Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Добавить новость

Новости за 13.09.2021

Maqedoni e Veriut: 18 viktima nga koronavirusi dhe mbi 180 raste të reja

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut regjistroi të hënën 18 viktima nga koronavirusi dhe 183 raste të të infektuarve. Rastet e reja pozitive bazohen në testimin e 2,035 mostrave, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi. Sipas saj, 531 persona u raportuan të shëruar. Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë flet për një stabilizim të gjendjes epidemiologjike, përkatësisht ulje të numrit të viktimave krahasuar me ditët e mëparshëme, kur shifra e të vdekurve kalonte 30 në ditë, ndërsa e të infektuarve ishte mbi 1,000. Читать дальше...

Donatorët zotohen se do të ndajnë mbi 1 miliard dollarë për Afganistanin

Evropaelire.org 

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se donatorët ndërkombëtarë janë zotuar se do të ndajnë mbi një miliard dollarë ndihma për Afganistanin. Konferenca e donatorëve - me përfaqësues nga rreth 40 vende - u mbajt të hënën në Gjenevë të Zvicrës. “Kjo konferencë i ka përmbushur plotësisht pritjet e mia sa i përket solidaritetit me njerëzit e Afganistanit”, tha Guterres. Kombet e Bashkuara vlerësuan më herët se Afganistanit i duhen mbi 600 milionë dollarë deri në fund të vitit... Читать дальше...

Merkel: Ballkani ka rrugë të gjatë drejt BE-së

Evropaelire.org 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se një nga qëllimet e Gjermanisë është që të shohë anëtarësimin e të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, por shtoi se të gjitha ato kanë një “rrugë të gjatë” përpara. Merkel i bëri këto komente në Beograd, në një konferencë të përbashkët për media me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Paraprakisht, Merkel zhvilloi një takim me Vuçiqin, ku u diskutua për bashkëpunimin politik dhe ekonomik të dy vendeve, si dhe për procesin e integrimit në BE. Читать дальше...

Osmani: Data e zgjedhjeve mbetet ashtu siç ka qenë

Evropaelire.org 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, ashtu siç ka qenë e caktuar më herët. Osmani i bëri komentet pas një takimi me përfaqësues të partive politike për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve, për shkak të situatës së rënduar pandemike. Osmani tha se pushteti dhe opozita nuk janë pajtuar për zhvendosjen e datës. "Kushtetuta është e heshtur për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve dhe mundësia e vetme, sipas standardeve ndërkombëtare, është që të arrihet... Читать дальше...

Vaksinimi për rimëkëmbjen ekonomike

Evropaelire.org 

Afaristi nga Kosova, Shaqir Palushi kishte planifikuar që nga muaji shtator të realizonte disa vizita në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian, në mënyrë që të siguronte tregje të reja për produktet e kompanisë së tij. Palushi është pronar i kompanisë “Frutex” në Suharekë, që merret me prodhimin e pijeve joalkoolike dhe energjike, produkte këto që janë të pranishme në tregjet e vendeve të ndryshme të rajonit dhe Evropës. Por, konfirmimi i Këshillit të Bashkimit Evropian për heqjen e Kosovës... Читать дальше...

Kurti për shtyrjen e zgjedhjeve, opozita kundër

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, është për shtyrjen e zgjedhjeve lokale, të caktuara tash për tash për datën 17 tetor. Kurti dhe kryetarët e tjerë të partive politike u pritën të hënën në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me qëllim diskutimin e datës së zgjedhjeve. Takimi u zhvillua pas një letre që Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) i dërgoi Osmanit, me rekonandimin për shtyrjen e zgjedhjeve, për shkak të situatës së rënduar pandemike. Читать дальше...

Osmani dekoron Kosnettin për kontributin në Kosovë

Evropaelire.org 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dekoroi ambasadorin në largim të Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, për “kontributin e dhënë në ndërtimin e paqes dhe zhvillimit të demokracisë” në Kosovë. Osmani priti të hënën në takim lamtumirës Kosnettin. Në një komunikatë të lëshuar nga zyra e saj thuhet se palët diskutuan për raportet strategjike mes dy vendeve dhe zhvillimin gradual të tyre “me një dinamikë të re premtuese”. “Në këtë kontekst u apostrofua vendimi i fundit i insitucioneve... Читать дальше...

