Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Август
2020

Новости за 26.08.2020

Trump dërgon trupa shtesë në Uiskonsinin e përfshirë nga dhuna

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do të dërgojë forca shtesë federale në Kenosha të Uiskonsinit, kur për tre net me radhë ka pasur trazira, si pasojë e të shtënave të policisë kundër një afrikano-amerikani. “Nuk do të lejojmë plaçkitjen, zjarrvënien, dhunën dhe mungesën e ligjit në rrugët e Amerikës”, tha Trump përmes një postimi në Twitter. Guvernatori i Uiskonsinit, Ton Evers, tha më vonë se ka autorizuar 500 trupa të Gardës Kombëtare për të mbështetur përpjekjet për zbatimin e ligjit. Читать дальше...

Gjukanoviq: Zgjedhjet, vendimtare për ruajtjen e pavarësisë së Malit të Zi

Evropaelire.org 

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, tha se zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit do të jenë vendimtare për ruajtjen e pavarësisë së Malit të Zi, përballë përpjekjeve nga Serbia dhe Rusia për të sjellë në pushtet aleatët nacionalistë dhe anti-perëndimorë, njoftoi partia e tij të mëkurën. Gjukanoviq tha se po zhvillojet një “luftë mediatike dhe politike” kundër tij dhe Partisë së tij Demokratike të Socialistëve (DPS), për ta vënë Malin e Zi “nën ombrellën e Beogradit dhe të Moskës” dhe për... Читать дальше...

Si e falsifikoi televizioni shtetëror bjellorus mbulimin e një tubimi të opozitës?

Evropaelire.org 

Televizioni shtetëror bjellorus e ndryshoi audio-incizimin e një turme njerëzish, duke i bërë brohoritjet e tyre të dukeshin si sulme ndaj një udhëheqëseje të opozitës. Por, në fakt, demonstruesit brohorisnin slogane kundër presidentit autoritar, Alyaksandr Lukashenka, duke kërkuar nga ai që të largohet nga pushteti. Radio Evropa e Lirë e krahasoi raportimin e televizionit me pamjet origjinale, për të dokumentuar falsifikimin e fakteve.

Irani u ofron inspektorëve ndërkombëtarë qasje në lokacionet bërthamore

Evropaelire.org 

Irani ra dakord që t’iu ofrojë inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) qasje në dy lokacione të dyshuara bërthamore. Marrëveshja u arrit gjatë vizitës në Teheran të drejtorit të përgjithshëm të ANEB-it. Agjencia e ka kritikuar Iranin që nuk u është përgjigjur pyetjeve të saj në lidhje me materialin e mundshëm të padeklaruar bërthamor dhe aktivitetet e mundshme bërthamore në dy lokacione. Mendohet se aktivitetet janë zhvulluar shumë kohë para vitit 2015, kur Irani... Читать дальше...

Mlladiq thotë se ka punuar "me ndershmëri" në paqe dhe në luftë

Evropaelire.org 

Ish-udhëheqësi ushtarak i serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq, iu adresua të mërkurën Gjykatës në Hagë, ku u zhvillua dita e dytë dhe e fundit e seancës dëgjimore për një apel kundër dënimit të tij me burgim të përjetshëm. Mlladiq është dënuar në vitin 2017 për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, të kryera gjatë luftës në Bosnje, më 1992-95. Krimet përfshijnë Masakrën e Srebrenicës, më 1995, në të cilën forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë. “Srebrenica është çelësi i këtij gjyqi. Читать дальше...

Shtyhet samiti i Forumit Ekonomik Botëror në Davos

Evropaelire.org 

Samiti i Forumit Ekonomik Botëror, i paraparë të mbahet në Davos të Zvicrës në muajin janar, u shty për verën e vitit të ardhshëm, për shkak të pandemisë së koronavirusit. “Këshilla e ekspertëve është se ne nuk mund ta mbajmë [samitin] në mënyrë të sigurt në janar”, tha përmes një deklarate Forumi Ekonomik Botëror. Samiti, që mbledh udhëheqës të shteteve të botës, mbahet çdo vit në Davos, qysh më 1971. Forumi Ekonomik Botëror e portretizon veten si adresën kryesore për mbledhjen e elitës politike dhe biznesore... Читать дальше...

