Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Август
2020

Новости за 19.08.2020

SHBA-ja pezullon zyrtarisht tri marrëveshje me Hong Kongun

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar tri marrëveshje me Hong Kongun që kanë të bëjnë me ekstradim dhe përjashtime nga taksat, ka njoftuar Departamenti amerikan i Shtetit, duke përmendur si arsyetimin ligjin e ri kinez për siguri kombëtare në këtë territor. Ky vendim është pjesë e masave të përfshira në urdhrin ekzekutiv të presidentit amerikan, Donald Trump, përmes së cilit Hong Kongu nuk gëzim më trajtim të veçantë nga SHBA-ja, ka thënë zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus përmes një deklarate. Читать дальше...

Hungaria mund t'i ashpërsojë masat kundër koronavirusit nga shtatori

Evropaelire.org 

Hungaria është duke këshilluar qytetarët e saj që të shmangin pushimet jashtë shtetit nga fillimi i muajit të ardhshëm dhe është duke planifikuar të ashpërsojë masat e kufizimit për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus në Evropë, ka thënë Gergely Gulyas, shefi i stafit të kryeministrit hungarez, Viktor Orban. Gulyas ka thënë se qeveria dëshiron të sigurojë nisje të sigurt të procesit mësimor nga 1 shtatori dhe do të vendosë për hapat e mëtejmë javën e ardhshme. “Situata... Читать дальше...

OKB: Dhjetëra migrantë vdesin si pasojë e përmbytjes së anijes në Libi

Evropaelire.org 

Të paktën 45 migrantë, duke përfshirë pesë fëmijë, kanë vdekur si pasojë e përmbytjes së një anijeje në Libi, ka njoftuar Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), transmeton BBC. Viktimat kanë qenë në mesin e më shumë se 80 personave në bordin e anijes, e cila ka shpërthyer në gjirin e Zuaras, ka raportuar UNHCR. Vdekjet janë raportuar nga 37 të mbijetuarit e shpëtuar prej disa peshkatarëve lokalë. Si UNHCR-ja ashtu edhe Organizata Ndërkombëtare për Migrim kanë bërë thirrje për kërkim dhe rritje të përpjekjeve të shpëtimit.

Në Vuhan festohet, OBSH thotë se të rinjtë po e shpërndajnë koronavirusin

Evropaelire.org 

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se të rinjtë në shumë raste janë duke e shpërndarë koronavirusin duke mos mbajtur distancën fizike. Në shumë vende të botës shihen turma të të rinjve në plazhe dhe kafene, duke injoruar këshillat e autoriteteve. (Përgatiti: Bujar Tërstena)

Edhe kalimet transit nga Kosova në M. të Veriut me test negativ për koronavirus

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut do t’iu kërkojë shtetasve të Kosovës test negativ për koronavirus edhe për kalimet transit nëpër territorin e saj. Kështu ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pas mbledhjes së Komisionit të Sëmundjeve Infektive ku edhe ka dalë propozimi për shkak të siç thuhet gjendjes jo të mirë epidemiologjike me koronavirurs në Kosovë. “Pasagjerët gjatë kalimit transit duhet të tregojnë një test PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë”, ka njoftuar Filipçe. Test PCR përcakton... Читать дальше...

Zgjedhja e Avokatit të Popullit rrezikon të kthehet në pikën zero

Evropaelire.org 

Që nga 2 korriku i këtij viti, Avokatit të Popullit, Hilmi Jasharit i ka kaluar mandati. Megjithatë, ai do të ushtrojë këtë funksion deri në zgjedhjen e pasuesit të tij. Procesi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit rifilloi në muajin mars, mirëpo aktualisht, kredibliliteti i këtij procesi është vënë në pikëpyetje nga shoqëria civile që ka shprehur dyshime për manipulim. Dilema për procesin kanë edhe vetë deputetët që janë pjesë e Komisionit parlamentar për të drejtat e njeriut. Ata shfaqën... Читать дальше...

Apple, kompania më e vlefshme amerikane në treg

Evropaelire.org 

Gjiganti teknologjik, Apple është kthyer të mërkurën në kompaninë e parë amerikane në vlerë të 2 trilionë dollarëve. Në mars të vitit 2018, Apple që prodhon telefonat e llojit, iPhone ka qenë kompania e parë 1 trilionëshe në treg. Kjo kompani përcillet tani nga gjigantë tjerë të teknologjisë, përfshirë Amazon, Microsoft dhe kompaninë simotër të Google, Alphabet, të cilat tani kanë më shumë se 1 trilion dollarë vlerë në treg. Fitimet e kompanisë Apple janë dyfishuar në krahasim me periudhën e muajit mars... Читать дальше...

