Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Август
2020

Новости за 24.08.2020

Republikanët nominojnë zyrtarisht Trumpin për një tjetër mandat si president

Evropaelire.org 

Partia Republikane në Shtetet e Bashkuara ka nominuar zyrtarisht presidentin aktual, Donald Trump për një mandat të dytë si president, në natën e parë të konventës së kësaj partie. Nominimi i tij nuk ka qenë befasi, pas fjalimeve lavdëruese që kanë bërë republikanët në Konventën Kombëtare në Karolinën Veriore. “Këtë javë ne do të prezantojmë argumentet tona para popullit amerikan”, ka thënë nënpresidenti amerikan, Mike Pence, duke premtuar për “ta bërë Amerikën të mrekullueshme sërish”. Profil... Читать дальше...

Thaçi u kërkon deputetëve zgjatjen e mandatit për Dhomat e Specializuara

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka kërkuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës që t’ua zgjasin mandatin Dhomave të Specializuara në Hagë. Përmes një adresimi në rrjetin social, Facebook, Thaçi ka thënë se shpreson se deputetët do ta mbështesin këtë kërkesë. “I kam kërkuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës që mandati I Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar deri kur njoftimi i përfundimit të mandatit të bëhet nga  Këshilli i Bashkimit Evropian në konsultim me qeverinë e Republikës së Kosovës”, ka thënë ai. Читать дальше...

Pompeo bën thirrje që më shumë shtete arabe të bëjnë paqe me Izraelin

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë se shpreson se do të shohë edhe shtete tjera arabe duke ndjekur vendimin e Emirateve të Bashkuara Arabe, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin. Pompeo ka thënë se një gjë e tillë jo vetëm që do ta rriste stabilitetin në Lindjen e Mesme, por edhe do të përmirësonte jetën e njerëzve. Megjithatë, ai ka shtuar se Shtetet e Bashkuara do të sigurohen që Izraeli të ruajë avantazhin ushtarak. Pompeo i ka bërë këto deklarata pasi takimit... Читать дальше...

Dialogu, tema kryesore në takimin e Hotit me partnerët e koalicionit qeverisës

Evropaelire.org 

Çështja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka qenë tema kryesore, për të cilën kanë biseduar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti me liderët e tri partive të koalicionit qeverisës, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate. Kështu ka deklaruar lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pas takimit të përbashkët me kryeministrin Hoti. Ai ka theksuar që takim është diskutuar për temat aktuale dhe zhvillimet në vend, janë informuar nga... Читать дальше...

NYT: Hulumtuesit në Hong Kong thonë se është i mundshëm riinfektimi me koronavirus

Evropaelire.org 

E përditshmja amerikane, The New York Times ka raportuar të hënën se disa hulumtues në Nju Jork kanë identifikuar personin e parë të infektuar për herë të dytë me koronavirus. “Një pacient i ri dhe me shëndet është infektuar me koronavirus për herë të dytë, pas 4 muajsh e gjysmë prej kur është diagnostikuar për herë të parë”, kanë thënë hulumtuesit në Hong Kong. Ky raport përbën shqetësim, sepse sugjeron se imuniteti ndaj koronavirusit mund të zgjasë vetëm disa muaj te disa njerëz, raporton kjo gazetë. Читать дальше...

Opozita e palëkundur për dialogun me Serbinë

Evropaelire.org 

Në prag të takimit të liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Uashington, Lëvizja Vetëvendosje mendon se qeveria aktuale do ta çojë vendin "drejt një degradimi të radhës apo edhe të ndonjë marrëveshjeje të dëmshme për Kosovën", kurse zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës porosisin se "nënshkrimi i çfarëdo marrëveshjeje që bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe kundër interesave të Kosovës, nuk do të ratifikohej në Kuvendin e Kosovës". Dy partitë politike opozitare në Kosovë nuk kanë ndryshuar qëndrim... Читать дальше...

Maqedonia e Veriut shënon ulje të numrit të të sëmurëve me COVID-19

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut të hënën ka regjistruar katër persona të vdekur dhe 78 të tjerë të infektuar me koronavirusin e ri, nga testimi i 860 mostrave, shifër kjo më e ulta që nga 4 gushti kur ishin regjistruar 75 raste. Viktimat janë dy nga Gostivari të moshës 71 dhe 82 vjeç, një nga Tetova i moshës 73 vjeç dhe nga tjetër nga Kumanova, 68 vjeç. Sa i përket të infektuarve, 28 janë nga Shkupi ndërsa numër më i vogël se dhjetë është regjistruar në 16 qytete tjera. Numri i të shëruarve në 24 orët është fundit është 40. Читать дальше...

