Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Добавить новость

Новости за 08.09.2021

Digjet spitali për COVID-19 në Tetovë, konfirmohen 10 viktima

Evropaelire.org 

Së paku dhjetë persona kanë humbur jetën në Tetovë, si pasojë e zjarrit që ka përshirë spitalin modular për trajtimin e të sëmurëve me koronavirus, të mërkurën rreth orës 21:00. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, nuk e ka përjashtuar mundësinë që numri i të vdekurve të jetë më i lartë, por nuk ka dhënë detaje tjera, as për të plagosurit, e as për numrin e personave që gjendeshin në spital në kohën e shpërthimit të zjarrit. Zjarri besohet të jetë përhapur nga shpërthimi i bombolave të gazit apo oksigjenit. Читать дальше...

Vriten dy anëtarë të PDK-së në Pejë

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona kanë vdekur si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri në Komunën e Pejës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se rreth orës 20:20, Policia është njoftuar se në afërsi të Shkollës së Mesme Ekonomike “Ali Hadri” në Pejë, ka pasur të shtëna me armë zjarri. “Policia ka dalë në vend të ngjarjes dhe të lënduarit janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë. Pas... Читать дальше...

Olimpiada ndëshkon Korenë Veriore për mospjesëmarrje në Lojërat e Tokios

Evropaelire.org 

Autoritetet olimpike ndërkombëtare kanë pezulluar Korenë Veriore deri më 2022, për shkak të dështimit të Phenjanit për të dërguar ekipin në Lojërat Olimpike Verore që janë mbajtur muajin e kaluar në Tokio. Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, ka bërë të ditur këtë ndëshkim që, pezullon mbështetjen financiare dhe ia pamundëson Koresë Veriore pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Dimërore, të cilat mbahen vitin e ardhshëm në Pekin. “Komiteti Olimpik Kombëtar i Republikës Demokratike Popullore të Koresë... Читать дальше...

SHBA dhe partnerët: Legjitimiteti i Qeverisë së talibanëve duhet të fitohet

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë pas një takimi virtual me Gjermaninë dhe rreth 20 shtete tjera se, Qeveria e udhëhequr nga talibanët në Afganistan do të gjykohet nga veprimet dhe se legjitimiteti “duhet të fitohet”. Blinken është takuar me ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas, pasi ka arritur në bazën amerikane në Ramstein të Gjermanisë, e cila është duke u shfrytëzuar si strehë për mijëra persona të evakuuar nga Afganistani. Talibanët kontrollojnë Kabulin dhe gati gjithë... Читать дальше...

Qeveria e Sllovakisë kërkon falje për ligjet kundër hebrenjve

Evropaelire.org 

Qeveria e Sllovakisë ka kërkuar falje për legjislacionin e Luftës së Dytë Botërore që, u ka mohuar të drejtat hebrenjve në këtë shtet. Duke shënuar përvjetorin e 80-të të “Kodit të Hebrenjve”, të miratuar më 9 shtator të vitit 1941, Qeveria ka thënë përmes një deklarate se “ndjen obligim moral që të shprehë pikëllim për krimet e kryera nga regjimi i kaluar”. Kodi u ka parandaluar hebrenjve qasjen në edukim dhe ka autorizuar bartjen e pronave të tyre te pronarët që nuk kanë qenë hebrenj. Qeveria... Читать дальше...

Ghani thotë se iku nga talibanët "për ta shpëtuar Kabulin"

Evropaelire.org 

Presidenti afgan i përmbysur nga pushteti, Ashraf Ghani, ka folur publikisht për ikjen e tij të papritur nga Kabuli më 15 gusht, ndërkohë që luftëtarët talibanë kanë hyrë në kryeqytet. Duke thënë se “ia ka borxh një sqarim popullit afgan”, Ghani ka thënë përmes një postimi  në Twitter se nuk ka qenë kurrë qëllimi i tij që të braktisë njerëzit. Mirëpo ai ka thënë se “pasi talibanët kanë hyrë papritur në qytet”, zyrtarët e sigurisë në pallat i kanë kërkuar të largohet "sepse ka pasur rrezik që... Читать дальше...

