Në një deklaratë të BE-së thuhet se këto mjete do t’u ndihmojnë atyre të zbatojnë reforma, me synim anëtarësimin e ardhshëm në BE. Megjithatë, ndihma financiare nuk do të jetë pa kushte. Читать дальше...

Pritjet e qeverisë për rritje ekonomike vlerësohen si joreale

Evropaelire.org 

Qeveria e Maqedonisë së Veriut beson se vendi ka nisur të rimëkëmbet në aspektin ekonomik, pasi ekonomia mori goditje të rëndë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 20 mijë persona kanë humbur vendet e punës gjatë pandemisë, por jozyrtarisht ky numër është shumë më i lartë, ndërkohë që mijëra kompani, kryesisht të vogla, kanë mbyllur aktivitetet e tyre për shkak të pamundësisë për t’i mbijetuar krizës ekonomike. Kryeministri maqedonas Zoran Zaev, thotë se këtë vit ekonomia ka nisur të rimëkëmbet... Читать дальше...



Rusia me fushatë agresive ndaj Kosovës

Evropaelire.org 

Lufta diplomatike ruse kundër Kosovës do të bëhet më e fuqishme pas përfundimit të moratoriumit mbi njohjet e Kosovës, thuhet në një hulumtim të Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED). Përfundimi i këtij moratoriumi, sipas KIPRED-it, mund të shfrytëzohet nga Rusia për të punuar bashkërisht me Serbinë për ta zbatuar një fushatë agresive për çnjohjen e Kosovës edhe gjatë zhvillimit të sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Marrëveshja... Читать дальше...

Talibanët shpallin Qeverinë e re të Afganistanit

Evropaelire.org 

Talibanët njoftuan se kanë krijuar Qeverinë e re të Afganistanit, e cila do të udhëhiqet nga njëri prej themeluesve të tyre. Zëdhënësi i grupit, Zabihullah Mujahid, tha se në krye të Qeverisë do të jetë Mullah Mohammad Hassan Akhund, ndërsa zëvendës i tij Mullah Abdul Ghani Baradar. Mawlawi Haibatullah Akhundzada do të jetë udhëheqës suprem. "I siguroj të gjithë bashkatdhetarët se figurat do të punojnë drejt respektimit të rregullave islame dhe Ligjit të Sheriatit", tha Akhundzada pas emërimit. Читать дальше...

Këngëtarja e ikur nga Afganistani vajton rënien e vendit në duart e talibanëve

Evropaelire.org 

Aryana Sayeed është njëra ndër këngëtaret më të famshme të Afganistanit, por tani është ajo ndodhet në azil. Duke folur për Radio Azadin, degën afgane të Radios Evropa e Lirë, nga shtëpia e saj në Stamboll, Turqi, ajo thotë se karriera e saj do të vazhdojë, por se është shumë e brengosur për shumë artistë që kanë ngelur në Afganistan. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)

Gjeloshaj: Joanikije të distancohet nga ata që kënduan për Kosovën

Evropaelire.org 

Kryetari i Komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, i bëri thirrje mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije, që të distancohet nga ata që kënduan këngë nacionaliste me vargjet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, gjatë shugurimit të tij, më 5 shtator. Këto vargje mund të shihen në kontekstin e thirrjes për luftë, tha Gjeloshaj. Deklarata e tij, e cila u transmetua nga mediat, u konfirmua të martën për Radion Evropa e Lirë nga zyra e tij. “Unë e shoh këtë si abuzim me fenë, sepse nuk është më politikë. Читать дальше...

MASHTI: Jemi përgatitur për fillimin e vitit shkollor

Evropaelire.org 

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë tha se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor. I paraparë të niste më 1 shtator, fillimi i vitit të ri shkollor është shtyrë për datën 13 shtator, për shkak të situatës së rënduar me koronavirus. Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, mori pjesë të martën në një takim virtual me përfaqësues të Drejtorive Komunale të Arsimit, përfaqësues të Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë dhe ata të Këshillit të Prindërve në Prishtinë. Читать дальше...

