Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Август
2020

Новости за 29.08.2020

Hoti kërkon unitet rreth dialogut para takimit në Uashington

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë të shtunën se vetëm njohja reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë, i normalizon marrëdhëniet në mes të dy vendeve. Hoti, përmes një postimi në Facebook, tha se njohja reciproke është tema e vetme që diskutohet, pa cenuar integritetin territorial të Kosovës. “Në çfarëdo takimi që kam pasur dhe do të kem me përfaqësuesit e Serbisë, njohja reciproke është tema e vetme. Çdo gjë që bisedohet me ta është në funksion të arritjes së marrëveshjes për njohje reciproke... Читать дальше...

A duhet të mbajnë fëmijët maska?

Evropaelire.org 

Shumë shtete në botë po vazhdojnë të përballen me rritje të numrit të të infektuarve me koronavirusin e ri. Në bazë të disa studimeve, në mesin e të prekurve, rezulton një përqindje e vogël e fëmijëve nën moshën 18-vjeçare, krahasuar me të rriturit. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nuk ka ende dëshmi se fëmijët mund të jenë bartës kryesor të virusit, por shumë studime kanë treguar se fëmijët mund të infektohen dhe nëse ata kanë simptome, mund ta përhapin virusin tek të rriturit. Që nga përhapja e pandemisë në botë... Читать дальше...

UNICEF dhe USAID ndihmojnë shkollat me pajisje mbrojtëse

Evropaelire.org 

Dy organizata ndërkombëtare kanë nisur shpërndarjen e pakove higjienike në 660 shkolla në Kosovë. Në këto pako higjenike përfshihen edhe pajisje mbrojtëse personale kundër COVID-19 për rreth 10,000 nxënës dhe mësimdhënës.   "Gjersa janë duke u zhvilluar përgatitjet për rihapjen e shkollave, UNICEF-i në partneritet me USAID-in po i bëjnë të gjitha përpjekjet së bashku me partnerët për të siguruar një normalitet të ri në çdo shkollë për çdo fëmijë në Kosovë", thuhet në një komunikatë për media nga UNICEF. Читать дальше...

Vit rekord i rendimenteve të grurit 

Evropaelire.org 

Fermeri Shaqir Sallahu, nga komuna e Ferizajt, ka pasur të kultivuar mbi 100 hektarë tokë më kulturën e grurit. Ai tregon se gjatë këtij viti cilësia dhe sasia e grurit ka qenë në nivel të kënaqshëm. Për një hektar sipërfaqe, Sallahu, thotë se ka grumbulluar mbi 5,500 kilogram grurë. “Ne kemi përfunduar korrje-shirjet dhe jemi të kënaqur gjatë këtij viti. Unë jetoj nga kjo punë dhe nuk kam të ardhura të tjera,” tha Sallahu. Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, pohojnë se cilësia dhe sasia e rendimenteve... Читать дальше...

Familjet e të pagjeturve, në dhimbje që s’kalon

Evropaelire.org 

Më 30 gusht shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur. Kosova vazhdon t’i ketë 1,643 persona, për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë që nga vitet 1998-‘99. Familjarët e personave të pagjetur thonë se kanë humbur shpresën se të afërmit e tyre do të gjinden ndonjëherë. Të vetmen shpresë e kanë te bisedimet politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo temë tashmë është bërë pjesë e dialogut në Bruksel.

Nëntë të vdekur dhe 115 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se të shtunën janë regjistruar 9 të vdekur dhe 115 raste të reja me COVID-19 në Kosovë. Numri total i rasteve pozitive, me këto të fundit, ka arritur në 13.215. IKSHPK-ja ka njoftuar se janë shëruar 116 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.355 raste. Numri i rasteve aktive është 3.352. Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar të premten se në institucionet publike shëndetësore në Kosovë... Читать дальше...

Pandemia dhe integrimi evropian, sfida kryesore të qeverisë së re

Evropaelire.org 

Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut do të përballet me shumë sfida të rëndësishme gjatë mandatit të saj, të cilat nuk i ka pasur asnjë qeveri e deritanishme, thotë për Radion Evropa e Lirë,  Xhelal Neziri, njohës i çështjeve politike duke komentuar pritjet, por edhe detyrimet nga kabineti i ri qeveritar, për të cilin të shtunën ka nisur debati për votim në Kuvend. Ai veçon nisjen e bisedimeve me BE-në për procesin e anëtarësimit, që përfshijnë të gjitha sferat, në veçanti ato me të cilat përballet... Читать дальше...

