Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Добавить новость

Новости за 20.09.2021

Osmani: BE-ja t'i bëjë presion Serbisë që të ndalë provokimet

Evropaelire.org 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se vendimi për reciprocitet në çështjen e targave të automjeteve me Serbinë është në përputhje me marrëveshjet e Brukselit.  "Asnjë lloj kërcënimi nga Serbia nuk e ndalon vendosmërinë tonë për të jetësuar zbatimin e ligjit, në përputhje me obligimet tona ndërkombëtare, për të mirën e të gjithë qytetarëve të Republikës, pa dallim etnie", ka thënë Osmani në një postim në rrjetin social Facebook, disa orë pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq akuzoi... Читать дальше...

Greqia fillon sistemimin e migrantëve në kampe të reja

Evropaelire.org 

Të hënën (20 shtator) Greqia filloi me zhvendosjen e migrantëve në objekte “të mbyllura” në ishujt e saj. Objektet janë financuar nga Bashkimi Evropian. Ato i zëvëndësojnë kampet e improvizuara të cilat nuk kishin kushte të mira dhe nuk ofronin mundësinë e një kontrolli më të madh. Shpesh herë kanë ndodhur incidente brenda tyre. Megjithatë aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se kampet e reja u ngjajnë burgjeve. Dy rreshta me gardh me tela me gjemba rrethojnë kampin e ri Zervou në ishullin Samos të Egjeut... Читать дальше...

SHBA-ja lehtëson kufizimet e udhëtimit për të huajt

Evropaelire.org 

Në muajin nëntor, Shtetet e Bashkuara do të lehtësojnë kufizimet për hyrje të udhëtarëve nga Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Evropian dhe vendet tjera. Nga ky muaj, udhëtarët e huaj do të lejohen të fluturojnë në SHBA nëse vaksinohen plotësisht, i nënshtrohen testimit dhe procesit të gjurmimit të kontakteve. Që nga fillimi i vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara patën vendosur masa të ashpra të kufizimeve në udhëtime për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për pandeminë e COVID-19... Читать дальше...

Banorët nuk lejojnë groposjen e mbetjeve patologjike

Evropaelire.org 

Banorët e fshatit Vranidoll, në periferi të Prishtinës, thonë se do të kundërshtojnë çdo vendim të komunës që në fshatin e tyre të groposen mbetje patologjike nga spitalet kryesore.

Vuçiq paralajmëron masa ekonomike dhe politike ndaj Kosovës

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se autoritetet në Prishtinë po demonstronin forcë dhe se ata kishin interpretuar sipas dëshirës së tyre Marrëveshjen e Brukselit kur njoftuan për zbatimin e reciprocitetit për targat e automjeteve. Vuçiq e përshkroi situatën në Kosovë si "një nga ditët më të vështira për popullin serb në Kosovë". Autoritetet në Kosovë më 20 shtator nisën aplikimin e masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia, duke thënë se një vendim i tillë nuk është ndërmarrë kundër serbëve... Читать дальше...

SHBA: Kosova dhe Serbia të ulin tensionet

Evropaelire.org 

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që të aplikojë masa të reciprocitetit, sa i takon qarkullimit të automjeteve me targa të Serbisë, Shtetet e Bashkuara i janë bashkuar thirrjeve të Bashkimit Evropian që të dyja palët të ndërmarrin masa, në mënyrë që të ulen tensionet. “I bashkohemi BE-së në thirrjet për Kosovën dhe Serbinë që të përmbahen nga veprimet e mëtejme të njëanshme dhe të ulin tensionet menjëherë, pa asnjë vonesë”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë. Më herët zëdhënësi i Bashkimit Evropian... Читать дальше...

Sveçla: Serbët janë të sigurt, të mos i bllokojnë rrugët

Evropaelire.org 

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se situata e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe se policia ka ndërmarrë gjitha masat që të mos pengohet lëvizja e lirë. Autoritetet në Kosovë më 20 shtator nisën aplikimin e masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia, duke thënë se një vendim i tillë nuk është ndërmarrë kundër serbëve, por është imponuar nga Serbia. Por, serbët janë grumbulluar në afërsi të pikave kufitare në veri të Kosovës, duke bllokuar rrugët në shenjë pakënaqësie. Читать дальше...

