ru24.net
World News in Albanian
Сентябрь
2021

Новости за 29.09.2021

Franca i kërkon OBSH-së të adresojë çështjen e abuzimeve seksuale

Evropaelire.org 

Qeveria e Francës i bëri thirrje të mërkurën kreut të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që të mbajë premtimin e tij për një "plan veprimi" për të luftuar aktet e abuzimit seksual nga punonjësit e OBSH-së. Të martën një komision i pavarur doli me një raport sipas të cilit stafi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ka qenë në mesin e 83 punëtorëve që kanë abuzuar seksualisht gra dhe vajza, sa kanë qenë duke luftuar shpërthimin e Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos Ky llogaritet... Читать дальше...

Burime në BE: Bisedimet për targat vazhdojnë edhe të enjten

Evropaelire.org 

Delegacioni serb në bisedimet me Kosovën në Bruksel e ka përfunduar takimin me të dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak mirëpo nuk kanë dhënë përgjigje nëse e pranojnë draft dokumentin për zgjidhjen e çështjes së targave të automjeteve, e cila ka shkaktuar tension gjatë ditëve të fundit në veri të Kosovës. Burime të Bashkimit Evropian i kanë thënë gazetarit të Radios Evropa e Lirë në Bruksel se negociatat pritet të vazhdojnë edhe nesër, më 30 shtator. Delegacioni serb udhëhiqet... Читать дальше...

SHBA: Ka përparim, por negociatat për targat vazhdojnë

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara thonë se është bërë përparim në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për çështjen e targave, por negociatat ende vazhdojnë. “Ne inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë që të vazhdojnë të angazhohen hapur dhe seriozisht”, thuhet në një postim në rrjetin Twitter të të ngarkuarit me punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Nicholas Giacobbe. Ai në postimin e tij i bëri jehonë edhe njoftimit të zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano i cili më herët konfirmoi se negociatat janë duke vazhduar. Читать дальше...

Bislimi: Po presim që edhe pala serbe të pajtohet për targat

Evropaelire.org 

Shefi i delegacionit të Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Kosova është pajtuar me një draft marrëveshje për çështjen e targave mes Kosovës dhe Serbisë dhe se tash i mbetet edhe palës serbe ta pranojë dokumentin. Sipas tij, kjo marrëveshje mundëson përfundimin e tensioneve në veri të vendit dhe largimin e barrikadave. Por, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë se negociatat e lehtësuara nga BE-ja ende janë duke vazhduar.

BE: Negociatat për zgjidhjen e krizës në veri nuk kanë përfunduar

Evropaelire.org 

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se dialogu mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga BE-ja nuk ka përfunduar dhe se po vazhdojnë negociatat për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale në veri të Kosovës. Njoftimi i tij përmes rrjetit social Twitter u bë pak kohë pasi zëvëndëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, që njëherësh është edhe shef i delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, tha se është arritur një draft me disa pika që do të mundësojnë zgjidhjen e përkohshme të situatës në veri... Читать дальше...

Bislimi: Marrëveshja për targat pret miratimin e Beogradit

Evropaelire.org 

Në Bruksel është finalizuar një draft-dokument për zgjidhjen e çështjes së targave mes Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja, e cila pret miratimin e Bogradit, është arritur me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, mirëpo të dyja delegacionet, ai i Kosovës dhe i Serbisë, nuk kanë zhvilluar takim të përbashkët. “Kemi arritur te një draft përfundimtar i cili dakorduar pothuajse në tërësi ka mbetur vetëm që pala serbe të japë dakordimin final, nëse po, mund të fillojë zbatimi i marrëveshjes shumë shpejt”... Читать дальше...

KFOR-i shton patrullimet në veri

Evropaelire.org 

Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO-ja njoftoi se ka shtuar patrullimet përgjatë rrugëve kryesore të prekura nga bllokimet në veri si dhe ka vendosur njësi në pikat e kalimit kufitar Jarinje dhe Bërnjak. Të mërkurën (29 shtator) komandanti i KFOR-it, Franco Federici, ka vëzhguar përmes helikopterit situatën në atë rajon dhe në njoftimin e misionit thuhet se ai mbetet në kontakt të ngushtë me të gjitha palët e përfshira, për të kontribuar në uljen e shpejt të tensioneve. “KFOR -i mban një qëndrim të paanshëm... Читать дальше...