Shtyhet afati për tërheqjen e mjeteve të asistencës mujore

Evropaelire.org 

Zyrtarë të Thesarit të Kosovës kanë njoftuar të mërkurën se kanë shtyrë afatin për tërheqjen e mjeteve në vlerë të 130 eurove, të paraparë në Pakon Emergjente Fiskale. Përfitues të kësaj mase janë familjet të cilat nuk kanë të punësuar asnjë familjar, qoftë në sektorin publik apo privat dhe nuk pranojnë asnjë pagesë mujore nga buxheti i Kosovës.  Kujtojmë se Pakoja Emergjente Fiskale është miratuar nga autoritetet e Kosovës për të ndihmuar individët dhe bizneset e dëmtuara nga pandemia e koronavirusit. Читать дальше...



Radhë të gjata në Mitrovicë të Veriut për ndihmën prej 130 eurove  

Evropaelire.org 

Qindra njerëz po presin në radhë para një institucioni financiar në Lagjen e Boshnjakëve, në Mitrovicë të Veriut, ku po bëhet tërheqja e ndihmës financiare prej 130 eurosh. Kjo shumë parash është pjesë e ndihmës që Qeveria e Kosovës ka ndarë për qytetarët, në kuadër të Pakos Emergjente Fiskale, që ka për qëllim ndihmën e qytetarëve të papunë gjatë pandemisë. Marrja e kësaj ndihme për qytetarët e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, bëhet vetëm në zyret e Ria Transfer, që ka degën në Mitrovicën e Veriut. Читать дальше...

Kosnett për rrugën Deçan-Plavë: Respektimi i vendimit të gjykatës çon drejt zgjidhjes së vërtetë

Evropaelire.org 

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, ka përgëzuar takimin në mes të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe krytarit të Komunës së Deçanit, Blerim Ramosaj, të cilët janë pajtuar për pezullim të punimeve në rrugën Deçan-Plavë. "Ndërtimi i autostradës Deçan-Plavë ka të bëjë më shumë sesa me tokën dhe qasjen. Ka të bëjë me zbatimin e vendimeve të gjykatës, respektimin dhe ruajtjen e të drejtave të të gjithëve për të praktikuar besimet e tyre, për të jetuar në paqe me fqinjtë dhe për... Читать дальше...

BE-ja do të sanksionojë individët e përfshirë në "mashtrimet zgjedhore" të Bjellorusisë

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian ka thënë të mërkurën se nuk do të njohë rezultatet e zgjedhjeve në Bjellorusi dhe do të vendosë sanksione ndaj personave të përfshirë në mashtrimet zgjedhore si dhe në shtypje të protestave, ka thënë shefi i Këshillit Evropian, Charles Michel. “Bashkimi Evropian do të vendosë sanksione ndaj një vargu individësh që janë përgjegjës për dhunën, shtypjen dhe mashtrimet zgjedhore”, ka thënë Michel në një samit të jashtëzakonshëm të liderëve të BE-së, i cili është organizuar për të... Читать дальше...

Siriania ndihmon të shurdhrit të bëhen shef kuzhine

Evropaelire.org 

Disa vite pasi humbi dëgjimin, Aman al-Ashi, ka gjetur një formë për t’i ndihmuar personat e tjerë që kanë dëmtime në dëgjim në Siri. Përmes publikimit të videove udhëzuese në gjuhën e shenjave, Aman, po ndihmon personat me aftësi të kufizuara që të mësojnë të gatuajnë, duke shpresuar që ata të gjejnë një vend pune.

IKSHPK regjistron nëntë viktima dhe 162 raste të reja me koronavirus

Evropaelire.org 

Kosovës të mërkurën i janë​ shtuar 162 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 470 mostrave. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar edhe nëntë viktima, duke e çuar numrin total të të vdekurve me koronavirus në Kosovë në 425. Sipas të dhënave të këtij Instituti të mërkurën janë regjistruar edhe 122 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 3,739. Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë... Читать дальше...

