ru24.net
World News in Albanian
Сентябрь
2021

Новости за 25.09.2021

Osmani ndërpret vizitën në SHBA për shkak të zhvillimeve në veri

Evropaelire.org 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndërprerë vizitën në Shtetet e Bashkuara dhe është nisur drejt Kosovës. Ndërprerja e vizitës është bërë për shkak të zhvillimeve në veri të Kosovës, bëri të ditur Presidenca e Kosovës. Të shtunën, më 25 shtator, Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok është djegur, ndërsa është sulmuar edhe Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan. Sipas hetimeve preliminare, autoritetet thanë se aty janë hedhur dy bomba dore, por të cilat “nuk kanë eksploduar”. Që prej 20 shtatorit... Читать дальше...

Krasniqi: Qeveria të marrë masa për të siguruar policinë

Evropaelire.org 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se qeveria duhet të marrë masa për të siguruar jetën e pjesëtareve të Policisë së Kosovës si dhe të gjithë qytetareve në veri të Kosovës. “Në përgjegjësinë e qeverisjes, gjithmonë është e udhës që për vendime të rëndësishme, të ketë koordinim dhe strategji të qëndrueshme. Por, vendimet legjitime të institucioneve të Kosovës, janë vendime sovrane të shtetit të Kosovës, të cilat nuk mund të bllokohen, e mbi të cilat nuk mund të instruktohet kërcenim mbi shtetin tonë”... Читать дальше...

Skepticizëm ndaj Ligjit për origjinën e pasurisë

Evropaelire.org 

Drafti-ligji për origjinën e pasurisë, me të cilin parashikohet konfiskimi i pronës së arritur në mënyrë të paligjshme, do të ulë praninë e korrupsionit në mesin e zyrtarëve, por edhe të qytetarëve, thonë nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut. Drafti i cili ende është në diskutim publik, parashikon sekuestrimin e pronës në vlerë prej më shumë se 30 mijë euro, nëse nuk ka prova sesi është arritur. Nga Komisioni Antikorrupsion madje kërkojnë të konfiskohet... Читать дальше...

Haradinaj i ofron mbështetje qeverisë për situatën në veri

Evropaelire.org 

Kreu i partisë opozitare, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka ofruar mbështetje Qeverisë dhe Policisë së Kosovës për situatën në veri, duke thënë se ajo që po ndodh në këtë pjesë të vendit është “e papranueshme”. “Provokimet e serbëve në veri janë të projektuara në Beograd dhe në Moskë, e Prishtina, duke mos rënë pre e këtyre provokimeve, duhet të jetë e vendosur në mbrojtje të qenësisë së saj”, tha Haradinaj. Ai shtoi se Brukseli duhet të ndërhyjë dhe të kërkojë nga Serbia... Читать дальше...

Abdixhiku: Situata në veri kërkon unitet

Evropaelire.org 

Kreu i partisë opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se situata në veri të Kosovës kërkon unitet të plotë. Ai tha se LDK-ja është e gatshme që ta ndihmojë Qeverinë e Kosovës për situatën e krijuar në veri, pas vendosjes së masës së reciprocitetit për targat me Serbinë. “Gjendja e tensionuar në Veri kërkon unitet të plotë, prandaj propozoj që kryeministri të mbledhë spektrin politik në vend, të ftojë partitë parlamentare në takim - pozitë e opozitë pa dallim, në mënyrë që të shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet tona... Читать дальше...

Osmani: Serbia, burimi kryesor i destabilizimit në rajon

Evropaelire.org 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se dy sulmet e së shtunës në Zubin Potok dhe Zveçan, dëshmojnë se Serbia është “burimi kryesor i destabilizimit në rajon”. Ajo i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mos injorojë, atë që ajo e cilësoi si tendencë të Rusisë dhe Serbisë për destabilizimin e rajonit dhe më gjerë. “Bashkësia ndërkombëtare nuk duhet ta injorojë atë që shihet qartë - tendencën ruso-serbe që nëpërmjet destabilizimit të rajonit tonë, ta dëmtojë edhe vetë Bashkimin Evropian dhe NATO-n, si bashkim e sistem vlerash. Читать дальше...

Beteja e Kosovës për ta kontrolluar veriun  

Evropaelire.org 

Që nga viti 2008 kur Kosova ka shpallur pavarësinë, Prishtina ka ndërmarrë disa aksione në përpjekje për të vënë nën kontroll të plotë veriun e vendit. Disa nga këto përpjekje kanë përfunduar me vrasje. Iniciativa e fundit e Qeverisë së Kosovës, për ta zbatuar një reciprocitet për targat e Serbisë, ka bërë që qindra serbë lokalë të bllokojnë rrugët që shpijnë në vendkalimet në Bërnjak dhe Jarinjë. Ashtu sikur edhe Beogradi, shumë serbë në këtë pjesë nuk njohin pavarësinë e Kosovës dhe kundërshtojnë... Читать дальше...

Kosova regjistron edhe tetë viktima nga COVID-19

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të shtunën më 25 shtator se tetë persona kanë vdekur nga koronavirusi, ndërkaq janë regjistruar edhe 88  raste të reja me këtë virus. Rastet e reja dalin pas testimit të 4,704 mostrave, që i bie që  1.87 për qind e të testuarve kanë dalë pozitiv. Në 24 orëshin paraprak po ashtu janë shëruar 654 pacientë, ndërkaq raste aktive janë  4,800. Ndërkaq, sa i përket vaksinimit, në 24 orëshin paraprak janë administruar 15,718 doza të vaksinës. Që prej fundit të marsit... Читать дальше...