S’ka para për Autostradën e Paqes

Evropaelire.org 

Ndërtimi i Autostradës Prishtinë-Merdar, që lidh Kosovën me Serbinë, pritet të nisë vitin e ardhshëm dhe jo gjatë këtij viti, siç ishte planifikuar, ka bërë të ditur ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu. Realizimin e këtij projekti e ka kërkuar Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës (OEAK) dhe Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK). Kjo autostradë, që njihet edhe si Autostrada e Paqes, është një nga projektet e përfshira në Marrëveshjen... Читать дальше...

Kurti: Çështja e të pagjeturve nuk mund të presë

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë të mërkurën se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ketë kapitull të ri dhe se çështja e të pagjeturve nuk mund të presë. “Nuk mund të presim për marrëveshje gjithëpërfshirëse, me njohje reciproke me Serbinë, kur janë në pyetje familjarët e 1,630 qytetarëve të Kosovës, të cilët janë të pikëlluar që nuk i kanë më të dashurit e tyre edhe 22 vjet më vonë”, ka thënë Kurti para gazetarëve, pas një vizite që ka bërë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. Читать дальше...



Maqedonia e Veriut shënon 30-vjetorin e pavarësisë

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut më 8 shtator feston dekadën e tretë si shtet i pavarur dhe sovran, pas shkëputjes nga ish-Federata Jugosllave. Maqedonia e Veriut shpalli pavarësinë pas organizimit të referendumit më 8 shtator në vitin 1991. Ky referendum ishte bojkotuar nga shqiptarët, pasi ata ishin të pakënaqur me pozitën e arritur në Kushtetutën e re të asaj kohe, ku ishte injoruar kërkesa e shqiptarëve për barabarësi. Shqiptarët “u kujdesën për stabilitetin e vendit” Hisni Shaqiri, deputet i përbërjes së parë parlamentare (të vitit 1990-1994)... Читать дальше...

Novavax nis testimin e vaksinës së kombinuar për COVID-19 dhe grip sezonal

Evropaelire.org 

Kompania për prodhim të vaksinave, Novavax ka thënë të mërkurën se ka nisur fazat e para të testimit të vaksinës së kombinuar kundër gripit sezonal dhe COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi. Testimi, që do të kryhet në Australi, do të përfshijë 640 persona të rritur e të shëndetshëm të moshave 50-70 vjeç, të cilët ose kanë qenë të infektuar me koronavirus, ose kanë marrë ndonjë vaksinë kundër këtij virusi tetë javë para studimit. Pjesëmarrësit do të marrin një dozë të kombinuar nga vaksina... Читать дальше...

Ëndrra për t’u bërë mësuese i mbeti në gjysmë

Evropaelire.org 

Edona Rama, 16 vjeçe, që i përket komunitetit ashkali, kur kishte nisur shkollën fillore rreth nëntë vjet më parë, kishte ëndërruar që të bëhej mësuese. Por, realiteti i vrazhdë për shkak të kushteve jo të mira ekonomike, me të cilat ballafaqohet familja e saj shtatëanëtarëshe, por edhe rrethanat sociale, kanë bërë që ajo të ndërpresë shkollimin dhe ëndrra e saj, të paktën tash për tash, mbetet e parealizueshme. Nga organizata Balkan Sunflowers Kosova thonë se rastet sikurse i Edona Ramës janë... Читать дальше...

Kosova regjistron 24 viktima dhe 1.029 raste me koronavirus

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të mërkurën janë regjistruar 24 viktima me koronavirus. Sipas Ministrisë, në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 1.029 persona të infektuar me këtë virus, pas testimit të 13.084 mostrave. Këto shifra nënkuptojnë se shtat për qind e personave të testuar kanë rezultuar pozitivë. Aktualisht 22.223 persona janë aktivë në koronavirus. Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 153.000 raste të infektimit. Читать дальше...

Danimarkë: Disa migrantë duhet të punojnë për të marrë përfitime nga shteti

Evropaelire.org 

Disa migrantëve në Danimarkë do t’iu kërkohet të punojnë 37 orë në javë në mënyrë që të marrin përfitime nga shteti. Kjo kërkesë do të vlejë për ata persona që jetojnë nga përfitimet e shtetit për tre apo katër vjet dhe nuk kanë mësuar sa duhet gjuhën daneze. Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, ka thënë se rregullat do të shënjestrojnë kryesisht gratë që nuk janë nga Perëndimi. Sipas Qeverise daneze, gjashtë nga 10 gra nga Lindja e Mesme, Afrika Veriore dhe Turqia, nuk punojnë. Danimarka... Читать дальше...

