Dhjetëra shtetas amerikanë janë larguar nga Afganistani pas 31 gushtit
Shtetet e Bashkuara tërhoqën trupat e tyre nga Afganistani në fund të gushtit, duke i dhënë fund pushtimit dy dekadësh të vendit.
Rreth 124,000 njerëz u evakuuan në mënyrë të sigurt përmes njërit prej proceseve më të mëdha të evakuimit ajror në histori, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Evakuimi përfundimtar i forcave të SHBA-së, atyre të vendeve aleate dhe civilëve afganë ka qenë kaotik.
Derisa po zhvillohej procesi i evakuimit, në fund të gushtit, ndodhi një sulm vetëvrasës nga militantët e Shtetit Islamik Khorasan jashtë aeroportit të Kabulit që la të vrarë rreth 170 afganë dhe 13 trupa amerikane.
SHBA-ja dhe forcat aleate janë futur në Afganistan në vitin 2001, pas sulmeve terroriste të Al Kaidës në SHBA, më 11 shtator, 2001.
Gjithsej 2,461 pjesëtarë të shërbimit amerikan u vranë në Afganistan dhe më shumë se 20,000 u plagosën, në dy dekadat e fundit.
Uashingtoni ka shpenzuar më shumë se 1 trilion dollarë në këtë luftë.
Duke e arsyetuar tërheqjen presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se ushtria amerikane ka "arritur" qëllimet e saj në këtë vend për të mposhtur Al-Kaidën dhe për të parandaluar më shumë sulme mbi Shtetet e Bashkuara.