ru24.net
World News in Albanian
Сентябрь
2021

Новости за 28.09.2021

Stafi i OBSH-së "ka abuzuar seksualisht gratë" në RD të Kongos

Evropaelire.org 

Stafi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ka qenë në mesin e 83 punëtorëve që kanë abuzuar seksualisht gra dhe vajza, sa kanë qenë duke luftuar shpërthimin e Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos, ka thënë një raport. Abuzimet, të cilat përfshijnë nëntë pretendime për dhunime, janë kryer nga punëtorë kombëtarë dhe ndërkombëtarë në periudhën 2018-2020. Raporti është përpiluar pasi më shumë se 50 gra lokale kanë raportuar abuzime seksuale. Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë... Читать дальше...

Japonia i jep fund gjendjes së jashtëzakonshme

Evropaelire.org 

Qeveria japoneze ka njoftuar të martën se këtë javë do t’i japë fund gjendjes së jashtëzakonshme, për të ndihmuar në rimëkëmbje ekonomike. Kryeministri japonez, Yoshihide Suga, ka thënë se gjendja e jashtëzakonshme do të përfundojë më 30 shtator dhe kufizimet për koronavirus do të hiqen gradualisht “në mënyrë që të rikthehen aktivitetet e përditshmërisë, pavarësisht prezencës së virusit”. Suga ka thënë se qeveria do të krijojë më shumë qendra të përkohshme për koronavirus dhe do të vazhdojë procesin e vaksinimit... Читать дальше...

Liderët ushtarakë të SHBA-së kanë favorizuar mbajtjen e trupave në Afganistan

Evropaelire.org 

Zyrtarë të lartë ushtarakë të Shteteve të Bashkuara, i kanë thënë Kongresit se kanë mbivlerësuar fuqinë e ushtrisë së Afganistanit dhe kanë besuar se SHBA-ja duhet të mbajë të paktën disa mijëra trupa në këtë shtet, për të paranadaluar marrjen e shpejtë të pushtetit nga militantët talibanë. Në një seancë të shumëpritur më 28 shtator, Gjenerali, Mark Milley, i ka thënë Komitetit të Senatit për Shërbime të Armatosura, se ka qenë mendimi i tij personal se të paktën 2,500 trupa amerikane është dashur... Читать дальше...

Kroacia ua kërkon punëtorëve shëndetësorë certifikatat për COVID-19

Evropaelire.org 

Kroacia do t’iu kërkojë të gjithë punëtorëve të sektorit shëndetësor që të vaksinohen apo të kenë test negativ për koronavirus, duke nisur nga java e ardhshme. “Ata që nuk duan të vaksinohen, të testohen apo nuk e kanë tejkaluar koronavirusin, nuk do të lejohen të shkojnë në vendin e punës dhe nuk do të marrin pagën”, ka thënë ministri kroat i Shëndetësisë, Vili Berosh në një transmetim televiziv. Ai ka thënë të martën se certifikatat për COVID-19, sëmundjen që shkakton koronavirusi, do t’iu kërkohen nga 4 tetori edhe pacientëve... Читать дальше...

Kërcënimi në kufij si presion politik 

Evropaelire.org 

Veprimet e natyrës ushtarake të Serbisë në afërsi të kufirit verior të Kosovës, janë mesazh kërcënimi për institucionet e sigurisë së Kosovës dhe matje e pulsit për misionin e NATO-s në Kosovë - KFOR, vlerësojnë njohësit e çështjeve të sigurisë, Rrustem Berisha, ish-ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës (tash Ministria e Mbrojtjes) dhe Nuredin Ibishi, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës. Sipas tyre, që nga përfundimi i luftës në Kosovë, në qershor të vitit 1999, kjo është hera e parë që Serbia... Читать дальше...