Ballkani P. do të mund ta sigurojë si donacion vaksinën kundër koronavirusit

Evropaelire.org 

Vendet e Ballkanit Perëndimor do të mund ta sigurojnë vaksinën potenciale kundër koronavirusit edhe përmes donacioneve apo marrëveshjeve bilaterale me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Kjo u konfirmua në selinë e Komisionit Evropian në Bruksel, pasi tashmë janë bërë disa marrëveshje paraprake me prodhuesit e vaksinës për ta siguruar atë për të gjithë qytetarët e BE-së. Me këto marrëveshje, Komisioni Evropian, në emër të shteteve anëtare, ka porositur më shumë se 1 miliard doza të vaksinës potenciale. Читать дальше...

Hoti: Takimi i së enjtes në Bruksel, për çështje të bashkëpunimit ekonomik

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se në takimin e së enjtes në Bruksel, delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë do të diskutojnë për çështjet e bashkëpunimit ekonomik. Hoti i bëri komentet të mërkurën, pas mbledhjes së kabinetit qeveritar. Ai tha se ekziston një pajtim i përgjithshëm edhe me partnerët e koalicionit brenda qeverisë, që Kosova e zhvillon dialogun për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. “Nesër (të enjten), diskutimet që bëhen në Bruksel... Читать дальше...



Qeveria e Kosovës miraton planin për fillimin e vitit të ri shkollor

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës miratoi planin e Ministrisë së Arsimit dhe Teknologjisë për fillimin e vitit të ri shkollor para-universitar në kohën e pandemisë së koronavirusit. Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, tha se në bazë të këtij plani parashihet që mësimi të zhvillohet në tre skenarë: kthimi në shkolla, mësimi i kombinuar dhe mësimi në distancë. Për realizimin e këtyre skenarëve, Likaj kërkoi mbi 13 milionë euro për mirëmbajtje të pastërtisë, dezinfektimin e objekteve të shkollave dhe të tjera. Shuma... Читать дальше...

Afro 400 pacientë me koronavirus, të shtrirë në spitalet e Kosovës

Evropaelire.org 

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njoftoi të mërkurën se në Qendrën Klinike Universitare dhe në spitalet rajonale të Kosovës janë të shtrirë gjithsej 499 pacientë. Prej tyre, 393 pacientë janë të prekur me sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi. Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se 11 pacientë janë të vendosur në respiratorë, 29 në makinat e frymëmarrjes CPAP, ndërsa 332 të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi. Qendra Klinike Universitare e Kosovës dhe spitalet... Читать дальше...

Shkup: Sindikata e Policisë kërkon që politika të largojë duart nga organet e sigurisë

Evropaelire.org 

Në Maqedoninë e Veriut kanë pasuar një varg reagimesh pas ndryshimeve të vendimeve të punës së qindra pjesëtarëve të sigurisë nga ana e ministrit të Punëve të Brendshme, vetëm disa ditë para se të formohet qeveria e re.  Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, në bazë të marrëveshjes së Përzhinos menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve në 100 ditët para mbajtjes së procesit zgjedhor drejtohet nga partia më  e madhe maqedonase  VMRO DPMNE-së, pastaj kalon në duart e zëvendësit të... Читать дальше...

Katër viktima dhe 157 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Në Kosovë u konfirmuan të mërkurën edhe 157 raste të reja me koronavirus dhe katër viktima nga sëmundja që e shkakton ai, COVID-19. Shifrat u bënë të ditura nga drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, i cili foli në një konferencë për gazetarët në Malishevë. Ramadani tha se rastet e reja rezultojnë nga testimi i 511 mostrave. Ai po ashtu tha se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 154 pacientë. Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus në Kosovë arrin në 12,840. Читать дальше...

Ndikimi i Dua Lipës: Dyfishohen foshnjat me emrin Dua

Evropaelire.org 

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, dhe aktori i serisë filmike Star Wars, Kylo Ren, kanë qenë në mesin e personaliteteve me ndikimin më të madh te prindërit në Mbretërinë e Bashkuar, gjatë përzgjedhjes së emrave për fëmijët e tyre. Zyra e Statistikave Kombëtare njoftoi të mërkurën se foshnjat me emrin Dua janë dyfishuar në vitin 2019, krahasuar me vitin 2017, kur këngëtarja ka qenë e para në listën e këngëve më të popullarizuara në Britani. Sipas të dhënave, 126 fëmijë janë quajtur Dua vitin e kaluar... Читать дальше...