Edhe 28 viktima nga koronavirusi në Kosovë

Evropaelire.org 

Në Kosovë u konfirmuan të martën edhe 28 viktima nga koronavirusi, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. Me këtë shifër, numri i përgjithshëm i viktimave në shtatë ditët e fundit arrin në 181. Ministria e Shëndetësisë njoftoi të martën edhe për 920 raste të të infektuarve. Rastet e reja rezultuan pas testimit të 10,321 mostrave. Shndërruar në përqindje i bie që rreth 9 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë. Numri total i rasteve pozitive në shtatë ditët e fundit është 8,901. Në 24 orët e fundit u shëruan 1,698 pacientë... Читать дальше...

Presidenca e Kosovës: Kisha s’ka hequr dorë nga veprimet luftënxitëse

Evropaelire.org 

Kisha Ortodokse Serbe nuk ka hequr dorë nga “diskursi i regjimit të Millosheviqit” e as nga “veprimet luftënxitëse të viteve të 90-ta”, tha Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në një reagim për ngjarjet e fundjavës në Mal të Zi. Të dielën, në qytetin e Cetinës është shuguruar kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije. Ngjarja ka shkaktuar incidente dhe tensione të larta midis malazezëve dhe serbëve të këtij vendi. Cetina është qendra kulturore... Читать дальше...

Rënie e lehtë e numrit të pacientëve në gjendje të rëndë në Kosovë

Evropaelire.org 

Në spitalet e Kosovës, 79 pacientë të infektuar me koronavirus janë në gjendje të rëndë, njoftoi të martën Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK). Një ditë më herët, sipas SHSKUK-së, në gjendje të rëndë kanë qenë 83 pacientë, ndërsa të dielën 87. SHSKUK bëri të ditur se numri total i pacientëve me koronavirus të shtrirë në spitalet e Kosovës është 1,054. Prej tyre, 1,017 janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi. Deri të hënën në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 152,658 raste me koronavirus dhe 2,657 viktima. Читать дальше...

Pesë vjet burgim për vietnamezin që shpërndau koronavirusin

Evropaelire.org 

Një vietnamez është dënuar me pesë vjet burgim për shkelje të rregullave të pandemisë dhe përhapje të koronavirusit. Sipas gjykatës, Le Van Tri është shpallur fajtor për “transmetim të sëmundjes së rrezikshme infektuese” te tetë persona, një prej të cilëve është thënë të ketë vdekur. Në fillim të muajit korrik, Tri, 28-vjeçar, është raportuar të ketë udhëtuar me motoçikletë nga qyteti Ho Chi Minh në provincën Ca Mau. Në Ca Mau, ai është thënë të ketë gënjyer në deklaratën e tij shëndetësore... Читать дальше...

Kryeministri kanadez goditet me gurë gjatë fushatës

Evropaelire.org 

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, është goditur me gurë të vegjël nga protestuesit në një ndalesë që ka bërë gjatë fushatës zgjedhore. Ai ka qenë duke u kthyer në autobusin e tij, pasi ka vizituar një fabrikë të birrës, kur është goditur me gurë, ndonëse nuk është plagosur. Trudeau ka shpallur zgjedhje të parakohshme në mesin e muajit gusht, me shpresën se mund të krijojë shumicë qeveritare me Partinë e tij Liberale të qendrës së majtë. Fushata e tij është penguar nga protestat kundër planeve... Читать дальше...

Talibanët imponojnë kod të ri të veshjes dhe ndarje në universitete

Evropaelire.org 

Në bazë të një dekreti të lëshuar nga talibanët për institucionet arsimore, të cilin e ka siguruar Radio Evropa e Lirë, ata kanë imponuar një kod të ri të veshjes dhe ndarjen gjinore në klasa të universiteteve dhe kolegjeve private në Afganistan Në dokumentin e lëshuar nga Ministria e Arsimit më 5 shtator, thuhet se të gjitha studentet, mësueset dhe stafi tjetër, duhet të kenë veshje islamike që mbulon flokët, trupin dhe pjesën më të madhe të fytyrës. Ngjyra e veshjeve duhet të jetë e zezë. Читать дальше...