Frika nga talibanët hesht muzikantët afganë

Evropaelire.org 

Habibullah Shabab e ka gjetur veten si këngëtar – por prej kur talibanët janë kthyer në pushtet, ai ka hequr dorë nga të kënduarit dhe tani po siguron jetesën duke punuar si dyqanxhi. Talibanët ende nuk e kanë ndaluar muzikën, ashtu sikurse në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, por Shabab dhe të tjerët druajnë se kjo do të ndodhë së shpejti, dhe se shumë muzikantë do të ngelin pa mjetin e jetesës. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)



Guterres: Kriza humanitare në Afganistan drejt katastrofës

Evropaelire.org 

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, paralajmëroi se kriza humanitare në Afganistan po shkon drejt një “katastrofe” dhe tha se njerëzit e këtij vendi janë në nevojë të dëshpëruar për një “litar shpëtimi”. Guterres i bëri komentet në hapje të një konference të donatorëve për Afganistanin, në Gjenevë të Zvicrës. Kombet e Bashkuara synojnë të mbledhin mbi 600 milionë dollarë për këtë vend. Ai ka rënë nën kontrollin e militantëve talibanë më 15 gusht, dy javë para tërheqjes së forcave ndërkombëtare prej atje. Читать дальше...

Escobar: SHBA-ja e dëshiron Ballkanin Perëndimor në BE

Evropaelire.org 

Zëvendësndihmës Sekretari për Çështje të Evropës dhe Euroazisë në Departamentin amerikan të Shtetit, njëherësh i dërguar i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se SHBA-ja vazhdon ta ketë si politikë kryesore ndaj Ballkanit Perëndimor mbështetjen e këtyre vendeve për integrim në Bashkimin Evropian. Në deklarimet e para që kur u emërua në këtë pozitë, Escobar tha se qasja e administratës amerikane ndaj rajonit nuk ka ndryshuar dhe kjo është integrimi evropian i këtyre vendeve. Читать дальше...

Dorëheqjet morale presin fundin e hetimeve

Evropaelire.org 

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut nuk po tregojnë se deri ku kanë arritur hetimet për zjarrin në spitalin e Tetovës, ku humbën jetën 14 persona dhe 12 të tjerë u lënduan. Po ashtu, kryeministri maqedonas, Zoran Zaev më 13 shtator deklaroi ashtu siç kishte shkruar dy ditë më herët në Facebook, se për dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë dhe zëvendësit të tij, por edhe për drejtuesit e spitalit të Tetovës, do të vendosë pasi të përfundojnë hetimet për këtë rast. Më 10 shtator, ministri i Shëndetësisë... Читать дальше...

Papa: Pandemia, testi më i madh i kohës sonë

Evropaelire.org 

Papa Françesku i bëri thirrje Evropës që të tregojë “solidaritet” gjatë rimëkëmbjes ekonomike nga pandemia COVID-19. Papa i bëri komentet gjatë një vizite në Sllovaki - njërin nga vendet më të goditura në kontinent nga pandemia. Ai e cilësoi pandeminë si “testin më të madh të kohës sonë”. “Na ka mësuar se sa e lehtë është - edhe kur jemi të gjithë në të njëjtën anije - të tërhiqemi dhe të mendojmë vetëm për veten tonë”, tha Papa. Sllovakia, vend anëtar i Bashkimit Evropian me rreth 5.4 milionë banorë... Читать дальше...

"Më mirë mësim online se hiç"

Evropaelire.org 

Në mesditën e së hënës të 13 shtatorit, Antigona Gashi, nënë e dy fëmijëve nga Prishtina, u nis për në librari për të blerë libra për fëmijët. Ajo thotë se po mundohet që fëmijët t’i angazhojë në forma të ndryshme, tani që në vend nuk po mbahet asnjë lloj i mësimit në nivelin parauniversitar. Gashi nuk po pajtohet me vendimin e Ministrisë së Arsimit që nxënësit të mos kthehen në shkolla deri më 26 shtator. “Unë po e shoh që popullsia veç po dalin, nuk po ndalen. Unë mendoj që më mirë është të fillojnë mësimin... Читать дальше...