Nju Jork: Mjekët që nuk u vaksinuan mund të humbasin punën përkohësisht

Evropaelire.org 

Shumë punëtorë shëndetësorë në shtetin e Nju Jorkut në SHBA mund të humbasin përkohësisht punën pasi kanë dështuar që të vaksinohen me kohë kundër koronavirusit. Kjo e ka komplikuar situatën në këtë shtet. Ndërkaq, për pasojat e COVID-19 në Mbretëri të Bashkuar po kryhen disa hulumtime për të zbuluar pasojat afatgjata. (Përgatitën: Shkëlqim Hysenaj dhe Arben Hoti)

Ursula von der Leyen kërkon shtensionimin e situatës në Kosovë

Evropaelire.org 

Presidentja e Komisionit Evropia, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj të martën në Shkup, ka theksuar brengën e saj për gjendjen në Kosovë, duke kërkuar nga palët shtensionimin e situatën në veri të Kosovës. “Unë jam e shqetësuar për krizën aktuale midis Serbisë dhe Kosovës. Është e rëndësishme tani që gjërat të mos përshkallëzohen dhe palët të ulen në tryezën e negociatave. BE ka një histori të gjatë dhe është ndërtuar mbi dialog dhe bashkëpunim të ngushtë ekonomik. Kur filluam 70 vjet... Читать дальше...

Navalny shënjestrohet në një hetim të ri për "ekstremizëm"

Evropaelire.org 

Hetuesit rusë kanë njoftuar të martën se kanë nisur hetime të reja për “ekstremizëm” kundër kritikut të burgosur të Kremlinit, Aleksei Navalny dhe aleatëve të tij kyçë. Komiteti Hetues, që merret me krime të mëdha në Rusi, ka lëshuar një deklaratë, duke thënë që jo me vonë se më 2014, Navalny “ka krijuar një rrjet ekstremist dhe e ka udhëhequr atë”, me qëllim të “ndryshimit të sistemit kushtetues në Federatën Ruse”. Hetuesit kanë thënë se Navalny dhe mbështetësit e tij, Leonid Volkov dhe Ivan Zhdanov... Читать дальше...



Bllokada ndal vaksinimin në veri të Kosovës

Evropaelire.org 

Procesi i imunizimit kundër koronavirusit për serbët në veri të Kosovës, është pezulluar deri në njoftimin e radhës, sepse dy vendkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë - Jarinjë dhe Bërnjak - janë bllokuar që nga 20 shtatori për shkak të reciprocitetit në targa, ka thënë drejtoresha e Qendrës Shëndetësore në Leposaviq, Ljiljana Vukadinoviq për Radion Evropa e Lirë. "Rivaksinimi dhe marrja e dozës së tretë të vaksinës për 62 pacientë nga territori i Komunës së Leposaviqit është anuluar", ka thënë ajo. Читать дальше...

Kosova e gatshme të fillojë me dozën e tretë të vaksinës

Evropaelire.org 

Vendimi për aplikimin e dozës së tretë të vaksinës kundër sëmundjes COVID-19 në Kosovë do të merret në kohën e duhur dhe bazuar në situatën epidemiologjike, thonë për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës. Se qytetarët e Kosovës duhet të marrin edhe dozën shtesë kundër koronavirusit e pohojnë edhe profesori në Fakultetin e Mjekësisë, Sali Ahmeti dhe Hana Xhemaili, specialiste për hulumtime të politikave globale shëndetësore. Doza përforcuese e vaksinës është rekomanduar... Читать дальше...

SHBA: Numri i vrasjeve u rrit për 30 për qind më 2020

Evropaelire.org 

Numri i vrasjeve në Shtetet e Bashkuara u rrit për gati 30 për qind më 2020, në krahasim me vitin paraprak. Kjo njëherësh është rritja më e madhe në nivel kombëtar, prej nisjes së grumbullimit të të dhënave më 1960 nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI). Sipas FBI-së, numri i vrasjeve ka arritur në 21,570, apo një rritje prej 4,901 për dallim nga viti 2019. Të dhënat kanë treguar se shumica e vrasjeve janë kryer me armë, përkatësisht 76 për qind më 2020, për dallim nga 73 për qind më 2019. ... Читать дальше...

Kosova regjistron tetë viktima me koronavirus

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të martën janë regjistruar tetë viktima me koronavirus. Sipas Ministrisë, në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 68 persona të infektuar me këtë virus, pas testimit të 4.320 mostrave. Këto shifra nënkuptojnë se 1.5 për qind e personave të testuar kanë rezultuar pozitivë. Sipas autoriteteve 323 persona janë shëruar derisa mbi 3.342 persona janë ende aktivë në koronavirus. Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore... Читать дальше...

