Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Добавить новость

Новости за 15.09.2021

Hungaria i barazon filmat me homoseksualë me ata horror

Evropaelire.org 

Qeveria hungareze u ka dërguar transmetuesve udhëzimet për kufizimet që duhet të zbatojnë kur shfaqin filma me homoseksualë. Kufizimet janë të njëjta me ato që zbatohen për filma horror apo të dhunshëm. Sipas rregulloreve të nxjerra më 15 shtator nga Këshilli i Medias i Autoritetit Kombëtar të Mediave (NMHH), filmat që kanë tema LGBT+ (homoseksual, lesbike, biseksual, transgjinor dhe ndërseksualë) si dhe çështje të identitetit gjinor nuk do të "rekomandohen" për personat nën moshën 18-vjeç. "Sjelljet e përgjithshme që shprehin butësinë... Читать дальше...

Kurti dhe Lajçak diskutojnë për dialogun por jo edhe për hapjen e arkivave

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka thënë përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak se në dialog Kosova është palë e barabartë, dhe jo temë. “Duhet të pranohet realiteti dhe të jemi në shërbim të qytetarëve të të dyja vendeve, nëpërmjet një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe të zbatueshme, që në qendër ka njohjen reciproke”, ka thënë Kurti gjatë takimit me Lajçakun me 15 shtator në Prishtinë. Sipas një njoftimi të zyrës së kryeministrit Kurti... Читать дальше...

Në Maqedoninë e Veriut arriti grupi i dytë i afganëve

Evropaelire.org 

Në Maqedoninë e Veriut, të mërkurën (15 shtator) arriti grupi i dytë prej 44 afganëve, përfshirë fëmijë, gra dhe burra. Në aeroportin e Shkupit, ata u pritën nga përfaqësuesit e Kryqi të Kuq, të cilët i dërguan në një hotel ku edhe do t'i nënshtrohen kontrolleve mjekësore dhe testeve PCR për COVID-19 ndërsa do tu ofrohet edhe mundësia e vaksinimit. Afganët janë ish-punonjës të organizatave ndërkombëtare, që kanë punuar në Afganistan deri para marrjes së pushtetit nga talibanët pas largimit të ushtarëve amerikan. Читать дальше...

I akuzuari thotë se "asgjë personale" nuk ka pasur me viktimat e sulmit në Paris

Evropaelire.org 

I akuzuari kryesor që po gjykohet për sulmet terroriste në Paris të vitit 2015 që lanë 130 të vdekur dhe më shumë se 400 të plagosur ka pranuar rolin e tij në krim. Ai tha se sulmi u krye në shenjë hakmarrje për sulmet ajrore franceze kundër grupit të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak. I pandehuri, Salah Abdeslam, gjatë gjithë periudhës së hetimeve ka qëndruar i heshtur. Por, gjatë dëshmisë së tij më 15 shtator në sallën e gjyqit në Paris tha se nuk kishte "asgjë personale" ndaj viktimave të tij. Читать дальше...

Pesha e dorës së shtetit te shtesat e fëmijëve

Evropaelire.org 

Shuma e ndarë prej 20 eurosh nga Qeveria e Kosovës, në emër të shtesave për fëmijë nga 0-24 muaj, do të mjaftonin vetëm për blerjen e pecetave për djalin njëvjeçar të Fatime Veselit nga Prishtina. Fatimja është nënë e katër fëmijëve, tre prej të cilëve janë nën moshën 16-vjeçare. Në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë shtesa për fëmijë. Sipas këtij vendimi, për fëmijët deri në dy vjeç, prindërit mund të marrin nga 20 euro në muaj. Për këtë kategori (fëmijët... Читать дальше...

Kurti: SHBA-ja, partnere dhe aleate e pazëvëndësueshme

Evropaelire.org 

Kosova do të bëhet gjithmonë e më shumë partner i qëndrueshëm i Shteteve të Bashkuara dhe shtet i së drejtës dhe zhvillimit, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një takimi lamtumirës me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett. “Shtetet e Bashkuara janë aleati dhe partneri ynë i pazëvendësueshëm”, citohet të ketë thënë Kurti sipas një njoftimi për media nga zyra e tij.   Ai ka thënë se si kryeministër dhe Qeveria që udhëheq, do të vazhdojë këtë traditë të bashkëpunimit... Читать дальше...

