Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Август
2020

Новости за 09.08.2020

Në SHBA, mbi 5 milionë të infektuar me koronavirus

Evropaelire.org 

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës numri i të rasteve të konfirmuara me koronavirus ka kaluar shifrën prej 5 milionë. Numri i vërtetë i infektimeve besohet se mund të jetë më i lartë për shkak të kapaciteteve testuese dhe zbulimeve se shumë njerëz që janë të infektuar me koronavirus, nuk kanë asnjë simptomë. Por, për dallim nga SHBA-ja, Zelanda e Re ka shënuar ditën e 100-të pa asnjë rast të ri me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi. “Njëqind ditë pas asnjë transmetim të infeksionit në komunitet është një arritje e madhe... Читать дальше...

Autoritetet në Bjellorusi shpallin të vlefshëm votimin në zgjedhjet presidenciale

Evropaelire.org 

Komisioni Qendror i Zgjedhje në Bjellorusi tha se zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit janë të vlefshme, duke shtuar se deri në orën 14:00 sipas kohës lokale, kanë votuar mbi 65 për qind e trupit votues. Në këto zgjedhje presidenciale, presidenti aktual, Alyaksandr Lukashenka po kërkon që të fitojë mandatin e gjashtë. Komisioni Zgjedhor, para se të hapeshin vendvotimet në orët e hershme të 9 gushtit, tha se rreth 40 për qind – e 6,8 milionë votuesve me të drejtë vote – kanë votuar në votimet e mëhershme, që kanë nisur më 4 gusht. Читать дальше...

A i ndal KEK-u filtrat gjatë natës?

Evropaelire.org 

Një monitorim i cilësisë së ajrit i kryer në Obiliq nga organizatat joqeveritare që merren me mbrojtjen e ambientit, CEE Bankwatch dhe INDEP, ka konstatuar tejkalim enorm të nivelit të ndotjes nga Termocentralet Kosova A dhe Kosova B. Ndotja dyshohet se shpeshherë shkaktohet nga shkyçja e filtrave për rritje të kapacitetit prodhues të energjisë elektrike. KEK-u mohon se e bën një gjë të tillë.

Maqedonia e V. planifikon të vaksinojë 20 për qind të popullsisë kundër gripit sezonal

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut thotë se ka marrë ftesë nga Aleanca globale për vaksina dhe Imunizim si dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, që t’i bashkohen iniciativës për sigurimin e vaksinës kundër koronavirusit të ri. Po ashtu, në vjeshtë, autoritetet po përgatiten të nisin një program të vaksinimit të 20 për qind të popullatës, kundër gripit sezonal. OBSH ka nisur një iniciativë përmes skemës së quajtur COVAX, ku shtetet pjesëmarrëse në të, do të kenë qasje më të lehtë... Читать дальше...

Hoti: Hapja e shkollave varet nga situata epidemiologjike

Evropaelire.org 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë po përgatisin udhëzuesin për mënyrën e organizimit të vitit të ri shkollor nga 1 shtatori, ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. Në një postim në rrjetin social Facebook, ai ka shkruar se po studiohen përvojat e vendeve të tjera. Sipas tij, po ashtu janë duke shqyrtuar edhe platformat e ndryshme të ndihmesës për stafin mësimdhënës dhe nxënësit, sidomos në organizimin më të mirë të punës praktike në arsimin e mesëm profesional. Читать дальше...

Bullgaria arreston një person që dyshohet se sulmoi një gazetare të REL-it

Evropaelire.org 

Në burrë, që ishte filmuar duke sulmuar një korrespondente të Radios Evropa e Lirë, gjatë një tubimi të partisë në pushtet në Bullgari, GERB, është arrestuar dhe po akuzohet për huliganizëm. Në deklaratën e lëshuar nga Zyra e Prokurorisë në Sofje, thuhet se një burrë 20-vjeçar është arrestuar dhe po akuzohet se ka marrë telefonin e gazetares së REL-it, Polina Paunova dhe e kishte hedhur atë. Autoritetet thanë se i arrestuari e ka pranuar fajin dhe po bashkëpunon me policinë. Një 22-vjeçar tjetër... Читать дальше...

