ru24.net
World News in Albanian
Сентябрь
2021

Новости за 21.09.2021

Kryeministri taliban takon disa përfaqësues të huaj

Evropaelire.org 

Kreu i Qeverisë së udhëhequr nga talibanët në Afganistan, Mullah Muhammad Hassan Akhund, takoi në Kabul përfaqësues të Rusisë, Kinës dhe Pakistanit, tha të martën zyrtari taliban, Ahmadullah Muttaqi. Në një postim në Twitter, ai shkarkoi edhe një fotografi që supozohet se tregon të dërguarin rus në Afganistan, Zamir Kabulov, përfaqësuesin e posaçëm të Pakistanit në Afganistan, Mohammad Sadiq Khan, dhe të dërguarin e posaçëm të Kinës në Afganistan, Yue Xiaoyong. Muttaqi tha se në takim morën pjesë edhe ministri taliban i Punëve të Jashtme... Читать дальше...

Agjencitë e OKB-së duan qasje te migrantët në kufirin e BE-së

Evropaelire.org 

Dy agjenci të Kombeve të Bashkuara kërkuan qasje te azilkërkuesit e bllokuar në kufirin e Bjellorusisë me Poloninë dhe Lituaninë, pasi katër migrantë në atë zonë u gjetën të vdekur. Organizata Ndërkombëtare për Migracionin dhe Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë u bënë thirrje qeverive të përfshira që të respektojnë të drejtat e njeriut dhe ligjin ndërkombëtar derisa përpiqen t’i ndalojnë kalimet e paligjshme nga Bjellorusia në Bashkimin Evropian. Përmes një deklarate të përbashkët... Читать дальше...

Navalny akuzon Kremlinin për vjedhje të zgjedhjeve

Evropaelire.org 

Udhëheqësi i burgosur i opozitës në Rusi, Aleksei Navalny, tha se Kremlini ka përdorur “frikësimin dhe shtypjen” për të vjedhur zgjedhjet parlamentare në Rusi. Rezultatet e zgjedhjeve nxorën fituese partinë në pushtet, Rusia e Bashkuar. “Një rezultat i rremë është ndezur në tabelën e rezultateve. Vëzhguesit tanë u tërhoqën nga qendrat e votimit. Frikësimi dhe shtypja kanë lënë shumë njerëz pa vullnet. Njerëzit, thjesht, kanë frikë të dalin në rrugë”, tha Navalny përmes një postimi në Instagram. Читать дальше...

Politikat e reciprocitetit dhe rruga drejt pragut të konfliktit 

Evropaelire.org 

Në qoftë se nuk do të ketë një marrëveshje tjetër ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë dhe vendimi i Qeverisë së Kosovës për masë reciprociteti për targat e veturave të regjistruara në Serbi do të mbetet në fuqi, atëherë qytetarëve që kanë vetura me targa të tilla nuk u mbetet tjetër përveç se ta respektojnë këtë masë, thonë disa qytetarë serbë të Kosovës.  Autoritetet në Kosovë më 20 shtator nisën aplikimin e masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia. Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës... Читать дальше...

Pakistani: Ndalimi i shkollimit të vajzave s’ka të bëjë me fenë

Evropaelire.org 

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, tha se ndalimi i shkollimit të vajzave në Afganistanin fqinj do të ishte një gjë joislamike. Duke folur në një intervistë për BBC-në, Khan parashtroi kushtet që do të duhej të plotësoheshin, në mënyrë që Pakistani ta njohë zyrtarisht Qeverinë e re talibane të Afganistanit. Ai kërkoi nga udhëheqja e re që të jetë gjithëpërfshirëse dhe t’i respektojë të drejtat e njeriut. Ai po ashtu tha se Afganistani nuk duhet të përdoret si strehë për terroristët që mund të kërcënojnë sigurinë e Pakistanit. Читать дальше...

Biden: Bota përballet me dekadë vendimtare

Evropaelire.org 

Në fjalimin e tij të parë në Kombet e Bashkuara, presidenti amerikan, Joe Biden, u zotua për bashkëpunim me aleatët gjatë, siç tha, “një dekade vendimtare për botën tonë”. Garancitë e tij vijnë në kohën e tensioneve për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Afganistani dhe të një grindjeje të madhe diplomatike rreth një marrëveshjeje të re të sigurisë midis SHBA-së, Britanisë dhe Australisë. “Unë besoj se ne duhet të punojmë së bashku si kurrë më parë”, tha Biden para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Читать дальше...