OCCRP ndalon punën brenda Rusisë

Evropaelire.org 

Grupi për gazetarinë hulumtuese “Projekti për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupcionit" (OCCRP) njoftoi se ka ndaluar veprimtarinë brenda Rusisë. Vendimi është marrë për të mbrojtur gazetarët nga goditja e vazhdueshme e qeverisë ndaj mediave të pavarura në vend. OCCRP tha se shumica e partnerëve rusë të grupit janë shpallur si “agjentë të huaj” apo “organizata të padëshirueshme” dhe duke marrë parasysh kushtet aktuale kjo i vë ata përballë rrezikut. Organizata tha se ka propozuar... Читать дальше...

Prokuroria: Viktimat në rastin e Mustafës ishin shqiptarë

Evropaelire.org 

Në Hagë ka filluar gjykimi i parë në Dhomat e Specializuara për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjykimi nisi ndaj ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa i cili po akuzohet për vrasje dhe torturë gjatë luftës.



“Burka nuk është kulturë afgane”

Evropaelire.org 

Gratë afgane kanë publikuar në rrjetin social Tëitter fotografi me fustane të ndryshme e plot ngjyra, që sipas tyre shpërfaqin kulturën afgane. Sipas tyre, burka dhe nikabi, me të cilat janë parë disa gra - prej kur talibanët kanë marrë pushetin - nuk është pjesë e identitetit të grave afgane. Profesoresha e historisë së Afganistanit, Bahar Jalali, njëherësh iniciatore e fushatës, flet për Radion Evropa e Lirë, më shumë në këtë temë

Jeta e varur nga bombolat e oksigjenit

Evropaelire.org 

Pothuajse të gjithë pacientët me koronavirus, që po kërkojnë trajtim mjekësor në Kosovë, janë të varur nga oksigjeni. Nëse nuk marrin oksigjen në kohë, shëndeti i tyre përkeqësohet. Mjekët e infermierët janë në përkujdesje të tyre. Në shtatë reparte të Spitalit të Gjilanit janë të përgatitur 196 shtretër për të infektuarit me koronavirus. Më datën 13 shtator, kur ekipi i Radios Evropa e Lirë vizitoi këtë spital, afër 100 shtretër ishin të zënë me pacientë. Mbi 70 për qind e tyre ishin me oksigjeno-terapi. Читать дальше...

BE-ja do të propozojë një ligj kundër dhunës ndaj grave

Evropaelire.org 

Komisioni Evropian do të propozojë një ligj për të luftuar dhunën kundër grave. Kjo pritet të ndodhë para fundit të këtij vitit, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. “Gratë duhet të jenë në gjendje të jetojnë të pavarura dhe të lira”, tha von der Leyen në fjalimin e saj vjetor të Parlamentit Evropian në Strasburg. "Gjatë pandemisë, shumë grave iu mohua kjo liri, për të jetuar me identitetin e tyre, që të shprehin vetveten dhe të dashurojnë kë të duan”, tha ajo. Sipas... Читать дальше...

I vetëm në betejë: Aleati i Navalnyt sfidon pushtetin rus

Evropaelire.org 

Anatoly Nogovitsyn është mbase politikani i vetëm i lidhur ngushtë me udhëheqësin e burgosur të opozitës ruse, Aleksei Navalny, të cilin autoritetet në Rusi e kanë lejuar të garojë për një vend në parlament, në zgjedhjet që pritet të mbahen ndërmjet 17 dhe 19 shtatorit të sivjetmë. Më shumë se gjysma e koordinatorëve politikë të Navalnyt nëpër Rusi kanë ikur nga vendi, për shkak të kërcënimeve për padi penale për angazhimin e tyre politik. Nogovitsyn thotë se ka shtypur një përpjekje për ta hequr atë nga fletëvotimet... Читать дальше...

Kosovë: 12 viktima dhe 410 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Pavarësisht faktit se numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë gjatë ditëve të fundit ka shënuar një rënie të lehtë, ai i viktimave vazhdon të jetë i lartë. Të mërkurën (15 shtator) në Kosovë janë regjistruar edhe 12 të vdekur nga sëmundja COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 2,845. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të kaluara janë shënuar edhe 410 raste të reja të të infektuarve, bazuar në 8.789 testime të bëra në laboratorët publikë dhe privatë. Читать дальше...

