Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Август
2020

Новости за 16.08.2020

Protesta masive në Bjellorusi, Rusia i ofron ndihmë ushtarake Lukashenkas

Evropaelire.org 

Mijëra qytetarë bjellorusë brohoritën "Lëre pushtetin!" të dielën në qendër të Minskut, në protestën më të madhe të deritanishme kundër rizgjedhjes së Alyaksandr Lukashenkas për president. Në protesta nuk është vërejtur prani e madhe e policisë, e cila është mbajtur në ditën kur Rusia njoftoi se nëse është e nevojshme, ka gatishmëri t'i ofrojë ndihmë ushtarake Lukashenkas, raporton agjencia e lajmeve Reuters. Tubime masive u mbajtën për tetë ditë me radhë në qytete të tjera të mëdha në Bjellorusi... Читать дальше...

Pandemia rrit numrin e familjeve të varfra

Evropaelire.org 

Familja katëranëtarëshe Aliu nga Hajvalia, është njëra nga familjet në Kosovë e cila po përballet me kushte të vështira financiare. Pandemia, thotë kryefamiljarja Fatmire Aliu, ka vështirësuar edhe më shumë gjendjen e rënduar ekonomike dhe sociale. Ndihmën që ata kanë marrë nga familjarët para pandemisë, thotë ajo nuk mund ta marrin, pasi që të gjithë tani po përballen me vështirësi ekonomike. “Kushtet i kemi të vështira. Për ushqim shumë pak po dalin paratë që i marrim. Burri punon, por tash është pa punë. Читать дальше...

Maqedonia e Veriut regjistron ulje të numrit të të infektuarve me COVID-19

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut të dielën ka regjistruar 87 raste me koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19 dhe pesë viktima të reja. Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë flet për ulje të rasteve të të infektuarve sikur edhe të viktimave. Në katër ditët e fundit janë regjistruar gjithsej 529 persona të infektuar nga 7,182 teste të kryera, që gjithashtu shënon numrin rekord të testeve Brenda një dite. Të shtunën dhe të premten janë testuar nga mbi 2 mijë persona. Sipas raportit... Читать дальше...

Shkon në 401 numri i vdekjeve nga COVID-19 në Kosovë 

Evropaelire.org 

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur edhe 11 persona si pasojë e koronavirusit.  Në njoftimin e Intitutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike thuhet se janë 141 raste të reja me COVID-19, pas testimit të gjithsej 440 mostrave nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK).  “Numri total i rasteve pozitive është 11 mijë e 416 raste nga 43 mijë e 984 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2dhe 401 vdekje në total”, thuhet në njoftim.  Po ashtu sipas këtij njoftimi, gjatë 24 orëve të fundit... Читать дальше...

OBSH regjistron numër rekord të rasteve të reja me koronavirus 

Evropaelire.org 

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar një rekord prej 294 mijë e 237 raste reja me COVID-19 në 24 orët e fundit.  Në raportin e publikuar me 15 gusht, organi shëndetësor i Kombeve të Bashkuara bëri të ditur se në të gjithë botën janë 21 milionë të prekur.  Në të njëjtin dokument u raportuan 9 mijë e 985 vdekje të reja nga COVID-19, duke çuar numrin total në të gjithë botën 775 mijë e 786 vdekje.  Të dhënat e OBSH-së përfshijnë vetëm rastet e konfirmuara zyrtarisht dhe vdekjet. Si rastet e reja po ashtu edhe vdekjet... Читать дальше...

Vdes vëllau i presidentit Donald Trump

Evropaelire.org 

Robert Trump, vëllau i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ndërruar jetë të shtunën në moshën 71 vjecare. “Me zemër të thyer ju njoftoj se ka ndërruar jetë vëllau im i mrekullueshëm, Robert”, tha presidenti Trump përmes një njoftimi. “Ai nuk ishte vetëm vëllai im, por edhe miku im i ngushtë. Kujtimi për të do të jetojë në zemrën time përgjithmonë. Prehu në paqe”, thuhet në njoftimin e presidentit. Trump kishte vizituar vëllaun e tij në një spital në Nju Jork më 14 gusht, pasi ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Читать дальше...

Pasuria e “dyshimtë” e zyrtarëve shtetërorë

Evropaelire.org 

Verifikimi i prejardhjes së pasurisë së deklaruar të zyrtarëve të lartë shtetërorë në Kosovë, vazhdon të mbetet mision i pamundur, për shkak të mungesës së mekanizmave ligjor, pohojnë përfaqësues të shoqërisë civile. Pamundësia e verifikimit të prejardhjes, sipas tyre, krijon dyshime se sa është reale dhe e ligjshme pasuria e deklaruar. Zyrtarët shtetërorë janë të obliguar për çdo vit të deklarojnë pasurinë e tyre në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, proces ky të cilën tashmë e kanë përfunduar rreth 98 për qind prej tyre... Читать дальше...