Новости России
Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге об эффективных решениях в дорожном строительстве   


Shqipëria dhe Serbia mund të humbin statusin e vendeve të sigurta nga COVID-19

Evropaelire.org 

Shqipëria dhe Serbia rrezikojnë të humbin statusin e vendeve të sigurta nga pandemia e koronavirusit. Radio Evropa e Lirë ka mësuar nga burimet e saj brenda BE-së se, Presidenca sllovene e Bashkimit Evropian i ka përfshirë këto vende në mesin e shteteve që rrezikojnë të hiqen nga lista e vendeve të sigurta për udhëtimet në territorin e Bashkimit Evropian.  Për këtë çështje do të diskutohet të mërkurën (8 shtator) nga ana e ambasadorëve të vendeve të BE-së.   Nëse ata vendosin pro kësaj mase... Читать дальше...

Kosovë: 17 për qind e popullsisë së përgjithshme është vaksinuar plotësisht kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se deri më 6 shtator, 17 për qind e popullsisë së përgjithshme është vaksinuar plotësisht kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi. Dozën e parë, ndërkaq, e ka marrë 35 për qind e popullsisë. Mirëpo sipas kësaj Ministrie, nëse analizohen shifrat e popullsisë që mund të marrë këtë vaksinë, del se 50 për qind e njerëzve janë imunizuar me dozën e parë. Me dozën e dytë janë imunizuar 25 për qind e popullsisë. Читать дальше...

Talibanët pretendojnë fitore në Panjshir, rezistenca thotë se luftimet vazhdojnë

Evropaelire.org 

Talibanët kanë pretenduar fitore në provincën Panjshir të Afganistanit, mirëpo lideri i lëvizjes së rezistencës atje ka bërë thirrje për “kryengritje të përgjithshme” kundër talibanëve dhe ka thënë se rezistenca do të vazhdojë. Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, ka thënë në një konferencë për media më 6 shtator se është fituar kontrolli i Panjshirit dhe ka përfunduar pushtimi i shtetit nga talibanët. Mujahid ka thënë se grupi do të prezantojë qeverinë e re shumë shpejt dhe ka siguruar... Читать дальше...

Talibanët shpallin fitore në bastionin e fundit të rezistencës në Afganistan

Evropaelire.org 

Një video e publikuar nga talibanët shfaq militantët duke ngritur flamurin e tyre jashtë zyrës së guvernatorit, në kryeqytetin e provincës së Panxhshirit, xhep i fundit i rezistencës që kur Kabuli ra në muajin gusht. Talibanët thonë se e kanë marrë në kontroll luginën malore ku ndodhen grupet antitalibane dhe pjesëtarët e mbetur të ushtrisë së rregullt afgane. Por, një zyrtar nga Fronti Kombëtar i Rezistencës i Afganistanit ka thënë se lufta po vazhdon. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)

Kërkohet ndryshim i Ligjit për financimin e subjekteve politike në Kosovë

Evropaelire.org 

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), ka bërë thirrje të martën për ndarje të barabartë buxhetore dhe përfaqësim të barabartë mes grave dhe burrave në proceset zgjedhore në Kosovë. Në kuadër të publikimit të raportit "Kosto e Pabarazisë: Financimi i Fushatës Zgjedhore së Grave Kandidate", përpiluesit kanë thënë se gratë përballen me mungesë të financimit adekuat të fushatave të tyre zgjedhore, andaj edhe është propozuar ndryshimi i Ligjit për financimin e subjekteve politike në Kosovë. “Mosfinancimi... Читать дальше...

Trendafilova: Specialja është e fokusuar në mbrojtjen e dëshmitarëve

Evropaelire.org 

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova tha se janë të fokusuar shumë në mbrojtjen e dëshmitarëve. “Edhe aktgjykimi më i mirë gjyqësor nuk vlen asgjë nëse ai gjykim merret në kurriz të njerëzve”, tha Trendafilova gjatë konferencës të mbajtur në Prishtinë më 7 shtator. Ajo shtoi se shpreson që Dhomat e Specializuara nuk do të përballen me ndonjë rast ku do të rrezikohet jeta e dëshmitarëve dhe shtoi se pikërisht është mbrojtja e dëshmitarëve një prej arsyeve që kjo gjykatë, me seli në Hagë, është krijuar. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Уимблдон

Рыбакина призналась, что её жизнь сильно изменилась после победы на Уимблдоне






Лучших представителей профессий наградили в Воскресенске

Добавим флера: зачем шефы используют цветы в еде

Минтранс призвал подмосковных водителей отложить поездки по М-11 из-за снегопада

Росимущество со второй попытки продало «Росспиртпром» за 8,3 миллиарда рублей