Pozita e presidentit ‘luhat’ koalicionin qeverisës

Evropaelire.org 

Çështja e zgjedhjes së presidentit të Kosovës, nuk është fare temë e ditës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, si parti udhëheqëse e koalicionit qeverisës aktual, nuk është duke e shqyrtuar këtë çështje, konfirmojnë zyrtarë të kësaj partie. Zgjedhja e mundshme e presidentit të ri të Kosovës ka nisur të bëhet temë diskutimesh menjëherë pas paraqitjes së propozimit të aktakuzës për krime lufte ndaj presidentit aktual të vendit, Hashim Thaçi, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë. Përveç kësaj... Читать дальше...

Viti shkollor në Maqedoninë e Veriut shtyhet për në tetor

Evropaelire.org 

Viti i ri shkollor në Maqedoninë e Veriut nuk do të fillojë më 1 shtator, siç është paralajmëruar më herët, por me një muaj vonesë - më 1 tetor, bëri të ditur i emëruari për kryeministër i këtij vendi, Zoran Zaev. "Viti shkollor nuk do të fillojë më 1 shtator. Për shkak të përgatitjes së protokolleve shëndetësore, mësimi duhet të nisë më 1 tetor. Vendimi do të merret në seancën e parë të qeverisë, në të cilën do të miratohen edhe ndryshimet ligjore për mbarëvajtjen e procesit mësimor”, tha Zaev... Читать дальше...

SHBA-ja i dhuron Kosovës tetë pajisje për matje të temperaturës

Evropaelire.org 

Ambasada amerikane në Prishtinë ka njoftuar të mërkurën se do t’i dhurojë Kosovës tetë pajisje për matje të temperaturës, të cilat do të dërgohen në pikat kufitare të këtij shteti, përfshirë Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”. Sipas ambasadës ky donacion realizohet përmes Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Një ditë më parë, kjo ambasadë ka bërë të ditur se kanë ndihmuar Kosovën me 50 respiratorë në luftën kundër pandemisë me koronavirus. Të dyja donacionet... Читать дальше...

BE: Presim që Kosova të respektojë ligjin dhe Kushtetutën për mandatin e Gjykatës Speciale

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian pret që autoritetet e Kosovës të vazhdojnë të jenë të përkushtuara për sundim të ligjit dhe për mandatin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar (Gjykata speciale në Hagë), deklaroi per Radion Evropa e Lirë, Nabila Massrali, zëdhënëse e BE-së për Çështje të Jashtme dhe Siguri. “Këtu përfshihet respektimi i të gjitha dispozitave në ligj dhe kushtetutë, që në mënyrë të qartë e përcaktojnë mandatin dhe punën e Gjykatës Speciale të Kosovës”, tha ajo. Massrali... Читать дальше...

Kremlini: Hospitalizimi i Navalnyt nuk duhet të dëmtojë lidhjet me Perëndimin

Evropaelire.org 

Kremlini ka thënë se nuk dëshiron që hospitalizimi i liderit opozitar rus, Aleksei Navalny të dëmtojë marrëdhëniet në mes të Moskës dhe Perëndimit, ndonëse ka refuzuar të thotë se Navalny është “helmuar” derisa ndonjë substancë të konfirmohet nga testet laboratorike. “Natyrisht se nuk duam që kjo të ndodhë”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Gjermania, Shtetet e Bashkuara dhe shtete tjera perëndimore i kanë bërë thirrje Moskës që të nisë hetime për të kuptuar sesi është sëmurë Navalny... Читать дальше...

Një natë me trazira në Viskonsin të SHBA-së

Evropaelire.org 

Më 25 gusht, dy persona kanë vdekur dhe një tjetër është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugët e Kenoshas, në Viskonsin, në natën e tretë të protestave të nxitura nga të shtënat e zyrtarëve policorë kundër një afrikano-amerikani, për arsye ende të panjohura.