Kosova ende në dilemë për kyçjen në gazsjellësin TAP

Evropaelire.org 

Përfaqësues të shoqërisë civile dhe disa parti opozitare i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të pranojë investimin amerikan për ndërtimin e infrastrukturës së gazit natyror.  Kosova, sipas tyre, ka nevojë për rritje të diversitetit të burimeve të energjisë elektrike dhe investimi në infrastrukturën e gazit duhet të fillojë sa më shpejt.  Projekti për zhvillimin e sektorit të gazit natyror po vazhdon të diskutohet mes Qeverisë së Kosovës dhe Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit të Qeverisë së SHBA-së (MCC). Читать дальше...

Lugina e Preshevës vrapon pas targave të përkohshme

Evropaelire.org 

Dhjetëra qytetarë të Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës, të martën kanë pritur në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Prishtinë për t’u pajisur me targa të përkohshme të Kosovës.



Polemika rreth regjistrimit të diasporës së Maqedonisë e Veriut

Evropaelire.org 

Diaspora nuk do të përfshihet në regjistrin e popullsisë rezidente, por në një grafë të posaçme ku do të qëndrojnë të gjithë shtetasit të cilët për më shumë se një vit jetojnë apo punojnë jashtë vendit. Kjo është bërë e ditur nga kryeministri maqedonas, Zoran Zaev në një debat televiziv ku ka folur edhe për regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut, që ka nisur më 5 shtator dhe do të përfundojë më 30 shtator. “Të gjitha ata janë qytetarë tanë, pavarësisht nëse jetojmë brenda apo jashtë vendit. Читать дальше...

Edhe një rus akuzohet për helmimin e Skripalit

Evropaelire.org 

Policia britanike konfirmoi akuzat kundër një personi të tretë, në rastin e helmimit të ish-agjentit rus, Sergei Skripal. Policia tha se janë mbledhur prova të mjaftueshme kundër një personi të njohur si Sergei Fedotov, për ta akuzuar atë për komplot për të kryer vrasje dhe vrasje në tentativë, si dhe për posedim dhe përdorim të armëve kimike dhe shkaktim të lëndimeve të rënda trupore. “Hetimet e policisë kanë zbuluar prova që tregojnë se ‘Sergey Fedotov’ është një pseudonim për ‘Denis Sergeev’... Читать дальше...

Lajçak bën thirrje për shtensionim të situatës në veri

Evropaelire.org 

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, shprehu shqetësim për situatën në veri të Kosovës, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të vendosur masa reciprociteti për automjetet e Serbisë. “Jam i shqetësuar dhe bëj thirrje për shtensionim urgjent. Është e rëndësishme të ulen tensionet, të rikthehet atmosfera paqësore dhe të lejohet liria e lëvizjes”, shkroi Lajçak në Twitter.   Ai tha se i ka njoftuar ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së për... Читать дальше...

Jarinja dhe Bërnjaku në ditën e dytë të bllokimit

Evropaelire.org 

Rruga që të çon për në pikën kufitare në Jarinjë mes Kosovës dhe Serbisë, është e bllokuar tash e dy ditë. Bllokada disa kilometërshe me automjete u bë në shenjë pakënaqësie për vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet lidhur me targat. E bllokuar është edhe rruga për në pikën kufitare Bërnjak.

Shtatë viktima dhe mbi 170 raste me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Shtatë viktima nga koronavirusi u konfirmuan të martën në Kosovë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Në raportin e saj ditor bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 173 raste të të infektuarve. Rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 5,095 mostrave. Bazuar në testet e kryera i bie që pozitiviteti i rasteve të jetë 3.39 për qind. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 1,434 pacientë nga koronavirusi. Aktualisht, raste aktive janë 7,635. Читать дальше...