Shkelen masat kundër COVID-19 gjatë fushatës zgjedhore

Evropaelire.org 

Që në javën e parë të fushatës për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, në tubimet që po mbajnë partitë politike janë vërejtur shkelje të masave të vendosura kundër koronavirusit. Partitë politike thonë se kanë angazhuar persona, të cilët kanë për detyrë që t’ua kujtojnë pjesëmarrësve në tubime në ambiente të mbyllura, që të mbajnë distancë dhe maskë, megjithatë shtojnë se barra bie mbi vetë qytetarët të cilët duhet të tregohen të ndërgjegjshëm. Mjeku Nikolla Panovski, që tani po garon për ulëse në asamblenë e qytetit të Shkupit... Читать дальше...



Politika varfëroi ekonominë

Evropaelire.org 

Ekonomia e Kosovës ka pësuar më së shumti nga raportet e tensionuara politike dhe etnike që janë shfaqur ndër vite mes Kosovës dhe Serbisë, thonë ekonomistët vendorë.  Sipas tyre, ekonomia e Kosovës ia ka parë sherrin edhe nivelit të madh të korrupsionit, krimit si dhe tensioneve të shpeshta të brendshme në Kosovë që nga mbarim i luftës në vitin 1999. Këto situata, sipas profesorit të ekonomisë, Safet Gërxhaliu kanë ndikuar edhe në largimin e investitorëve potencialë. “Nëse çdo ditë do të kemi... Читать дальше...

Norvegjia akuzon një profesor për shkelje të sanksioneve ndaj Iranit

Evropaelire.org 

Norvegjia e ka akuzuar një profesor gjermano-iranian për shkeljen e sanksioneve ndaj Iranit. Ai është profesor në një universitet teknik dhe u akuzua se ka ftuar katër studiues nga Republika Islamike e Iranit duke u dhënë atyre qasje në një laborator. Prokuroria tha se vizitorët kishin qasje në informacione që mund të ishin të dobishme për programin bërthamor të Iranit. Transmetuesi norvegjez NRK raportoi se profesori kishte ftuar katër studiuesit iranianë gjatë periudhës nga shkurti 2018 deri në vitin 2019. Читать дальше...

Erdogan bisedon me Putinin për mbrojtjen dhe Sirinë

Evropaelire.org 

Presidentët e Rusisë dhe Turqisë të mërkurën (29 shtator) filluan bisedimet për frenimin e dhunës së përtërirë në veriperëndim të Sirisë dhe mbase zgjerimin e marrëveshjes për blerjen e sistemit rus të mbrojtjes raketore nga ana e Ankarasë. Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë fuqishëm këtë marrëveshje pasi thonë se sistemi rus paraqet rrezik për armatimin e NATO-s, pjesë e së cilës është edhe Turqia. Bisedimet mes Erdoganit dhe Putinit po zhvillohen në Soçi të Rusisë. Erdogan i tha Putinit se... Читать дальше...

Shterja e pompave të naftës shkakton krizë në Britani

Evropaelire.org 

Teksa gati gjysma e pompave të karburanteve në Britani kanë mbetur bosh, në shumë të tjera janë shkaktuar radhë të gjata dhe tensione të larta mes vozitësve të automjeteve. Disa e fajësojnë qeverinë për gjendjen, ndërsa ekzekutivi blerjen nga paniku. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Lendi Susuri)

BE-ja mund t'ua kthejë vizat disa vendeve të Ballkanit 

Evropaelire.org 

Disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian janë të shqetësuara për numrin e madh të personave që nuk plotësojnë kushtet për të aplikuar për azil, që vijnë nga shtetet, për të cilat BE-ja ka hequr regjimin e vizave. Në një dokument të brendshëm të Presidencës sllovene të BE-së, që është përgatitur me kërkesë të shteteve anëtare, përmenden shembuj të shumtë të keqpërdorimit të udhëtimit pa viza dhe kërkesave të pabazuara për azil. Raste të tilla ka pasur me shtetas edhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor si Shqipëria... Читать дальше...