Protestuesit bllokojnë rrugën në Jarinjë

Evropaelire.org 

Kamionë dhe vetura kanë bllokuar për disa kilometra rrugën që çon në pikëkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë. Kjo bllokadë vjen në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet në lidhje me targat e veturave me regjistrim të Serbisë që hyjnë në Kosovë. Vendi është rrethuar me forca të shtuara të Policisë së Kosovës.



Koreja e Veriut po e zhvillon me vrull programin bërthamor, thotë OKB-ja

Evropaelire.org 

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) tha se Koreja e Veriut me shpejtësi po e zhvillon programin e saj bërthamor. Vlerësimet u bën nga ana e drejtorit të përgjithshëm të IAEA-së, Rafael Grossi, gjatë një takimi vjetor të vendeve anëtare. "Në Korenë e Veriut, programi bërthamor po vazhdon me vrull të plotë përmes ndarjes së plutoniumit, pasurimit të uraniumit dhe aktivitete të tjera", tha Grossi. Këto aktivitetet përbëjnë shkelje të disa rezolutave të OKB-së. Agjencia vjen në... Читать дальше...

Argumentet për dhe kundër dozave përforcuese kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Qeveria amerikane synon të nisë shumë shpejt ofrimin e vaksinave përforcuese kundër koronavirusit, për amerikanët e moshave nga 16 vjeç e lart. Një panel i jashtëm i këshilltarëve në Administratën për Ushqim dhe Ilaçe (FDA) ka votuar kundër një vendimi të tillë të premten, më 17 shtator, ndonëse ka mbështetur dozat përforcuese për personat mbi 65 vjeç. Sugjerimi i këtij paneli të pavarur nuk është detyrues. Administrata e presidentit amerikan, Joe Bidenit përballet me kritika brenda komunitetit... Читать дальше...

Zaev: Përgjegjësia për zjarrin në spitalin e Tetovës, pas hetimeve

Evropaelire.org 

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, tha të hënën (20 shtator) se është në pritje të rezultateve të hetimeve për zjarrin në spitalin COVID-19 në Tetovë, që më pas të vendos për përgjegjësinë e drejtuesve të institucioneve. Raporti nga ekspertët gjermanë për shpërthimin e zjarrin që la 14 të vdekur , sipas informacionit nga Ministria e Brendshme, do të dorëzohet brenda 10 deri në 15 ditë, ndërkohë që po po hartohet edhe raporti i hetuesve vendor lidhur me rastin. “Qytetarët po kërkojnë një përgjigje... Читать дальше...

Reciprociteti detyron shoferët nga Serbia t’i heqin targat

Evropaelire.org 

Duke filluar nga e hëna, 20 shtator, të gjithë shoferët nga Serbia që hyjnë në Kosovë, duhet ta heqin ose ta fshehin çdo regjistrim dhe të vendosin një regjistrim të përkohshëm prej letre që vlen dy muaj dhe kushton pesë euro.

Pfizer do të kërkojë miratimin e vaksinës për moshat 5 deri në 11 vjeç

Evropaelire.org 

Kompanitë Pfizer dhe BioNTech thanë se do të kërkojnë miratimin e rregullatorve për vaksinimin e fëmijëve të moshës nga 5 deri në 11 vjeç. Rezultatet e provave klinike të vaksinës së tyre kanë treguar se ajo është e sigurtë dhe pranohet mirë nga kjo grupmoshë duke nxitur një përgjigje imune të “fuqishme”. Prandaj përmes një komunikate, Pfizer dhe BioNTech thanë se do të kërkojnë një miratim sa më të shpejt. Kompanitë thanë më 20 shtator se vaksina do të injektohet me një dozë më të ulët se ajo që jepet për personat 12 vjeç e lart. Читать дальше...

MPB-ja fton qytetarët të shmangin pikëkalimet në Bërnjak dhe Jarinjë  

Evropaelire.org 

Ministria e Punëve të Brendshme u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë. “Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët të cilët planifikojnë të shfrytëzojnë pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë të Mitrovicës, që të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim, për shkak të pengesave të mundshme që mund të paraqiten në rrugë”, thuhet në njoftimin e MPB-së të postuar në Facebook. Ky njoftim nga MPB-ja vjen në ditën kur ka nisur të zbatohet masa e reciprocitetit për targat nga Serbia. Читать дальше...