Kurti për targat: Ose i mbajnë të dyja shtetet, ose i heqin

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se vendimi për reciprocitet ndaj Serbisë, sa u përket targave të automjeteve, nuk është provokim e as diskriminim ndaj askujt. Kurti priti të martën në takim ambasadorët e vendeve të Quint-it, përkatësisht SHBA-së, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë, si dhe shefin e misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë. “Te ky reciprocitet i targave të përkohshme për vetura, ose Kosova dhe Serbia kanë të dyja të drejtë, ose e kanë të dyja gabim. Pra, ose do t’i mbajnë ato lloje targash të dyja shtetet... Читать дальше...

Fituesit, humbësit dhe të shtypurit e zgjedhjeve ruse

Evropaelire.org 

Partia qeverisëse, Rusia e Bashkuar, ka marrë më pak vota se katër vjet më parë, por megjithatë arriti të mbajë shumicën e saj kushtetuese në dhomën e ulët të Parlamentit të Rusisë. Zgjedhjet në Rusi u shoqëruan me akuza për parregullsi në votime dhe manipulime të votave. "Një nga zgjedhjet më të ndyra në historinë ruse”, i quajti një organizatë e pavarur monitoruese, Golos. Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara dënuan klimën e "frikësimit" në prag të votimit. Zgjedhjet... Читать дальше...

Talibanët zgjerojnë kabinetin afgan - pa gra

Evropaelire.org 

Qeveria e udhëhequr nga talibanët, ka zgjeruar kabinetin fillestar, duke prezantuar një listë me zëvëndësministra burra, pavarësisht kritikave ndërkombëtare se veprimet e grupit islamist të linjës së ashpër, nuk kanë përmbushur zotimet për përfshirje të grave në pushtet. Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, e ka prezantuar të martën listën e zëvëndësministrave, duke thënë se aty përfshihen edhe minoritete etnike. Ai ka thënë se gratë mund të shtohen në të ardhmen, mirëpo kjo deklaratë... Читать дальше...

Vuçiq: Serbia kërkon tërheqjen e trupave “që pushtuan” veriun e Kosovës  

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të martën se Kosova duhet të ndryshojë vendimet e saja “të këqija” ose në të kundërtën, shteti i tij do të ndërmarrë masa, pa specifikuar se për çfarë masash bëhet fjalë. "Ne duam t’i ofrojmë kohë shtesë Prishtinës për të ndryshuar vendimet e tyre të këqija. Nëse jo, ne do të marrim masa", tha Vuçiq pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Serbisë, që u thirr për shkak të masës së reciprocitetit për targat, të vënë nga Qeveria e Kosovës. Presidenti Vuçiq... Читать дальше...

Gjykata Evropiane: Rusia është përgjegjëse për vrasjen e Litvinenkos

Evropaelire.org 

Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut ka lëshuar një vendim që përcakton se Rusia ka qenë përgjegjëse për vrasjen e ish-zyrtarit rus të sigurisë, Aleksandr Litvinenko më 2006. Ai ka vdekur në Londër pasi është helmuar me izotopin e rrallë radioaktiv, Polonium 210. “Rusia ka qenë përgjegjëse për vrasjen e Aleksandr Litvinenkos në Mbretëri të Bashkuar”, ka thënë gjykata në vendimin e saj. Rusia e ka refuzuar gjithmonë përfshirjen në vdekjen e Litvinenkos. Litvinenko, 43-vjeçar, kritik i hapur i presidentit rus... Читать дальше...

Pika kufitare në Jarinjë vazhdon të jetë e bllokuar nga serbët

Evropaelire.org 

Qytetarë serbë kanë qëndruar në natën mes 20 dhe 21 shtatorit afër pikës kufitare në Jarinjë, që lidh Kosovën dhe Serbinë. Ata kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste për reciprocitetin për targat me Serbinë, të vendosur nga Qeveria e Kosovës. Ekipi i Radios Evropa e Lirë ka qëndruar gjatë natës në këtë pikë kufitare dhe përcolli nga afër protestën e qytetarëve serbë.