Dy viktima dhe 66 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Evropaelire.org 

Në Kosovë të mërkurën (29 shtator) janë regjistruar edhe dy raste të vdekjeve nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 2.949. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 4.363 mostra të dyshuara dhe rezultatet laboratorike kanë treguar se 66    prej tyre janë pozitive në koronavirus. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga sëmundja janë shëruar edhe 221 pacientë ndërsa raste aktive janë 3.185. Читать дальше...

MPB: Ka kërcënime ndaj qytetarëve që pajisen me targa të përkohshme

Evropaelire.org 

Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë tha se është informuar që qytetarët të cilët janë pajisur me targa të përkohshme, po kërcënohen nga persona, që sipas këtij institucioni, janë ende të paidentifikuar. “Ministria e Punëve të Brendshme dënon ashpër këto kërcënime në drejtim të qytetarëve të cilët janë pajisur me tabela të përkohshme sipas vendimit të MPB-së më datë 20 shtator 2021”, thuhet në njoftim. Gazetarët e Radios Evropa e Lirë  në veri të Kosovës kanë raportuar se gjatë natës së... Читать дальше...

Presidentja e KE-së e shqetësuar për situatën në veri

Evropaelire.org 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi më 29 shtator në Prishtinë se është e shqetësuar për situatën në veri të Kosovës, pas vendosjes së masës së reciprocitetit për targat nga Serbia. Ajo tha se kjo krizë mund të zgjidhet vetëm përmes dialogut. Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Serbia po merr donacione nga BE-ja e po armatoset nga Rusia e Kina.

Sllovenia pezullon vaksinën Johnson&Johnson

Evropaelire.org 

Sllovenia ka pezulluar përkohësisht përdorimin e vaksinës së Johnson & Johnson kundër COVID-19, tha ministri i Shëndetësisë, Janez Poklukar, raporton agjencia kombëtare e lajmeve STA. Masa e pezullimit është vendosur pas vdekjes së një gruaje të re. Kompania Johnson&Johnson ende nuk e ka komentuar këtë vendim të autoriteteve sllovene, raporton Reuters. "Pacientja, në të njëjtën kohë kishte mpiksje gjaku dhe gjakderdhje në tru. Kujdesi intensiv ndaj saj nuk rezultoi i suksesshëm", tha për agjencinë STA... Читать дальше...

Rusia shënon edhe një rekord viktimash nga koronavirusi

Evropaelire.org 

Rusia regjistroi të mërkurën 857 viktima nga koronavirusi - shifër kjo rekorde brenda një dite që nga fillimi i pandemisë. Qendra anti-krizë tha se në 24 orët e fundit ka regjistruar edhe 22,430 raste të reja të të infektuarve. Shifra rekorde e viktimave për të dytën ditë me radhë çon në mbi 206,000 numrin e përgjithshëm të të vdekurve nga koronavirusi në Rusi. Rusia është vendi i pestë më i goditur nga pandemia, me mbi shtatë milionë njerëz të infektuar. Vala e infektimit ka nisur të marrë hov qysh muajin e kaluar... Читать дальше...

Von der Leyen: Dialogu, e vetmja zgjidhje për krizën në veri  

Evropaelire.org 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi të mërkurën në Prishtinë se është shumë e shqetësuar me krizën në veri të Kosovës dhe se sipas saj gjetja e një zgjidhjeje të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ndodhë përmes dialogut në Bruksel. “Është shumë më rendësi që ne të ecim tutje përpara në rrugën evropiane. Ka rëndësi jetike që të bëhet normalizimi i mes Kosovës dhe Serbisë”, theksoi von der Leyen gjatë një konference të përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Читать дальше...

Новости России
Москва

«Радио Зенит» – информационный партнер форума «Мы вместе. Спорт»


Kina për Kosovën: Veprimet e njëanshme s’janë në interes të paqes

Evropaelire.org 

Kina i kushton vëmendje të posaçme “situatës së tensionuar” në veri të Kosovës dhe konsideron se “veprimet e ndërmarra në mënyrë të njëanshme nuk janë në interes të paqes dhe stabilitetit në rajon”, u tha pas takimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ambasadoren e Kinës në Beograd, Chen Bo. Sipas një deklarate të lëshuar nga Presidenca e Serbisë, ambasadorja Chen përcolli qëndrimin zyrtar të palës kineze se “bashkësia ndërkombëtare duhet t'i trajtojë të gjitha palët në mënyrë të barabartë... Читать дальше...

