ru24.net
World News in Albanian
Сентябрь
2021

Новости за 17.09.2021

Këshilli i Sigurimit i OKB-së rinovon mandatin e misionit në Afganistan për gjashtë muaj

Evropaelire.org 

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, votoi njëzëri më 17 shtator, për të rinovuar mandatin e misionit të tij politik në Afganistan edhe për gjashtë muaj të tjerë, pas marrjes nën kontroll të vendit nga ana e talibanëve në gusht. Këshilli i përbërë prej 15 anëtarësh, i kërkoi Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, të raportonte deri në fund të janarit të ardhshëm, për “rekomandimet strategjike dhe operacionale për mandatin” e misionit politik të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Afganistan, i njohur si UNAMA. Читать дальше...

Escobar: Të arrihet kompromis për të pagjeturit

Evropaelire.org 

Zëvendësndihmës Sekretari për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se Shtetet e Bashkuara kanë besim që i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak do të arrijë synimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e që, sipas tij, është “arritja e një zgjidhjeje" ndërmjet dy shteteve. Escobar, që njëherësh është i dërguari i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, tha se çështjet, që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme është ajo e personave të pagjetur. Читать дальше...

Franca vaksinon mbi 50 milionë qytetarë

Evropaelire.org 

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka njoftuar se numri i qytetarëve që kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19 ka kaluar mbi 50 milionë. Këtë shifër qeveria franceze kishte synuar ta mbërrinte në fund të muajit gusht. Në një video të postuar në rrjetet sociale, Macron tha se "vaksina shpëton jetë, kurse virusi vret, është kaq e thjeshtë". Pas një fillimi të ngadaltë, Franca tani ka një nga nivelet më të larta të vaksinimit në botë. Rreth 3,000 punonjës shëndetësorë në Francë u pezulluan nga puna... Читать дальше...

SHBA-ja emëron Palmerin mbikëqyrës të reformës zgjedhore në Bosnje

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara e kanë emëruar ish të dërguarin për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer, si person përgjegjës për të mbikëqyrur programin e reformës zgjedhore në Bosnje e Hercegovinë, një vendim ky, që Uashingtoni thotë se është shenjë e përkushtimit të tij në rajon. Gabriel Escobar, që më herët gjatë këtij muaji është emëruar Zëvendësndihmës Sekretar për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 17 shtator se Palmeri do të jetë njeriu kryesor i SHBA-së për këtë temë. Читать дальше...

Shefi i OKB-së paralajmëron ‘katastrofën’ klimatike

Evropaelire.org 

Shefi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka paralajmëruar të premten emetimet globale po e vendosin botën në një rrugë “katastrofike” drejt një ngrohjeje prej 2.7 gradë Celsius, derisa presidenti amerikan Joe Biden i bëri thirrje botës që të japin maksimumin në samitin e OKB-së mbi ndryshimet klimatike që pritet të mbahet në nëntor. Guterres i bëri këto komente pasi një raport i OKB-së i muajit të kaluar, njoftoi se nuk po përmbushet marrëveshja e Parisit për klimën... Читать дальше...

Investimi në patundshmëri pa ndikim afatgjatë në ekonomi   

Evropaelire.org 

Nga 230 milionë euro investime të huaja direkte në Kosovë brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti, 142 milionë kanë shkuar në sektorin e patundshmërisë.  Ky investim, nga përfaqësues të organizatave ekonomike, po konsiderohet pa afekt të madh në ekonomi.  Vëllimi i lartë i investimeve të huaja në sektorin e patundshmërisë kryesisht i atribuohet diasporës së Kosovës, e cila investon shuma të mëdha në ndërtimin e shtëpive dhe në blerjen e apartamenteve.  Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës... Читать дальше...

Blinken bën thirrje që më shumë vende arabe ta njohin Izraelin

Evropaelire.org 

Sekretari i Shtetit në SHBA, Antony Blinken bëri thirrje që më shumë vende arabe ta njohin Izraelin. Ai zhvilloi një bisedë me katër homologë të tij, atë të Izraelit dhe tri vendeve arabe, të cilat vitin e kaluar arritën marrëveshje normalizimi të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara. "Ne do të nxisim më shumë vende të ndjekin shembullin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahreinit dhe Marokut. Ne kemi si synim të zgjerojmë rrethin e diplomacisë paqësore", tha Blinken në një takim virtual. Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini... Читать дальше...