Përpjekjet e Prishtinës për ta kontrolluar veriun

Evropaelire.org 

Që nga viti 2008 kur Kosova ka shpallur pavarësinë, Prishtina ka ndërmarrë disa aksione në përpjekje për ta vënë nën kontroll të plotë veriun e vendit. Disa nga këto përpjekje kanë përfunduar me vrasje.

Sulm me bombë mbi një konvoj të talibanëve

Evropaelire.org 

Të paktën një person është vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi në provincën Nangarhar të Afganistanit, që goditi një konvoj të talibanëve më 25 shtator, thanë zyrtarët lokalë. Shpërthimi ndodhi në Jalalabad, në kryeqytetin e provincës lindore, Nangarhar, tha për DPA-në, një zëdhënës i talibanëve në këtë provincë, duke mos dhënë më shumë detaje. Një burim në spitalin rajonal në Nangarhar tha se një luftëtar taliban është vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur, përfshirë edhe katër civilë... Читать дальше...

Kurti: Serbia po provokon konflikt serioz ndërkombëtar

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se hetimet preliminare tregojnë që djegia e ndërtesës së Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok dhe ajo e Regjistrimit Civil në Zveçan, nuk ishin aksidentale, por e qëllimshme. Kurti ka akuzuar Serbinë se me veprime të tilla, po provokon konflikt serioz ndërkombëtar. “Individë ose grupe të cilave sundimi i ligjit dhe rendi e siguria publike ua rrezikon aktivitetin kriminal po e sulmojnë shtetin tonë dhe po e cenojnë paqen. Qartazi ata po i nxit e mbështet Serbia... Читать дальше...

Kosova "e përkushtuar për investime në burime të ripërtërishme të energjisë"

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se qeveria që ai udhëheqë është e përkushtuar që të investojë në burime të ripërtërishme për furnizim me energji elektrike. Në një forum socio-ekologjik në Shkup, ai tha se janë duke u bërë studime për të parë potencialin e Kosovës sa i përket prodhimit të energjisë përmes paneleve diellore dhe përmes erës. “Kosova furnizohet energjinë elektrike, kryesisht nga qymyri, me burime të kufizuara të erës dhe hidrocentraleve. Hidro-energjia nuk është treguar... Читать дальше...

Escobar: Kosova dhe Serbia të përqendrohen në dialog

Evropaelire.org 

*Kjo intervistë fillimisht është publikuar në Zërin e Amerikës Zëvendësndihmës sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar thotë se përparësia kryesore në këtë detyrë do të jetë integrimi më i shpejtë i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Në një intervistë gjithëpërfshirëse për shefin e Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës, Arben Xhixho, zoti Escobar, i emëruar rishtazi në këtë detyrë, ndalet në tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, dialogut mes tyre... Читать дальше...

Sulmohen qendrat e regjistrimit në veri

Evropaelire.org 

Autoritetet në Kosovë kanë konfirmuar të shtunën, më 25 shtator, se kanë ndodhur dy sulme në komunat veriore, Zveçan dhe Zubin Potok. Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok është djegur, ndërsa është sulmuar edhe Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan. Sipas hetimeve preliminare aty janë hedhur dy bomba dore, por të cilat “nuk kanë eksploduar”. Këto incidente, sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ishin të qëllimshme. “Individë ose grupe të cilave sundimi i ligjit dhe rendi... Читать дальше...

Pse shumë amerikanë hezitojnë të vaksinohen?

Evropaelire.org 

Ekspertët e shëndetit po u bëjnë thirrje më shumë qytetarëve amerikanë që të vaksinohen kundër koronavirusit, pasi është vlerësuar se më shumë njerëz në Shtetet e Bashkuara kanë vdekur tashmë nga COVID-19 sesa nga gripi spanjoll, mbi një shekull më parë. Edhe pse shumica e njerëzve që vdesin nuk janë të vaksinuar plotësisht, 36 për qind e popullsisë amerikane mbetet e pavaksinuar. (Përgatitën: Valona Tela dhe Lendi Susuri)

Kina liron dy kanadezë pas marrëveshjes me SHBA-në për shefen e Huaweit

Evropaelire.org 

Dy kanadezë, që po mbaheshin në Kinë nën akuza të spiunazhit, janë liruar dhe janë nisur drejt Kanadasë, njoftoi kryeministri Justin Trudeau. Ish-diplomati Michael Kovrig dhe biznesmeni Michael Spavor “janë larguar nga hapësira ajrore kineze dhe janë nisur drejt shtëpisë”, tha kryeministri kanadez, Trudeau. Njoftimi për lirimin e dy kanadezëve erdhi disa orë pasi kompania kineze e komunikimeve, Huawei arriti marrëveshje me prokurorët e Shteteve të Bashkuara, duke i dhënë fund një beteje ligjore dhe politike gati trevjeçare... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

WTA отреагировала на битву Елены Рыбакиной с топовой теннисисткой за полуфинал турнира в Майами






Кредитные мошенники не смогли оформить взятку на владимирского полицейского

Из стратосферы на парашюте на Северный полюс.

В Твери перекроют парковку на нескольких улицах

Юношеский чемпионат по созданию автомоделей на водородном топливе состоится в столице