Kosovë: 6 të vdekur dhe 48 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Të hënën në Kosovë janë regjistruar 6 raste të vdekjes nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Ministria e Shëndetësisë në raportin ditor për situatën epidemiologjike ka thënë se janë regjistruar edhe 48 të infektuar me këtë virus. Shifra bazohet në testimin e 2.319 mostrave. Mjekët konsiderojnë se edhe 903 persona janë shëruar nga sëmundja derisa  8.903 persona janë ende aktivë në koronavirus. Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore... Читать дальше...

Gjykata në Prishtinë dënon me 10 muaj burgim të pandehurin që kanosi ambasadorin amerikan

Evropaelire.org 

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 10 muaj burgim I.G pasi ka pranuar fajësinë se përmes telefonit ka dërguar porosi në formë elektronike (e-mail) në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, duke kanosur me vrasje ambasadorin dhe zyrtarët e tjerë, raporton Betimi në Drejtësi. Mesazhi përmes postës elektronike ishte dërguar në qershor të këtij viti. Aktgjykimi ndaj të pandehurit është shpallur të hënën nga gjykatësi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Vesel Ismajli, pasi që i akuzuari kishte pranuar fajësinë. Читать дальше...

BE: Të ulen tensionet në veri të Kosovës

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian i bëri thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të ndërmarrin masa për t’i ulur tensionet në veri të Kosovës. Thirrja vjen në ditën kur Kosova nisi të zbatojë masa reciprociteti në targat e makinave nga Serbia. Derisa në vendkalimin kufitar të Merdares procesi u zhvillua në mënyrë të rregullt, në vendkalimet në veriun me shumicë serbe ka protesta kundër vendimit. Serbët lokalë në veri bllokuan rrugët, ndërsa njësitë speciale të Policisë së Kosovës ndodhen në vendngjarje. Zëdhënësi i BE-së... Читать дальше...

Shpërthen vullkani në ishullin e Spanjës

Evropaelire.org 

Vullkani Cumbre Vieja ka shpërthyer në La Palma të Ishujve Kanare të Spanjës, të dielën, duke nxjerrë lavë, hi e tym të madh, duke detyruar evakuimin e rreth 5 mijë personave nga zona, dhe duke shkatërruar disa shtëpi. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Lendi Susuri)

Mijëra të evakuuar nga vullkani në Ishujt Kanarie

Evropaelire.org 

Së paku katër fshatra në rajonin La Palma të Ishujve Kanarie të Spanjës u evakuuan, pas shpërthimit të një vullkani. Ishujt Kanarie gjenden rreth 100 kilometra larg bregut perëndimor të Afrikës, ndërsa La Palma është ishulli më veriperëndimor i arkipelagut. Pamjet televizive treguan lavën që hidhej qindra metra në ajër. Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, shkoi në La Palma vetëm disa orë pas shpërthimit të vullkanit, për të biseduar me autoritetet lokale. Fluturimet në dhe nga Ishujt Kanarie... Читать дальше...

Новости России

Трехэтажный фитнес-клуб с бассейном откроется в Коммунарке


Kosova fillon reciprocitetin për targat

Evropaelire.org 

Në të gjitha vendkalimet kufitare me Serbinë ka filluar reciprociteti për targat e veturave. Policia e Kosovës në pikëkalimin kufitar në Merdar, më 20 shtator i detyroi shoferët nga Serbia ta heqin ose ta fshehin çdo regjistrim dhe të vendosin një regjistrim të përkohshëm prej letre që vlen dy muaj dhe kushton pesë euro. Një vendim të tillë Serbia e aplikon për veturat nga Kosova për më shumë se dhjetë vjet.