Hoti dhe Ramosaj u pajtuan që të pezullohen punimet në rrugën Deçan-Plavë

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, gjatë një takimi të zhvilluar të mërkurën, janë pajtuar “që të pezullohen punimet në rrugën R108, e cila përshkon një pjesë të zonës së mbrojtur pranë Manastirit të Deçanit”. “Kryeministri Hoti ritheksoi se duhet të respektohet legjislacioni në fuqi i miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, por, po ashtu, duhet të kihet parasysh edhe rëndësia e kësaj rruge për ekonominë dhe cilësinë e jetës së banorëve të Komunës së Deçanit dhe më gjerë”... Читать дальше...

Naser Sahiti, rektor i ri i Universitetit të Prishtinës

Evropaelire.org 

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” njoftoi se me shumicë votash ka zgjedhur, profesor Naser Sahitin, rektor të ri të Universitetit. Në një konferencë për media, kryetari i Këshillit Drejtues të UP-së, Ujkan Bajra, tha se profesor Sahiti ka marrë 7 vota të anëtarëve të Këshillit Drejtues ndërsa dy kandidatët tjerë, Faton Berisha 2 vota dhe Blerim Rexha asnjë votë. “Nuk kemi pasur presione asnjëri nga anëtarët e Këshillit Drejtues, megjithatë në bazë të prezantimit dhe intervistave... Читать дальше...

Lukashenka urdhëron Ministrinë e Brendshme të ndalë trazirat

Evropaelire.org 

Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, ka udhëzuar Ministrinë e Punëve të Brendshme të ndalojë trazirat në vend, veçanërisht në kryeqytetin Minsk. “Nuk duhet të ketë më trazira në Minsk. Njerëzit janë të lodhur. Njerëzit kërkojnë paqe dhe qetësi", tha Lukashenka më 19 gusht, sipas agjencisë së lajmeve shtetërore BelTA. Ai gjithashtu urdhëroi autoritetet kufitare të rrisin sigurinë në zonën kufitare për të parandaluar hyrjen e "luftëtarëve dhe armëve". Lukashenka, gjithashtu ka thënë... Читать дальше...

LSDM dhe BDI finalizojnë qeverinë, opozita e quan “koalicion të mashtrimit”

Evropaelire.org 

Lidhja Socialdemokratike dhe Bashkimi Demokratik për Integrim kanë ndarë edhe postet ministrore në kabinetin e ri qeveritar të Maqedonisë së Veriut, edhe pse këtë zyrtarisht nuk e kanë bërë ende të ditur. Marrëveshja do të publikohet pasi që ndarja e resorëve dhe kuadrot që do t'i drejtojnë ato, të kalojnë në organet e partive. Siç bëhet e ditur nga përfaqësues të të dy partive politike, BDI-ja në kabinetin e ri do të drejtojë gjashtë ministri; Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Financave... Читать дальше...

Kryeministri Hoti thotë se është shëruar nga COVID-19

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti thotë se është shëruar nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri. Përmes një postimi në Facebook, Hoti tha se është rikthyer në zyrë, pasi u trajtua për dy javë dhe qëndroi në izolim. “Shfrytëzoj rastin që t’ju bëj thirrje sërish, të jemi të kujdesshëm dhe të respektojmë në përpikëri masat për mbrojtje nga COVID-19. Ka ende qytetarë që nuk besojnë se virusi ekziston dhe kjo është shqetësuese. Numri i rasteve me të infektuar dhe viktima vazhdon të jetë i lartë... Читать дальше...

Gjermania po e trajton përplasjen e makinave në Berlin si sulm me motive islamike

Evropaelire.org 

Autoritetet gjermane po hetojnë një seri të përplasjeve - me sa duket të qëllimshme - të makinave në një autostradë në Berlin, si një sulm me motive islamike, njoftuan mediat të mërkurën. Incidenti ndodhi të martën në mbrëmje. Gjashtë persona u plagosën, tre prej të cilëve rëndë, kur makina e të dyshuarit u përplas me automjetet tjera në autostradën A100, pak para orës 19:00. Dëshmitarët thanë se i dyshuari, 30-vjeçar nga Iraku, pretendoi se kishte një "objekt të rrezikshëm" në një kuti municioni. Читать дальше...

Новости России
Москва

Шапки женские на Wildberries — скидки от 398 руб. (на новые оттенки)


Dështojnë seancat gjyqësore, ato online veç “në plan”

Evropaelire.org 

Në gjykatat e Kosovës, një numër i madh i seancave nuk po mbahen ose edhe po dështojnë si pasojë e pandemisë. Aty po trajtohen vetëm rastet urgjente, kurse ende po punohet në planin për kalimin e mbajtjes së seancave në formën online. Në këtë periudhë, sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, efikasiteti i punës ka rënë në masë të madhe. Në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, thonë se aktualisht gjykatat e Kosovës punojnë me kapacitete të limituara, për shkak të pandemisë, por edhe për shkak të pushimeve verore. Читать дальше...

