Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Август
2020

Новости за 17.08.2020

Merkel nuk ka biseduar me presidentin bjellorus, thotë qeveria gjermane

Evropaelire.org 

Qeveria gjermane e ka mohuar se kancelarja, Angela Merkel, ka biseduar me presidentin e Bjellorusisë, Aleyaksandr Lukashenka. Deklarata hedh poshtë pretendimet e Lukashenkas, i cili ka thënë se ka biseduar me Merkelin. Ai tha se kishte pranuar një telefonatë më 16 gusht nga Merkel, e cila sipas tij, dëshironte të fliste derisa po mbaheshin protestat dhe grevat kundër tij në mbarë vendin. Shpërthimi i protestave paraqet sfidën më të madhe të udhëheqjes 26-vjeçare të Lukashenkas, raporton agjencia e lajmeve Interfax. Читать дальше...

SHBA-ja dhe Rusia bisedojnë për kontrollin e armëve bërthamore

Evropaelire.org 

Në Vjenë të Austrisë, zyrtarët rusë dhe amerikanë kanë filluar një raund të tretë të bisedimeve për çështjen e kontrollit të armëve bërthamore, pasi Traktatit i ri për Armët Strategjike i vitit 2010 (New START) përfundon në muajin shkurt të vitit 2021. Takimi dy-ditor në Vjenë drejtohet nga i dërguari i posaçëm presidencial amerikan për kontrollin e armëve, Marshall Billingslea, dhe zëvëndësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov. "SHBA-ja është e përgatitur për një dialog serioz", tha Billingslea me të arritur në Vjenë. Читать дальше...

Rruga Deçan – Plavë, mes politikës dhe shkeljeve ligjore

Evropaelire.org 

Rruga që pritet të lidhë Komunën perëndimore të Kosovës, Deçanin me Plavën në Mal të Zi është shndërruar në një problem pa zgjidhje në mes të Komunës së Deçanit dhe Manastirit të Deçanit. Punimet janë ndërprerë, por, kryetari i këtij qyteti thotë se e vetmja zgjidhje për zhvillim ekonomik të komunës është përfundimi i rrugës. Në Manastir, thonë se çdo punim brenda zonës së mbrojtur, është shkelje ligjore.

Kushner i bën thirrje Arabisë Saudite të normalizojë lidhjet me Izraelin

Evropaelire.org 

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner, tha të hënën se do të ishte në interesin e Arabisë Saudite që të normalizojë lidhjet me Izraelin, ashtu siç vepruan Emiratet e Bashkuara Arabe. Kjo gjithashtu do të dobësonte ndikimin në rajon të armikut të tyre të përbashkët - Iranit, u tha Kushner gazetarëve gjatë një konference telefonike, raporton AFP. "Do të ishte shumë e mirë për biznesin saudit, do të ishte shumë mirë për mbrojtjen e saudite, dhe, sinqerisht, mendoj se do të ndihmonte gjithashtu popullin palestinez", tha Kushner. Читать дальше...

Punëtorët e quajnë Lukashenkan gënjeshtar

Evropaelire.org 

Punëtorët e një fabrike në Bjellorusi borohoritën "gënjeshtar" dhe "largohu" derisa presidenti, Alyaksandr Lukashenka, po mbante një fjalim. Protesta masive kanë shpërthyer në Bjellorusi, pasi opozita thotë se zgjedhjet presidenciale ishin të manipuluara.

Ministri Zemaj propozon masa shtesë kundër pandemisë

Evropaelire.org 

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj ka thënë se në mbledhjen e Komitetit për Menaxhimin e Pandemisë COVID-19, ka rekomanduar masa shtesë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Masat kanë të bëjnë kryesisht me bizneset e gastronomisë dhe qendrat tregtare.   “Qendrat tregtare ushqimore dhe jo ushqimore të obligohen qe të kenë një punonjës i cili nuk lejon hyrjen brenda të konsumatorëve pa maska, në qendrat tregtare ushqimore... Читать дальше...

Tërheqja e mjeteve të Trustit, rast i paprecedent

Evropaelire.org 

Tërheqja e kursimeve pensionale në Kosovë është rast i paprecedent, por i domosdoshëm për gjendjen aktuale ekonomike, konsiderojnë përfaqësues të bizneseve dhe ekspertë për çështje ekonomike. Kjo nismë është propozuar nga Qeveria e Kosovës në bazë Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, në mënyrë që të ndihmohen qytetarët në lehtësimin e pasojave që ka pasur në ekonomitë familjare pandemia COVID-19. Nëse miratohet Projektligji për rimëkëmbje ekonomike, qytetarëve do t’iu mundësohet tërheqja e... Читать дальше...