Fumio Kishida pritet të bëhet kryeministër i ri i Japonisë

Evropaelire.org 

Ish-ministri i Jashtëm i Japonisë, Fumio Kishida, fitoi zgjedhjet për udhëheqjen e Partisë Liberal-Demokrate. Udhëheqja e partisë në pushtet i hap rrugë atij për t’u bërë kryeministër i ekonomisë së tretë më të madhe në botë. Parlamenti pritet ta zgjedhë Kishidën kryeministër më 4 tetor. Ai do ta pasojë kryeministrin Yoshihide Suga, i cila ka vendosur të japë dorëheqje pas vetëm një viti në detyrë. Në zgjedhjet e vitit të kaluar, Kishida është mposhtur nga Suga. Të mërkurën, ai fitoi kundërkandidatin Taro Kono. Читать дальше...

Vitamina A mund të trajtojë humbjen e nuhatjes nga koronavirusi

Evropaelire.org 

Pika të vitaminës A mund të trajtojnë humbjen ose ndryshimin e nuhatjes te disa pacientë që kanë kaluar koronavirusin, thonë studiues në Mbretërinë e Bashkuar. Universiteti i Anglisë Lindore ka nisur tashmë studimin 12-javor. Trajtimin do ta marrin vetëm disa pacientë vullnetarë, por të gjithëve do t’iu kërkohet të nuhasin aroma të rënda, siç janë ato të vezëve të prishura dhe të trëndafilave të kalbur. Dhe, skanimet e trurit pastaj do të verifikojnë nëse vitamina i riparon kanalet e dëmtuara të nuhatjes ose jo. Читать дальше...

Bislimi e Petkoviq në Bruksel për situatën në veri

Evropaelire.org 

Në Bruksel, delegacionet e Kosovës dhe Serbisë pritet të takohen me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, teksa rrugët që çojnë në dy pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, për të dhjetën ditë me radhë mbeten të bllokuara. Qytetarët serbë, me kamionë dhe mjete të tjera të rënda kanë bllokuar këto dy rrugë nacionale në atë pjesë në shenjë proteste për vendosjen e masës së reciprocitetit për automjetet me targa nga Serbia. Shefi i delegacionit të Kosovës për dialogun... Читать дальше...

Koreja e Veriut thotë se testoi një raketë hipersonike

Evropaelire.org 

Koreja e Veriut tha se ka testuar me sukses një raketë të re hipersonike, të quajtur Hwasong-8. Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA tha se raketa e re është një nga “pesë sistemet më të rëndësishme” të armëve, të përfshira në planin pesëvjeçar të zhvillimit ushtarak. Ajo e cilësoi raketën si “armë strategjike”, që zakonisht do të thotë se ka aftësi bërthamore. “Zhvillimi i këtij sistemi armësh ka rritur aftësitë e kombit për vetëmbrojtje”, tha KCNA. Kjo është prova e tretë raketore e Koresë së Veriut gjatë këtij muaji. Читать дальше...

Reuters: BE nuk jep më garanci për anëtarësimin e Ballkanit

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian, nga frika e reagimit politik në vendet anëtare, nuk mund të pajtohet më për të dhënë garanci për anëtarësimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, citon agjencia e lajmeve Reuters katër diplomatë të bllokut dhe një dokument të brendshëm. Lajmi vjen përpara një samiti të BE-së dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor - Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës - që do të mbahet më 6 tetor në Slloveni. Sipas një draft-deklarate... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Янник Синнер

Янник Синнер поделился впечатлениями от общения с игроками сборной Италии по футболу






Делегация КНДР во главе с министром Юн Чжон Хо посетила мавзолей Ленина

30 лет «Следу Пантеры»: Анна Шуняева об итогах работы поисковой организации

Телеведущий Куличков опроверг информацию об инсульте

Дачники готовятся к половодью