Lajçak: Nuk ka pasur diskutime specifike për arkivat

Evropaelire.org 

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka përfunduar vizitën dyditëshe në Kosovë gjatë së cilës ka diskutuar me autoritetet në Prishtinë për çështjen e vazhdimit të dialogut me Serbinë dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani në kuadër të dialogut.  Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se dialogu me Serbinë nuk duhet të prekë rendin kushtetues dhe territorin e Kosovës. Ajo këto komente i bëri të premten (17 shtator) gjatë një... Читать дальше...



Prokuroria heton furnizimet publike për spitalin e përkohshëm në Tetovë

Evropaelire.org 

Një javë pas zjarrit në spitalin COVID në Tetovë, që la të vdekur 14 persona, organet gjyqësore kanë nisur me hetimin e rastit, por ende pa epilog konkret apo pista të dyshimta mbi këtë fatkeqësi ku pësuan persona të sëmurë me koronavirus. Prokuroria Publike për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, të enjten, më 16 shtator, ka pranuar dokumentacionin që ka të bëjë me furnizimet publike për ndërtimin e spitalit të përkohshëm, që pritet të zbulojë të dhëna nëse janë respektuar procedurat dhe standardet ndërtuese... Читать дальше...

Kosovë: 19 viktima dhe mbi 12 mijë raste aktive me COVID-19

Evropaelire.org 

Të premten (17 shtator) në Kosovë janë regjistruar edhe 19 viktima të reja nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve, që nga marsi i vitit të kaluar, në 2,878. Sipas raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 279 raste të reja të të infektuarve me koronavirus bazuar në 6,079 mostra të testuara. Bazuar në 6,079 testet e kryera i bie që pozitiviteti i rasteve të jetë 4.5 për qind. Ministria... Читать дальше...

Sllovenët duhet të vaksinohen ose largohen nga puna

Evropaelire.org 

Qeveria sllovene njoftoi se punëtorët e sektorit publik duhet të vaksinohen ose të kenë kaluar sëmundjen COVID-19 në mënyrë që të vazhdojnë punën. Masa është vendosur në përpjekje për të rritur shkallën e vaksinimit. Vendimi do të zbatohet nga data 1 tetor dhe do të prekë rreth 31 mijë njerëz, përfshirë nëpunësit civilë, policët dhe ushtarët. “Ata mund të humbasin punën nëse refuzojnë të vaksinohen dhe detyra e tyre nuk i lejon ata të punojnë nga shtëpia”, tha Qeveria në njoftim. Ministri i Administratës Publike... Читать дальше...

Kurti: Nuk ka datë për takimin me Vuçiqin 

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ende nuk është caktuar ndonjë datë se kur ai do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.  Në një konferencë për media në Prishtinë, më 17 shtator, Kurti deklaroi se me Vuçiqin do të takohet më 6 tetor në samitin e Sllovenisë, midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, ndërkaq tregoi se për cilat tema nuk ka diskutuar me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili po viziton Kosovën. Читать дальше...

Kosova në bisedime me MCC-në për ndërtimin e gazsjellësit

Evropaelire.org 

Kosova po shqyrton mundësinë e ndërtimit të infrastrukturës së gazit dhe të një termocentrali, tha të premten ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Gjatë një konference për media në Prishtinë, Rizvanolli tha se për këtë temë, deri më tash, janë zhvilluar pesë takime të nivelit politik me ekspertët e Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit të Qeverisë së SHBA-së (MCC) dhe shumë punëtori të tjera. Sipas Rizvanollit, MCC-ja veç e ka bërë një studim para-fizibiliteti dhe po realizon studimin e fizibilitetit. Читать дальше...

