Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Август
2020

Новости за 25.08.2020

Uragani Laura detyron qindra mijëra njerëz në SHBA të evakuohen

Evropaelire.org 

Qindra mijëra njerëz u urdhëruan të evakuohen nga shtëpitë e tyre në Teksas dhe Luiziana të SHBA-së, pasi uragani Laura tashmë është në drejtim të tyre. Stuhia e fuqishme është duke lëvizur nga Kuba përmes Gjirit të Meksikës dhe pritet t’i godasë dy shtetet të mërkurën. Mbi 385,000 njerëz u urdhëruan të largohen nga disa qytete të Teksasit dhe mbi 200,000 të tjerë duhet të largohen nga Luiziana. Një tjetër uragan, i emëruar Marco, e goditi Luizianën të hënën, duke shkaktuar erëra të forta dhe shira të furishëm. Читать дальше...

Messi kërkon të largohet nga Barcelona

Evropaelire.org 

Sulmuesi i ekipit të Barcelonës, Lionel Messi, kërkoi të largohet nga klubi futbollistik këtë verë. Messi, 33 vjeç, shtetas i Argjentinës, tha se i ka dërguar një letër klubit, duke thënë se dëshiron të shfrytëzojë një klauzolë në kontratën e tij, që i lejon të largohet menjëherë, pa ndonjë pagesë. Barcelona është mposhtur nga Bajern Mynihu me rezultat 8:2 në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, më 16 gusht. Klubi, megjithatë, beson se klauzola që përmend Messi tani ka skaduar dhe se ai është i kontraktuar deri në vitin 2021. Читать дальше...

Vuçiq për takimin në Uashington: Do të jetë një natë e furishme

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha në një intervistë për Radio-Televizionin e Serbisë se përgatitjet për takimin me Kosovën në Uashington janë në zhvillim e sipër, porse nuk e di se cila do të jetë agjenda. Vuçiq tha se ka shumë njerëz në Serbi që lehtë do t’i zgjidhnin problemet dhe që do të shanin presidentin e Shteteve të Bashkuara, por shtoi se ai nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, sepse “do të rrezikonte interesat e Serbisë”. “Kjo, sidomos për faktin se ky president është në favor... Читать дальше...

Rreth 3,700 suedezëve u janë dhënë rezultate të rreme për koronavirus

Evropaelire.org 

Rreth 3,700 suedezëve u është thënë se kanë koronavirus, por më vonë ka dalë se rezultatet kanë qenë të gabuara. Agjencia e Shëndetit Publik e Suedisë tha të martën se testet PCR kanë dhënë rezultate të rreme pozitive te rreth 3,700 vetë, në muajin mars. “Shumica e njerëzve që kanë pasur simptoma të buta ose nuk kanë pasur fare simptoma në kohën e testimit, kanë marrë rezultate të rreme pozitive”, thuhet në deklaratën e agjencisë. Ajo tha se do t’i kontaktojë të prekurit këtë javë dhe se do... Читать дальше...

A janë të nevojshme ndryshimet kushtetuese për Gjykatën Speciale?

Evropaelire.org 

Propozimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për ndryshimin e Kushtetutës për zgjatjen e mandatit të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë (Gjykata Speciale), para se të shkojë në duart e deputetëve, duhet të vlerësohet nga Gjykata Kushtetuese, për të parë nëse ndryshimi i propozuar pakëson ndonjë të drejtë apo liri të përcaktuar në Kushtetutë, vlerësojnë ekspertët e së drejtës kushtetuese. Sipas Kushtetutës, këtë çështje te Gjykata Kushtetuese e adreson Kryetari i Kuvendit. Читать дальше...

Afrika shpallet e pastër nga poliomeliti

Evropaelire.org 

Komisioni Rajonal për Certifikimin e Poliomelitit në Afrikë e shpalli këtë vend të pastër nga poliomeliti. Sëmundja zakonisht prek fëmijët nën pesë vjeç dhe nganjëherë çon në paralizë të pakthyeshme. Ajo mund të jetë fatale kur preken organet e frymëmarrjes. Njëzetepesë vjet më parë, mijëra fëmijë në Afrikë janë paralizuar nga poliomeliti. Nigeria ka qenë vendi i fundit afrikan që është shpallur i pastër nga sëmundja. Më pak se një dekadë më parë, atje janë regjistruar më shumë se gjysma e të gjitha rasteve globale. Читать дальше...