Trump e quan "të tmerrshme" situatën në Bjellorusi

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se Uashingtoni është duke e vëzhguar nga afër situatën "e tmerrshme" në Bjellorusi, ku demonstratat masive të opozitës, po goditën me forcë nga ana e pjesëtarëve të sigurisë. "Kjo është një situatë e tmerrshme në Bjellorusi. Ne do ta përcjellin atë nga afër," tha Trump, më 17 gusht. Në Bjellorusi po mbahen protesta masive që nga mbajtja e zgjedhjeve presidenciale më 9 gusht, për të cilat, Komisioni Zgjedhor tha se u fituan nga presidenti autoritar, Alyaksandr Lukashenka. Читать дальше...



Në Uashington do të diskutohet për ekonominë, thotë Bërnabiq

Evropaelire.org 

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se në takimin e planifikuar të mbahet më 2 shtator në Shtëpinë e Bardhë, mes Kosovës dhe Serbisë, pritet të diskutohet kryesisht për çështje të ekonomisë. “Në fakt është vazhdim i bisedimeve për ekonominë, që kanë nisur në kohën kur bisedonim për rivendosjen e linjës ajrore dhe trafikut hekurudhor. Pra, këto janë kryesisht tema ekonomike për të cilat ne gjithmonë kemi bërë thirrje që të diskutohen", tha Bërnabiq. I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun... Читать дальше...

Autoritetet malazeze me vendim të ri për hyrjet e qytetarëve të vendeve tjera

Evropaelire.org 

Trupi për Koordinim Kombëtar për luftimin e sëmundjeve infektive në Mal të Zi vendosi më 17 gusht, të lejojë hyrjen në Mal të Zi të personave që kanë caktuar paraprakisht akomodimin në këtë vend, dhe të cilët dëshmojnë një rezultat negativ të testit ELISA IgM ose një test negativ ECLIA, në përputhje me rregullat që kanë qenë të vlefshme deri të premten më 14 gusht. "Testi negativ ELISA IgM ose testi ECLIA, duhet të jetë i lëshuar nga një laborator i licencuar dhe të mos jetë më i vjetër se 72 orë në kohën e hyrjes së personave në Mal të Zi. Читать дальше...

Mitrovicë: Emri i Elizabeta Hasanit vendoset në pllakën përkujtimore

Evropaelire.org 

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se është vendosur emri i Elizabeta Hasanit në pllakën përkujtimore për viktimat e shpërthimit në tregun e qytetit më 13 mars 1999. Elizabeta Hasani e lindur më 4 maj 1994, nuk ishte përfshirë në mesin e viktimave,  kur më 13 mars të këtij viti ishte zbuluar pllaka përkujtimore. Në pllakën përkujtimore u shkruan vetëm 6 emra të viktimave shqiptare, por jo edhe emri i shtatë, që ishte vajza 5-vjeçare e një familjeje rome. Kjo ngjalli reagimin e organizatave për të... Читать дальше...

Në kërkim të zgjidhjes për ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë

Evropaelire.org 

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj pret nga institucionet e Kosovës të gjejnë një zgjidhje afatgjate për ndërtimin e rrugës Deçan – Plavë, ku janë ndërprerë punimet pas kërkesës së kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti. Hoti, të dielën më 16 gusht, kërkoi që të pezullohen ndërtimet në këtë rrugë, e cila “në një pjesë të saj, e prek zonën e veçantë të mbrojtur të Manastirit të Deçanit”. Ramosaj shpreh besimin e tij se punimet për ndërtimin e kësaj rruge do të vazhdojnë dhe shtoi... Читать дальше...

Transmetuesi publik suedez ua ndalon punonjësve përdorimin e TikTok-ut

Evropaelire.org 

Radio Televizioni Publik i Suedisë (STV) njoftoi se ua ka ndaluar punonjësve të përdorin aplikacionin kinez, TikTok, në telefonët e tyre të punës për arsye sigurie. "Departamenti i sigurisë ka zbuluar që aplikacioni TikTok shpalos më shumë informacione sesa ajo që konsiderohet e nevojshme", shkroi SVT në faqen e saj të internetit. Stafi u informua për vendimin përmes postës elektronike. TikTok ka rreth një miliard përdorues, kryesisht adoleshentë që bëjnë shpërndarjen e videove të shkurtra, shpesh të shoqëruara me muzikë. Читать дальше...