Katërmbëdhjetë viktima nga koronavirusi në Kosovë

Evropaelire.org 

Katërmbëdhjetë viktima nga koronavirusi u konfirmuan të hënën në Kosovë, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. Sipas raportit të saj ditor, në 24 orët e fundit u konfirmuan edhe 259 raste të të infektuarve. Rastet e reja rezultuan pas testimit të 5,505 mostrave. Shifra prej 259 i bie që 4.7 për qind e të testuarve dolën pozitivë. Të hënën u raportuan të shëruar 870 pacientë, ndërsa numri i rasteve aktive mbetet 17,000. Deri të hënën, në orën 15:00, në Kosovë janë vaksinuar plotësisht 365,419 qytetarë. Читать дальше...

Afro 1,000 afganë të strehuar në Kosovë

Evropaelire.org 

Në Kosovë, deri të hënën në mesditë, kanë arritur 971 refugjatë afganë. Lajmin e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Jeta Tela, shefe e kabinetit dhe këshilltare e lartë politike e ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla. Bëhet e ditur se 810 refugjatë janë vendosur në kampin Bechtel-Eenka në Ferizaj, kurse 161 në kampin Bondsteel, po ashtu në Ferizaj. Shtetasit afganë do të qëndrojnë në Kosovë derisa t'iu rregullohet dokumentacioni për t'u vendosur në Shtetet e Bashkuara apo në ndonjë shtet tjetër anëtar të NATO-s. Читать дальше...

OKB: Ndryshimet klimatike kërcënojnë të drejtat e njeriut dhe planetin

Evropaelire.org 

Shefja e Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut, Michelle Bachelet, ka thënë se ndryshimet klimatike, ndotja e ajrit dhe humbjet në natyrë, janë duke krijuar konflikte në gjithë botën dhe përbëjnë kërcënimin më të madh për të drejtat e njeriut në botë. “Krizat e ndërlidhura me ndotje të ajrit, ndryshime klimatike dhe biodiversitet veprojnë si kërcënime të shumëfishta, rrisin konfliktet, tensionet, pabarazitë strukturore dhe përballin njerëzit me situata tejet të cenueshme”, ka thënë ajo... Читать дальше...

Aktakuzë ndaj 15 personave për krim të organizuar dhe keqpërdorim të pozitës

Evropaelire.org 

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngitur të hënën aktakuza kundër 15 personave, të cilët dyshohen për kryerje të veprave penale “krim i organizuar” dhe “keqpërdorim i pozitës zyrtare”. Në mesin e të akuzuarve janë ish-kryetari i Komunës së Leposaviqit, nëntë zyrtarë të kësaj komune dhe pesë pronarë të biznesve private të angazhuar në projekte të komunës. Sipas Prokurorisë, të pandehurit kanë këto iniciale: D.J., H.B., A.A., Xh.F., H.H., M.H., A.K., Ç.T., M.R., M.I., B.B., N.M., I.K., J.B. dhe... Читать дальше...

Rrëfimi i afganes që la punën pas presionit nga militantët talibanë

Evropaelire.org 

Një grua e re afgane e ka lënë punën në një qendër për gjuhë të huaja në Kabul, pasi ajo thotë se u përball me kërcënime dhe ngacmime nga luftëtarët talibanë, të cilët gjendeshin jashtë ndërtesës ku ajo kishte zyrën. Mësuesja e gjuhës angleze, që është 24-vjeçare – identiteti i të cilës nuk është bërë publik për shkaqe sigurie – ishte rikthyer në punë javën e kaluar, pasi zyrat u rihapën për herë të parë që prej se talibanët morën kontrollin e kryeqytetit afgan më 15 gusht. “Isha e ngazëllyer... Читать дальше...

Radio Evropa e Lirë hap konkurs për bursë për gazetarë

Evropaelire.org 

Radio Evropa e Lirë ka hapur konkursin për bursën për gazetarë - “RFE/RL Regional Reporting Fellowship 2022”. Qëllimi i kësaj burse është që të kontribuojë për zhvillimin profesional të gazetarëve në shtetet e Bashkimit Evropian të Partneritetit Lindor dhe në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke mbështetur lirinë e medias dhe pavarësinë mediale. Kjo bursë është në linjën e njëjtë të misionit të REL-it, që të ofrojë gazetari të saktë dhe të pavarur në mbështetje të demokracisë dhe të të drejtave të njeriut. Читать дальше...

