Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Добавить новость

Новости за 18.09.2021

Maqedonia e Veriut regjistron 41 viktima me koronavirus

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut të shtunën ka regjistruar 41 të vdekur me koronavirusi, duke thyer rekordin e viktimave brenda këtij viti. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë; 23 në Shkup, katër në Tetovë, tre në Kumanovë dhe Kërçovë, dhe nga një në tetë qytete tjera. Në mesin e viktimave është edhe një 18-vjeçar, një 23, një 31, dy të moshës 40 vjeçe dhe të tjerët të moshës mes 50 dhe 85 vjeç. Nga numri i përgjithshëm i viktimave, 36 kanë ndërruar jetë në spitale dhe gjashtë nëpër shtëpitë e tyre. Читать дальше...

Dyshime për mashtrime në ditën e dytë të zgjedhjeve në Rusi

Evropaelire.org 

Dyshimet për mashtrime të mëdha zgjedhore kanë përcjellë ditën e dytë të zgjedhjeve në Rusi. Zgjedhjet në këtë vend zhvillohen në tri ditë. Partia në pushtet, e përkrahur nga Kremlini, Rusia e Bashkuar, pritet të fitojë në zgjedhjet parlamentare, pas një shtypjeje që u është bërë kritikëve të Kremlinit, disa prej të cilëve u është pamundësuar pjesëmarrja në këtë proces zgjedhor. Në ditën e parë të zgjedhjeve, grupi i pavarur për vëzhgim të zgjedhjeve, Golos, ka regjistruar rreth 2,000 shkelje procedurale. Читать дальше...

Kryeministri malazez midis presionit të brendshëm dhe pritjeve të Perëndimit 

Evropaelire.org 

Rikonstruktimi i paralajmëruar i Qeverisë së Malit të Zi, i cili provokoi konflikt ndërmjet partive të shumicës në pushtet, është kritikuar nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare, e cila pret që Qeveria aktuale të mbajë Malin e Zi në kursin euroatlantik. Një ditë pasi një pjesë e shumicës parlamentare, Fronti Demokratik (DF) dhe Mali i Zi Demokratik, propozuan një riorganizim të Qeverisë, ambasadorja amerikane në Malin e Zi, Judy Rising Reinke, ka thënë se ajo pret që kryeministri, Zdravko Krivokapiq... Читать дальше...

Armët ilegale që po kërcënojnë sigurinë

Evropaelire.org 

Nga viti 2016 e deri në muajin gusht të vitit 2021, në Kosovë kanë ndodhur 154 vrasje. Viti më i përgjakshëm ishte viti 2018, kur kishin ndodhur 34 vrasje. Derisa në tetë muajt e vitit 2021, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës janë kryer 19 vrasje. Për njohësit e çështjeve të sigurisë në Kosovë, arsyeja kryesore për këtë fenomen janë armët ilegale që janë në duart e qytetarëve. Plator Avdiu nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), thotë për Radion Evropa e Lirë se këto armë janë... Читать дальше...

Të paktën dy të vdekur, mbi 19 të plagosur në shpërthimet afgane

Evropaelire.org 

Raportimet nga Afganistani tregojnë se tri shpërthime kanë lënë të vdekur të paktën dy persona dhe kanë plagosur 19 të tjerë në kryeqytetin e provincës lindore, Nangarhar. Ky njëherësh është përshkruar si sulmi i parë vdekjeprurës prej kur talibanët kanë marrë kontrollin e Afganistanit më shumë se një muaj më parë. Dëshmitarët dhe një anëtar i administratës së udhëhequr nga talibanët janë cituar të kenë thënë se të paktën njëri nga shpërthimit në Jalalabad ka qëlluar një makinë që ka bartur luftëtarë talibanë. Читать дальше...

Para zgjedhjeve, kryetarët e komunave ndajnë mijëra leje për ndërtim

Evropaelire.org 

Tre muaj para se të mbahen zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, një pjesë e komunave kanë ndarë katërfish më shumë leje për ndërtim nga sa ndahen zakonisht. Në bazë të të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, gjatë muajit korrik të këtij viti, janë miratuar 1,945 leje për ndërtimin e banesave, në një sipërfaqe prej 150,000 metrave katrorë, ndërkohë që gjatë dekadës së fundit, brenda këtij muaji, mesatarisht janë dhënë 500 ose 600 leje për ndërtimin e banesave, që përfshinin një sipërfaqe prej 40,000 deri në 50,000 metra katrorë. Читать дальше...

Kosova regjistron 11 viktima me koronavirus

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të shtunën janë regjistruar 11 viktima me koronavirus. Sipas Ministrisë, në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 259 persona të infektuar me këtë virus, pas testimit të 6.630 mostrave. Këto shifra nënkuptojnë se 3.9 për qind e personave të testuar kanë rezultuar pozitivë. Sipas autoriteteve 850 persona janë shëruar derisa mbi 11 mijë persona janë ende aktivë në koronavirus. Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore... Читать дальше...

Rritet interesimi i të rinjve për t’u vaksinuar

Evropaelire.org 

Shumë të rinj nga qyteti i Gjilanit janë drejtuar në qendrën e vaksinimit. Radio Evropa e Lirë ka vizatuar qendrën e vaksinimit në këtë qytet dhe të rinjtë thonë se po vaksinohen për të mbrojtur familjen dhe veten nga koronavirusi.



