Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Август
2020

Новости за 14.08.2020

Mali i Zi ende e kërkon testin e koronavirusit për qytetarët e Kosovës

Evropaelire.org 

Qeveria e Malit të Zi ka lëshuar një njoftim lidhur me hyrjen e qytetarëve të vendeve tjera në territorin e saj. Banorët e Kosovës, Shteteve të Bashkuara, Serbisë, Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës si dhe Maqedonisë së Veriut, mund të hyjnë në Mal të Zi vetëm nëse posedojnë një test negativ sipas metodës PCR ose një rezultat pozitiv të antitrupave për koronavirusin e ri (IgG) përmes testit serologjik – Elisa. Testi virologjik, me metodën PCR, përcakton nëse virusi është aktiv, kurse testi serologjik... Читать дальше...

Hiqen kufizimet e numrit të fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës në një mbledhje të mbajtur të premten ka marrë vendim që t'i heqë kufizimet në intervalet e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Më 5 korrik qeveria pati vendosur që fluturimet të realizohen në intervale kohore prej 45 minutave. Kjo, për shkak të mbrojtjes nga mundësia e përhapjes së koronavirusit të ri. Mirëpo, me vendimin e ri nuk do të ketë më kufizime të numrit të fluturimeve. “Ministria e Infrastrukturës ka vlerësuar se mund të hiqen... Читать дальше...

KFOR-i dhe Policia e Kosovës kryejnë patrullim të përbashkët në Komunën e Kamenicës

Evropaelire.org 

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se më 14 gusht, ka kryer një patrullim të përbashkët me Policinë e Kosovës në Komunën e Kamenicës. “Ky patrullim u krye në këmbë për të mundësuar angazhim me qytetarët vendas, në kuadër të një pranie të përbashkët të shtuar në zonë, për të cilën u ra dakord në dy ditët e kaluara në mes të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës”, thuhet në një njoftim të KFOR-it. Gjatë ditëve në vijim janë paraparë më shumë patrullime të tilla. “Si rezultat... Читать дальше...

Mustafa: Takimi në Uashington, rikonfirmon angazhimin e SHBA-së në procesin e dialogut

Evropaelire.org 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se “takimi në Uashington, më 2 shtator, rikonfirmon angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut". Lidhja Demokratike e Kosovës udhëheq me Qeverinë e Kosovës.  “Kosova nuk e ka humbur asnjëherë besimin në partneritetin e fuqishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është mirënjohëse për tërë përkrahjen e saj. Roli i SHBA-së dhe BE-së në përmbylljen e procesit të dialogut me Serbinë me njohje reciproke... Читать дальше...

Greqia shpreson se nuk do të ketë konflikt me Turqinë

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, tha të premten se shpreson që të gjitha palët e përfshira në një mosmarrëveshje në Detin Mesdhe, do të veprojnë sipas ligjit ndërkombëtar dhe se nuk do të ketë asnjë konflikt. "Gjithçka mund të zgjidhet, por kjo është një pyetje që duhet t'ua bësh turqve", tha Dendias, pas takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, me të cilin ka diskutuar për tensionet e fundit në rajon. Departamenti Amerikan i Shtetit tha në një deklaratë që Pompeo dhe... Читать дальше...

Kuvendi miraton Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19

Evropaelire.org 

Kuvendi i Kosovës të premten, ka miratuar në lexim të dytë Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së COVID-19, i cili ishte i propozuar nga një grup prej gjashtë deputetëve, në krye me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani. Ligji ka vetëm tetë nene. Në të thuhet se 'ligji ka për qëllim që të krijojë hapësirën e domosdoshme juridike për autoritetet me qëllim të luftimit dhe parandalimit të pandemisë” Në Kosovë aktualisht lidhur me situatën e pandemisë veprohet në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse. Читать дальше...

BE-ja arrin marrëveshje me AstraZeneca për blerjen e një vaksine të ardhshme kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian ka arritur marrëveshje me kompaninë AstraZeneca për blerjen e të paktën 300 milionë dozave të vaksinës potenciale kundër COVID-19. Komisioni Evropian, i cili po negocion në emër të 27 vendeve anëtare të BE-së, tha se marrëveshja përfshin mundësinë për të blerë edhe 100 milionë doza shtesë nëse vaksina e kësaj kompanie rezulton e sigurt dhe efektive. Marrëveshja e BE-së pason një marrëveshje fillestare me AstraZeneca të arritur në qershor nga Aleanca Gjithëpërfshirëse e Vaksinave e Evropës (IVA)... Читать дальше...