Hoti kërkon pezullimin e punimeve të rrugës Deçan-Plavë 

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar që të pezullohen punimet në rrugën Deçan-Plavë, që prek zonën e Manastirit të Deçanit. Në një njoftim të qeverisë thuhet se “Kryeministri Hoti e vlerëson rëndësinë jetike që ka kjo rrugë për qytetarët e kësaj ane dhe përtej saj, megjithatë duhet respektuar legjislacioni në fuqi i miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, si dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”. “Duke e ditur ndikimin e drejtpërdrejtë të kësaj rruge në ekonominë dhe... Читать дальше...



Vdes një prokuror i Kosovës nga koronavirusi

Evropaelire.org 

Prokurori Esat Ademi ka vdekur të dielën në mëngjes si pasojë e koronavirusit.  Lajmin për Radion Evropa e Lirë e ka konfirmuar Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku.  “I ndjeri ka qenë i infektuar me koronavirus. Ai qenë i shtruar në Spitalin e Gjilanit prej datës 8 korrik. Pastaj është transferuar në Shkup dhe sot në mëngjes ka ndërruar jetë”, tha Maloku përmes telefonit.  Esat Ademi ishte prokuror në Departamentin e Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Gjilan. Читать дальше...

Kryeprokurori Lumezi pozitiv me COVID-19

Evropaelire.org 

Kryeprokurori i Kosovës Aleksandër Lumezi, ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmi është bërë i ditur nga zyra e tij, përmes një njoftimi për media. Bëhet e ditur se tashmë Lumezi është vetizoluar. “Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton opinionin publik se Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, dje e ka bërë testin për COVID-19, me ç’rast ka rezultuar pozitiv. Nga momenti i testimit, kryeprokurori Lumezi është vetizoluar”, thuhet në njoftim. Sipas njoftimit, gjendja shëndetësore e Kryeprokurorit... Читать дальше...

Ende nuk dihet si do të fillojë viti i ri shkollor në Maqedoninë e Veriut

Evropaelire.org 

Akoma nuk ka asgjë konkrete se si do të fillojë ky vit shkollor për nxënësit e  Maqedonisë së Veriut, nëse ata do të kthehen ose jo në bankat e shkollës. Nga dikasteri i arsimit thonë se gjendja epidemiologjike do të diktojë veprimet që do të ndërmerren. Në bazë të rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse në Maqedoninë e Veriut, në bankat e shkollës në shtator pritet të ulen vetëm nxënësit e klasës së parë dytë dhe tretë, afërsisht fëmijët deri në moshën 10 vjeçare, përderisa nxënësit... Читать дальше...

Putin premton mbështetje për Lukashenkon

Evropaelire.org 

Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko, tha se Rusia është pajtuar të ofrojë asistencë të sigurisë në rast të kërcënimeve të jashtme ushtarake. Lukashenko po ashtu ka shprehur shqetësimin për ushtrimet ushtarake të NATO-s në Poloni dhe Lituani. Bjellorusia po përballet me protesta masive në kundërshtim të zgjedhjeve të 9 gushtit. Mijëra qytetarë u mblodhën pranë televizionit shtetëror të shtunën duke kërkuar mbulim të plotë medial të demonstratave. Zemërimi vjen pasi presidenti Lukashenko... Читать дальше...

Trump thotë se do të rikthejë sanksionet ndaj Iranit në OKB, javën e ardhshme

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se SHBA-ja do të tentojë të rikthejë sanksionet ndaj Iranit në Kombet e Bashkuara javën e ardhshme, lëvizje kjo që do t’i jepte fund marrëveshjes bërthamore të Iranit dhe do ta fuste OKB-në në krizë diplomatike. “Ne do të bëjmë një rikthim”, u tha Trump gazetarëve një ditë pasi OKB refuzoi një rezolutë të sponzoruar nga SHBA-ja për të zgjatur embargon ndaj armëve të Iranit. “Do ta shikoni javën tjetër”, tha Trump. Rezoluta e refuzuar e hartuar... Читать дальше...

Profil: Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Evropaelire.org 

Donald Trump ishte person i mirënjohur për amerikanët si një biznesmen dhe yll i televizionit kur shënoi një fitore të papritur si kandidat i Partisë Republikane në zgjedhjet e vitit 2016. Tani ai po kërkon një mandat të dytë si president i SHBA-së, në një vit zgjedhor të shoqëruar me vazhdimin e pandemisë së koronavirusit dhe trazirave të brendshme.


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Ига Свёнтек

Свёнтек: я чувствую, что с каждым годом получаю всё большую поддержку






Губернатор Артюхов в интервью ТАСС обозначил планы для Ямала

Тройник без Пересильд, Летучая на костылях. Кто прошел по дорожке ММКФ

Диктант победы» впервые провели в Центре для талантливых детей «Спутник» в КЧР

Стало известно, кто выступит на фестивале «Мир Сибири» в 2024 году