Merkel kërkon identifikim të atyre që "helmuan" Navalnyn

Evropaelire.org 

Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny është helmuar kanë thënë mjekët e spitalit gjerman, Charite, ku po trajtohet aktualisht ai. “Substanca e saktë nuk dihet ende. Analizat e zgjeruara kanë nisur. Efekti i helmit është parë disa herë në laboratore të pavarura”, ka thënë spitali. Lideri opozitar është thënë se është ende në kujdes intensiv. Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka kërkuar që të mbahen përgjegjës ata që qëndrojnë mbrapa helmimit të liderit opozitar rus, Aleksei Navalny. Ajo i... Читать дальше...



Rreth 400 pacientë të infektuar me koronavirus po trajtohen në spitalet e Kosovës

Evropaelire.org 

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar të hënën se në institucionet publike shëndetësore në Kosovë, aktualisht janë të shtrirë 508 pacientë, prej tyre 392 janë të prekur me koronavirus. Në raportin ditor të SHSKUK-së është thënë se 13 pacientë janë në respiratorë, 27 janë duke u trajtuar me makinat e frymëmarrjes, CPAP, derisa 316 të tjerë janë në oksigjenoterapi. Kosova ka gjithsej 700 shtretër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale. Читать дальше...

Gardhi me tela gjemborë, populizëm apo masë efikase për ndalimin e migrantëve?

Evropaelire.org 

Organizatat joqeveritare në Maqedoninë e Veriut, të cilat ndjekin zhvillimet me migrantët nga vendet e përfshira nga lufta në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme, thonë se gardhi me tela gjemborë që së fundmi po e ndërton Serbia në kufirin me Maqedoninë e Veriut për të pamundësuar kalimet e paligjshme të kufirit nga ana e migrantëve, në asnjë mënyrë nuk do të mund të ndalë lëvizjen e tyre. Ndryshe, Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë pjesë e shteteve që përbëjnë të ashtuquajturën “Rrugë Ballkanike”... Читать дальше...

Nën 100, numri i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar në 24 orët e fundit 13 persona të vdekur me koronavirus, duke e çuar numrin total të viktimave në 480. Të dhënat e së hënës kanë treguar edhe për 99 raste të reja të prekura nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, pas testimit të 406 mostrave. Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPIK) ka raportuar për 12,547 të infektuar me këtë virus. Deri më tani 8,657 pacientë janë shëruar... Читать дальше...

Rakiq: Dhjetë milionë euro për rimëkëmbjen ekonomike të komunave

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës do të ndajë 10 milionë euro për të mbështetur komunat në rimëkëmbjen ekonomike. Lajmin e bëri të ditur ministri i Pushtetit Lokal, Goran Rakiq, gjatë një takimi të përbashkët të zyrtarëve qeveritarë dhe kryetarëve të komunave. “10 milionë euro do të ndahen për komunat për të menaxhuar situatën e krijuar nga pandemia COVID 19, si dhe 29 milionë euro për të mbështetur komunat. Për më tepër, në përputhje me kërkesën e Zyrës së kryeministrit, Ministria ka përgatitur propozime për... Читать дальше...

Kosova po negocion për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19, thotë Zemaj

Evropaelire.org 

Ministri i Shëndetësisë në Kosovës, Armend Zemaj ka thënë se Qeveria e Kosovës po zhvillon negociata për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19 "në rast se miratohet një e tillë". Ai nuk bëri të ditur se me cilën kompani po negocion Qeveria e Kosovës, duke thënë se "këto janë raporte interne, të tij si ministër dhe Qeverisë së Kosovës". "Jemi në hapat konkret, mendojmë të realizueshëm nëse vaksina nxirret në përdorim që edhe ne ta sigurojmë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës", tha Zemaj. Читать дальше...

