Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Август
2020

Новости за 20.08.2020

Filmit "Exil" të regjisorit Visar Morina i ndahet çmimi kryesor në Festivalin e Sarajevës

Evropaelire.org 

Filmi “Exil” i regjisorit nga Kosova, Visar Morina, ka fituar çmimin kryesor në Festivalin e Filmit në Sarajevë. Çmimi “Zemra e Sarajevës” iu nda filmit “Exil” në ceremoninë që u mbajt online për shkak të pandemisë së COVID-19. Morina është një regjisor që ka fituar disa çmime në festivale të ndryshme. Ai ka lindur në Kosovë por jeton dhe punon në Gjermani. Filmi “Vera dreams of the sea”, i regjisores nga Kosova, Kaltrina Krasniqit, i cili është në fazën e postproduksionit, u shpërblye me çmimin “Post Republic”. Читать дальше...

Përkujtohen mjekët që vdiqën nga COVID-19

Evropaelire.org 

Në shumë qendra ambulatore dhe spitalore në Kosovë janë ndezur qirinj në shenjë respekti për punëtorët shëndetësorë që kanë humbur jetën nga sëmundja COVID-19. Deri më tash, raportohet se kanë vdekur shtatë mjekë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë mbi 1,300 mjekë, infermierë si dhe punonjës të tjerë shëndetësorë, janë infektuar që nga fillimi i pandemisë në muajin mars.

Sllovenia e vendos masën e vetizolimit për udhëtarët nga Kroacia

Evropaelire.org 

Sllovenia vendosi që udhëtarët nga Kroacia, të cilët hyjnë në territorin e saj, të vetizolohen për 14 ditë, raporton Reuters. Lajmin e bëri të ditur ministri i Brendshëm slloven, Ales Hojs. Megjithatë, sllovenët që gjenden tashmë në Kroaci, do të jenë në gjendje të shmangin masën e vetizolimit nëse kthehen në Slloveni, para të hënës, shtoi Hojs. Kroacia i shpëtoi valës së parë të pandemisë për shkak të masave të shpejta të izolimit dhe mungesës së turistëve në fund të dimrit. Vendi filloi të... Читать дальше...

SHBA-ja vendos sanksione ndaj disa zyrtarëve të regjimit sirian

Evropaelire.org 

Më 20 gusht, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj disa zyrtarëve të lartë të qeverisë siriane dhe komandantëve të njësive ushtarake siriane, si pjesë e përpjekjeve të  Uashingtonit për të ndërprerë financimet për qeverinë e presidentit Bashar al-Asad. Departamenti amerikan i Thesarit tha në një deklaratë se janë vënë sanksione ndaj Luna Al Shibl, oficer i lartë i shtypit, dhe Muhamad Ammar Saati bin Mohamad Naëzad, një anëtar i shquar i Partisë qeverisëse siriane. Ndërkohë, sekretari amerikan i shtetit... Читать дальше...

Pandemia shtyn qytetarët t’i kursejnë paratë

Evropaelire.org 

Kursimet e qytetarëve në bankat komerciale janë rritur gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit në Kosovë, tregojnë të dhënat zyrtare. Rritja e kursimeve, sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, ka ndodhur për shkak se bizneset i kanë kursyer paratë dhe nuk kanë investuar, kurse qytetarët për shkak të perspektivës së pasigurt të shkaktuar nga pandemia, nuk kanë bërë shpenzime të zakonshme, por kanë kursyer para. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, deri më 1 gusht... Читать дальше...

BE-ja nuk e ka miratuar ndërtimin e gardhit me tela gjemborë në kufirin Serbi-Maqedoni e V.

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian (BE) e ka mohuar se është pjesë e ndonjë marrëveshjeje, që lejon ndërtimin e një gardhi me tela gjemborë, në kufirin midis Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ana Pisonero, një zëdhënëse e Komisionit Evropian, i tha Radio Evropës së Lirë se ky institucion, kur bëhet fjalë për menaxhimin e migracionit, u ofron ndihmë të konsiderueshme financiare dhe teknike partnerëve në Ballkanin Perëndimor. Për këtë qëllim në vitin 2015, Komisioni ka ndarë mbi 100 milionë euro për Serbinë. "Sidoqoftë... Читать дальше...