SHSKUK: 48 pacientë me COVID-19 janë në kujdes intensiv

Evropaelire.org 

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar 598 pacientë të infektuar me koronavirus, për dallim nga 675 sa kanë qenë një ditë më parë. Prej tyre, 48 pacientë janë në kujdes intensiv derisa 479 pacientë janë në oksigjenoterapi. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se aktualisht në Kosovë janë mbi 12 mijë raste me koronavirus. Një ditë më parë, më 17 shtator, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 19 viktima me koronavirus në periudhë 24-orëshe. Читать дальше...

Betohet Qeveria Rama 3

Evropaelire.org 

Qeveria e re e Shqipërisë, në krye me Edi Ramën, për herë të tretë ka nisur zyrtarisht punën, dy ditë pas votimit në Kuvendin e Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama, bashkë me kabinetin e tij të ministrave, u betuan në Presidencën e Shqipërisë, në prani të presidentit shqiptar, Ilir Meta. Pas betimit në Presidencë, ministrat e sapozgjedhur u mblodhën në mbledhjen e parë të Këshillit të Ministrave, ku kryeministri i dha mesazhet e para ndaj tyre dhe punës që Qeveria tij e tretë e ka para vetes. “Unë u jap një porosi... Читать дальше...

Rritet kërkesa për ar në pandemi

Evropaelire.org 

Gona Zeka nga qyteti i Prishtinës, gjatë këtij viti ka blerë ari në vlerë prej rreth 700 eurosh. Ajo tregon se herë pas here, kursen para për të blerë këtë produkt, pasi përveç që e shfrytëzon, konsideron se është një lloj pasurie e kursyer për fëmijët e saj në të ardhmen. “Unë gjatë këtij viti kam blerë një lirë (aksesorë prej ari që vendoset në qafë) pasi blerja e arit është investim i pasurisë së luajtshme dhe në rast nevoje ka mundësi edhe të shitet, vlera financiare nuk i bie”, thotë Zeka për Radion Evropa e Lirë. Читать дальше...

AI bën thirrje për hetim të plotë rreth sulmit të SHBA-së në Kabul

Evropaelire.org 

Organizata ndërkombëtare, Amnesty International, e ka konsideruar “hap të parë pozitiv”, deklaratën e ushtrisë amerikane se sulmi ajror në Kabul, disa ditë para tërheqjes së trupave, ka vrarë 10 civilë të pafajshëm. Megjithatë, kjo organizatë ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet të zotohen për hetime “të plota dhe transparente” për incidentin. “Ky pranim është një hap i rëndësishëm drejt llogaridhënies për vrasjet në Kabul, mirëpo pjesa më e madhe pritet të bëhet”, ka thënë Brian Castner, këshilltar... Читать дальше...

Franca thirr ambasadorët për konsultime pas pakënqësive për paktin Aukus

Evropaelire.org 

Franca ka njoftuar se ka thirrur për konsultime ambasadorët që ka në Shtetet e Bashkuara dhe Australi, si shenjë proteste ndaj një marrëveshjeje për sigurinë, që përfshin edhe Mbretërinë e Bashkuar. Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, ka thënë se “vendimi i jashtëzakonshëm” është arsyetuar nga “gravitacioni i jashtëzakonshëm” i situatës. Aleanca, e njohur si Aukus, do t’i mundësojë Australisë që të ndërtojë nëndetëse me kapacitet bërthamor. Ky vendim ka zemëruar Francën, e cila... Читать дальше...

Vajzave u pamundësohet kthimi në shkollat e mesme në Afganistan

Evropaelire.org 

Vajzave nuk u është mundësuar kthimi në shkollat e mesme në Afganistan, pasi udhëheqësit talibanë në këtë shtet kanë marrë vendim që vetëm djemtë dhe mësuesit burra të kthehen nëpër klasa, transmeton agjencia e lajmeve AFP. Grupi i linjës së ashpër islamike ka rrëzuar Qeverinë e përkrahur nga Perëndimi muajin e kaluar, duke u zotuar për ton më të butë, për dallim nga vitet 1990, kur grave u është ndaluar edukimi dhe puna. Mirëpo një urdhër nga Ministria e Edukimit, ka qenë veprimi i fundit nga Qeveria e talibanëve... Читать дальше...

Një panel i FDA-së rekomandon doza përforcuese kundër COVID-19 për të moshuarit

Evropaelire.org 

Një panel i pavarur në Administratën amerikane për Ushqim dhe Ilaçe (FDA), ka përkrahur dhënien e dozave përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit, të prodhuar nga Pfizer/BioNTech, mirëpo vetëm për amerikanët më të moshuar edhe ata që janë më të rrezikuar. Ndonëse rekomandimi nuk është detyrues, udhëzimi i panelit përbën dallim prej planit të presidentit amerikan, Joe Biden për të ofruar doza shtesë për pothuajse të gjithë amerikanët. Rregullatori amerikan, FDA, që zakonisht zbaton këshillat e panelit... Читать дальше...

Moscow.media

Выручка «Биннофарм Групп» в 2021 году выросла благодаря антибиотикам и препаратам против COVID-19






Персональные новости
Александр Лукашенко

Президент Белоруссии Лукашенко заявил, что Минск не бряцает оружием и не хочет войны



Russian.city


Частные объявления


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Даниил Медведев

Победа Медведева позволила России выйти в полуфинал Кубка Дэвиса






Слонимчанин стал победителем международного конкурса вокального искусства в России

Услуга регистрации ветеринаров теперь переходит на реестровую модель в Подмосковье

Более 4 тыс. россиян поставили «дизлайк» проекту указа президента об электронных паспортах

Приуроченные 80-летию Битвы под Москвой мероприятия пройдут в музеях Подмосковья




Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net


Спонсоры 123ru.net