Tsikhanouskaya: Bjellorusia është zgjuar

Evropaelire.org 

Sfiduesja e presidentit të Bjellorusisë, Svyatlana Tsikhanouskaya, u tha ligjvënësve evropianë se vullneti i popullit bjellorus për demokraci “nuk do të thyhet” nga dhuna pas-zgjedhore që bëjnë autoritetet në Minsk. “Bjellorusët kanë treguar gjatë dy javëve të kaluara se nuk do të dorëzohen, përkundër shtypjes, frikësimit me forcë dhe kërcënimeve me burgim”, i tha Tsikhanouskaya Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, përmes një video-lidhjeje nga Lituania. Ajo u vendos atje pas zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit... Читать дальше...

Familjarët në një tubim në Prishtinë: Të zhdukurit, çështje e përbashkët

Evropaelire.org 

Më 30 gusht shënohet Dita Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur. Në prag të kësaj dite, në Prishtinë u bënë bashkë shqiptarë dhe serbë që kanë familjarë të zhdukur që nga koha e luftës së viteve 1998-99. Ata besojnë se dialogu në Bruksel është ndër mundësitë e pakta për të mësuar rreth fatit të familjarëve të tyre.



Spanja kërkon ndihmën e ushtrisë për luftimin e koronavirusit

Evropaelire.org 

Spanja tha se do të kërkojë ndihmën e ushtrisë për të luftuar rritjen e numrit të rasteve me koronavirus. Kryeministri Pedro Sanchez tha se qeveritë rajonale do të ndihmohen nga rreth 2,000 ushtarë. Ai tha se evolucioni i epidemisë në Spanjë është "shqetësues", por shtoi se është ende larg nga situata e mesit të marsit, kur ky vend u fut në një nga izolimet më të rrepta në Evropë. "Ne nuk mund të lejojmë që pandemia të fillojë përsëri ta kontrollojë jetën tonë", tha Sanchez në një konferencë për media. Читать дальше...

Eurodeputetët bëjnë thirrje për zgjedhje demokratike në Bjellorusi, nuk e njohin Lukashenkan

Evropaelire.org 

Deputetët e Parlamentit Evropian (PE) bënë thirrje për zgjedhje të lira dhe demokratike në Bjellorusi. Ata përsëritën qëndrimin e tyre për të mos e njohur Alyaksandr Lukashenkan si president të sapozgjedhur të vendit. Anëtarët e komitetit për politikë të jashtme në këtë institucion (AFET) zhvilluan një debat të jashtëzakonshëm, në të cilin theksuan nevojën që Bashkimi Evropian (BE) të vendosë sanksione ndaj atyre që janë përgjegjës për vjedhjet e votave dhe dhunën ndaj protestuesve. Eurodeputetët... Читать дальше...

Mbi 380 pacientë me koronavirus, të shtrirë në spitalet e Kosovës

Evropaelire.org 

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe në spitalet rajonale aktualisht janë të shtrirë 499 pacientë - prej tyre 387 të prekur me koronavirus. Në raportin ditor të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës thuhet se 10 pacientë janë të vendosur në respiratorë, 25 në makinat e frymëmarrjes CPAP, ndërsa 330 të tjerë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi. QKUK-ja dhe spitalet rajonale kanë kapacitet prej 700 shtretërish. Të martën, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike... Читать дальше...

Kosovë: 8 viktima dhe 136 raste të reja me koronavirus

Evropaelire.org 

Në Kosovë u konfirmuan të martën edhe tetë viktima nga COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi. Me këtë shifër, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, numri i përgjithshëm i viktimave nga kjo sëmundje arrin në 488. IKSHPK-ja po ashtu bëri të ditur se në 24 orët e fundit ka testuar 471 mostra, nga të cilat janë konfirmuar 136 raste të reja me COVID-19. Që nga regjistrimi i rasteve të para më 13 mars, Kosova ka shënuar në total 12,683 raste pozitive. Prej tyre,... Читать дальше...

Koronavirusi zyrtarisht mbylli mbi 400 biznese në Kosovë   

Evropaelire.org 

Dukagjin Bardhi nga Gjakova, katër vjet më parë kishte nisur biznesin e tij për energji të ripërtëritshme, por për shkak të pandemisë COVID-19, në prill të këtij viti, ai u detyrua ta mbyll biznesin. Bardhi ka shitur gjeneratorë për prodhimin e energjisë së ripërtëritshme, kryesisht në vende të Evropës. Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk u ndihmua nga shteti dhe u detyrua të largojë punëtorët nga puna dhe të pushojë biznesin. “Gjeneratorë që prodhojnë energji me erë, energji e ripërtëritshme thirret. Читать дальше...

