ru24.net
World News in Albanian
Сентябрь
2021

Новости за 30.09.2021

NATO: KFOR-i do të sigurojë zbatimin efektiv të marrëveshjes

Evropaelire.org 

NATO-ja tha se mirëpret marrëveshjen midis Kosovës dhe Serbisë për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. Në një deklaratë për media, zëdhënësja Oana Lungescu tha se misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, “do të luajë një rol themelor, për të siguruar zbatimin efektiv” të marrëveshjes. Që nga 20 shtatori, serbët në veri të Kosovës kanë bllokuar vendkalimet kufitare me Serbinë: Jarinjë dhe Bërnjak. Kjo ka ndodhur pasi Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që shoferët e makinave me targa të Serbisë... Читать дальше...

Escobar: Retorika e Dodikut çon në izolimin ekonomik të serbëve

Evropaelire.org 

Zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, porositi të enjten udhëheqësin serb të Bosnjës, Millorad Dodik, se kërcënimet e tij për t'u shkëputur nga Bosnja mund të çojnë në izolimin ekonomik të serbëve. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë tha përmes një postimi në Twitter se Escobar e paralajmëroi Dodikun se “kërcënimet për shkëputje dhe ndalim të reformave” do të rezultojnë në “asgjë tjetër përveç izolimit dhe dëshpërimit ekonomik”. Читать дальше...

Presion përmes kërcënimeve ndaj serbëve në veri

Evropaelire.org 

“Njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm se dikush duhet të lëvizë dhe të funksionojë”, kështu komenton Mladen, një qytetar serb nga Mitrovica e Veriut, fletushkat me përmbajtje kërcënuese dhe ofenduese, të cilat, në këtë komunë, gjatë natës ndërmjet të martës dhe të mërkurës, më 28 dhe 29 shtator, u vendosën mbi automjetet që kishin targa të Serbisë. Në ato fletushka u sugjerohet pronarëve që të mos i marrin targat e përkohshme të Kosovës (RKS) dhe se për ata që do ta bëjnë këtë mund të ketë pasoja. Читать дальше...

Kosova nuk e çon përpara projektin për infrastrukturën e gazit

Evropaelire.org 

Ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli, njoftoi të enjten se Kosova nuk do ta çojë përpara projektin për ndërtimin e infrastrukturës së gazit në Kosovë, të financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit e Qeverisë së SHBA-së (MCC). Duke folur në një konferencë për media në Prishtinë, Rizvanolli tha se vendimi është marrë pasi Kosova “ka nevojë për më shumë informata, për të qenë e sigurt se ndërtimi i infrastrukturës së gazit është opsioni më i mirë për tranzicionin energjetik”. Nërkaq... Читать дальше...

Kosova pranon nga Serbia mbetjet mortore të shtatë personave

Evropaelire.org 

Serbia ka dorëzuar mbetjet mortore të shtatë personave, të cilët u vranë gjatë luftës në Kosovë. Të vrarët ishin nga fshati Rezallë dhe u gjetën në Kizhevak të Serbisë. Qindra shqiptarë të vrarë nga Kosova janë gjetur në varreza masive në Serbi, të cilët ishin bartur nga forcat serbe për t’i fshehur krimet.

Sarkozy dënohet me një vjet burgim

Evropaelire.org 

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, u dënua me një vjet burgim për financim të paligjshëm të fushatës së tij për rizgjedhje në vitin 2012. Gjykata në Paris e shpalli atë fajtor për shpenzimin e dhjetëra miliona eurove më shumë seç ishte e paraparë me ligj. Megjithatë, ai nuk do të burgoset, por do ta shërbejë dënimin në shtëpi, me një byzylyk elektronik, tha gjykata. Sarkozy, 66 vjeç, e mohon çdo keqbërje dhe pritet ta apelojë këtë vendim. Ky është dënimi i tij i dytë me burgim. Në muajin mars... Читать дальше...

A u paraqit një rast me Sindromën e Havanës në Serbi?