Intensifikohen përgatitjet për fillimin e vitit shkollor në Kosovë

Evropaelire.org 

Zyrtarët e qeverisë së Kosovës kanë diskutuar të hënën me kryetarët e komunave për bashkërendimin e aktiviteteve dhe menaxhimin e situatës së pandemisë në komuna, me theks të veçantë për fillimin e vitit të ri shkollor. Ministri i Arsimit dhe Shkencës në Qeverinë e Kosovës, Ramë Likaj tha se në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Ministrinë e Arsimit, ekziston plani që viti i ri shkollor të fillojë më 1 shtator. “Më 1 shtator të fillojë për parashkollorët si dhe klasën... Читать дальше...

Greqia planifikon ushtrime ushtarake pavarësisht mosmarrëveshjeve me Turqinë

Evropaelire.org 

Greqia tha të hënën se do të zhvillojë një ushtrim ushtarak me përfshirje të marinës dhe forcës ajrore në një zonë të Mesdheut lindor, ku Turqia po kërkon për naftë dhe gaz. Autoritetet thanë që stërvitjet do të fillonin të martën në juglindje të ishullit Grek të Kretës dhe do të përfundonin të enjten, raporton AFP.  Në këtë zonë Turqia ka një anije kërkimore të shoqëruar nga anijet luftarake që hulumtojnë për kërkimet e naftës dhe gazit. Ankaraja ka thënë se aktivitetet do të vazhdojë deri më 27 gusht. Читать дальше...

Austria dëbon një diplomat rus

Evropaelire.org 

Vjena do të dëbojë një diplomat rus, tha të hënën Ministria e Jashtme e Austrisë, pasi mediat raportuan se ai ishte i përfshirë në spiunazh ekonomik për vite me rradhë. "Ne mund të konfirmojmë që një diplomat rus do të dëbohet", tha ministria në një deklaratë për agjencinë AFP, duke shtuar se sjellja e tij kishte shkelur marrëdhëniet diplomatike. Deklarata nuk bëri të ditura detaje tjera. Raportet e mediave thanë se diplomatit i ishte dhënë kohë deri më 1 shtator për të lëshuar vendin. Tabloidi Kronen Zeitung tha se ai... Читать дальше...

Udhëheqësi i opozitës, Navalny ishte nën mbikëqyrje të sigurimit rus

Evropaelire.org 

Kritiku i Kremlinit, Aleksei Navalny, i cili po mjekohet në një spital gjerman pas një helmimi të dyshuar, ishte nën mbikëqyrje nga agjentët federalë të sigurimit rus, gjatë udhëtimit të tij të fundit në Siberi, raporton një gazetë ruse. Oficerët e Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB) monitoruan lëvizjet e Navalny, tha gazeta Moskovsky Komsomolets, duke cituar burime të agjencive ruse të sigurisë. Vëzhgimi përfshinte oficerë të veshur si civilë dhe kamerat në objekte dhe rrugë, shkruan gazeta. Читать дальше...

Gjermania organizon koncerte për të studiuar rrezikun nga koronavirusi

Evropaelire.org 

Shkencëtarët në Gjermani kanë organizuar tri koncerte të muzikës pop në lindje të qytetit Leipzig, për të studiuar rrezikun nga koronavirusi në ngjarjet e mëdha në hapësira të jashtme. Të gjithë pjesëmarrësit që kanë marrë pjesë në tri koncertet e ndara të këngëtarit gjerman Tim Bendzko, më 22 gusht, është dashur të kenë një rezultat negativ të testit për koronavirus. Pjesëmarrësve u është matur temperatura e trupit para hyrjes në koncert. Të gjithë kishin vendosur maska FFP2 si dhe një pajisje... Читать дальше...

Sulmuesi në Kristçërç kishte planifikuar një sulm të tretë

Evropaelire.org 

Burri që vrau 51 njerëz në dy xhami në Kristçërç të Zelandën e Re në vitin 2019 kishte në plan të sulmonte edhe një xhami të tretë, është thënë gjatë seancës gjyqësore ndaj tij. Brenton Tarrant gjithashtu planifikoi të digjte xhamitë, duke dashur të "shkaktojë sa më shumë viktima". Australiani u deklarua fajtor për 51 akuza për vrasje, 40 përpjekje për vrasje dhe një akuzë për terrorizëm. Brenton Tarrant, 29 vjeç, përballet me burgim të përjetshëm - një dënim që nuk është shqiptuar kurrë më parë në Zelandën e Re. Читать дальше...

