Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Август
2020

Новости за 15.08.2020

Komandanti i KFOR-it viziton Deçanin

Evropaelire.org 

Situata e përgjithshme në zonën e veçantë të mbrojtur të Deçanit ka qenë temë diskutimi mes komandantit të misionit të NATO-s në Kosovë, Michele Risi dhe kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. Për këtë temë Risi po ashtu është takuar edhe me  Peshkopin Sava Janjiq në Manastirin e Deçanit. Siç njofton misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, Risi ka vizituar të shtunën zonën e veçantë të mbrojtur të Deçanit, e cila përfshin Manastirin ortodoks serb të Deçanit, zonën religjioze të mbrojtur nga KFOR-i... Читать дальше...

Kërkesa e veteranëve për Gjykatën Speciale, pa përkrahje të plotë në Kuvend

Evropaelire.org 

Kërkesa e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së që të ndryshohet Ligji për Gjykatën Speciale (Dhomat e Specializuara), nuk është e sigurt se do të merret parasysh në Kuvendin e Kosovës. Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka kërkuar nga grupet parlamentare që përmes amandamentimit të këtij ligji, Gjykata Speciale të hetojë të gjitha krimet që kanë ndodhur në Kosovë. Deputetët e Kuvendit të Kosovës, janë të ndarë sa i përket mbështetjes së kësaj kërkese. Читать дальше...

BE-ja mirëpret normalizimin e raporteve mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian ka mirëpritur njoftimin për normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, duke vlerësuar lartë rolin e Shteteve të Bashkuara në këtë proces. “Bashkimi Evropian ka promovuar për vite me radhë zhvillimin e raporteve në mes të Izraelit dhe vendeve të rajonit. Normalizimi i marrëdhënieve bilaterale mes tyre do të jetë i frytshëm për të dyja vendet si dhe një hap thelbësor për stabilizimin e rajonit”, thuhet në deklaratën e BE-së.  BE-ja thotë se angazhimi... Читать дальше...

Shkup: Beteja për qeverinë e re, në fokus posti i kryeministrit

Evropaelire.org 

Lidhja Socialdemokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, kanë vazhduar negociatat për qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, por ende pa ndonjë marrëveshje konkrete lidhur me çështjen e drejtimit të qeverisë. Edhe pse Zoran Zaev, tanimë është nominuar si kandidat për kryeministër, BDI-ja siç bëhet e ditur jozyrtarisht insiston që gjatë qeverisjes katërvjeçare edhe kandidati i saj për kryeministër, Naser Zyberi, të ushtroj të paktën për një vit këtë post. Pas takimit mes liderëve Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti... Читать дальше...

Nëntë viktima dhe 145 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të shtunën ka regjistruar 9 viktima dhe 145 raste pozitive me koronavirus. Numri total i rasteve pozitive është 11.275 raste nga 43.544 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 390 viktima që nga përhapja e virusit në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 144 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.961 raste. Numri i rasteve aktive është 3.924. Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar të... Читать дальше...

Kthimi i nxënësve në shkolla - “Nëse je i sëmurë, rri në shtëpi”

Evropaelire.org 

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi, kryesisht përhapet nga pikëzat që lëshojmë kur flasim, kollitemi apo teshtimë ose në rast të kontaktit me sipërfaqet e kontaminuara. Po, ashtu ekspozimi mund të ndodhë në mjediset brenda 1 metër afër tjerëve, nga kontakti i shpeshtë fizik me njerëzit që mund të infektohen me koronavirus. Më 1 shtator në Kosovë, fillon viti i ri shkollor 2020/2021 dhe Qeveria e Kosovës është duke shqyrtuar mundësitë... Читать дальше...

Protesta paqësore në Minsk kundër zgjedhjeve presidenciale

Evropaelire.org 

Më shumë se 20,000 protestues kanë dalur në Sheshin e Pavarësisë në Minsk më 14 gusht për të protestuar kundër zgjedhjeve presidenciale në vend, fundin e brutalitetit policor ndaj protestuesve dhe për të kërkuar dorëheqjen e presidentit Alyksandr Lukashenka.

