Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Август
2020

Новости за 21.08.2020

Izraeli paralajmëron Gazan për përshkallëzim të situatës

Evropaelire.org 

Liderët izraelitë kanë paralajmëruar grupin palestinez, Hamas se rrezikon përshkallëzim të madh të situatës në Rripin e Gazas, nëse dështon të ndalë raketat ndërkufitare. Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Benny Gantz ka thënë se Hamasi, që kontrollon Gazan, mund të “përballet me goditje të rënda”. Megjithatë, një zëdhënës i këtij grupi është zotuar se “nuk do të hezitojë të përfshihet në betejë nëse vazhdojnë sulmet e Izraelit”. Përgjatë natës, militantët kanë nisur 12 raketa drejt Izraelit... Читать дальше...

Gjashtë persona vdesin si pasojë e zjarreve në Kaliforni

Evropaelire.org 

Gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e zjarreve që janë duke u zgjeruar në gjithë Kaliforninë dhe pjesën më të madhe perëndimore në Shtetet e Bashkuara. Deri më tani konsiderohet se është djegur territor prej 1,680 kilometrave katrorë. Pjesa më e madhe e zjarreve janë identifikuar në malet e jugut dhe lindjes së San Franciskos. Zjarret është thënë se kanë nisur si pasojë e rrufesë dhe motit tejet të nxehtë. Qindra ndërtesa janë djegur dhe mijëra persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Читать дальше...

Qytetarët, të pakënaqur me testime në laboratorët privatë

Evropaelire.org 

Afër tregut në lagjen Ulpiana në Prishtinë, çdo ditë po krijohen radhë të gjata të qytetarëve, të cilët presin për të bërë testet për koronavirus. Në këtë lagje gjendet laboratori “Medical & Laboratory Services”, që është i vetmi laborator privat në kryeqytet ku bëhen teste virologjike me metodën PCR. Një tjetër është në Lipjan. Megjithatë, qytetarët që po presin me orë të tëra fillimisht për të bërë testin, e pastaj disa ditë për marrjen e rezultateve, ankohen për papërgjegjësinë e këtij laboratori. Читать дальше...

Rrahjet, kërcënimet për përdhunim dhe kërkimi i të zhdukurve në Bjellorusi

Evropaelire.org 

Të paraburgosurit që janë mbajtur pas protestave antiqeveritare në Bjellorusi, i kanë përshkruar, siç thonë ata, rrahjet, poshtërimet dhe se si kanë qenë subjekt i kërcënimeve për përdhunim nga forcat e sigurisë. Protestat shpërthyen më 9 gusht, pasi presidenti Alyaksandr Lukashenka shpalli fitoren në një proces zgjedhor që shihet gjerësisht si i manipuluar.

Bjellorusi: Kandidatja opozitare bën ankesë kundër rezultatit të zgjedhjeve presidenciale

Evropaelire.org 

Kandidatja opozitare në Bjellorusi, Svyatlana Tsikhanouskaya ka bërë ankesë zyrtare kundër zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, duke thënë se mbështetësit e saj nuk do ta pranojnë më kurrë udhëheqësinë e presidentit, Alyaksandr Lukashenka. Protestat dhe grevat kanë shpërthyer në Bjellorusi tash e 13 ditë me radhë,  duke kundërshtuar ato që shumica i konsiderojnë zgjedhje presidenciale “të manipuluara” në të cilat Lukashenka ka fituar më shumë se 80 për qind të votave. Kjo situatë përbën krizën më të thellë për presidentin bjellorus... Читать дальше...

Mjekët rusë pajtohen për evakuim të Navalnyt në Gjermani

Evropaelire.org 

Zyrtarët shëndetësorë ruse kanë miratuar lejen e lëshimit nga spitali të aktivistit opozitar, Aleksei Navalny, i cili është në gjendje kome në një spital në Siberi pas dyshimeve për helmim. Ai tani do të dërgohet në Gjermani për trajtim. Familja dhe miqtë e Navalnyt kanë luftuar për transferimin e tij në Gjermani për trajtim urgjent, mirëpo mjekët rusë kanë refuzuar një gjë të tillë për ora të tëra, duke thënë se ai nuk është në gjendje të udhëtojë. Megjithatë, më vonë gjatë ditës së premte... Читать дальше...