Hakerët pengojnë regjistrimin e popullsisë të Maqedonisë së Veriut

Evropaelire.org 

Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut mund të zgjasë edhe për një kohë, pasi sipas Entit të Statistikës, ka ngecje të procesit në terren nga regjistruesit që kryejnë këtë operacion statistikor, që ka nisur më 5 shtator e që duhet të përfundojë të enjten, më 30 shtator. Përmes një komunikate për media, Enti i Statistikës, që po realizon regjistrimin e popullsisë, pranon se ky proces për të paktën pesë ditë ishte në shënjestër të sulmeve të hakerëve që penguan regjistrimin në terren. Deri në hënën... Читать дальше...

Sveçla: Kryetarët e komunave veriore refuzuan ofertën e KFOR-it

Evropaelire.org 

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla tha të martën se, kryetarët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, kanë refuzuar një plan të prezantuar nga misioni i KFOR-it, që kishte për qëllim shtensionim të situatës. Sveçla, gjatë një një konference për media në Prishtinë, pas një takimi që pati me homologun e tij austriak, Karl Nehammer, tha se misioni i Aleancës Veri-atlantike në Kosovë (KFOR) ka ofruar që të sigurojë pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak. Më 27 shtator... Читать дальше...

Von der Leyen: KE mbështet Ballkanin e Hapur

Evropaelire.org 

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula Von Der Leyen, gjatë vizitës së saj zyrtare në Tiranë më 28 shtator, tha se KE-ja mbështet çfarëdo iniciative që është brenda Procesit të Berlinit duke vënë theks te iniciativa “Ballkani i Hapur”, e njohur më parë si mini-Shengeni Ballkanik. Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ajo tha se "Ballkani i Hapur" duhet të jetë një proces i hapur, gjithëpërfshirës dhe që thellon bashkëpunimin ekonomik mes vendeve të rajonit. Читать дальше...

Ushtria serbe nuk hyri ku nuk duhet, thotë Stefanoviq

Evropaelire.org 

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, tha se ushtria serbe me urdhër të presidentit, Aleksandar Vuçiq ngriti nivelin e gatishmërisë luftarake përgjatë kufirit me Kosovën “por, ajo nuk ka hyrë ku nuk duhet të hyjë". Ai tha për televizionin serb Pink TV se ngritja e gatishmërisë ushtarake është "mbi të gjitha një mekanizëm parandalues". “Ky është vendim sovran dhe kemi të drejtë të vendosemi në territorin tonë. Askush nuk do të na tregojë çfarë të bëjmë”, tha Stefanoviq. Serbët... Читать дальше...

Tensionet në veri përmes fotografive

Evropaelire.org 

Forcat e NATO-s në Kosovë kanë shtuar patrullimet e tyre afër kufirit me Serbinë, e cila ka dislokuar automjete të blinduara afër pikës kufitare me Kosovën. Ndërkohë, serbët lokalë në Kosovë po vazhdojnë t'i mbajnë të bllokuara me kamionë rrugët drejt kufirit, në Jarinjë dhe Bërnjak, teksa pjesëtarë të njësitit special të Policisë së Kosovës po e monitorojnë situatën në vazhdimësi. (Përgatiti: Trim Haliti)

SHBA-ja ekstradon në Rusi një haker të dënuar

Evropaelire.org 

Një rus i dënuar me nëntë vjet burgim për krime kibernetike është ekstraduar në Rusi nga ana e Shteteve të Bashkuara. Agjencia ruse e lajmeve RIA ka cituar burime të Ministrisë së Brendshme të Rusisë të cilat e kanë konfirmuar ekstradimin. Shtetasi rus, Aleksei Burkov, u dënua në qershor të vitit 2020 nga një gjykatë në Virxhinia të SHBA-së. Ai akuzohej se mbante dy faqe të internetit të cilat shisnin numra të kartelave bankare, kryesisht amerikane. Përmes këtyre faqeve ai ndërmjetësonte shitjen... Читать дальше...