Fauci: Nuk mund ta detyroni dikë të marrë një vaksinë

Evropaelire.org 

Eksperti kryesor për sëmundjet infektive në SHBA, Anthony Fauci, ka thënë se nuk pret që vaksina e koronavirusit të bëhen e detyrueshme për të gjithë amerikanët. "Unë nuk mendoj se do të shihni ndonjëherë masën e detyrimit për vaksinim, veçanërisht për publikun e gjerë", tha Fauci gjatë një forumi të mbajtur online, transmeton BBC. “Nëse dikush refuzon vaksinën, atëherë nuk ka asgjë që mund të bësh për këtë. Ju nuk mund ta detyroni dikë të marrë një vaksinë", tha ai. Komentet e tij bien ndesh me ato të kryeministrit australian... Читать дальше...

Opozita bjelloruse i bën thirrje BE-së të mos e njoh rezultatin zgjedhor

Evropaelire.org 

Drejtuesit e BE-së do të zhvillojnë të mërkurën një samit urgjent për të diskutuar situatën në Bjellorusi, ku protestat masive kanë pasuar zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit. Vala e zemërimit në Bjellorusi është rritur prej kur Komisioni Qendror Zgjedhor ka thënë se Lukashenka, që është në pushtet nga viti 1994, ka fituar 80.1 për qind të votave, për dallim nga kandidatja e opozitës, Svetlana Tikhanovskaya me 10.12 për qind. Zgjedhjet janë mbajtur më 9 gusht dhe opozita thotë se ato ishin të manipuluara. Читать дальше...

Dorëhiqet presidenti i Malit

Evropaelire.org 

Presidenti i Malit, Ibrahim Boubacar Keita ka dhënë dorëheqjen, pasi u arrestua nga ushtarët të martën. Në një fjalim Keita tha se ai gjithashtu po e shpërndanë qeverinë dhe parlamentin. "Unë nuk dua që të derdhet gjak, për të më mbajtur në fuqi", shtoi ai. Vendimi  vjen disa orë pasi ai dhe kryeministri, Boubou Cisse u dërguan në një kamp ushtarak afër kryeqytetit Bamako, duke nxitur reagimin nga fuqitë rajonale dhe Franca. Keita fitoi një mandat të dytë në zgjedhjet e vitit 2018, por ekziston zemërimi i përhapur për korrupsionin... Читать дальше...

Gjermania thotë se një numër i rasteve me COVID-19 kanë arritur nga Kosova, Kroacia dhe Turqia

Evropaelire.org 

Në Gjermani numri i rasteve me koronavirus është rritur në javët e fundit. Të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundje infektive të mërkurën treguan se janë regjistruar edhe 1.510 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 226.914. Instituti tha se 39% e rasteve, me gjasë janë importuar nga Kosova, Turqia dhe Kroacia, vende këto të cilat përmenden si burim i infeksionit në javët e fundit, raporton Reuters. Ndërkohë, kreu i rregullatorit të vaksinave në Gjermani... Читать дальше...

SHBA-ja mirëpret vendimin e gjykatës për çështjen e vrasjes së Haririt

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara e kanë mirëpritur dënimin e një anëtari të Hezbollahut, për komplotin e vrasjes së kryeministrit libanez, Rafik al-Hariri, në Bejrut më 2005. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha përmes një deklarate se aktgjykimi i dhënë nga Gjykata Speciale për Libanin kundër, Salim Jamil Ayyash "nënvizon rëndësinë e dhënies së drejtësisë dhe përfundimit të mosndëshkimit, gjë që është e domosdoshme për të siguruar sigurinë, stabilitetin dhe sovranitetin e Libanit". "Dënimi i Ajjas... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Вероника Кудерметова завершила выступление на турнире WTA в Мадриде






Поселки для многодетных семей: найдет ли подмосковный опыт общероссийское продолжение?

Матвиенко: банка детского питания стоит пять тысяч рублей, ее хватает на неделю

«Швабе» познакомил гостей промышленной выставки в Ташкенте с инновационными продуктами и проектами

Ивановские проекты победили в Международном профессиональном конкурсе НОПРИЗ на лучший проект – 2023