Afaristët: Qeveria e re e Maqedonisë së V. t'i japë prioritet ekonomisë

Evropaelire.org 

Afaristët në Maqedoninë e Veriut thonë se sa më shumë vonohet formimi i qeverisë së re të vendit aq më shumë grumbullohen problemet e shkaktuara nga kriza e koronavirusit duke vënë në rrezik mbijetesën e shumë kompanive. Ata thonë se qeveria e re duhet tërë energjinë ta drejtojë në shans të rikuperimit ekonomik të vendit pas goditjes së rëndë që i ka shkaktuar koronavirusi, pasi nga 27 degë të industrisë në 24 prej tyre është regjistruar rënie e prodhimit industrial. Drilon Iseni nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore... Читать дальше...

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se marrëveshja me Izraelin nuk e ka cak Iranin

Evropaelire.org 

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se marrëveshja për normalizimin e  raporteve me Izraelin është një "vendim sovran" që “nuk e ka cak” Iranin. "Ne nuk pranojmë ndërhyrje në vendimet tona", tha ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Anwar Gargash, më 17 gusht. Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan më 13 gusht se po vendosnin marrëdhënie të plota diplomatike në bazë të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, e cila përfshinte një zotim nga ana e Izraelit, për të pezulluar... Читать дальше...

Kosovë: Nëntë të vdekur dhe 129 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), ka njoftuar të hënën, se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri, kanë vdekur 9 persona. Me këtë shifër, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 410. Rastet e para me koronavirusin e ri në Kosovë janë paraqitur në muajin mars. IKSHPK ka njoftuar se nga testimi i 449 mostrave, pozitivë në koronavirus janë konfirmuar 129 raste, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuave... Читать дальше...

“Trepça” pret të rimëkëmbet

Evropaelire.org 

Afër katër vjet pas miratimit të Ligjit për Trepçën, i cili mëtonte të rimëkëmbte dhe rivitalizonte këtë ndërmarrje, gjendja në këtë ndërmarrje ka mbetur e njëjtë, e edhe më keq. “Trepça”, po vazhdon të përballet me vështirësi të mëdha të funksionimit, me nivel të ulët të prodhimit dhe me mjete të kufizuara financiare, thonë përfaqësues të kësaj ndërmarrjeje dhe Sindikatës së minatorëve si dhe ekspertë të ekonomisë. Kombinati metarulgjik “Trepça” nuk arriti të rimëkëmbet për shkak të, siç thuhet... Читать дальше...

Trupat ruse dhe ato turke shënjestrohen në Idlib

Evropaelire.org 

Një automjet ushtarak turk është dëmtuar si pasojë e një shpërthimi gjatë patrullimeve të përbashkëta me trupat ruse në rajonin Idlib, në veriperëndim të Sirisë. Megjithatë nuk është raportuar për viktima. Agjencia e lajmeve RIA ka cituar Ministrinë ruse të Mbrojtjes të ketë thënë se asnjë ushtar rus nuk është plagosur në incident, i cili ka ndodhur përgjatë një patrullimi në zonën strategjike që lidh lindjen dhe perëndimin e Sirisë. Zyrtarë turq të sigurisë kanë thënë se ka ndodhur një sulm... Читать дальше...

LSDM dhe BDI, afër marrëveshjes për qeverinë e re

Evropaelire.org 

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka njoftuar të hënën se është pranë arritjes së marrëveshjes me Lidhjen Social-Demokrate (LSDM) të Zoran Zaevit për formimin e qeverisë së Maqedonisë së Veriut. “Ekipet e BDI-së dhe LSDM-së gjatë fundjavës dhe ditës së hënë kanë punuar intensivisht në krijimin e një marrëveshjeje cilësore, të shpejtë dhe të plotë të koalicionit në ditët e para të afatit të përcaktuar me kushtetutë prej 20 ditësh pas marrjes së mandatit. Në bisedimet e zhvilluara në nivelin e sekretarëve partiakë... Читать дальше...