Evropaelire.org 

Zyrtarët në Serbi nuk i kanë komentuar pretendimet se në periudhën e fundit, një oficer i inteligjencës amerikane është evakuuar nga Serbia për shkak të paraqitjes së simptomave të njohura si Sindroma e Havanës. Gazeta amerikane Wall Street Journal në një artikull të saj më 28 shtator citoi zyrtarë të paidentifikuar amerikanë të kenë thënë se Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) kishte evakuuar nga Serbia një oficer, i cili kishte pësuar lëndime serioze identike me një sulm neurologjik, i njohur si Sindroma e Havanës. Читать дальше...

Von der Leyen: Marrëveshja Kosovë-Serbi, hap pozitiv

Evropaelire.org 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se e mirëpret marrëveshjen midis Kosovës dhe Serbisë për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. “Ky është një hap shumë pozitiv” dhe “i mirë për të gjithë rajonin”, shkroi von der Leyen në Twitter. Ajo ndodhet në një turne në Ballkanin Perëndimor, ku sot takoi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Një ditë më herët në Prishtinë, von der Leyen takoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Pas këtij takimi, ajo tha se dialogu... Читать дальше...



Përfundon regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut

Evropaelire.org 

Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut, do të mbyllet të enjten më 30 shtator, përkundër debateve e paralajmërimeve nga Enti i Statistikës, se do të kërkojë shtyrjen e këtij procesi për disa ditë, për shkak të sulmeve të hakerëve, të cilat për disa ditë kishin penguar regjistrimin në terren. Nga Enti i Statistikës kanë bërë të ditur se regjistrimi do të mbyllet deri në fund të ditës, ndërsa këtë e konfirmon edhe ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq. “Unë vetëm mund të përgëzoj Entin... Читать дальше...

Escobar: Kosova ka pasur të drejtë në reciprocitet, por u befasuam me mënyrën

Evropaelire.org 

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar tha se ishte e rëndësishme që Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Ai po ashtu tha se Kosova ka pasur të drejtë të vendosë reciprocitetin, por Uashingtoni u befasua me mënyrë e zbatimit të këtij vendimi.  “Dialogu i udhëhequr nga BE-ja është vendi i duhur për të gjetur zgjidhjen dhe falënderoj të dërguarin e Posaçëm të BE-së, (Mirosllav) Lajçak dhe ekipin e tij për punën e madhe që kanë bërë”... Читать дальше...

Vuçiq: Jam i kënaqur me marrëveshjen për zgjidhjen e krizës në veri

Evropaelire.org 

Pala serbe e pranoi propozimin për kompromis me Kosovën, me qëllim shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. “Mendoj se kemi arritur një lloj zgjidhjeje kompromisi, me të cilën personalisht jam shumë i kënaqur”, tha Vuçiq gjatë një vizite në Nish. Sipas tij, marrëveshja i ka “anët e mira dhe të këqija”, por shtoi se për Serbinë “është e rëndësishme” që njësia speciale e Policisë së Kosovës të tërhiqet nga veriu i Kosovës dhe “ne të ruajmë paqen”. Читать дальше...

Kurti: Tash fillon epoka kur Serbia nis e mësohet me reciprocitet

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se me marrëveshjen e arritur midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, Serbia do të nisë “të mësohet me reciprocitet”. Sipas tij, me heqjen e barrikadave nga vendkalimet kufitare në veri të Kosovës, nuk do të ketë më nevojë që njësitë speciale të Policisë së Kosovës të qëndrojnë atje. Por, sipas tij, ato do të jenë “të gatshme për ndërhyrje në çfarëdo cenimi të njëjtë apo të ngjashëm në të ardhmen”. “Natyrisht, policia jonë kufitare në vijim do të zbatojë reciprocitetin e targave. Читать дальше...

Katër viktima dhe mbi 40 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Në Kosovë u konfirmuan të enjten edhe katër viktima nga koronavirusi. Në raportin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur edhe për 45 raste të reja të të infektuarve. Rastet pozitive rezultuan pas testimit të 3,380 mostrave. Në 24 orët e fundit, thuhet në raport, u shëruan 298 pacientë, ndërsa raste aktive mbeten 2,928. Fushata e vaksinimit kundër koronavirusit në Kosovë ka nisur në fund të marsit. Deri të enjten janë dhënë mbi 1.3 milion vaksina. Mbi 530,000 qytetarë janë vaksinuar plotësisht. Читать дальше...