Shtetet e Bashkuara i dhurojnë Kosovës 50 respiratorë

Evropaelire.org 

Ambasada e Shtetetve të Bashkuara në Kosovë ka njoftuar se autoritetet amerikane kanë ndihmuar Kosovën me 50 respiratorë në luftën kundër pandemisë me koronavirus. Ndihma është thënë të jetë bërë përmes Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). “Ky donacion paraqet realizimin e ofertës zemërgjerë të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për furnizim me pajisje të domosdoshme dhe mbështet Kosovën në përgjigjen urgjente ndaj pandemisë”, është thënë në komunikatën e ambasadës. Ky... Читать дальше...

Mlladiq "nuk është në gjendje të marrë pjesë në seancën kundër dënimit për gjenocid"

Evropaelire.org 

Dragan Ivetiq, avokati i ish-shefit ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq, i ka thënë një gjykate të Kombeve të Bashkuara të martën se klienti i tij rrezikon të përballet me “dështim të drejtësisë”, sepse ai nuk është mendërisht i gatshëm që të marrë pjesë në një seancë kundër dënimit të tij për gjenocid. Mlladiq ka sfiduar vendimin e vitit 2017 për dënim me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, në konfliktin civil në ish-Jugosllavi, duke përfshirë masakrën e Srebrenicës më 1995. Читать дальше...

BDI kapërcen dallimet, qeveria të mërkurën në Kuvend

Evropaelire.org 

I nominuari për kryeministër të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pritet që të mërkurën të dorëzojë në Kuvend përbërjen e qeverisë së re, që më pas të caktohet edhe seanca për votimin e saj nga 62 deputetët që përbëjnë shumicën parlamentare. Qeveria votohet me shumicë të thjeshtë apo 61 nga 120 ulëse sa numëron Kuvendi. Partitë e koalicionit LSDM dhe BDI thonë se tashmë kanë harmonizuar gjithë programin partiak për qeverisje të plotë katërvjeçare. Nga BDI-ja ndërkohë kanë vazhduar me deklarata... Читать дальше...

Kremlini: Mjekët gjermanë u ngutën kur thanë se Navalny u "helmua"

Evropaelire.org 

Kremlini ka thënë të martën se nuk ka nevojë për nisje të menjëhershme të hetimeve rreth asaj sesi është sëmurë kritiku opozitar, Aleksei Navalny – duke shtuar se ende nuk është e qartë për Moskën pse mjekët gjermanë që po trajtojnë atë, janë “ngutur” me përdorim të shprehjes helmim. Spitali Charite që po trajton Navalnyn prej kur ai është dërguar me aeroplan në Gjermani përgjatë fundjavës, ka thënë të hënën se testet tregojnë që kritiku i Kremlinit është “helmuar”. Spitali në Berlin ka thënë... Читать дальше...

BE: Më 27 gusht vazhdon dialogu Kosovë-Serbi në nivel ekspertësh

Evropaelire.org 

Burimet e Bashkimit Evropian kanë konfirmuar të martën për Radion Evropa e Lirë se më datën 27 gusht në Bruksel do të zhvillohet një takim i radhës në nivel ekspertësh në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimin Evropian. Nabila Massrali, zëdhënëse e BE-së për Çështje të Jashtme dhe Siguri, ka konfirmuar zhvillimin e këtij takimi të enjten, por pa dhënë hollësi tjera. “Dialogu i rifilluar në nivelin më të lartë në muajn korrik vazhdon me një varg takimesh në... Читать дальше...

Hoti: Brenda ditësh apo javësh do të zgjidhet çështja e ndërtimit të rrugës Plavë-Deçan

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha të martën se ka diskutuar me autoritetet komunale të Deçanit për çështjen e ndërtimit të rrugës Deçan-Plavë dhe se brenda disa ditësh apo javësh do të gjendet një zgjidhje që ka pajtimin e gjitha palëve. Vizita e Hotit në Komunën e Deçanit vjen disa ditë pasi ai dhe kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, pas një takimi të zhvilluar në Prishtinë, thanë se janë pajtuar “që të pezullohen punimet në rrugën R108, e cila përshkon një pjesë të zonës së mbrojtur pranë Manastirit të Deçanit”. Читать дальше...