Arsimi i lartë publik në Kosovë bëhet pa pagesë

Evropaelire.org 

Arsimi i lartë publik në Kosovë do të jetë pa pagesë, nisur nga 1 tetori i këtij viti. Duke shpallur vendimin e Qeverisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti sqaroi se shkollimi pa pagesë do të vlejë për të gjithë ata që duan të studiojnë në nivelet “bachelor” dhe “master”. Për studentët e doktoratës do të ketë lehtësime të veçanta, tha Kurti. Ai shtoi se ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës, Arbërie Nagavci, ka nënshkruar tashmë udhëzimin administrativ, me... Читать дальше...

Pse Evropa përballet me rritje të faturave të rrymës dhe gazit?

Evropaelire.org 

Familje në të gjithë Evropën përballen këtë dimër me fatura shumë më të larta të energjisë, për shkak të rritjes globale të çmimeve të energjisë elektrike dhe gazit. Grupet e konsumatorëve paralajmërojnë se më të cenueshmit në rajon mund të përballen edhe me mungesa karburantesh. Përse çmimet e larta? Kompanitë e energjisë paguajnë një çmim gjithëpërfshirës për të blerë gaz dhe energji elektrike dhe më pas ua shesin konsumatorëve. Si në çdo treg, çmimi mund të rritet ose të ulet, varësisht nga oferta dhe kërkesa. Читать дальше...

Në spitalet e Kosovës, 44 pacientë në kujdes intensiv

Evropaelire.org 

Në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar 675 pacientë të infektuar me koronavirus, njoftoi të premten Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës. Prej tyre, 44 janë në kujdes intensiv, ndërsa 540 janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi. Shifrat janë pak më të ulëta se një ditë më herët, kur në spitale ishin të shtrirë 719 pacientë me koronavirus - 47 prej tyre në kujdes intensiv. Që nga fillimi i pandemisë në mars të vitit të kaluar, në Kosovë janë konfirmuar mbi 158,000 raste me koronavirus. Читать дальше...

Orban: Takimi me Papën më inkurajoi që të mbroj vlerat e familjes

Evropaelire.org 

Kryeministri nacionalist i Hungarisë, Viktor Orban tha të premten, më 17 shtator, se gjatë takimit që zhvilloi me Papa Françeskun, më herët gjatë kësaj jave, e ka inkurajuar atë që të vazhdojë të mbrojë vlerat tradicionale të familjes. Megjithatë, gjatë këtij takimi Orban dhe Papa shmangën temën e migrimit, temë për të cilën kanë qëndrime të kundërta. Orban, që është në pushtet që nga viti 2010, e ka portretizuar veten si shpëtimtarë të kulturës së Hungarisë kundër migrimit të myslimanëve në Evropë... Читать дальше...

Keqinformacionet që rrezikojnë shëndetin

Evropaelire.org 

Fillimisht kanë qenë pëshpëritjet konspirative në mediat sociale se koronavirusi nuk ekziston. Pastaj është folur për kura, si hudhrat ose metanoli. Për vaksina vazhdon të thuhet se ndikojnë në fertilitet ose ndryshojnë ADN-në. Shumë tërheqin vërejtjen se keqinformimet dhe dezinformimet e tilla janë duke penguar luftën kundër pandemisë.

Votohet Qeveria e re e Shqipërisë

Evropaelire.org 

Kuvendi i Shqipërisë votoi të premten Qeverinë e re. Pas një sesioni parlamentar, i cili zgjati më shumë se 20 orë, Edi Rama u votua si kryeministër për herë të tretë. Partia e tij Socialiste i fitoi bindshëm zgjedhjet në prill. Në kabinetin qeveritar prej 17 anëtarësh, 12 do të jenë gra. “Beteja kundër diskriminimit gjinor dhe dhunës në familje mbetet shumë e hapur dhe larg fitores”, tha Rama para se ligjvënësit të votonin për kabinetin e tij. “Ende ka forca diskriminuese dhe energji negative që veprojnë në shoqërinë tonë... Читать дальше...

