Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Сентябрь
2021

Новости за 19.09.2021

Partia Rusia e Bashkuar prin në rezultatet fillestare të zgjedhjeve

Evropaelire.org 

Rezultatet fillestare të zgjedhjeve parlamentare në Rusi tregojnë se partia e përkrahur nga Kremlini, Rusia e Bashkuar, është në rrugë për të shënuar fitore bindëse, pas tri ditëve të procesit të votimit, që është përcjellë me parregullsi dhe dyshime për mbushje të kutive të votimit. Komisioni Qendror Zgjedhor ka thënë se pas pothuajse 15 për qind të votave të numëruara, Rusia e Bashkuar, e cila përkrah fort presidentin rus, Vladimir Putin, ka fituar mbi 41 për qind të votave, e përcjellë nga Partia... Читать дальше...

Gratë afgane protestojnë në Kabul, kërkojnë të drejta për studim dhe punësim

Evropaelire.org 

Disa gra afgane kanë mbajtur të dielën protesta në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, për të kërkuar të drejta për punë dhe studim. Video-materialet e shpërndara në rrjetet sociale kanë shfaqur një grup të grave të mbledhura para asaj që deri vonë ka qenë Ministri për Çështje të Grave, duke bërtitur “të drejta të grave dhe të drejta të njeriut”. Disa kanë mbajtur pankarta duke kërkuar pjesëmarrje të grave në jetën publike. “Një shoqëri në të cilën gratë nuk janë aktive, është shoqëri e vdekur”... Читать дальше...

Si përcaktohet një vdekje nga COVID-19? 

Evropaelire.org 

Pacienti Sh.A., nga Prishtina ishte infektuar me COVID-19 në muajin gusht të vitit 2021. Pas dy javësh e gjysmë, ai rezultoi negativ në koronavirus. Ndërkaq 10 ditë pas kësaj periudhe, ai vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Në formularin e raportimit të vdekjes së tij, përmendet edhe sëmundja COVID-19, por sipas familjarit që nuk deshi të identifikohet, vdekja e tij u përcaktua si post-COVID. Kjo vdekje, sipas këtij familjari, nuk u llogarit si vdekje nga sëmundja COVID-19. Pacienti... Читать дальше...

Pa punë dhe pa para: Afganët po i shesin gjërat për të mbijetuar

Evropaelire.org 

Miliona njerëz janë të papunë në Afganistan, rezervat e jashtme të vendit janë ngrirë, paratë e gatshme pothuajse janë shterur, ndërsa në tregje gati janë harxhuar mallrat dhe materialet e importuara. Rënia e madhe e ekonomisë ka shkaktuar pasoja të ndjeshme te afganët: disa prej tyre në kryeqytet po detyrohen t’i shesin gjërat shtëpiake, vetëm për të blerë ushqim. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)

Opozita ruse shton ankesat në ditën e fundit të zgjedhjeve në Rusi

Evropaelire.org 

Aktivistët opozitarë rusë kanë shtuar ankesat se janë duke u heshtur në platformat digjitale, në ditën e fundit të zgjedhjeve parlamentare në Rusi. Në tri ditë sa janë mbajtur zgjedhjet, ka pasur raportime për një mori parregullsish, duke përfshirë mbushjen e kutive me vota dhe votim të detyrueshëm. Komisioni zgjedhor ka hedhur poshtë këto ankesa, duke thënë se janë pjesë e fushatave të financuara mirë nga jashtë. Partia e presidentit rus, Vladimir Putin, Rusia e Bashkuar, pritet të mposhtë... Читать дальше...

Digjitalizimi i gjykatave, për rritje efikasiteti apo mbulim dështimesh?

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut synon që deri në fund të vitit të nisë me digjitalizimin e sistemit të drejtësisë. Në këtë proces do të përfshihen edhe dy ekspertë amerikanë, të cilët do të asistojnë në vendosjen e internetit dhe të pajisjeve tjera në pesë gjykata të vendit, ku do të ketë nga një sallë të digjitalizuar, ka bërë të ditur ministri maqedonas i Drejtësisë, Bojan Mariçiq. Sipas tij, digjitalizimi nënkupton shërbime më cilësore dhe më të shpejta, mbajtjen online të seancave, që do të ketë efekt në mosshtyrjen e seancave... Читать дальше...

Kosova regjistron 10 viktima me koronavirus

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të dielën janë regjistruar 10 viktima me koronavirus. Sipas Ministrisë, në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 173 persona të infektuar me këtë virus, pas testimit të 5.798 mostrave. Këto shifra nënkuptojnë se 2.9 për qind e personave të testuar kanë rezultuar pozitivë. Sipas autoriteteve 2.261 persona janë shëruar derisa mbi 9 mijë persona janë ende aktivë në koronavirus. Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore... Читать дальше...

Në Beograd u mbajt Parada e Krenarisë

Evropaelire.org 

Nën sloganin “Dashuria është ligj”, pjesëtarë të komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual, transgjinor) janë mbledhur të shtunën në Beograd për të shënuar Paradën e Krenarisë për këtë vit. Qindra persona kanë marshuar nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit serb, duke kërkuar që të miratohet ligji, i cili u mundëson pjesëtarëve të këtij komuniteti, të regjistrojnë unione mes gjinisë së njëjtë. Qëllimi i Paradës së këtij viti, siç është thënë nga organizatorët, ka qenë rritja e vetëdijes... Читать дальше...



Mbi 500 pacientë të infektuar me koronavirus po trajtohen në spitalet e Kosovës

Evropaelire.org 

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar të dielën se në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar 591 pacientë të infektuar me koronavirus, për dallim nga 598 sa kanë qenë një ditë më parë. Prej tyre, 49 pacientë janë në kujdes intensiv derisa 458 pacientë janë në oksigjenoterapi. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se aktualisht në Kosovë janë mbi 11 mijë raste me koronavirus. Një ditë më parë, më 18 shtator, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 11 viktima me koronavirus në periudhë 24-orëshe. Читать дальше...

