Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Август
2020

Новости за 23.08.2020

Ekranoplani sovjetik përmes fotografive të rralla

Evropaelire.org 

Një fotografe ruse është futur në makinën e vetme bërthamore me efekt tokësor në botë dhe ka nxjerrë disa pamje të rralla të brendisë së saj. Kjo është anija detare sovjetike Lun-class ekranoplan, dikur sekrete, e cila mund të rrëshqasë mbi valët e detit me shpejtësi avionësh, duke shmangur radarët dhe minat kundër anijeve. Anija ishte e pajisur me gjashtë hedhës përgjatë shtyllës kurrizore të tij, që mund të qëllonin raketa bërthamore mjaft të fuqishme për të shkatërruar një transportues avioni. Читать дальше...

Sa është transparente Qeveria Hoti?

Evropaelire.org 

Kosova edhe më tej është duke u përpjekur që të ndërtojë institucione transparente dhe llogaridhënëse, por sipas përfaqësuesve të organizatave joqeveritare, institucionet qeveritare dhe ndërmarrjet që janë në pronësi publike, ende vuajnë nga mungesa e transparencës. Mexhide Demolli-Nimani, drejtoreshë e Lëvizjes FOL, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se po bëhen gati 100 ditë të qeverisë të udhëhequr nga kryeministri, Avdullah Hoti, dhe sipas saj, kjo qeveri ende nuk ka emëruar zëdhënësin e saj... Читать дальше...

Dhjetëra mijëra bjellorusë protestojnë kundër Lukashenkas

Evropaelire.org 

Dhjetëra mijëra persona janë mbledhur në Minsk për të kundërshtuar rizgjedhjen e Aleyksandr Lukashenkas në postin e presidentit, por edhe për të dënuar shtypjen e protestave nga autoritetet. Në këtë protestë raportohet se ka prezencë të shtuar ushtarake. Kjo është dita e 15-të me radhë që në Bjellorusi po mbahen protesta kundër Lukashenkas. Mijëra persona janë mbledhur në “Sheshin e Pavarësisë”, duke valëvitur flamurin e Bjellorusisë. Protestuesit  brohoritën “Largohu”, një referencë kjo ndaj Lukashenkas... Читать дальше...

Dhjetë të vdekur dhe 111 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njoftoi të dielën se dhjetë persona kanë vdekur dhe janë regjistruar 111 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi. Shifrat e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 448 mostrave. Numri i përgjithshëm personave që kanë vdekur me koronavirus në Kosovë ka arritur në  467. Komuna me më së shumti raste të reja me COVID-19 është Prishtina, përkatësisht në këtë komunë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 25 raste të reja me koronavirus. Читать дальше...

Zotimet e qeverisë për luftimin e korrupsionit shihen me skepticizëm

Evropaelire.org 

Lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe nepotizmit, do të jetë një nga prioritetet kryesore të Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut, bazuar në paralajmërimet e drejtuesve të LSDM-së dhe BDI-së, parti këto që janë marrë vesh për formimin e qeverisë së re. Kandidati për kryeministër, Zoran Zaev, tashmë ka prezantuar përbërjen e re të qeverisë, e cila duhet të votohet në kuvend, ndërsa për herë të parë do të ketë edhe një zëvendëskryeministër për luftë kundër korrupsionit. “Ne jemi... Читать дальше...

Irani jep detaje lidhur me rrëzimin e avionit ukrainas

Evropaelire.org 

Irani thotë se analizat nga kutitë e zeza të avionit ukrainas të pasagjerëve, tregojnë se ai u godit nga dy raketa – me një diferencë kohore prej 25 sekondash nga goditja e parë dhe e dytë – dhe se personat që ishin në bordin e këtij avioni, ishin ende gjallë pas goditjes së raketës së parë. Ky njoftim i bërë nga Organizata për Aviacion Civil i Iranit është raporti i parë zyrtar që tregon për të dhënat e nxjerra nga kutitë e zeza, që kanë incizuar bisedat e bëra në kabinën e pilotëve dhe incizime të tjera. Читать дальше...