Новости России
Москва

Улан-Удэнский ЛВРЗ подвел производственные итоги первого квартала 2024 года


SHBA: Partia Demokratike, gati për hapje të Konventës Kombëtare

Evropaelire.org 

Partia Demokratike në Shtetet e Bashkuara pritet të nisë Konventën Kombëtare, ndonëse pjesën më të madhe në versionin online, që do të kulmojë me nominimin zyrtar të Joe Bidenit si kandidat për të garuar kundër presidentit amerikan, Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit. Konventa Kombëtare Demokratike, që zgjat katër ditë, ishte planifikuar të niste në Milluaki, Viskonsin, mirëpo pandemia me koronavirus ka shtyrë përpara planet për organizime online. Fjalime nga Biden, e përzgjedhura e tij për pozitën e nënpresidentes... Читать дальше...

Gjermania pro liberalizimit, por disa vende ende hezitojnë

Evropaelire.org 

Presidenca gjermane e Bashkimit Evropian dhe Komisioni Evropian mendojnë se Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave dhe se liberalizimi duhet të ndodhë. Por, nuk kanë përgjigje të prerë se kur do të mund të jetë në rend dite vendimi për këtë në Këshillin e Bashkimit Evropian si dhe a kanë kërkuar disa shtete anëtare ndonjë raport të ri për përmbushjen e kritereve nga ana e Kosovës. Nga Komisioni Evropian kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se sa i përket liberalizimit të vizave... Читать дальше...

Ramosaj: Shteti duhet t’i zgjidhë fatkeqësitë e krijuara në Deçan

Evropaelire.org 

Kryetari i Komunës së Deçanit, Blerim Ramosaj ka thënë të hënën se shteti duhet t’i zgjidhë, ato që i ka konsideruar fatkeqësi të krijuara në komunën që ai drejton, teksa ka publikuar disa fotografi ku shihen duke u kryer punime në rrugën Deçan-Plavë. “Kur pezullohen veprime është mirë të jipen zgjidhjet e duhura z. Kryeministër”, ka thënë Ramosaj në një postim në rrjetin social, Facebook, duke iu referuar kërkesës së kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, për të pezulluar punimet në rrugën Deçan-Plavë... Читать дальше...

Liderja opozitare, e gatshme të marrë pushtetin në Bjellorusi

Evropaelire.org 

Të hënën në Bjellorusi kanë nisur greva të reja, pas fundjavës me protesta në të cilat kanë marrë pjesë dhjetëra mijëra persona, duke kërkuar largimin e presidentit Alexander Lukashenka nga pushteti. Liderët opozitarë kanë bërë thirrje për greva ndërkohë që rritet zemërimi pas raportimeve për dhunë policore si dhe pretendimeve për mashtrim me vota në procesin zgjedhor të 9 gushtit. Megjithatë, presidenti bjellorus, që ka shpallur fitore bindëse, vazhdon të jetë mospërfillës. Të dielën, ai u... Читать дальше...

Protestat më të mëdha kundër Lukashenkas

Evropaelire.org 

Të dielën rrugët e kryeqytetit bjellorus, Minsk kanë qenë të mbushura me dhjetëra mijëra persona që kanë kërkuar largimin e presidentit Alexander Lukashenka nga pushteti. Ata besojnë se është bërë mashtrim me rezultatet e zgjedhjeve të 9 gushtit, në të cilat Lukashenka ka fituar një mandat të gjashtë presidencial. Ai është në pushtet nga viti 1994.

Japonia përballet me tkurrjen më të madhe ekonomike në histori

Evropaelire.org 

Ekonomia e Japonisë është tkurrur me shkallën më të shpejtë në historinë e saj, ndërkohë që lufton pandeminë me koronavirus. Ekonomia e tretë më e madhe në botë është përballur me ulje të bruto-prodhimit të brendshëm për 7.8 për qind në periudhën prill-qershor, në krahasim me çerekun e kaluar. Ky shtet veçse ka qenë duke u përballur me rritje të ngadalësuar ekonomike edhe para pandemisë. Të dhënat e publikuara të hënën kanë vënë në pah sërish ndikimin e madh që ka pasur koronavirusi në shumicën e ekonomive në botë. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Самсонова победила Осаку и вышла в третий круг турнира WTA 1000 в Мадриде






В Чурапчинском районе вынесен приговор члену ОПГ за покушение на сбыт наркотиков

Липецкий проект стал лауреатом Международного профессионального конкурса НОПРИЗ на лучший проект – 2023

Рубль утром растет к доллару

Объем закупок на портале поставщиков в первом квартале 2024 года превысил 24 млрд руб.