Bie numri i të hospitalizuarve nga COVID-19 në Kosovë

Evropaelire.org 

Autoritetet shëndetësore në Kosovës thanë të mërkurën (8 shtator) se ka filluar të bie numri i të hospitalizuarve me COVID-19. Sipas raportin ditor të  Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës thuhet se janë regjistruar 54 pacientë më pak të shtrirë në klinika. Të martën ishin raportuar 1.174 pacientë ndërsa të mërkurën ky numër është 1.120. “Prej tyre, 986 janë të konfirmuar me COVID-19, 957 janë me oksigjeno-terapi dhe 78 në kujdesin intensiv”, thuhet në njoftim. Situata epidemiologjike... Читать дальше...

Meksika goditet nga një tërmet prej 7 shkallësh

Evropaelire.org 

Së paku një person ka vdekur nga një tërmet i fuqishëm, në qytetin Akapulko të Meksikës. Banorët dhe turistët dolën në rrugë nga frika e shembjes së ndërtesave. (Përgatiti: Arben Hoti)

Fytyrat e grave zhduken nga rrugët e Kabulit

Evropaelire.org 

Prej kur talibanët rimorën pushtetin në Afganistan në mesin e muajit gusht, fytyrat e grave janë zhdukur egërsisht nga reklamat dhe nga muralet në kryeqytetin e vendit, teksa militantët islamikë po detyrojnë një mënyrë të re dhe të zymtë të jetës. (Përgatiti: Trim Haliti)

SHBA-ja dhe Rusia diskutojnë për programin bërthamor të Iranit

Evropaelire.org 

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë bisedime që në fokus do të kenë programin bërthamor të Teheranit. Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, tha se është planifikuar një takim me të dërguarin e posaçëm të SHBA -së për Iranin, Robert Malley. Diplomati rus i thash agjencisë së lajmeve Tass më 8 shtator se Moska dhe Uashingtoni kanë planifikuar konsultime "për një kohë mjaft të gjatë”. "Tani është e rëndësishme të mos bëhet asnjë gabim, pasi tashmë ka shumë probleme", tha diplomati. Читать дальше...

Vitia: Nuk pritet lehtësimi i masave kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se situata epidemiologjike në Kosovë është e brishtë, prandaj, bazuar në këtë situatë, nuk pret që masat kundër COVID-19 të lehtësohen pas datës 13 shtator, deri kur janë në fuqi masat e reja. Ai tha se për masat do të diskutohet gjatë takimit të së mërkurës të komitetit për menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19. “Nuk do të ketë lirim të masave në asnjë mënyrë derisa kemi një situatë të brishtë”, tha Vitia, gjatë një konference për media më 8 shtator, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës. Читать дальше...

Franca nis gjykimin për sulmet terroriste të vitit 2015

Evropaelire.org 

Një gjykim i përmasave të papara do të fillojë më 8 shtator në Francë kundër 20 personave të dyshuar për përfshirje në sulmet terroriste në Paris, gati gjashtë vjet më parë. Ky vlerësohet se do të jetë gjykimi më i madh në historinë e Francës. Sulmet në bare, restorante, një sallë koncertesh dhe stadiumin e futbollit jashtë kryeqytetit francez patën lënë të vrarë 130 njerëz dhe qindra të plagosur. “Kërcënimi terrorist në Francë është i lartë, veçanërisht në raste siç është gjykimi i sulmeve"... Читать дальше...

Новости России

Гастроэнтеролог Карпенко перечислил вредные для здоровья продукты


SHBA-ja në konsulta me aleatët për zhvillimet në Afganistan

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të zhvillojë të mërkurën në Gjermani bisedime me vendet aleate për situatën në Afganistan dhe pranimin e refugjatëve afganë.  Blinken do të takohet me ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas, para se ata të udhëheqin një takim online me 20 ministra të vendeve aleate për hapat që duhet të ndërmerren sa i takon zhvillimeve në Afganistan. Raportohet se Shtetet e Bashkuara do të kërkojnë që të rritet presioni ndërkombëtar ndaj talibanëve për të përmbushur... Читать дальше...