OKB-ja kërkon moratorium në përdorimin e inteligjencës artificiale

Evropaelire.org 

Organizata e Kombeve të Bashkuara po u bën thirrje vendeve të vendosin një moratorium në përdorimin e teknologjisë së inteligjencës artificiale e cila cenon të drejtat e njeriut. Shefja e të drejtave të njeriut të OKB-së tha se përdorimi i kësaj lloj teknologjie paraqet rrezik serioz për të drejtat e njeriut, përfshirë sistemet e skanimit të fytyrës në hapësirat publike. OKB-ja ngre shqetësimin për përdorimin e teknologjisë përmes së cilës bëhet përpjekje të mësohet gjendja emocionale dhe mendore... Читать дальше...

Të afërmit kujdesen për pacientët me COVID-19 në Gostivar

Evropaelire.org 

Në Komunën e Gostivarit në Maqedoninë e Veriut, në spitalin e përkohshëm, të afërmit e pacientëve me COVID-19 po detyrohen që të përkujdesen për ta, pasi thonë se ka mungesë të stafit shëndetësor. Në këtë komunë, që prej fillimit të pandemisë kanë vdekur 353 persona.

BE do të dhurojë edhe 200 milionë vaksina

Evropaelire.org 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se blloku do të ndajë 200 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit në vendet joanëtare të BE-së, deri në mes të vitit të ardhshëm. “Prioriteti ynë i parë dhe më urgjent është të përshpejtojmë vaksinimin global”, tha von der Leyen në fjalimin e saj vjetor para bllokut. BE tashmë është zotuar se do të ndajë 250 milionë doza të vaksinës. Në fund të muajit të kaluar, 70 për qind e qytetarëve të rritur të BE-së kanë qenë plotësisht të vaksinuar. Читать дальше...

Punonjësit e pavaksinuar në Francë përballen me pezullim

Evropaelire.org 

Punëtorët e kujdesit shëndetësor në Francë përballen me pezullim nga puna, nëse nuk janë të vaksinuar kundër koronavirusit. Vaksinat në këtë vend janë bërë të detyrueshme për punonjësit e kujdesit mjekësor, të shtëpive të pleqve dhe të emergjencës. Data 15 shtator është afati i fundit për ta që të kenë së paku një dozë të vaksinës. Ata që nuk vaksinohen, përballen me pezullim të pagës ose nuk mund të punojnë. Firmat dhe punëdhënësit që dështojnë t’i verifikojnë statuset e vaksinimit të stafit të tyre... Читать дальше...

Në spitalet e Kosovës, 49 pacientë në gjendje të rëndë

Evropaelire.org 

Në spitalet e Kosovës janë të shtrirë 779 pacientë me koronavirus, njoftoi të mërkurën Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK). Prej tyre, 49 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 659 janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi, thuhet në njoftim. Shifrat janë më të ulëta se një ditë më parë, kur numri i të hospitalizuarve me koronavirus ishte 883, ndërsa i pacientëve në gjendje të rëndë 55. Që nga shpërthimi i pandemisë në mars të vitit të kaluar, Kosova ka... Читать дальше...

Talibanët e kthejnë Afganistanin njëzet vjet prapa

Evropaelire.org 

Disa javë pasi militantët e rimorën në kontroll Kabulin dhe krejt vendin, Afganistani është kthyer në të kaluarën e zymtë të dy dekadave më parë, teksa talibanët po kufizojnë liritë e qytetarëve dhe po ushtrojnë dhunë. (Përgatiti: Trim Haliti)

Новости России

Банки запустят линию кредитов от 3% на электромобили для россиян


Vuçiq: Zgjedhjet në Serbi më 3 ose 17 prill

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se zgjedhjet në Serbi do të mbahen më 3 ose 17 prill të vitit 2022. Për vitin vitin e ardhshëm atje janë të parapara zgjedhjet e rregullta presidenciale, ato për qytetin e Beogradit, si dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Duke folur për gazetarët në Beograd, Vuçiq tha se do të donte që edhe opozita të merrte pjesë në zgjedhje. Në qershor të vitit 2020, opozita i ka bojkotuar zgjedhjet në Serbi, me pretendimet se Vuçiq ushtron ndikim të madh në institucionet shtetërore. Читать дальше...