Новости России
Москва

Что с сайтом 123ru.net (правда)


Rritet numri i pacientëve me COVID-19 në spitalet e Kosovës

Evropaelire.org 

Në spitalet dhe klinikat e Kosovës ku trajtohen pacientët me COVID-19 janë të shtrirë 976 pacientë, bëri të ditur Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës. Kjo shifër paraqet rritje të hospitalizimeve krahasuar me një ditë më parë, ku nga 960 pacientë të shtrirë në spitale dhe klinika, 846 pacientë pozitivë me koronavirus, po merrnin trajtim mjekësor. Numri i pacientëve në gjendje të rëndë shëndetësore është rritur po ashtu, ku sipas njoftimit të 13 shtatorit, 63 pacientë janë në kujdes intensiv dhe një ditë më parë ishin 56. Читать дальше...

Fotografitë e javës

Evropaelire.org 

Stërvitjet e KFOR-it në Gjakovë të Kosovës, protestat në Mal të Zi, ndarja gjinore në një universitet të Kabulit. Këto janë disa prej ngjarjeve kryesore që dominuan rajonin nga ku raporton Radio Evropa e Lirë në javën që lamë pas.

Vitia bën thirrje për vaksinim teksa hyjnë në fuqi masat e reja  

Evropaelire.org 

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia tha të hënën se shëndeti i fëmijëve dhe i nënave do të jetë gjithmonë prioritet i Qeverisë aktuale të Kosovës, andaj u bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi.  “U bëj thirrje edhe njëherë qytetarëve të vendit që të vaksinohen kundër COVID-19, në mënyrë të veçantë u bëj thirrje prindërve të fëmijëve të moshës 12-15 vjeç me probleme shëndetësore, si dhe grave shtatzëna të vaksinohen, sepse kjo është... Читать дальше...

Gjermania nis "Javën e vaksinimit"

Evropaelire.org 

Gjermania ka nisur të hënën një fushatë kombëtare të vaksinimit, me qëllim të rritjes së shkallës së imunizimit para stinës së dimrit. Përveç vendeve të caktuara tashmë, tani njerëzit do të mund të marrin vaksina pa bërë termine paraprakisht në disa lokacione brenda shtetit, përfshirë disa biblioteka, qendra tregtare dhe xhami. Ministri për Kancelari, Helge Braun, ka thënë të dielën se këto qendra për vaksinim do të mbesin të hapura edhe në javët e ardhshme. Koha e fushatës së vaksinimit synon... Читать дальше...

Shifra rekorde të ambientalistëve të vrarë

Evropaelire.org 

Një numër rekord i aktivistëve që, kanë punuar për mbrojtje të ambientit, janë vrarë vitin e kaluar, sipas një raporti të përpiluar nga grupi Global Witness. Sipas raportit, 227 persona janë vrarë në botë më 2020, njëherësh shifra më e lartë për të dytin vit me radhë. Pothuajse një e treta e vrasjeve është raportuar se ka qenë e lidhur me shfrytëzim të burimeve – miniera, agrobiznes të shkallës së gjerë, diga hidroeletrike dhe infrastrukturë tjetër. Në raport, viktimat janë konsideruar “mbrojtës të mjedisit”... Читать дальше...

SHBA i sheh si kërcënim aktivitetet raketore të Koresë Veriore

Evropaelire.org 

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka thënë se testimet raketore të kryera nga Koreja Veriore gjatë fundjavës, përbëjnë “kërcënime” për fqinjët e këtij shteti, por edhe më tej. “Ky aktivitet vë në pah fokusin e vazhdueshëm të Koresë Veriore në zhvillimin e programit të saj ushtarak dhe për kërcënimet që vijnë nga këto sulme, si për fqinjët, ashtu edhe për komunitetin ndërkombëtar”, ka thënë komanda amerikane për Indo-Paqësor përmes një deklarate. Koreja Veriore ka thënë më herët se, përgjatë fundjavës... Читать дальше...

Moscow.media
Москва

Что с сайтом 123ru.net (правда)






Персональные новости
Владимир Путин

Киберагрессия против России провалилась, заявил Путин



Russian.city
Москва

Рай для спортсменов: существуют ли продукты с отрицательной калорийностью



Частные объявления


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Уимблдон

"Считаем решения ATP, WTA и ITF неуместными". Организаторы Уимблдона выпустили заявление о лишении турнира рейтинговых очков






Терюшков высказался о возможном трансфере Дзюбы в «Химки»

Опасность и ответственность в пале травы!

В Волоколамске построят ФОК с крытым катком

По делу утонувшего в Подмосковье ребенка задержан директор фитнес-центра




Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net


Спонсоры 123ru.net