Zgjedhjet në SHBA, shtytje e takimit Kosovë-Serbi

Evropaelire.org 

Njohësit e proceseve politike në Prishtinë dhe Beograd nuk besojnë se mund të arrihet ndonjë marrëveshje e shpejtë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në takimin e 2 shtatorit që pritet të mbahet në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.  Ata thonë se njoftimi i papritur i ambasadorit Richard Grenell për këtë takim, vjen për faktin se administrata e presidentit Donald Trump është e interesuar që të përfundojnë çështje të politikës se jashtme para zgjedhjeve presidenciale në SHBA.  Porse, sipas analistëve politikë... Читать дальше...



Qeveria e Kosovës miraton vendimin për mbulimin e sigurimit kufitar

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për mbulimin e sigurimit kufitar për qytetarët e Kosovës që jetojnë dhe punojnë në shtete të ndryshme të Evropës, dhe të huajt që hyjnë në territorin e Kosovës. “Qeveria do të subvencionojë policën e sigurimit një mujore, të lëshuar brenda periudhës 01.08.2020 - 31.12.2020. Me po këtë vendim është themeluar Grupi punues ndërinstitucional për ndërmarrjen e masave të duhura dhe përgatitjen e kushteve për aplikim në kartonin e gjelbër”, thuhet në njoftimin e qeverisë. Читать дальше...

OVL e UÇK-së dorëzon kërkesën për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale

Evropaelire.org 

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka kërkuar nga grupet parlamentare në Kuvendin e Kosovës që të ndryshojnë ligjin për Gjykatën Speciale. Nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj, tha se ata kërkojnë që përmes amandamentimit të këtij ligji, Gjykata Speciale të hetojë të gjitha krimet që kanë ndodhur në Kosovë. “Përpos asaj, kërkojmë që kjo gjykatë të ketë një zyrë në Kosovës sikurse e ka edhe në Serbi. Kemi kërkuar gjithashtu që në emërtimin që ndodhet në objektin e kësaj Gjykate në Hagë... Читать дальше...

Qytetarët në Maqedoninë e V. kundërshtojnë shtrenjtimin e energjisë elektrike

Evropaelire.org 

Vendimi i Komisionit Rregullator për Energjetikë për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 7.4 për qind, vazhdon të kundërshtohet me sektori civil dhe qytetarë të shumë në Maqedoninë e Veriut, të cilët po mbështesin protestat me kërkesën për anulimin e vendimit, por edhe shuarjen e trupit rregullator, të cilën e akuzojnë se punon në favor të kompanive energjetike, EVN-së që merret me shitjen e energjisë dhe MEPSO-së, kompani shtetërore për shpërndarjen e energjisë elektrike. Në qytetet e Shkupit... Читать дальше...

Kurti kritik ndaj takimit të 2 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë

Evropaelire.org 

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh lideri i Lëvizjes Vetëvendosje në opozitë, Albin Kurti ka kritikuar takimin e 2 shtatorit në Uashington, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të thirrur nga i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun, Richard Grenell. Përmes një postimi në Facebook, Kurti e ndërlidhi ftesën e këtij takimi me zgjedhjet presidenciale në SHBA, që pritet të mbahen në nëntor. “Në këtë kontekst duhet të shihet edhe 2 shtatori si datë e paralajmëruar e negociatave ndërmjet Kosovës e... Читать дальше...

Shteti “t’i kushtëzojë” specializantët që të mos ikin nga sektori publik

Evropaelire.org 

Rreth 2,000 mjekë kanë aplikuar në konkursin e specializimeve, që më 30 korrik u shpall nga Ministria e Shëndetësisë. Specializimet do të ndahen për rreth 1,500 mjekë. Kjo është hera e parë, që prej vitit 2016, që autoritetet kanë shpallur konkurs për specializantë të rinj. Megjithëkëtë, janë vetë profesionistët shëndetësorë ata që kanë ngritur shqetësimin e tyre se jo të gjithë këta specializantë do të punojnë në institucionet publike shëndetësore. Mjekët po ikin nga sistemi publik shëndetësor Pas përfundimit të specializimit... Читать дальше...