Nga shtatori mësim online në Maqedoninë e Veriut

Evropaelire.org 

Vendimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që të mbahet mësimi online nga shtatori për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, ka nxitur reagime të shumta, në veçanti të nxënësve të shkollave të mesme. Drejtuesit e Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme thonë se fare nuk janë konsultuar për këtë vendim andaj edhe të shtunën do të vendosin për bojkotin e mësimit, por edhe forma tjera të shprehjes së pakënaqësisë, përfshirë edhe protestat. Unioni kërkon mësim të kombinuar, nga distanca dhe me prani fizike të nxënësve në shkolla. Читать дальше...

Izraeli kërkon reformimin e misionit të KB-së në Liban

Evropaelire.org 

Izraeli ka kërkuar që forca paqeruajtëse e Kombeve të Bashkuara në Liban të reformohet, duke e akuzuar atë për "zero efikasitet". Deklarata bëhet përpara se të vazhdohet mandati i misionit. Libani dhe Izraeli janë ende teknikisht në luftë, dhe misioni i Kombeve të Bashkuara, UNIFIL, patrullon në kufirin midis dy vendeve. E themeluar në vitin 1978, UNIFIL u fuqizua pas një lufte shkatërrimtare një muajshe më 2006, midis Izraelit dhe milicisë shiite Hezbollah që ka mbështetjen e Iranit. Forca prej 10.500 pjesëtarësh... Читать дальше...



Arrestohet ish-këshilltari i Trumpit, Steve Bannon

Evropaelire.org 

Ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon, është arrestuar me akuzën se ai dhe tre të tjerë mashtruan donatorët me qindra mijëra dollarë në një skemë fondesh në internet të njohur si "Ne ndërtojmë murin". Prokurorët federalë pretenduan se Bannon dhe tre të tjerë "orkestruan një skemë për të mashtruar qindra mijëra donatorë" në lidhje me fushatën në internet për mbledhjen e më shumë se 25 milionë dollarëve, për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit jugor të Shteteve të Bashkuara. Bannon... Читать дальше...

Maqedoni e Veriut: Sa stabile do të jetë qeveria e re?

Evropaelire.org 

Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut do të ketë mandat të plotë katërvjeçar, e denjë për të mbajtur mbi supe sfidat që ka para vetes, veçanërisht për të menaxhuar situatën e krizës që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit dhe përmbushjen e kritereve që kërkohen nga vendi për sa i përket anëtarësimit në Bashkimin Evropian, kanë theksuar disa herë gjatë këtyre ditëve dy liderët, Zoran Zaev, i LSDM-së, si mandatar për formimin e qeverisë së re, dhe Ali Ahmeti, i BDI-së. Shumica parlamentare përbëhet nga 62 deputetë... Читать дальше...

Gjermania thotë se mund të përballojë numrin në rritje të të infektuarve

Evropaelire.org 

Autoritetet shëndetësore të Gjermanisë aktualisht mund të përballojnë rritjen e numrit të të infektuarve me koronavirusin e ri, i tha agjencisë Reuters, zëvendësdrejtori i Institutit për sëmundje infektive, Robert Koch. Numri i rasteve të reja në Gjermani është rritur në javët e fundit. Autoritetet kanë thënë se fajtorë të kësaj rritjeje janë kthimet nga pushimet, organizimet e festive dhe mbledhjet tjera familjare. Të enjten, numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus ishte 1.707, duke e... Читать дальше...

Këndvështrimet nga Ballkani Perëndimor për ngjarjet në Bjellorusi, Kosova përkrah masat e perëndimit

Evropaelire.org 

Shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë një qëndrim të përbashkët për situatën në Bjellorusi dhe protestat e përditshme, në të cilat kërkohet dorëheqja e Alyaksandr Lukashenkas, përsëritjen e zgjedhjeve të kontestuara për president, në të cilat ai ka marrë mandatin e gjashtë, si dhe ndërprerjen e dhunës ndaj demonstruesve. Kosova “dënon dhunën e ushtruar nga autoritetet në Bjellorusi” dhe i është bashkuar thirrjes së aleatëve që palët të diskutojnë për dalje paqësore. Marrë parasysh marrëdhëniet... Читать дальше...