Tetë të vrarë nga të shtënat në një universitet në Rusi

Evropaelire.org 

Së paku tetë persona u vranë, pasi një person i armatosur hapi zjarr në një universitet në qytetin Perm të Rusisë. Komiteti Hetues i Rusisë tha se sulmuesi u plagos gjatë kapjes. “I dyshuari është identifikuar. Gjatë arrestimit të tij, ai rezistoi dhe u plagos”, tha Komiteti Hetues, por pa dhënë më shumë detaje. Sipas mediave lokale, personi i armatosur hyri në një nga ndërtesat e universitetit dhe hapi zjarr. Qyteti Perm, me rreth 1 milion banorë, ndodhet rreth 1,400 km në verilindje të Moskës. Читать дальше...

Dëshmitari për Mustafën: I akuzuari ka qenë njeriu kryesor

Evropaelire.org 

Në Dhomat e Specializuara në Hagë, të hënën, më 20 shtator, ka vazhduar gjyqi kundër Salih Mustafës, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që akuzohet për krime lufte. Në po këtë ditë është paraqitur edhe dëshmitari i parë në rastin kundër Mustafës. Dëshmitarit i është fshehur identiteti për çështje të sigurisë. Dëshmitari: Dy persona mu prezantuan si pjesëtarë të UÇK-së Prokurori, Cezary Michalczuk, ka qenë i pari që ka nisur t’i shtrojë pyetje dëshmitarit, i cili ka thënë se dy persona e kanë ndaluar në rrugë... Читать дальше...

Franca anulon takimin me Britaninë për shkak të paktit Aukus

Evropaelire.org 

Ministrja e Mbrojtjes e Francës, Florence Parly, anuloi një takim me homologun e saj britanik, Ben Wallace, për shkak të zemërimit që nxiti një marrëveshje e sigurisë midis Britanisë, SHBA-së dhe Australisë. Takimi do të mbahej këtë javë në Londër. Me marrëveshjen Aukus që u arrit javën e kaluar, SHBA-ja dhe Britania e Madhe do t’i japin Australisë teknologji për të ndërtuar nëndetëse me energji bërthamore, për herë të parë. Parisi është i zemëruar, pasi me paktin Aukus, Australia i dha fund... Читать дальше...

Kosova vendos reciprocitet për targat me Serbinë

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës ka filluar të heqë targat e veturave që hyjnë nga Serbia, duke aplikuar masa reciprociteti ashtu siç deri sot kanë autoritetet serbe me veturat e regjistruara në Kosovë. Veturat që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikëkalimet kufitare të Kosovës. Autoritetet në Kosovë po vendosin në veturat me targa të qyteteve të Serbisë, regjistrime të përkohshme për qarkullim brenda në Kosovë. Veturave po u vendoset në xhamin para dhe prapa. Qeveria e Kosovës ka... Читать дальше...

SHBA nis dëbimet masive të migrantëve nga Haiti

Evropaelire.org 

Autoritetet amerikane filluan dëbimin e mijëra qytetarëve të Haitit nga qyteti kufitar i Teksasit, Del Rio. Shumë prej tyre u grumbulluan nën një urë atje, pasi kaluan nga Meksika. Mbi 320 migrantë u kthyen me tre aeroplanë në kryeqytetin e Haitit të dielën mbrëma. Autoritetet amerikane thanë se planifikojnë të dëbojnë më shumë se 12,000 migrantë nga Haiti. Agjentët e kontrollit kufitar gjithashtu kërkuan të mbyllin pjesë të kufirit për të parandaluar kalimet e reja përmes lumit Rio Grande, i cili ndan Meksikën dhe Shtetet e Bashkuara. Читать дальше...

Moscow.media

Проект digital-агентства «Интериум» вошел в шорт-лист премии «Eventiada IPRA GWA»






Персональные новости
LG

Okin Group, LG и digital-агентство «Интериум» стали победителями Интеллектуального шоу на Светском вечере «Лица event АКМР – 2021»!



Russian.city


Частные объявления


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Даниил Медведев

Медведев рассказал о выходе в полуфинал Кубка Дэвиса






Депутат Госдумы Разворотнева предложила привлечь должников за услуги ЖКХ к уборке снега

Движение поезда по маршруту Москва – Евпатория возобновится в марте

В Москве ввели в эксплуатацию семь гостиниц с начала года

В Москве родителям запретят приходить на утренники и концерты детей




Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net


Спонсоры 123ru.net