IKSHPK: Tetë viktima, 142 persona të infektuar me koronavirus në 24 orë

Evropaelire.org 

Kosova ka regjistruar të premten 142 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 466 mostrave. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar edhe tetë viktima, duke e çuar numrin total të të vdekurve me koronavirus në Kosovë në 381. Sipas të dhënave të këtij Instituti të premten janë regjistruar edhe 201 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 3,932. Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë... Читать дальше...

Licencohen edhe nëntë laboratore tjera për kryerje të testeve serologjike

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar të premten se ka licencuar edhe nëntë laboratore tjera për kryerjen e testeve serologjike për koronavirusin e ri. Përmes këtyre testeve, kuptohet nëse një person ka tejkaluar këtë virus, si dhe nëse trupi ka krijuar antitrupa kundër tij. Ministria ka thënë se shtrirja e laboratoreve është në shumë qytete të Kosovës, duke përfshirë Prishtinën, Pejën, Gjilanin, Malishevën dhe Vushtrinë. Ky është njoftimi i katërt që bën kjo Ministri për licencim... Читать дальше...

Irani: Marrëveshja mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, "budallallëk strategjik"

Evropaelire.org 

Irani ka thënë të premten se dënon marrëveshjen e arritur në mes të Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për normalizim të marrëdhënieve, duke e cilësuar këtë veprim si akt “të budallallëkut strategjik” që vetëm do të forcojë “boshtin e rezistencës” të përkrahur nga Teherani. Marrëveshja e arritur mes këtyre dy shteteve, e bërë e ditur nga presidenti amerikan, Donald Trump është vetëm e treta ndonjëherë në mes të Izraelit me ndonjë shteti arab. Në të, shteti izraelit është zotuar për të pezulluar aneksimin e tokave palestineze... Читать дальше...

Gjuriq i quan "provokuese" deklaratat e Hotit për takimin në Uashington

Evropaelire.org 

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë të premten se deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti lidhur me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington si dy shtete të pavarura, janë “provokuese”, duke i cilësuar të njëjtat si "përpjekje e ulët për të krijuar një klimë të keqe politike, dhe për të parandaluar arritjen e çfarëdo marrëveshjeje”. Gjuriq ka thënë përmes një deklarate se Hoti në këtë mënyrë “ka nënvlerësuar nikoqirët e takimit në Uashington”... Читать дальше...

O’Brien dhe Grenell, nikoqirë të takimit në Shtëpinë e Bardhë

Evropaelire.org 

Nikoqirë të takimit të 2 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, ku do të takohen liderët e Kosovës dhe Serbisë, do të jenë këshilltari për siguri kombëtare, Robert O’Brien dhe i dërguari i presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell. Kështu bëri të ditur për Radion Evropa e Lirë një zyrtar i lartë i administratës amerikane. “Shtetet e Bashkuara mezi presin këto diskutime të rëndësishme ndërmjet kryeministrit Hoti dhe presidentit Vuçiq. SHBA-ja beson se përparimi në çështjet ekonomike është kyç në avancimin e procesit të paqes”... Читать дальше...

Pse disa njerëz nuk zbatojnë rregullat e diktuara nga pandemia?

Evropaelire.org 

Masat e izolimit dhe distancimit fizik, që janë prezantuar në gjithë botën për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, janë duke riformësuar jetën e njeriut dhe janë duke krijuar norma të reja shoqërore. Mirëpo ekzistojnë gjithmonë disa persona që nuk zbatojnë këto vendime. Shkelja e rregullave nuk është fenomen i ri, mirëpo shkencëtarët që merren me sjelljet shoqërore thonë se situata është duke u përkeqësuar përgjatë pandemisë me koronavirus për shkak të faktorëve kulturorë, demografikë dhe psikologjikë... Читать дальше...