Forcat ndërkombëtare ia dorëzojnë Irakut një bazë ushtarake

Evropaelire.org 

Koalicioni i forcave ndërkombëtare, që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara, u tërhoq nga baza ushtarake irakiane Taji dhe ia dorëzoi këtë bazë forcave të sigurisë së Irakut. Baza, që gjendet 20 kilometra në veri të Bagdadit, gjatë muajve të fundit ka qenë cak i sulmeve me raketa nga militantët e mbështetur nga Irani. “Lëvizja e personelit ushtarak të koalicionit është pjesë e një plani të koordinuar me Qeverinë e Irakut”, tha ky koalicion, duke shtuar se kampi Taji, historikisht ka qenë shtëpi e 2,000 trupave të koalicionit... Читать дальше...

Të paktën 13 të vdekur në një klub nate në Peru

Evropaelire.org 

Të paktën 13 persona janë shtypur për vdekje ose janë asfiksuar teksa kanë tentuar që të dalin nga një klub nate në Lima të Perusë, pasi policia kishte hyrë në këtë lokal për t’i shpërndarë të pranishmit. Ky klub i natës, në kryeqytetin e Perusë, sipas autoriteteve, ishte i hapur në kundërshtim me masat e vendosura nga autoritetet për të luftuar pandeminë e koronavirusit. Edhe të paktën gjashtë persona të tjerë janë lënduar, përfshirë edhe tre policë. Në momentin kur policia hyri që të bastisë këtë klub nate... Читать дальше...

Pandemia si virus i turizmit 

Evropaelire.org 

Janë bërë gjashtë vjet që kur Erdis Driza nga Prizreni, ka shndërruar shtëpinë e vjetër të familjes në bujtinë. Punën më të madh thotë se ka në muajin gusht, sidomos në ditët kur mbahet festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër ‘DokuFest’. Për shkak të pandemisë COVID-19, ky festival që ka filluar më 7 gusht dhe zgjatë deri më 25 gusht, po mbahet online. Si pasojë e kësaj, Erdis Driza thotë se në bujtinën e tij që mund të flenë brenda natës deri në 17 persona, tash nuk është askush. Читать дальше...

Policia gjermane rrit sigurinë në spitalin ku po trajtohet Navalny

Evropaelire.org 

Policia gjermane ka rritur sigurinë në spitalin në Berlin, ku po trajtohet lideri opozitar rus, Alexei Navalny. Navalny arriti në Gjermani më 22 gusht ndaj qyteti siberian Omsk. Ai dyshohet se është helmuar. Ende spitali Charite, ku po trajtohet Navalny nuk ka treguar për gjendjen e tij shëndetësore, por themeluesi i organizatës joqeveritare, që mundësoi transportin e tij nga Rusia për në Gjermani tha se gjendja e liderit opozitar rus është “shumë shqetësuese”. Në mediat sociale janë postuar... Читать дальше...

Bjellorusia bëhet gati për protesta të reja

Evropaelire.org 

Bjellorusia po bëhet gati sot për më shumë protesta, në të cilat pritet të kundërshtohet vendimi i presidentit Alayksandr Lukashenka, i cili një ditë më parë urdhëroi forcat e armatosura që të qëndrojnë në gatishmëri, për të mbrojtur kufijtë perëndimor të vendit të tik. Mijëra qytetarë kanë protestuar në rrugët e Bjellorusisë, që prej se Lukashenka – i cili është në pushtet nga viti 1994 –shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit. Mbi 7,000 protestues janë arrestuar dhe qindra të tjerë janë rrahur nga policia. Читать дальше...

Hodges: Qeveria serbe të jetë syçelë, bashkëpunimi me Kinën prodhon pasoja negative

Evropaelire.org 

Serbia gëzon të drejtën e saj sovrane për të blerë armë nga Kina ose nga kushdo tjetër, por Qeveria serbe duhet të jetë shumë syçelë, thotë për Radion Evropa e Lirë, Frederick Ben Hodges, bashkëpunëtor i Qendrës për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA), me seli në Uashington. Sipas tij Perëndimi duhet të garojë me Kinën në këtë drejtim për ofrimin e kushteve më të mira. Hodges, i cili ka komanduar forcat e Shteteve të Bashkuara në Evropë midis 2014 dhe 2017, thotë se Serbia duhet të vendosë... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

WTA озвучила Елене Рыбакиной условия для становления второй ракеткой мира






Стало известно о работе полиции в «Институте кроссовок и любви» в Москве

Врач Тяжельников назвал допустимую порцию шашлыка

Преданный забвению. Как Иван Винокуров отстоял Алдан для Якутии

Движение в центре Москвы перекроют 29 апреля в связи с Московским полумарафоном