Kthehen në Kosovë mbetjet mortore të shtatë shqiptarëve të zhdukur

Evropaelire.org 

Mbetjet mortore të shtatë shqiptarëve të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë u kthyen të enjten nga Serbia. Mbetjet u kthyen përmes pikës kufitare të Merdares. Viktimat ishin vrarë në fshatin Rezallë të Komunës së Skënderajt, më 1999. Në pritje të tyre dolën familjarë dhe qytetarë të tjerë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po ashtu ishte në Merdare, tha se masakra e Rezallës “është një nga dëshmitë e gjenocidit të Serbisë në Kosovë”. Në këtë masakër, forcat serbe vranë afro 100 shqiptarë... Читать дальше...

Ushtria e Mianmarit merr përgjegjësi për krizën ekonomike

Evropaelire.org 

Problemet e vazhdueshme ekonomike të Mianmarit, shtet i njohur edhe si Burma, janë shkaktuar nga “faktorë të jashtëm” dhe dy valë të pandemisë së koronavirusit, mirëpo qeveria ushtarake merr përgjegjësi të plotë dhe është duke punuar shumë për t’i adresuar këto çështje, ka thënë të enjten një zëdhënës. Duke folur pasi valuta e Mianmarit, kyat, ka prekur nivelet më të ulëta ndonjëherë, zëdhënësi i këshillit ushtarak, Zaw Min Tun, ka thënë se banka qendrore nuk ka arritur të përmbushë kërkesën lokale për dollarë. Читать дальше...

Bllokada në Bërnjak në ditën e arritjes së marrëveshjes

Evropaelire.org 

Disa kamionë po vazhdojnë të bllokojnë rrugën drejt pikës kufitare Kosovë-Serbi në Bërnjak. Njësitë speciale të Policisë së Kosovës qëndruan afër kufirit të enjten, derisa nga BE-ja njoftoi se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje sa i përket targave. Policia dhe bllokadat pritet të tërhiqen nga dy pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë, të shtunën më 2 tetor.

SHBA-ja dhe BE-ja mirëpresin marrëveshjen për targat

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë mirëpritur arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. I ngarkuari me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Nicholas J.Giacobbe tha se arritja e kësaj marrëveshjeje dëshmon se riangazhimi në dialog sjell përfitime për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë. “Lajm i mirë nga Brukseli - një shembull sesi riangazhimi në dialog mund të ketë përfitime reale dhe të qëndrueshme për kosovarët dhe serbët. Читать дальше...

Çka thuhet në marrëveshjen e Brukselit për targat?

Evropaelire.org 

Kosova dhe Serbia më 30 shtator arritën marrëveshje për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, bëri të ditur Bashkimi Evropian. I dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak tha se pas dy ditësh bisedime, Kosova dhe Serbia u pajtuan për çështjen e targave të automjeteve. Marrëveshja ka tri pika: Njësitet speciale policore të vendosura në pikëkalimet e përbashkëta kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, do të largohen bashkë me barrikadat, duke nisur nga 2 tetori, ora 08:00 deri në orën 16:00 të asaj dite. Читать дальше...

Kosova dhe Serbia mirëpresin KFOR-in në kufij

Evropaelire.org 

Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë janë shprehur të kënaqur me marrëveshjen e arritur në Bruksel për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se tani fillon epoka kur Serbia nis e mësohet me reciprocitet, ndërkaq presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se për shtetin e tij “është e rëndësishme” që njësitë speciale të Policisë së Kosovës të tërhiqen nga veriu.   Më 30 shtator, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë... Читать дальше...

Новости России
Москва

«Вечное. Живое. Личное»: персональная выставка Василия Вдовина в зале «Лаврушинский`15»


MPB: Rihapet Qendra për Regjistrimin e Automjeteve në Zubin Potok

Evropaelire.org 

Është rihapur Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok, në objektin e stacionit policor në këtë komunë, bëri të ditur të enjten Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës. Më 25 shtator, kjo qendër, që gjendej në objektin e Komunës së Zubin Potokut, ishte djegur, ndërkaq Qendra për Regjistrim Civil në Zveçan ishte sulmuar, njoftuan autoritetet në Prishtinë. Për këto dy incidente, Kosova fajësoi Beogradin. “Ky është një objekt i adaptuar për të ofruar shërbime të menjëhershme qytetarëve që kanë nevojë për të marrë shërbime... Читать дальше...