Новости России
Москва

Появились подробности аварии в районе Очаково-Матвеевское


Kosova në përgatitje të pasaportës digjitale COVID-19

Evropaelire.org 

Republika e Kosovës i njeh cerifikatat digjitale COVID -19 e shteteve të miratuara nga Komisioni Evropian, por vetë ende nuk është pjesë e sistemit digjital të këtyre cerifikatave. Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë thanë se janë duke punuar ngushtë me përgjegjës të Komisionit Evropian, që të pranohet certifikata edhe për qytetarët e imunizuar të Kosovës. Certifikata digjitale COVID-19 është brenda Bashkimit Evropian që nga 1 korriku 2021. Kjo certifikatë u mundëson qytetarëve të BE-së të lëvizin lirshëm në 27 shtetet e bllokut evropian... Читать дальше...

SHBA fut në listë të zezë pesë operativë të Al Kaidës

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara vendosën pesë operativë të Al Kaidës, me bazë në Turqi, në listën e tyre të zezë të sanksioneve. Thesari amerikan tha se disa prej tyre janë shtetas egjiptianë dhe disa turq, që kanë ofruar lloje të ndryshme të mbështetjes për operacionet e Al Kaidës. Turqia është qendër e madhe për operacionet e Al Kaedës në Siri, ku grupi terrorist ka lidhje me fraksionin rebel, Hajat Tahrir Al Sham. Thesari tha se avokati egjiptian, Majdi Salim, dhe shtetasi tjetër egjiptian, Muhammad Nasr al-Din al-Ghazlani... Читать дальше...

Kosnett e cilëson “nder të madh” shërbimin në Kosovë

Evropaelire.org 

Të qenët ambasador i Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka qenë një “nder i madh”, tha ambasadori në largim, Philip Kosnett. “Largohem i bindur në aftësinë e popullit të Kosovës për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë”, tha ai përmes një postimi në Twitter. Ambasadori në largim shtoi se zëvendësi i tij, Nick Giacobbe, do të jetë i ngarkuar me punë deri në ardhjen e ambasadorit të ri. Mandati trevjçar i Kosnettit përfundon në fund të vitit. Ambassador i ri i SHBA-së në Kosovë është emëruar Jeffrey M. Читать дальше...

Ministrja holandeze tërhiqet për shkak të kaosit në Afganistan

Evropaelire.org 

Ministrja e Jashtme e Holandës, Sigrid Kaag, dha dorëheqje, për shkak të menaxhimit të krizës së evakuimit nga Afganistani, muajin e kaluar. Ajo është zyrtarja e parë perëndimore që tërhiqet, si pasojë e kaosit që ndodhi pasi militantët talibanë morën nën kontroll Afganistanin, më 15 gusht. Deputetët holandezë miratuan një mocion censure ndaj saj, duke thënë se Qeveria ishte shumë e ngadalshme në përgjigje dhe se la pas shumë afganë që duhej të iknin. Kaag tha se qëndron pas veprimeve të saj, por pranoi vendimin e deputetëve. Читать дальше...

Rusia voton në zgjedhjet parlamentare

Evropaelire.org 

Të lodhur nga koronavirusi, pagat e ngecura, korrupsioni i pakontrolluar, rusët filluan të votojnë të premten në zgjedhjet parlamentare. Të 450 ulëset e Dhomës së Ulët të Parlamentit, që njihet si Duma e Shtetit, janë në garë. Zgjedhjet do të zgjasin tri ditë, deri më 19 shtator. Sipas zyrtarëve zgjedhorë, ky vendim është marrë për shkak të pandemisë së koronavirusit, por aktivistët e opozitës dhe disa ligjvënës liberalë thonë se masa është përpjekje e Kremlinit për të manipuluar pjesëmarrjen... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Арина Соболенко

Соперница Арины Соболенко разрыдалась на плече белоруски






В Ростове во время футбольного матча ФК «Ростов» – ФК «Спартак» (Москва) увеличат количество транспорта

Прокуратура ФРГ возобновила расследование о пропаже владельца OBI Хауба

МЖД перешла на усиленный режим работы в связи со штормовым предупреждением

Жители Подмосковья могут подать заявку на фестиваль «Земля открытий» до 1 мая