Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Август
2020

Новости за 30.08.2020

Kuvendi i Maqedonisë së V. deri në mesnatë duhet të votojë qeverinë e re

Evropaelire.org 

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut të dielën ka vazhduar debatin për votimin e qeverisë së re që do të drejtohet nga Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së, në koalicion me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI). I nominuari për kreun e qeverisë, në prezantimin e programit para deputetëve prioritet i ka dhënë përballjes me pandeminë, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, hapjes së negociatave me BE-në, reformave në administratë e gjyqësor si dhe zhvillimit ekonomik, por edhe raporteve të mira... Читать дальше...

Inaugurohet busti i senatorit Bob Dole në Prishtinë

Evropaelire.org 

Të dielën u zbulua busti i senatorit amerikan Bob Dole në Prishtinë, me rastin e 30-vjetorit të vizitës së delegacionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të udhëhequr nga Dole në Kosovë në vitin 1990.

Qindra eshtra po presin identifikimin  

Evropaelire.org 

Minimum 300 mbetje mortore gjenden në Morgun e Prishtinës, të cilat ende nuk janë identifikuar. Këto mbetje, nuk janë të gjitha nga periudha e luftës së fundit, por ka edhe të periudhave të tjera. Për t’u identifikuar, në Institutin e Mjekësisë Ligjore thonë se janë të nevojshme mostrat e gjakut të familjarëve që nuk i kanë gjetur ende të afërmit e tyre. 1,463 të pagjeturit Arsim Gërxhaliu nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, thotë për Radion Evropa e Lirë se janë minimum 300 mbetje kockore që duhet të identifikohen. Читать дальше...

Maqedonia e Veriut: Nga 817 teste, vetëm 39 pozitive me koronavirus

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut të dielën ka regjistruar numrin më të vogël të të infektuarve me koronavirus që nga muaji prill. Nga testimi i 817 mostrave, me COVID-19 janë diagnostikuar 39 persona ndërsa katër persona e kanë humbur jetën, dy nga Kumanova të moshës 43 dhe 66 vjeç dhe dy nga Shkupi të moshës 71 dhe 77 vjeç, me çka numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 600. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, deri tani janë testuar 147.819 persona, prej tyre 14.330 janë diagnostikuar me COVID-19... Читать дальше...

IKSHPK: Tetë viktima dhe 119 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Të dielën në Kosovë janë regjistruar 8 viktima dhe 119 raste pozitive me koronavirus, njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Që nga përhapja e virusit në muajin mars në Kosovë, numri total i rasteve pozitive ka shkuar në 13.334 ndërsa 516 persona kanë humbur jetën. IKSHPK-ja njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 118 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.473 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.345. Kosova ka gjithsej... Читать дальше...

Prishtina me bustin e senatorit Bob Dole

Evropaelire.org 

Busti i senatorit amerikan Bob Dole, u zbulua të dielën në Prishtinë me rastin e 30-vjetorit të vizitës së delegacionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të udhëhequr nga Dole në Kosovë në vitin 1990. Busti ndodhet në rrugën Bob Dole në lagjen Dardania. Përmes një video-mesazhi, senatori Dole ka shprehur mirënjohje për inaugurimin e bustit në Prishtinë. "Më vjen keq që nuk mund të jem me ju në inaugurimin e bustit, më kujton kohën para 30 vjetëve. Tridhjetë vite kemi punuar për... Читать дальше...

Thaçi: Çështja e të pagjeturve, turpi i bashkësisë ndërkombëtare

Evropaelire.org 

Çështja e të pagjeturve është turpi i bashkësisë ndërkombëtare dhe është për keqardhje që Serbia po e politizon edhe zbardhjen e fatit të tyre, tha presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve. Ai ka thënë se në këtë ditë kujtohen "1647 qytetarët tanë të pagjetur". "Bashkësia ndërkombëtare duhet t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet që ka në dispozicion për t’i bërë presion Serbisë dhe për ta zbardhur fatin e të pagjeturve dhe çdo krim të kryer në Kosovë", ka shkruar Thaçi në Facebook... Читать дальше...