Kongresi tenton të shmangë mbylljen e Qeverisë amerikane

Evropaelire.org 

Senati amerikan do të votojë më 30 shtator për një rezolutë që do të parandalojë mbylljen e Qeverisë, vetëm disa orë para afatit të fundit për të vazhduar fondet për agjencitë federale. Senatori demokrat, Chuck Schumer, ka thënë më 29 shtator se është arritur një marrëveshje për vazhdim të rezolutës që parandalon mbylljen, dhe ka thënë se votimi do të ndodhë më 30 shtator, për t’i dhënë fund vitit fiskal të Qeverisë amerikane. Si demokratët, ashtu edhe republikanët duan ta shmangin mbylljen,... Читать дальше...

Gjeneralët amerikanë: Tërheqja pati efekt demoralizues tek ushtria afgane

Evropaelire.org 

Zyrtarët të lartë ushtarakë të Shteteve të Bashkuara, kanë thënë më 29 shtator se plani për të tërhequr trupat amerikane nga Afganistani në zero, ka pasur ndikim të madh në moralin e trupave afgane, të cilat kanë krijuar varësi nga ndihma amerikane për gjithçka, duke nisur nga inteligjenca dhe mbështetja ajrore, e deri te trajnimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve. Gjenerali amerikan, Kenneth McKenzie, komandant në Komandën Qendrore të SHBA-së, ka thënë në dëshminë e tij para një komiteti të Dhomës... Читать дальше...

YouTube bllokon përmbajtjen kundër vaksinimit

Evropaelire.org 

Platforma YouTube ka nisur fushatë kundër dezinformatave të lidhura me vaksinim të qytetarëve kundër koronavirusit, që ka rezultuar me fshirje të personave me ndikim që janë kundër vaksinimit dhe largim të pretendimeve të rreme për imunizimet. Zyrtarë të platformës kanë thënë se kanë vërejtur që keqinformacioni për vaksinat e koronavirusit është përhapur në procesin e vaksinimit në përgjithësi dhe “tani jemi në një periudhë kur është më e rëndësishme se kurrë që të zgjerojmë punën që kemi nisur me COVID-19 edhe për vaksinat tjera”. Читать дальше...

Lideri verikorean shprehet i gatshëm për të kthyer komunikimin me K.Jugore

Evropaelire.org 

Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un, ka thënë se është i gatshëm të rikthejë linjat e komunikimit me Korenë Jugore para fillimit të tetorit, mirëpo vazhdon të refuzojë ofertat e Shteteve të Bashkuara për dialog. Kim i ka bërë këto deklarata para parlamentit të shtetit, sipas raportimeve të agjencisë shtetërore të lajmeve në Kore të Veriut, KCNA. Lideri verikorean ka thënë se rikthimi i linjave të komunikimit në pikat kufitare, do të realizonte dëshirat e koreanëve për paqe në mes të dyja Koreve. Читать дальше...

Të paktën 116 persona vriten nga përleshjet në burgun e Ekuadorit

Evropaelire.org 

Presidenti i Ekuadorit, Guillermo Lasso, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në sistemin e burgjeve, pas një beteje në mesin e të burgosurve që ka rezultuar me të paktën 116 persona të vdekur dhe rreth 80 të plagosur. Zyrtarët, të cilët kanë fajësuar bandat e lidhura me kartele ndërkombëtare të drogës, kanë thënë se të paktën pesë të vdekurve u është prerë koka në përleshje në Guayaquil. Presidenti Lasso e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme më 29 shtator, duke thënë në një konferencë për... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Потапова победила Самсонову в первом круге турнира WTA в Штутгарте






«Новые люди» объединились с «Партией роста»: как это отразится на политической ситуации в Чувашии

Синоптик Леус: К утру 20 апреля температура в Москве снизится до 1–3 градусов

Крупные заводы по рециклингу полимеров открыли в Егорьевске

Крупный завод по рециклингу полимеров открыли в Егорьевске