Nis takimi trepalësh në Bruksel

Evropaelire.org 

Në Bruksel ka nisur takimi ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të bllokut evropian për dialogun, Miroslav Lajçak. Këtij takimi i paraprin dy takime të ndara të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë me Lajçakun dhe ekipin e tij, që u zhvilluan më 7 shtator.  Takimi i 8 shtatorit po mbahet pavarësisht se palët një ditë më herët thanë se nuk kanë arritur pajtim as për rendin e ditës së takimit trepalësh.  Më 7 shtator, delegacioni i Kosovës, i udhëhequr nga zëvendëskryeministri... Читать дальше...

Sa e zvogëlon vaksinimi rrezikun e COVID-it të gjatë?  

Evropaelire.org 

Shumë njerëz që preken nga COVID-19 zakonisht shërohen brenda katër javësh, por disa kanë simptoma që vazhdojnë për javë dhe muaj të tërë pas infektimit fillestar – që quhet COVID-i i gjatë. COVID-i i gjatë mund të ndodhë edhe në rastet që nuk kanë pasur forma të rënda të sëmundjes. Hulumtuesit, studimi i të cilëve është publikuar edhe në revistën Lancet thanë se është e qartë se vaksinat shpëtojnë jetë dhe parandalojnë forma të rënda të sëmundjes, por ende duhet të bëhen hulumtime për të parë nëse... Читать дальше...

Austria, Çekia dhe Sllovakia kundër pranimit të refugjatëve afganë në BE

Evropaelire.org 

Janë tri vende evropiane që po mbajnë qëndrim të përbashkët për mospranimin e më shumë refugjatëve afganë në Bashkimin Evropian. Austria, Republika Çeke dhe Sllovakia nuk janë të pajtimit që blloku të hap dyert për afganët nëse do të ketë një fluks të njerzve që ikin nga vendi. Në fakt i gjithë blloku është i shqetësuar se mund të ketë një valë refugjatësh nga Afganistani. Kryeministri çek, Andrej Babis, tha më 7 shtator se afganët duhet të qëndrojnë në vendin e tyre ose vendet fqinje. "Nuk ka vend për ta në Evropë"... Читать дальше...

Biden do të shpallë strategji të re për luftimin e pandemisë

Evropaelire.org 

Administrata e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se tre të katërtat e të rriturve amerikanë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19. Të dhënat u bën publike pasi Shtëpia e Bardhë tha se presidenti amerikan, Joe Biden, më 9 shtator do të paraqesë një strategji me gjashtë prioritete për të kontrolluar pandeminë e koronavirusit. Strategjia do të shpallet në përpjekje për të luftuar variantin Delta, që është shumë më ngjitës, si dhe në kohën kur hapja e shkollave ka ngritur shqetësime për një përhapje më të shpejtë të virusit.

Kush është udhëheqësi suprem i talibanëve të Afganistanit?

Evropaelire.org 

Talibanët afganë emëruan një klerik të linjës së ashpër sunite si udhëheqës suprem të Afganistanit. Mawlawi Haibatullah Akhundzada, 55 vjeç, është edhe udhëheqës i grupit radikal fundamentalist. Ai e siguroi këtë pozitë në maj të vitit 2016, disa ditë pasi udhëheqësi i dytë i talibanëve, Mullah Akhtar Mohammad Mansur, u vra në një sulm të SHBA-së me dron, në jugperëndim të Pakistanit. “[Akhundzada] është një figurë fetare që zotëron respekt të jashtëzakonshëm për shkak të kredencialeve të tij fetare”... Читать дальше...

Moscow.media

Генеральный директор спорткомплекса Олимпийский Юрий Гурецкий умер в 49 лет из-за осложнений COVID-19






Персональные новости
Игорь Маковский

Максим Егоров и Игорь Маковский обсудили перспективы развития электросетевого комплекса Тамбовского региона



Russian.city


Частные объявления


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
ATP

Карацев – второй россиянин в 1/4 финала турнира ATP в Москве






МИД России заявил о существовании НАТО по схемам холодной войны

В США от продолжительной болезни умер российский миллиардер Гапонцев

Почти 60% россиян проведут большую часть выходных с 30 октября по 7 ноября дома

Магомед Исмаилов дал прогноз на бой Фёдор Емельяненко — Тимоти Джонсон