Dymbëdhjetë të vdekur dhe 188 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP), të dielën njoftoi se 12 pacientë kanë vdekur dhe janë regjistruar 188 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi. Shifrat e rasteve të reja dalin pas testimit të 462 mostrave. Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Kosovë arrin në 327 . Kjo shifër një ditë më parë ishte 315. IKSHPK njofton se janë shëruar edhe 142 persona, duke bërë që numri i të shëruarve të arrijë në 5,944. Raste aktive janë 3.976. Sa i përket komuna... Читать дальше...

Sa është e sigurt dalja në zyrë gjatë kohës së pandemisë?

Evropaelire.org 

Pandemia me koronavirus ka izoluar shumë vende të botës për një periudhë, ka kufizuar shumë aktivitete, dhe ka ndryshuar shprehi të shumta të njerëzve.Përmes këtij materiali, që do të përditësohet në baza javore, do të analizojmë një varg veprimesh që janë të pashmangshme gjatë përditshmërisë. Ndër to janë edhe shkuarja në punë, në shkollë, vendosja e maskës, shkuarja në zyrë, apo edhe nëpër institucione shëndetësore.Nëse keni propozime për tema të kësaj natyre, na shkruani në platformat tona sociale. Читать дальше...



Patrullimet ndër vite në mes të KFOR-it dhe forcave serbe

Evropaelire.org 

Më 7 gusht, nuk ishte hera e parë që misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, kreu një patrullim të sinkronizuar me Forcat e Armatosura serbe, në vijën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo është një praktikë, që ky mision ka kryer ndër vite. KFOR-i nuk deshi të komentojë deklaratën e ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, lidhur me atë nëse patrullimet e sinkronizuara mes KFOR-it dhe forcave serbe mund të quhen të tilla, por të cilësohen si patrullime të përbashkëta... Читать дальше...

Trump nënshkruan urdhra ekzekutivë për të ndihmuar financiarisht amerikanët

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nënshkruar urdhra ekzekutivë, që zgjatë ndihmën ekonomike ndaj amerikanëve që janë dëmtuar nga pandemia e koronavirusit. Ky njoftim vjen pasi negociatat dështuan për të arritur një marrëveshje rreth miratimit të legjislacionit për këtë çështje, Trump nënshkroi katër urdhra ekzekutiv më 8 gusht, duke thënë se i është dashur të vepronte, pasi negociatorët e Shtëpisë së Bardhë dhe demokratët në Kongres nuk arritën marrëveshje. Një nga urdhrat... Читать дальше...

Kosova prin me vdekje në rajon, pacientët po lajmërohen “me vonesë” në spitale

Evropaelire.org 

Java e fundit e muajit korrik, shënoi fillimin e rritjes së numrit të vdekjeve në Kosovë të pacientëve të infektuar me koronavirus. Më 30 korrik në Kosovë vdiqën 16 persona brenda një dite, që ishte numri më i madh i vdekjeve që nga paraqitja e rasteve të para. Numër të njëjtë vdekjesh Kosova regjistroi edhe më 6 gusht. Që nga muaji mars – kur u shfaqën rastet e para me koronavirus – e deri më 8 gusht, në Kosovë kanë vdekur 315 pacientë të prekur me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi. Читать дальше...

Protesta në Bejrut para mbajtjes së konferencës të donatorëve

Evropaelire.org 

Protesta të dhunshme janë mbajtur në rrugët e Bejrutit, pak kohë para se të mbahet një video-konferencë, që ka për qëllim mbledhjen e fondeve, për të ndihmuar Libanin pas shpërthimit të fuqishëm të 4 gushtit. Më 4 gusht, në zonën e portit në Bejrut, pas një shpërthimi të fuqishëm u vranë të paktën 160 persona dhe u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, janë nikoqirë të kësaj konference, që ka për qëllim të mbledhë donatorët... Читать дальше...