Новости России
Москва

Шапки женские вязаные на Wildberries, 2024 — новый цвет от 392 руб. (модель 466)


BE: Mbështetja e SHBA-së për dialogun, e mirëseardhur

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian i konsideron Shtetet e Bashkuara të Amerikës si partner të rëndësishëm në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, pasi thotë se ndajnë qëllimet e njëjta në rajon. Kështu ka reaguar BE-ja ndaj njoftimit për takimin e liderëve të Kosovës dhe Serbisë, të thirrur për 2 shtator në Shtëpinë e Bardhë. NË BE thonë se “kanë marrë në dijeni këtë njoftim” duke rikujtuar se mbështetja e SHBA-së në dialogun e lehtësuar nga BE-ja është e mirëseardhur. “Kur është në pyetje përfshirja e palëve... Читать дальше...

BE-ja shqyrton sanksione ndaj Bjellorusisë pas akuzave për "torturë"

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian synon të rrisë presionin ndaj presidentit të Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, si përgjigje ndaj shtypjes brutale të protestave të shkaktuara nga zgjedhjet, të cilat blloku evropian i ka përshkruar si “as të lira, as të drejta”. Pak para mbajtjes së takimit të jashtëzakonshëm të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel, autoritetet bjelloruse kanë nisur lirimin e qindra të ndaluarve në mëngjesin e së premtes. Shumë prej të burgosurve kanë folur për kushtet e tmerrshme të ndalimit... Читать дальше...

Zelanda e Re vazhdon masat e kufizimit për 12 ditë tjera

Evropaelire.org 

Kryministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka njoftuar se do të zgjasë për 12 ditë tjera kufizimet e vëna për parandalim të përhapjes së koronavirusit, pasi numri i personave të infektuar është rritur në 29. Ekzistojnë katër “nivele të alarmit” në Zelandën e Re, dhe Auklland është në nivelin e tretë nga dita e mërkurë. Arden ka thënë se pjesa tjerër e shtetit është në nivelin e dytë, dhe se të gjitha këto masa do të vazhdohen. Zelanda e Re ka arritur ta ndalë me sukses përhapjen e koronavirusit... Читать дальше...

SHBA për takimin e 2 shtatorit: Përparimi ekonomik e çon përpara procesin paqësor

Evropaelire.org 

Këshilltari për siguri kombëtare, Robert O’Brien do të jetë nikoqir i liderëve të Kosovës dhe Serbisë, së bashku me të dërguarin e presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell. Një zyrtar i lartë i administratës amerikane, i tha Radios Evropa e Lirë se SHBA-ja “mezi pret këto diskutime të rëndësishme ndërmjet kryeministrit (Avdullah) Hoti dhe presidentit (Aleksandar) Vuçiq”. “SHBA-ja beson se përparimi në çështjet ekonomike është kyç në avancimin e procesit të paqes”, tha ky zyrtar për REL. Читать дальше...

Britania e Madhe shton Francën në listën e shteteve të karantinës

Evropaelire.org 

Mijëra pushues mund të kenë anuluar planet e tyre, pas vendimit të ri të Mbretërisë së Bashkuar për vendosje të Francës në listën e vendeve të karantinës nga dita e shtunë. Në vendim është thënë se udhëtarëve që kthehen nga Franca, Holanda, Monako, Malta dhe disa vende tjera, do t’iu duhet t’i nënshtrohen karantinës 14-ditore. Ky lajm vjen pasi kryeministri francez, Jean Castex, ka thënë se numri i të infektuarve është duke shkuar “ në drejtim të gabuar”. Të enjen, Franca ka raportuar për 2,524 raste të reja me koronavirus në 24 orë... Читать дальше...

Vuçiq: Ne do të marrim pjesë në bisedime

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq konfirmoi pjesëmarrjen e Serbisë në takimin e 2 shtatorit në Uashington. "Serbia nuk është në një pozitë dhe nuk do të ishte mirë t’i refuzojë bisedimet. Ne do të marrim pjesë në bisedime dhe temat, me sa kam biseduar me Grenell, janë ekonomike. Këto janë tema të mira", tha Vuçiq në një intervistë për televizonin Pink të Serbisë. I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell tha se më 2 shtator ka thirrur në takim në Shtëpinë e Bardhë... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Мария стала соперницей Азаренко на турнире WTA в Мадриде






Два населенных пункта в Ступине в субботу останутся без света

Дожди и грозы ждут Москву в субботу

Жители Хакасии могут принять участие в конкурсе «Слава России»

Министр социальной политики Свердловской области Андрей Злоказов представил регион на конференции о демографии в Москве