Mijëra protestues në lindje të Rusisë brohorasin "Rroftë Bjellorusia"

Evropaelire.org 

Mijëra protestues kanë marshuar në qytetin Khabarovsk të Rusisë, vend ky ku protestat kundër presidentit Vladimir Putin po vazhdojnë për më shumë se një muaj. Disa nga protestuesit kanë brohoritur “Rroftë Bjellorusia” derisa kanë marshuar drejtë qytetit më 15 gusht, duke shprehur mbështetje për demonstratat kundër votimit të diskutueshëm presidencial në Bjellorusi. Zgjedhjet e 9 gushtit në Bjellorusi i dhanë presidentit Alyaksandr Lukashenka një mandat të gjashtë dhe ndezën protesta mbarëkombëtare... Читать дальше...



Vuçiq: Në Bruksel do të kërkojmë ndërprerje urgjente të punimeve pranë Deçanit

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se Beogradi do të kërkojë "pezullim urgjent dhe të përhershëm të punimeve të ndërtimit në zonën e mbrojtur të Manastirit të Deçanit" nga përfaqësuesit e Prishtinës dhe ndërmjetësit evropianë në takimin e ardhshëm në Bruksel. Në një njoftim nga zyra e Presidentit të Serbisë thuhet se me këto punime po "rrezikohet njëra nga faltoret më të mëdha serbe e krishtere". Vuçiq gjithashtu deklaroi se ky akt është "në kundërshtim me rregullat e miratuara nga vet Prishtina". Читать дальше...

Countryman: Hoti dhe Vuçiq nuk kanë gatishmëri për marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë

Evropaelire.org 

Kosova dhe Serbia nuk janë të përgatitura që në këtë kohë të bëjnë kompromise për arritjen e një marrëveshjeje në Shtëpinë e Bardhë, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ish-zëvëndës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për çështje evropiane, Thomas Countryman. Duke komentuar takimin e paralajmëruar për 2 shtator në Shtëpinë e Bardhë mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, Countryman thotë se nuk mund të pritet shumë nga ky dialog dhe më e pakta që mund të arrihet është një nxitje... Читать дальше...

Negociatorja për paqe në Afganistan i shpëton një sulmi

Evropaelire.org 

Zyrtarët afganë kanë njoftuar se një anëtare e qeverisë e ngarkuar me negociatat për paqe me talibanët, i ka shpëtuar një tentim-vrasjeje. Një veturë me të cilën po udhëtonte Fawzia Koofi, ligjvënëse dhe aktiviste e të drejtave të grave, u sulmua nga disa persona të armatosur më 14 gusht në një autostradë afër Kabulit, tha Masoom Stanekzai, shefi i negociatave për paqe në Kabul. Ai shtoi se Koofi pësoi disa lëndime të lehta trupore, por gjendja e saj është e mirë. Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin... Читать дальше...

KS i OKB-së refuzon rezolutën e SHBA-së për zgjatjen e embargos ndaj armëve të Iranit

Evropaelire.org 

Këshilli i Sigurisë në Kombet e Bashkuara ka refuzuar një rezolutë të propozuar nga Shtetet e Bashkuara për zgjatjen e embargos ndaj armëve të Iranit, që pritet të skadojë në tetor, duke mundësuar që Uashingtoni të veprojë mbi kërcënimet që mund të shkatërrojnë marrëveshjen bërthamore të Iranit dhe zhytjen e OKB-së në krizë diplomatike . Votimi më 14 gusht pritej të dështonte që nga fillimi për shkak të kundërshtimeve të fuqishme nga Rusia dhe Kina që kanë veto. “Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka dështuar sot të mbajë përgjegjës Iranin. Читать дальше...

Kandidati për president të SHBA-së, Joe Biden

Evropaelire.org 

Joe Biden ka shërbyer si senator për më shumë se 30 vjet dhe si zëvendëspresident i Barack Obamas. Tani, ky politikan po kërkon të mposhtë Donald Trumpin në garën për president në nëntor.


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Анастасия Потапова

Потапова всухую обыграла Шнайдер в 1-м круге турнира в Мадриде






Энтони Блинкен: Китай будет наказан, если не продолжит помогать ВПК России

Специалисты ОПК и учёные в Подмосковье смогут получить льготную ипотеку

Завод Москвы начал серийный выпуск плетенки для защиты электрических кабелей

Глава Люберец принял участие в волонтерском форуме