Новости России
Москва

Шапки женские на Wildberries — скидки от 398 руб. (на новые оттенки)


Dorëhiqet këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë, Kellyanne Conway

Evropaelire.org 

Kellyanne Conway, ka njoftuar se po jep dorëheqjen nga posti i saj si Këshilltare e Lartë e presidentit amerikan, Donald Trump. Në një deklaratë, zonja Conway tha se po tërhiqej në fund të gushtit për t'u përqëndruar te fëmijët e saj, duke u dhënë atyre "më pak dramë, dhe më shumë përkujdesje të nënës". Burri i saj George, një kritik i hapur i presidentit, gjithashtu do të tërhiqet nga aktivitetet politike. Ajo shtoi se vendimi i saj ishte "plotësisht zgjedhja e saj", dhe se ajo do të shpallë planet e ardhshme "me kohë". Читать дальше...

Pompeo fillon turneun në Lindjen e Mesme me vizitën në Izrael

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo mbërriti në Izrael të hënën për të filluar një turne pesë-ditor në Lindjen e Mesme. Vizita e tij fokusohet në normalizimin e lidhjeve të Izraelit me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe përpjekjeve për t’i nxitur shtetet e tjera arabe të veprojnë në këtë mënyrë. Pompeo, i veshur me një maskë për fytyrën me ngjyrat e flamurit të SHBA-së, u takuat me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe në ditët në vijim do të vizitojë gjithashtu Sudanin, Bahrejnin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe... Читать дальше...

SHBA: Partia Republikane, gati për hapje të Konventës Kombëtare

Evropaelire.org 

Konventa Kombëtare Republikane në Shtetet e Bashkuara fillon më 24 gusht, dhe do të zgjasë për katër ditë, për të kulmuar me pranimin zyrtarisht nga ana e presidentit, Donald Trump, nominimit si kandidat i partisë për zgjedhjet e nëntorit. Presidenti Trump do të garojë në zgjedhjet presidenciale me kandidatin demokrat, Joe Biden. "Unë mendoj se do të shohim diçka që do të jetë shumë pozitive, kjo është ajo që unë do të doja të ishte", tha presidenti Trump për Fox News, më 23 gusht. Republikanët pritet të sulmojnë demokratët... Читать дальше...

SHBA-ja miraton përdorimin e plazmës së gjakut për trajtimin e COVID-19

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi për autorizimin emergjent të metodës së trajtimit të pacientëve me COVID-19, përmes plazmës së gjakut nga pacientët e shëruar. Njoftimi më 23 gusht vjen në prag të Konventës Kombëtare Republikane pasi presidenti përballet me presion për të përmirësuar situatën e pandëmisë që ka vrarë 175,000 amerikanë, ka goditur ekonominë dhe ka dëmtuar perspektivën e tij të rizgjedhjes në nëntor. Pasi Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) autorizoi përdorimin e këtij lloji të trajtimit... Читать дальше...

Takimi në Uashington-një hap drejt marrëveshjes përfundimtare

Evropaelire.org 

Takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili është paralajmëruar të mbahet më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, pritet të jetë një hap drejt një marrëveshjeje paqësore ndërmjet dy vendeve, por ende mbetet e paqartë se për çfarë konkretisht do të bisedohet në këtë takim, thonë njohësit e zhvillimeve politike, Agon Maliqi dhe Artan Muhaxhiri. Ftesën, liderëve të Kosovës dhe Serbisë për takim në Uashington ua ka bërë Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brein. Читать дальше...

Protesta masive kundër presidentit bjellorus

Evropaelire.org 

Dhjetëra mijëra persona protestuan në Minsk për të kundërshtuar rizgjedhjen e Aleyksandr Lukashenkas në postin e presidentit, por edhe për të dënuar shtypjen e protestave nga autoritetet. Nuk u raportua për dhunë. Derisa protestuesit  filluan shpërndarjen, Lukashenka u shfaq në një video të postuar në Telegram duke mbërritur në Pallatin e Pavarësisë. Ai u pa  i veshur me një jelek antiplumb dhe mbante një pushkë. Kjo është dita e 15-të me radhë që në Bjellorusi po mbahen protesta kundër Lukashenkas. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Вероника Кудерметова завершила выступление на турнире WTA в Мадриде






Булыкин высказал мнение о дерби «Спартак» и «Локомотив»

С 1 мая в Московской области начинается речная навигация

В Москве с 14 мая начнут отключать горячую воду для плановых работ на сетях

Тонкости работы в туриндустрии обсудили эксперты на карьерном форуме в Коломне