Новости России
Москва

«А потом мир погас». Жертва молнии рассказал о боли, которую едва пережил


India konfiskon gati tre tonë të heroinës afgane

Evropaelire.org 

Zyrtarë indianë kundër kontrabandës, kanë konfiskuar gati tre tonë të heroinës – që është raportuar të jetë në vlerë të 2.7 miliardë dollarëve – në portin e shtetit Gujarat. Testimet forenzike janë ende duke u kryer për të vërtetuar vlerën e saktë të drogës së konfiskuar, kanë thënë zyrtarët për transmetuesin britanik, BBC. Dy persona janë arrestuar dhe shumë të tjerë janë duke u hetuar, është thënë në deklaratë. Dërgesa është nisur nga Afganistani, ku është deklaruar me përmbajtje të gurëve mineralë. Читать дальше...

Trudeau fiton zgjedhjet në Kanada, por jo edhe shumicën

Evropaelire.org 

Kanadezët ia kanë siguruar një tjetër fitore Partisë Liberale të kryeministrit, Justin Trudeau në zgjedhjet parlamentare të së hënës, mirëpo synimi i tij për të fituar shumicën e ulëseve nuk është arritur dhe rezultati ka qenë pasqyrim i shifrave të dy vjetëve më parë. Liberalët kanë ftuar më së shumti ulëse, përkatësisht 156. Konservatorët kanë fituar 121 ulëse, njëjtë sikurse më 2019. Të majtit, Demokratët e Rinj, kanë fituar 27 ulëse, Bloc Québécois ka fituar 32 ulëse dhe Partia e Gjelbër, dy të tilla. Читать дальше...

Gërvalla: Tensioni i shkaktuar duhet të shihet si veprim i njëanshëm i Serbisë

Evropaelire.org 

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, i ka thënë homologut të saj slloven, Anže Logar, se vendimi i Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë për targat e makinave, është në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar nga të dyja vendet në Bruksel. Sipas saj, tensioni i shkaktuar duhet të shihet si veprim i njëanshëm i Serbisë. Ajo ka zhvilluar këtë diskutim me zyrtarin slloven në kundër të vizitës së saj në Nju Jork, për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Читать дальше...

BE mbështet Francën në mospajtimet për paktin Aukus

Evropaelire.org 

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian janë solidarizuar me Francën, për shkak të vendimit të Australisë që të heqë dorë nga marrëveshja për blerjen e nëndetëseve elektrike franceze, dhe të arrijë marrëveshje të re me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë për nëndetëse me kapacitet bërthamor. Ky njoftim “ka qenë në kundërshtim me thirrjet për bashkëpunim më të madh me Bashkimin Evropian në Indo-Paqësor”, ka thënë shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell më 20 shtator, pasi është takuar me ministra të BE-së... Читать дальше...

India rinis eksportimin e vaksinave kundër COVID-19 në tetor

Evropaelire.org 

India do të rinisë eksportimin e vaksinave kundër koronavirusit në muajin tetor, pas bllokadave që ka vënë gjatë një vale të brendshme të këtij virusi në muajin prill. Ky vend po ashtu do të bëjë donacione të vaksinave të tepërta. Ministri i Shëndetësisë, Mansukh Mandaviya, ka thënë se vaksinimi i indianëve do të mbetet prioritet kyç i Qeverisë, derisa donacionet me vaksina do të jenë pjesë e “përkushtimit të Indisë që bota ta luftojë bashkërisht COVID-19”. India, prodhuesja më e madhe e vaksinave në botë... Читать дальше...

Vazhdon bllokimi i rrugës afër pikës kufitare në Jarinjë

Evropaelire.org 

Mëngjesi i së martës e ka gjetur të bllokuar rrugën në pikën kufitare në Jarinjë. Forcat e Policisë së Kosovës kanë qëndruar në gatishmëri gjatë gjithë natës, pas protestave lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës, për masë reciprociteti për targat e veturave të regjistruara në Serbi, që hyjnë në Kosovë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë më 20 shtator nga Kuvendi i Kosovës, se ky vendim nuk është marrë me dëshirë të Kosovës, por është imponuar nga “pala tjetër”. Por, qytetarët... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Андреева победила Подороску на старте турнира WTA в Руане






Гаджиев сообщил, что бой между Исмаиловым и Минеевым по правилам бокса состоится 18 июля

В Подмосковье состоялось заседание общественного совета при Главгосстройнадзоре

Строительство является локомотивом экономики Крыма

Студентов Поморья приглашают на всероссийское соревнование по информационным технологиям