Haradinaj – Stublla: Patrullimi në Karaçevë, i paautorizuar

Evropaelire.org 

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla thotë se ngjarja e 7 gushtit në Karaçevë nuk rezulton të jetë patrullim i sinkronizuar, por patrullim i përbashkët mes KFOR-it dhe Serbisë. Sipas saj, për këtë gjë askush nuk ka mandat e as autorizim. Në një postim në rrjetin social Facebook, ajo ka sqaruar se patrullimi i sinkronizuar nënkupton që secila forcë ushtarake vepron brenda territorit të vet dhe nuk e kalon kufirin. “Ngjarja e 7 gushtit në Karaçevë... Читать дальше...

Policia e Kosovës thotë se 16 persona nuk respektuan masat kundër koronavirusit

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës njofton se gjatë 24-orëve të fundit 16 persona nuk kanë respektuar masat e vendosura nga qeveria, që kanë për qëllim frenimin e përhapjes së mëtejmë të koronavirusit. Rastet e mosrespektimit të masave, sipas raportit 24-orësh të policisë kanë ndodhur në Prizren, Gjakovë, Rahovec dhe Vushtrri. Në Prizren dhe Gjakovë, policia thotë se ka iniciuar raste ndaj shtatë personave pasi që të njëjti në lokalet e tyre janë hasur duke i shërbyer klientët dhe duke mos respektuar kështu masën e qeverisë. Читать дальше...

Nagasaki shënon 75-vjetorin e sulmit me bombë atomike

Evropaelire.org 

Qyteti japonez Nagasaki më 9 gusht shënoi 75-vjetorin e sulmit me bombë atomike nga SHBA-ja, duke iu bërë thirrje liderëve që të bëjnë më shumë në ndalimin e armëve bërthamore. Në orën 11:02 – në kohën e saktë kur bomba atomike u hodh mbi këtë qytet – të mbijetuarit dhe pjesëmarrësit e tjerë mbajtën një minutë heshtje për të nderuar mbi 7,000 viktimat. Bombardimi i 9 gushtit të vitit 1945, erdhi tri ditë pasi Shtetet e Bashkuara hodhën bombën e parë atomike në Hiroshima – sulmin e parë në botë me një armë bërthamore. Читать дальше...

Esper: SHBA-ja do të reduktojë numrin e ushtarëve në Afganistan

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Mark Esper thotë se Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të shkurtojnë numrin e forcave ushtarake në Afganistan “nën 5,000 trupa” deri në fund të muajit nëntor. Sekretari Esper i bëri këto komente gjatë një interviste dhënë për Fox News më 8 gusht. Këto komente të Esper janë në një linjë me paralajmërimin e bërë më herët gjatë kësaj jave nga presidenti amerikan, Donald Trump lidhur me planet e tij për zvogëlimin e prezencës ushtarake në këtë shtet. Shtetet e Bashkuara... Читать дальше...

Rreth 100 milionë euro më pak të hyra në arkën e shtetit

Evropaelire.org 

Si pasojë e pandemisë COVID-19, buxheti i shtetit të Kosovës brenda gjashtë muajve ka më pak të hyra për afro 100 milionë euro krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, thonë zyrtarët nga dy institucionet kryesore për mbledhjen e taksave, tatimeve dhe detyrimeve të ndryshme financiare. Dy institucionet që kontribuojnë më së shumti në mbushjen e buxhetit të Kosovës janë Administrata Tatimore dhe Dogana e Kosovës. Arsyeja e rënies së të hyrave ka ardhur si pasojë e masave të ndërmarra... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
ATP

Медведев остался лучшим среди россиян в обновлённом рейтинге ATP, Рублёв — восьмой






РБК: педиатра Буянову за фейки про армию России отправили в СИЗО

Сергей Собянин: Развиваем систему здравоохранения

«Господь дал мне пожить»: Куклачев рассказал о восстановлении после инфаркта

Неколониальные товары // Вручены призы Московского кинофестиваля