Новости России
Москва

По запросу Баку в Москве незаконно был задержан известный российский политолог Михаил Александров


Rastet e riinfektimit me koronavirus rrisin shqetësimet për imunitetin

Evropaelire.org 

Dy pacientë evropianë janë konfirmuar si të riinfektuar me koronavirusin e ri, duke rritur shqetësimet për imunitetin e njerëzve ndaj virusit, derisa bota po lufton për të zbutur pandeminë, shkruan agjencia Reuters. Njëri rast ka ndodhur në Belgjikë ndërsa tjetri në Holandë. Ato pasojnë një raport të studiuesve në Hong Kong, sipas të cilit një person atje është riinfektuar, me një lloj të ri të virusit, katër muaj e gjysmë pasi ishte shpallur i shëruar. Ky ishte rasti i parë për të cilin u dokumentua së është riinfektuar. Читать дальше...

Thaçi u bën thirrje shqiptarëve të marrin pjesë në zgjedhjet e Malit të Zi

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të mërkurën u ka bërë thirrje shqiptarëve në Mal të Zi që të marrin pjesë në zgjedhjet që pritet të mbahen të dielën. Ai tha se këto zgjedhje përbëjnë një momentum të rëndësishëm për forcimin e orientimit euroatlantik të Malit të Zi. "U bëj thirrje të gjithë bashkëkombësve tanë, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur dhe forcuar stabilitetin politik, paqen dhe sigurinë në tërë Ballkanin Perëndimor", tha Thaçi. Më 30 gusht në Mal të Zi mbahen zgjedhjet parlamentare... Читать дальше...

Vazhdojnë protestat në Bjellorusi kundër Lukashenkas

Evropaelire.org 

Në Minsk kanë vazhduar protestat për ditën e 17 me radhë në kundërshtim të rezultatit zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën më 9 gusht. Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit Lukashenka.

Mlladiq pritet t'i drejtohet gjykatës në seancën e apelit kundër dënimit për gjenocid

Evropaelire.org 

Ish-lideri ushtarak i serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq pritet t’i drejtohet një gjykate të Kombeve të Bashkuara, në kuadër të seancës së apelit të tij kundër dënimit me burgim të përjetshëm për gjenocid. Sipas rregullave të gjykatës, Mlladiqit i lejohet t’i drejtohet gjykatës për 10 minuta në fund të ditës së dytë të seancës. Një ditë më parë, avokati i tij, Dragan Ivetiq i ka thënë gjykatës se Mlladiq nuk është mendërisht i gatshëm të marrë pjesë në këtë seancë. Ai i ka thënë gjykatës se... Читать дальше...

Të shtëna vdekjeprurëse në Viskonsin, guvernatori shpall gjendje të jashtëzakonshme

Evropaelire.org 

Të paktën një person është qëlluar për vdekje dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugët e Kenoshas, në Viskonsin, në natën e tretë të protestave të nxitura nga të shtënat e zyrtarëve policorë kundër një afrikano-amerikani, për arsye ende të panjohura.  Disa video të postuara në rrjetet sociale më 26 gusht shfaqin një person që duket se është qëlluar në një përleshje në mes të civilëve. Një video tjetër shfaq një burrë duke shtënë drejt njerëzve që janë duke vrapuar tek ai... Читать дальше...

Trump shfrytëzon fuqitë presidenciale në natën e dytë të konventës së republikanëve

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump është parë gjithandej gjatë natës së dytë në Konventën Kombëtare të republikanëve, duke përdorur fuqinë presidenciale për të promovuar fushatën e tij për rizgjedhje. Tema e natës së dytë ka qenë “Toka e Mundësive”, çka ka ndikuar në tone më pozitive të diskutimit, për dallim nga nata e parë kur në qendër të kritikave kanë qenë ish-nënpresidenti amerikan, Joe Biden, që po garon për president dhe pjesa tjera e demokratëve. Ndërkohë Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Мирра Андреева установила новый рекорд на турнирах WTA-1000






Магнитогорский проект стал лауреатом Международного профессионального конкурса НОПРИЗ на лучший проект – 2023

Жители Хакасии могут принять участие в конкурсе «Слава России»

Во Владимире мошенник из Москвы, "заработавший" 10 тысяч рублей, теперь заплатит почти миллион

Депутат Барсуков провел заседание комитета по самоуправлению в Серебряных Прудах