Përfundon testi i maturës, evidentohen parregullsi të vogla

Evropaelire.org 

Rreth, 26.669 maturantë i janë nënshtruar testit të maturës, i cili është mbajtur të shtunën në Kosovë. Testi i maturës është organizuar në 184 qendra të testimit, në 30 komuna. Për mbarëvajtjen e procesit thuhet se kanë qenë të angazhuar 2.568 administrues, 570 komisionarë, 570 mbikëqyrës dhe nga 3 mësimdhënës në secilën qendër. Komisioni shtetëror për testin e maturës, mbarëvajtjen e këtij procesi e ka konsideruar si të suksesshëm. "Përveç disa parregullsive të vogla, mbarëvajtja e procesit të testimit ka shkuar mirë"... Читать дальше...



Dialogu në Bruksel, vazhdim i ‘farsës’ 

Evropaelire.org 

Rinisja e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, që në takimet e para ndërmjet delegacioneve të dy vendeve, ka treguar që nuk ka sjellë asgjë të re në qasjen e palëve në dialog dhe, për më shumë, ky proces është duke degraduar, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë. Sipas tyre, në etapën e tanishme të bisedimeve në Bruksel, nuk ka asnjë potencial për të sjellë ndonjë marrëveshje të rëndësishme, avancim të pozicioneve dhe dialogut në përgjithësi.   Pas takimit... Читать дальше...

Gjykata gjermane i jep dritën e gjelbër protestave kundër kufizimeve për luftimin e pandemisë

Evropaelire.org 

Një gjykatë gjermane i ka dhënë dritën e gjelbërt mbajtjes së protestave të planifikuara për të shtunën në Berlin kundër masave ndaj pandemisë së koronavirusit. Tremijë pjesëtarë të policisë janë vendosur në Berlin për të kontrolluar turmën që pritet të arrijë në 20,000 persona. Aktivistët përmes rrjeteve sociale u kanë bërë thirrje ndjekësve në mbarë Evropën që t’i bashkangjiten protestës. Aktivistët, të zemëruar nga vendimi i mëparshëm për të ndaluar protestat pasi demonstruesit në një tubim... Читать дальше...

Vuçiq: Pres befasi nga takimi në Uashington

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia ka pranuar agjendën zyrtare për negociatat me Kosovën në Uashington, më 4 shtator, dhe se në të është vetëm një "pikë që është e papranueshme". Presidenti i Serbisë nuk specifikoi se për çfarë bëhet fjalë, por vlerësoi se pret befasi dhe negociata të vështira. "Tema e vetme e bashkësisë ndërkombëtare, kur bëhet fjalë për Kosovën, pavarësisht nga agjendat, është njohja e Kosovës. Thelbi është që (Avdullah) Hoti dhe zyrtarë shqiptarë thonë se po shkojnë në Shtetet e Bashkuara për njohje. Читать дальше...

Vdes aktori i njohur Chadwick Boseman

Evropaelire.org 

Aktori i njohur amerikan Chadwick Boseman, ka vdekur në moshën 43 vjeçare të premten, pas përballjes me sëmundjen e kancerit. Boseman ishte i njohur për rolet e tij si Jackie Robinson dhe James Brown, para se të arrijë një sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e tij në rolin e Black Panther, si pjesë e filmave të kompanisë kinematografike Marvel.   Ai ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Los Anxhelos të premten, pranë familjes së tij. Boseman ishte diagnostikuar me kancer të kolonit (zorrës së trashë) 4 vite më parë. Читать дальше...

Franca shënon rritjen më të madhe të rasteve që nga përhapja e pandemisë

Evropaelire.org 

Franca ka regjistruar 7,379 raste të reja të premten, numri më i madh i të infektuarve brenda 24 orëve që nga muaji mars kur është përhapur koronavirusi në vend. Presidenti Emmanuel Macron ka ngritur shqetësimet për kthimin e mundshëm të karantinës si pasojë e rritjes së rasteve të reja. Numri total i të infektuarve ka shkuar në 267,077. Franca është duke u përballur me rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus. Përkundër shifrave të larta, numri i viktimave dhe i të hospitalizuarve është deri në një masë stabil... Читать дальше...

Mali i Zi: Ligji për fenë në garën zgjedhore

Evropaelire.org 

Zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit në Mal të Zi mbahen në kohën e krizës politike për shkak të Ligjit për Liritë Fetare, i cili është miratuar në fund të vitit 2019. Kisha Ortodokse Serbe, e cila konsideron se me këtë ligj, shteti synon t'ia marrë pronën, përveç organizimit të protestave masive, ka dalë hapur në anën e opozitës. Kisha u ka bërë thirrje njerëzve që të votojnë kundër partive që po "rrëmbejnë" kishën. Kështu, çështja e ligjit është bërë temë e rëndësishme në fushatën politike. *Shënim... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Как Рыбакиной стать второй ракеткой мира: расклад от WTA






Важен каждый этап: когда лучше всего высаживать огурцы в парник и грунт

Беспроводной сканер штрих-кодов Heroje S-H29W

15 граждан Узбекистана депортируют из России за массовую драку

Эксперты дали советы по выбору идеального района для семейной жизни в Москве