Kosovë: 13 viktima dhe 158 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) në Kosovë, në raportet ditore për situatën epidemiologjike, njoftoi se të enjten, janë regjistruar edhe 13 raste të vdekjeve nga koronavirusit i ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 438. Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani njoftoi gjatë një konference për media në Prizren, se nga testimi i 471 mostrave, janë regjistruar edhe 158 raste të reja të të infektuarve, dhe me këtë shifër numri i përgjithshëm shkon në 12.006. Të shëruar nga sëmundja COVID-19... Читать дальше...

Haradinaj-Stublla: Kosova do të mund ta dërgojë një përfaqësues në DASH

Evropaelire.org 

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka njoftuar të enjten se Kosova për herë të parë do të mund ta dërgojë një përfaqësues të ministrisë që ajo drejton në Departamentin amerikan të Shtetit. Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ajo ka thënë se kjo gjë i është konfimuar gjatë një takimi që ka pasur me zëvendës-ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe të Euroazisë, Matthew Palmer. “Koordinimi i ngushtë i politikës sonë të jashtme me SHBA-të... Читать дальше...

Vuçiq i reagon Haradinajt: Nuk do të ketë marrëveshje përfundimtare në Uashington

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të enjten se në Uashington mund të ketë bisedime mes Kosovës dhe Serbisë vetëm për temat e përcaktuara më herët dhe se nuk do të ketë marrëveshje përfundimtare atje. Duke komentuar deklaratën e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt, përgjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë, se Kosova duhet të shkojë në Uashington më 2 shtator për një marrëveshje përfundimtare dhe për njohje reciproke në kufijtë ekzistues, Vuçiq... Читать дальше...

Policia gjermane arreston të kërkuarin për krime lufte në Kroaci

Evropaelire.org 

Policia federale në Gjermani tha të enjten se ka arrestuar një 55-vjeçar nga ish-Jugosllavia, i cili ishte dënuar para 23 vjetëve në Kroaci për krime kundër njerëzimit dhe që nuk e kishte vuajtur asnjëherë dënimin. I arrestuari, tani qytetar amerikan, ishte dënuar në vitin 1997 me dënim prej 10 vjetëve burgim për vrasjen e një personi civil në vitin 1993 gjatë luftës në Kroaci. Policia gjermane tha se vrasja kishte ndodhur gjatë kohës sa ai ishte pjesë e ushtrisë së Krajinës - territor kroat – në vitet 1990... Читать дальше...

Navalny duke u dërguar në spital

Evropaelire.org 

Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny është pa vetëdije në spital dhe ka dyshime për helmim, ka thënë zëdhënësja e tij, Kira Yarmysh. Në këtë video ai shihet duke u dërguar në spital pas uljes emergjente të aeroplanit për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Përpjekjet e OBSH-së për t’iu siguruar të gjithëve vaksina për COVID-19 

Evropaelire.org 

Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë thirrje shteteve që t’i bashkohen një pakti global që synon të garantojë se vendet më pak të pasura do të kenë qasje në vaksinat për koronavirus, duke paralajmëruar për rreziqet e të ashtuquajturit “nacionalizëm për vaksina”, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters. Përmes këtij teksti mund të kuptoni planin e OBSH-së dhe qasjet nga kombet e pasura. Çfarë është programi i OBSH-së për vaksina? Struktura globale e vaksinimit, COVAX, është një program... Читать дальше...

Новости России
Москва

Тема дня: На «Госуслугах» можно будет получить статус многодетной семьи с 2025 года


Gjermania regjistron shifrën më të lartë të të infektuarve me COVID-19 prej prillit

Evropaelire.org 

Gjermania ka njoftuar të enjten se brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 1,707 raste të reja me koronavirus njëherësh shifrën më të lartë prej muajit prill. Përgjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe dhjetë persona të vdekur, duke e çuar shifrën totale të viktimave në 9,253. Gjermania ka menaxhuar pandeminë me koronavirus më mirë sesa shumë fqinj evropianë, mirëpo sikur në secilin vend tjetër numri i rasteve të reja është rritur në kohën e pushimeve verore. Autoritetet kanë thënë se fajtorë... Читать дальше...