Von der Leyen: Investimet në Ballkan, investime në të ardhmen e BE-së

Evropaelire.org 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se investimet në Ballkanin Perëndimor janë investime në të ardhmen e BE-së. Von der Leyen po mban të mërkurën fjalimin vjetor për gjendjen e BE-së, në një seancë plenare të Parlamentit Evropian. Ajo përsëriti qëndrimin e bllokut për procesin e zgjerimit dhe, siç tha, rëndësinë që ka Ballkani Perëndimor për të ardhmen e BE-së. Von der Leyen paralajmëroi se para fundit të këtij muaji do të udhëtojë në rajon, për të dërguar sinjalin e fortë për vazhdimin e procesit të zgjerimit. Читать дальше...

Prokuroria: Viktimat e Salih Mustafës ishin shqiptarë

Evropaelire.org 

Prokuroria e Specializuar në Hagë ka hapur sot gjykimin ndaj Salih Mustafës, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i akuzuar për krime lufte. Prokurori i Specializuar, Jack Smith, gjatë fjalës hyrëse tha se përderisa rastet e tjera që do të dalin para kësaj gjykate, do të flitet për viktima të etnive të ndryshme, si shqiptarë kosovarë, serbë, romë, në rastin e Mustafës, sipas tij, të gjitha viktimat ishin bashkatdhetarët e tij, shqiptarë të Kosovës. “Këta njerëz nuk ishin armiq të shtetit të Kosovës, ata nuk ishin spiunë. Читать дальше...

Një ekuipazh civil për herë të parë në mision hapësinor

Evropaelire.org 

Miliarderi amerikan, Jared Isaacman, dhe tre persona të tjerë do të nisen sot në një fluturim në hapësirë. Misioni treditor, nëse është i suksesshëm, do të jetë misioni i parë hapësinor pa një astronaut profesionist në bord. Katërshja do të niset nga Qendra Kennedy e Agjencisë amerikane të Hapësirës (NASA) me anijen kozmike të kompanisë SpaceX. Fluturimi është ide e miliarderit Isaacman, i cili ka thënë se hapësira duhet të jetë e hapur për të gjithë. Ai e ka emëruar misionin e tij Inspiration4, apo Frymëzimi4. Читать дальше...

Kalifornia mbetet nën guvernatorin demokrat

Evropaelire.org 

Qytetarët e shtetit të Kalifornisë në SHBA votuan me shumicë dërrmuese për guvernatorin e tyre demokrat, Gavin Newsom, duke refuzuar përpjekjet e republikanëve për ta rrëzuar atë. Republikanët i kanë thirrur zgjedhjet e posaçme kryesisht për shkak të mënyrës së menaxhimit të pandemisë së koronavirusit. Newsom ka urdhëruar detyrimin për veshje të maskës dhe izolimin e qytetarëve. Me shumicën e votave të numëruara, rrjetet televizive NBC dhe CNN parashikuan fitoren e Newsomit me rreth dy të tretat e votave. Читать дальше...

Koreja e Veriut hedh dy raketa balistike, thotë Jugu

Evropaelire.org 

Koreja e Veriut hodhi dy raketa balistike në det, thanë Shefat e Përbashkët të Koresë së Jugut. Sipas tyre, raketat u hodhën të mërkurën drejt ujërave të bregut lindor të Gadishullit Korean. Në një deklaratë të lëshuar për media thuhet se autoritetet e inteligjencës jug-koreane dhe amerikane janë duke i analizuar detajet, ndërsa Koreja e Jugut ka forcuar pozicionin e saj mbikëqyrës kundër Koresë së Veriut. Hedhja e raketave vjen pak ditë pasi Koreja e Veriut tha se ka testuar raketa lundrimi me rreze të gjatë veprimi. Читать дальше...

Moscow.media

Генеральный директор спорткомплекса Олимпийский Юрий Гурецкий умер в 49 лет из-за осложнений COVID-19






Персональные новости
Александр Лукашенко

Пресс-атташе Лукашенко Эйсмонт: президент отказался надевать маску в больнице из принципа



Russian.city


Частные объявления


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Калинская завершила выступление на московском турнире WTA






В Москве столкнулись пять автомобилей

НАТО ввело в эксплуатацию новую авиабазу в Прибалтике

На юго-востоке Москвы столкнулись пять машин

Дака, ставший автором покера в ворота «Спартака», признан лучшим игроком недели в ЛЕ