Liderët botërorë rikthehen në OKB me fokus në pandemi dhe klimë

Evropaelire.org 

Liderët botërorë do të rikthehen në Kombet e Bashkuara në Nju Jork javën që vjen, me fokus në përpjekjet për luftim të ndryshimeve klimatike dhe pandeminë e koronavirusit, e cila vitin e kaluar i ka shtyrë ata të dërgojnë video-deklarata në vend që të marrin pjesë me prezencë fizike. Ndërkohë që koronavirusi vazhdon të përhapet, rreth një e treta e 193 shteteve anëtare janë duke planifikuar të dërgojnë sërish video, mirëpo presidentë, kryeministra dhe ministra të Jashtëm të vendeve tjera pritet të udhëtojnë në Kombet e Bashkuara. Читать дальше...

Për çka raportuam javën që shkoi?

Evropaelire.org 

Pandemia e koronavirusit vazhdon të jetë në krye të agjendave tona ditore. Si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve me këtë virus në dy muajt e fundit në Kosovë, edhe shkalla e vdekshmërisë është rritur në mënyrë të konsiderueshme. Javën që tashmë po e lëmë pas, gazetarët e Radios Evropa e Lirë kanë vizituar Spitalin e Gjilanit për të parë sesi stafi shëndetësor është duke u përballur me pacientët e infektuar. Ndërkohë, po vërehet rritje e interesimit nga të rinjtë për t’u vaksinuar kundër COVID-19... Читать дальше...

Ëndrrat e varrosura të vrapueses afgane

Evropaelire.org 

Një vrapuese në Afganistan thotë se uniformat që ajo dhe gratë e tjera sportiste kanë veshur në garat vendore dhe ndërkombëtare, kanë mbuluar plotësisht trupin e tyre dhe nuk kanë shkelur normat islamike të hixhabit, siç pretendojnë talibanët. Me këto komente, atletja profesioniste, 24 vjeçe - emri i së cilës nuk do të publikohet për shkak të sigurisë së saj - i përgjigjet një zyrtari të lartë taliban, i cili, javën e kaluar, ka thënë se gratë afgane nuk do të lejohen të luajnë “sporte ku ekspozohen”. Читать дальше...

Franca: SHBA-ja dhe Australia "gënjyen" për paktin e ri të sigurisë

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, ka akuzuar Australinë dhe Shtetet e Bashkuara se kanë gënjyer për një pakt të ri të sigurisë, që ka nxitur Parisin t’i thërrasë për konsultime ambasadorët e tij në këto shtete. Ministri Le Drian ka akuzuar shtetet edhe për “shkelje të madhe të besimit”. Marrëveshja, e njohur si Aukus, ka rezultuar me anulim të një marrëveshjeje disa miliarda dollarë që Franca ka nënshkruar me Australinë. Kryeministri australian, Scott Morrison, ka thënë se ai... Читать дальше...

Izraeli kap dy palestinezët e fundit që ikën nga burgu

Evropaelire.org 

Ushtarët izraelitë kanë kapur dy të burgosurit e fundit palestinezë, nga gjashtë sa kanë ikur nga një burg i sigurisë së lartë dy javë më parë, ka thënë ushtria izraelite më 19 shtator. Dy burrat janë arrestuar nga forcat speciale gjatë një bastisjeje në Jenin, në veri të Bregut Perëndimor, është thënë në deklaratën e ushtrisë. “Bashkë me dy terroristët, dy bashkëpunëtorë që u kanë ndihmuar terroristëve janë kapur po ashtu”, është thënë në deklaratë, duke shtuar se të katër personat janë transferuar për marrje në pyetje. Читать дальше...

Vonesat e asfaltimit prodhuan rrugë të dobëta 

Evropaelire.org 

Në shumë raste, ndërtimi i rrugëve në Kosovë është proces që stërzgjatet me vite dhe që në fund nuk i përafrohet projektit fillestar. Kjo gjetje rezulton në një raport të Zyrës Kombëtare të Auditimit, zyrë kjo që ka audituar 11 projekte rrugore në Prishtinë, Prizren, Ferizaj dhe Malishevë. Ndonëse ishte paraparë që rruga Llapqevë - Ujëvarat e Mirushës në Malishevë, të përfundonte brenda 120 ditësh, ajo rezulton se nuk ishte përfunduar as pas 1,339 ditësh. “Në lidhje me ndërtimin e rrugës Llapqevë ... Читать дальше...

Gjermanët organizojnë festë alternative të birrës

Evropaelire.org 

Oktoberfest, ndër festivalet më të njohura të birrës në botë, i cili organizohet në Mynih, është anuluar për të dytin vit me radhë për shkak të pandemisë së koronavirusit, mirëpo kjo gjë nuk ka penguar gjermanët që të organizojnë një ngjarje alternative. Më 18 shtator, njerëzit kanë nisur të mblidhen në Terisienvise, ku zakonisht nisin festimet, duke u veshur me kostume tradicionale dhe duke marrë me vete birra. Qyteti është duke shënuar festën e birrës në mënyra të ndryshme, ndonëse ato nuk... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Мария стала соперницей Азаренко на турнире WTA в Мадриде






Губернатор Игорь Руденя ответил на вопросы в прямом эфире телеканала «Россия 24» Тверь

Итоги муниципального этапа областного конкурса юных инспекторов «Безопасное колесо» подвели в Порхове

Бушманов – о дерби: «Скукотища, а не футбол»

"Фонтанка": в Петербурге пенсионер получил тяжелые травмы, упав с голубятни