Licencohen 18 laboratore tjera për kryerje të testeve serologjike në Kosovë

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të enjten se ka licencuar edhe 18 laboratore tjera për kryerje të testeve serologjike në Kosovë. Përmes këtyre testeve, një person e kupton nëse është prekur në të kaluarën me koronavirus, apo nëse ka krijuar anti-trupa ndaj tij. Marrë parasysh njoftimin e fundit, në gjithë territorin e Kosovës deri më tani janë licencuar 87 laboratorë për kryerje të testeve serologjike dhe virologjike për sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi. Për dallim nga testet serologjike... Читать дальше...

Kritiku i Kremlinit, “në gjendje kome” pas dyshimeve për helmim

Evropaelire.org 

Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny është pa vetëdije në spital dhe ka dyshime për helmim, ka thënë zëdhënsja e tij, Kira Yarmysh. Navalny, që njihet për fushatat e tij kundër korrupsionit është sëmurë teksa ka qenë në një udhëtim me aeroplan, andaj fluturimi është ndalur në mënyrë emergjente në qytetin siberian, Omsk, ka thënë Yarmysh, duke shtuar se ka supozime që diçka i është shtuar në çaj. Një burim brenda spitalit ka konfirmuar për agjencinë e lajmeve, TASS se ai është duke u trajtuar për helmim. Читать дальше...

SHBA-ja dhe Brazili, qendra të përhapjes së koronavirusit

Evropaelire.org 

Numri i rasteve të reja me koronavirus vazhdon të rritet për dhjetëra mijëra në Shtetet e Bashkuara dhe Brazil – shtete në të cilat numri i viktimave në baza ditore është mbi 1,000 – ndërkohë që shtetet më të vogla tentojnë të parandalojnë shpërthime të reja. Brenda 24 orëve, Brazili ka raportuar për më shumë se 47,000 raste të reja me koronavirus dhe 1,200 të vdekur nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, derisa Shtetet e Bashkuara kanë raportuar për më shumë se 44,000 raste të reja dhe mbi 1,300 të vdekur. Читать дальше...

SHBA-ja zotohet se nuk do të dënojë me vdekje dy militantë të IS-it

Evropaelire.org 

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka njoftuar qeverinë britanike se nuk do të kërkojë dënim me vdekje kundër dy militantëve të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), të cilët dyshohen për kryerje të një vargu krimesh. Ky vendim heq një pengesë për gjykim potencial të të dyshuarve në Shtetet e Bashkuara, të cilët besohet se kanë qenë pjesë e një zgjatimi të grupit terrorist të ashtuquajtur “Beatles”, i cili ka torturuar dhe u ka prerë kokën një numri të burgosurish në Siri, duke përfshirë shtetas amerikanë dhe britanikë. Читать дальше...

Kamala Harris, edhe zyrtarisht kandidate demokrate për nën-presidente

Evropaelire.org 

Senatorja amerikane, Kamala Harris ka pranuar nominimin e Partisë Demokratike për të garuar në pozitën e nën-presidentes, përmes një ceremonie virtuale në të cilën ka kritikuar “mungesën e kompetencës” dhe “ashpërsinë” e presidentit amerikan, Donald Trump. Harris ka bërë histori më 19 gusht, meqë është gruaja e parë amerikane me ngjyrë që synon të bëhet nën-presidente e Shteteve të Bashkuara. Nominimi i saj është bërë në natën e tretë të Konventës Kombëtare të demokratëve, e cila është mbajtur tërsisht në versionin online... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Самсонова победила Осаку и вышла в третий круг турнира WTA 1000 в Мадриде






В Москве 30 человек эвакуировали из шашлычной из-за пожара

Врач Тяжельников назвал допустимую порцию шашлыка

Платформа Академика запустила подписку с самой большой коллекцией курсов от вузов

1 тыс человек приняли участие в военно-патриотической игре «ЮНАРМИЯ, ВПЕРЕД!» в Подмосковье