Новости России
Москва

Шапки женские на Wildberries — скидки от 398 руб. (на новые оттенки)


Thaçi kërkon ndryshime kushtetuese për mandatin e Gjykatës Speciale

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi edhe zyrtarisht i është drejtuar Kryesisë së Kuvendit të Kosovës me propozim për amendamentin e Kushtetutës për zgjatjen e mandatit të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë. Bazuar në amendamentin e Kushtetutës së Kosovës, në bazë të së cilit janë formuar Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës me seli në Hagë, që njihet si Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë, mandati pesëvjeçar i këtij institucioni skadon ne gusht të këtij viti.

Vaksina ruse për COVID-19 dhe dyshimet mbi efikasitetin e saj

Evropaelire.org 

Koreja e Jugut, e lavdëruar shpesh për përgjigjen e saj ndaj koronavirusit, është përballur me rritje të shpejtë të rasteve të infektimit. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha që njerëzit duhet të mësojnë të jetojnë me virusin pasi pandemia po vazhdon të përhapet, ndërsa Rusia përpiqet të zbusë frikën për shtytjen e saj të shpejtë për një vaksinë. (Përgatitën: Shkëlqim Hysenaj, Bujar Tërstena)

Minsk: Policia ndalon liderët opozitarë dhe protestuesit

Evropaelire.org 

Autoritetet kanë shpërndarë protestuesit në Minsk, në ditën e 16-të të protestave pas zgjedhjeve që nxitën pakënaqësi në vend. Në mesin e të ndaluarve nga policia më 24 gusht, ishin edhe pjesëtarët e opozitës Volha Kavalkova dhe Syarhey Dyleuski. Lideri i Bjellorurisë, Alyaksandr Lukashenka, ka shpalluar fitoren më 9 gusht në zgjedhjet presidenciale, edhe pse rezultatet janë konsideruar mashtrim.

Në Kosovë licencohen 11 laboratore tjera për kryerje të testeve serologjike

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë të ditur të martën se ka licencuar edhe 11 laboratore tjera për kryerje të testeve serologjike për koronavirusin e ri. Përmes këtyre testeve, një person e kupton nëse është prekur në të kaluarën me koronavirus, apo nëse ka krijuar anti-trupa ndaj tij. Marrë parasysh njoftimin e fundit, në gjithë territorin e Kosovës deri më tani janë licencuar 98 laboratorë për kryerje të testeve serologjike dhe virologjike për sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi. Читать дальше...

Mustafa kërkon bashkëpunim pushtet-opozitë për dialogun me Serbinë

Evropaelire.org 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka kërkuar që të ketë bashkëpunim midis të gjithë akterëve politikë për proceset e rëndësishme me të cilat po ballafaqohet vendi. Ai tha se strategjia e dialogut me Serbinë duhet të diskutohet mes partnerëve të koalicionit dhe liderëve të opozitës. "Pa marrë parasysh arsyen dhe nevojën e komunikimit me publikun, duhet të kemi kujdes që për strategjinë tonë të mos merr vesh Serbia përmes debateve në studiot tona televizive dhe përplasjeve të brendshme... Читать дальше...

Demokratët, shënjestra për kritika të republikanëve në konventë

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe pjesëtarë tjerë të Partisë Republikane kanë synuar të paraqesin demokratët në Konventën e tyre Kombëtare si radikalë të majtë që do të përfshihen në kaos ekonomik e politik nëse nën-presidenti Joe Biden fiton pozitën e presidentit. Konventa katërditore, që kryesisht do të zhvillohet në mënyrë virtuale për shkak të pandemisë me koronavirus, ka nisur më 24 gusht kur republikanët edhe zyrtarisht kanë nominuar Trumpin për një tjetër mandat katërvjeçar si president... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Мария стала соперницей Азаренко на турнире WTA в Мадриде






Премьера фильма «Майор Гром: игра» закрыла 46-й Московский международный кинофестиваль

В ДК «Головково» Наро-Фоминского округа прошел турнир по шахматам

Сотни учащихся посетили предприятия «Швабе» в рамках акции «Неделя без турникетов»

Комик Евгений Чебатков вышел в свет с женой-актрисой