Prokurori i GJNP-së thotë se do të hetojë talibanët dhe IS-in

Evropaelire.org 

Gjykata Penale Ndërkombëtare është vënë në lëvizje për të hetuar krimet e luftës dhe ato kundër njerëzimit në Afganistan, të cilat do të fokusohen në veprimet e talibanëve dhe pjesëtarëve lokalë të grupit ekstremist të Shtetit Islamik. Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJNP) tha se ka kërkuar një autorizim urgjent për të rifilluar hetimet. Në kërkesën e kryeprokurorit, Karim Khan, drejtuar gjyqtarëve, citohen shqetësimet se Afganistani nuk mund të kryejë hetime në mënyrë të pavarur. Читать дальше...

Новости России
Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге об эффективных решениях в дорожном строительстве   


Sveçla: Serbët refuzuan zëvendësimin e specialëve me KFOR-in

Evropaelire.org 

Kryetarët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës kanë refuzuar ofertën e KFOR-it, që ky mision të përkujdeset pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak dhe që njësitë speciale të Policisë së Kosovës të tërhiqen, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Këto komente ai i bëri të martën gjatë një konference për media në Prishtinë, pas një takimi që pati me homologun e tij austriak, Karl Nehammer. Më 27 shtator, komandanti i misionit të Aleancës Veri-atlantike në Kosovë, gjeneralmajor... Читать дальше...

Shkatërrohet një rrjet i drogës nga Ballkani

Evropaelire.org 

Agjencitë për zbatimin e ligjit nga tetë vende evropiane kanë shkatërruar një kartel të drogës nga Ballkani, duke akuzuar 61 persona. Gjatë operacionit janë konfiskuar më shumë se 2.6 ton kokainë. Agjencia evropiane e policisë, Europol, tha më 27 shtator se ky kartel kishte “përmbytur Evropën me kokainë”.   Transporti i drogës për në Evropë bëhej nga Amerika e Jugut përmes Spanjës. Në këtë operacion ndërkombëtarë u angazhuan agjencitë e sigurisë nga Serbia, Bosnje dhe Hercegovina, Sllovenia... Читать дальше...

Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë në det, thonë Jugu dhe Japonia

Evropaelire.org 

Ushtria e Koresë së Jugut njoftoi më 28 shtator se Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë në brigjet e saj. Në njoftim nuk u bë e ditur nëse raketa ishte balistike. Ndërsa Ministria e Mbrojtjes e Japonisë tha se Koreja e Veriut mbase kishte lëshuar një raketë balistike dhe ajo u ul jashtë zonës së saj ekskluzive ekonomike në Detin e Japonisë. Informacionet u bënë publike rreth një orë para se ambasadori i Koresë së Veriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara i tha Asamblesë së Përgjithshme... Читать дальше...

Britania angazhon ushtrinë për të lehtësuar krizën me karburante

Evropaelire.org 

Qeveria britanike e ka angazhuar ushtrinë si pjesë e përpjekjeve për të zgjidhur krizën e furnizimit me karburante. Britanikët u përfshinë nga një panik i blerjes së shpejt, për shkak të informacioneve për mungesën e shoferëve të cisternave që furnizojnë pompat e karburanteve. Shumë pompa në të gjithë vendin mbeten pa furnizime për shkak të blerjes nga paniku. Njerëzit mendonin se nuk do të ketë furnizime të karburanteve për shkak të pamundësisë së transportit, pavararësisht se rafineritë kishin sasi të mjaftueshme. Читать дальше...

Rusia përcjell nga afër Jarinjën

Evropaelire.org 

Prania e zyrtarëve rusë në objektet e ushtrisë serbe, që ndodhen në kufirin midis Serbisë dhe Kosovës, është një mesazh konfuz nga Beogradi, që mund të dënohet nga vendet perëndimore, thotë për Radion Evropa e Lirë analisti serb i politikës së jashtme, Boshko Jakshiq. Qysh më 20 mars, serbët në veri të Kosovës kanë bllokuar dy vendkalimet kufitare që ndodhen në këtë zonë - Jarinjën dhe Bërnjakun - për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për masa reciprociteti ndaj automjeteve me targa të Serbisë. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Новак Джокович

Что чаще всего едят на завтрак дети Елены и Новака Джокович?






Важные аспекты пожарной безопасности в жилом секторе столицы

Источник «360»: 1 человек погиб в перевернувшемся мотоцикле в Южном Бутово

В Москве суд арестовал ещё троих участников банды из Белгородской области

В ФМБА назвали регионы России с наибольшим количеством почётных доноров