EULEX: Jepni mostrat e gjakut, mund të identifikohen deri në 20 persona

Evropaelire.org 

Zëvendësdrejtoresha e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës dhe ekspertja e EULEX-it, Tarja Formisto, në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjes së Dhunshme, tha se njëri prej problemeve të ballafaquara gjatë procesit të identifikimit të mbetjeve mortore është fakti se jo të gjithë të afërmit e personave të pagjetur i kanë dhënë mostrat e tyre të gjakut për analizën e ADN-së. “Ka familje të cilat refuzojnë t’i japin mostrat e gjakut për arsye të ndryshme. Disa besojnë se të afërmit e tyre janë ende gjallë... Читать дальше...

Hoti paralajmëron masa për laboratoret që keqpërdorin situatën e pandemisë

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar të dielën pas disa ankesave të qytetarëve, se në një laborator privat të licencuar nga Ministria e Shëndetësisë për një test [PCR] për COVID-19 kanë paguar 200 euro. Në një postim në profilin e tij në Facebook, kryeministri Hoti ka thënë se "situata e pandemisë nuk guxon të përdoret për përfitime jashtë normave të ekonomisë së tregut". Ai ka thënë se Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) është në krye të detyrës dhe do të zbatojë ligjin shpejt. Читать дальше...

Osmani: Të zhdukurit, plaga më e madhe e shtetit tonë

Evropaelire.org 

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se dy dekada pas luftës, të zhdukurit me dhunë mbesin plaga më e madhe dhe më e dhimbshme e shtetit tonë. "Sot Kosova dhe e gjithë bota shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve. Ditë kjo në funksion të ngritjes së zërit për të zbardhur fatin e të gjithë atyre që nuk janë në mesin tonë, fati i të cilëve përbën shqetësim jo vetëm për familjarët, por për shoqërinë në përgjithësi", ka shkruar Osmani nga profilin e saj në Facebook. Читать дальше...

Protesta kundër racizmit në Kenosha, Trump planifikon vizitë

Evropaelire.org 

Rreth njëmijë persona kanë marshuar të dielën në Kenosha, me thirrje anti-raciste, pasi të dielën e javës së kaluar, një afrikano-amerikan u qëllua disa herë me armë zjarri nga një zyrtar policor. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka planifikuar të vizitojë Kenoshën javën e ardhshme, pas protestave të dhunshme për disa ditë me radhë. Babai i Jacob Blake, që u qëllua me armë zjarri, bëri thirrje që protestuesit të ndalin dhunën.  “Njerëzit e mirë të këtij qyteti e kuptojnë se nëse shkatërrojmë nuk kemi asgjë”... Читать дальше...

Mali i Zi voton nën tensione politike

Evropaelire.org 

Me hapjen e qendrave të votimit në orën 7 të mëngjesit, në Mal të Zi ka nisur gara zgjedhore për 81 ulëse në Parlamentin e shtetit. Zgjedhjet parlamentare janë duke u mbajtur nën tensione të larta politike dhe nën rrezikun që paraqet pandemia e koronavirusit. Për 81 ulëset parlamentare garojnë gjashtë koalicione dhe pesë parti. Këto janë zgjedhjet e njëmbëdhjeta që nga futja e sistemit shumëpartiak në Mal të Zi, ndërsa të pestat prejse ky shtet ka shpallur pavarësinë, më 2006. Njëkohësisht... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Как Рыбакиной стать второй ракеткой мира: расклад от WTA






Жители СНТ Новой Москвы получат консультации по вопросам оформления прав собственности на недвижимость

Россияне назвали свинину самым популярным видом мяса для шашлыков

Москва готовится к майским праздникам: парковка будет бесплатной

Минск на майские праздники обогнал по популярности Москву и Сочи