Hyseni në Francë për të diskutuar rreth dialogut Kosovë-Serbi

Evropaelire.org 

Koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni ka njoftuar se të premten ka zhvilluar disa takime me zyrtarë të politikës franceze për të diskutuar rreth procesit të dialogut Kosovë-Serbi dhe liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Hyseni ka thënë se përgjatë takimit me Alexandre Adam, këshilltar diplomatik për Evropë i presidentit francez Emmanuel Macron, ka theksuar se përkushtimi i liderit francez dhe kancelares gjermane, Angela Merkel është thelbësor në negociatat... Читать дальше...

Barnier: Marrëveshja Britani-BE pas Brexitit ka pak gjasa të ndodhë

Evropaelire.org 

Negociatori i Bashkimit Evropian për Brexit, Michel Barnier, ka thënë se ka pak mundësi të arritjes së një marrëveshjeje në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian pas daljes së britanikëve nga BE-ja. Duke folur pas raundit të fundit të negociatave, Barnier ka thënë se është i “ zhgënjyer” dhe i “shqetësuar.” Homologu i tij britanik, David Frost ka folur “për përparimin e vogël”, në politikat e peshkimit dhe rregullave shtetërore për ndihma. Bashkimi Evropian ka thënë se do të... Читать дальше...



Fotografitë e para të gardhit me tela gjemborë në kufirin Serbi-Maqedoni e V.

Evropaelire.org 

Radio Evropa e Lirë më 18 gusht ka raportuar se Serbia ka filluar të vendosë një gardh me tela gjemborë në kufirin me Maqedoninë e Veriut, në afërsi të Preshevës. Ky gardh me tela gjemborë do të duhej të pamundësonte kalimet masive të paligjshme të kufirit, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, autoritetet e vetëqeverisjes lokale në Preshevë. Kështu duket më 21 gusht gardhi në afërsi të fshatit Miratoc, në anën e Serbisë.

Turqia bën "zbulimin më të madh" të gazit natyror në Detin e Zi

Evropaelire.org 

Turqia ka zbuluar rreth 320 miliardë metra kub të gazit natyror në gjirin e Detit të Zi, ka thënë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan më 21 gusht, duke e konsideruar këtë gjë “si lajm të mirë të një rëndësie historike” për shtetin që varet pothuajse krejtësisht nga energjia e importuar. “Turqia ka bërë zbulimin më të madh në histori të gazit natyror në Detin e Zi”, ka thënë Erdogan në një fjalim televiziv nga Stambolli. Megjithatë, analistë të industrisë kanë thënë se ndonëse sasia është e madhe... Читать дальше...

Gruaja e Navalnyt kërkon transferimin e liderit opozitar rus në klinikë gjermane

Evropaelire.org 

Gruaja e Aleksei Navalnyt, Yulia, ka thënë të premten se nuk i beson spitalit ku po trajtohet bashkëshorti i saj, Aleksei, për dyshimeve për helmim. Ajo u ka bërë thirrje autoriteteve për lëshimin e tij nga spitali, në mënyrë që të trajtohet në një spital të pavarur, me siç është shprehur ajo mjekë të besueshëm.

Talat Xhaferi rizgjidhet kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Evropaelire.org 

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me 62 vota për, ka rizgjedhur Talat Xhaferin për kryetar të institucionit ligjvënës, me propozim të partive të shumicës parlamentare, LSDM dhe BDI. Sipas tyre Xhaferi gjatë mandatit të deritashëm ka dëshmuar se me sukses mund ta drejtojë këtë institucion, andaj edhe i kanë dhënë mbështetjen e tyre. “Talat Xhaferi është njeriu i duhur në vend të duhur. Ai është kryetari më i suksesshëm i kuvendit, njeriu që i ka thyer tabutë se shqiptari jo vetëm që mund të jetë kryetar kuvendi... Читать дальше...

Biden pranon nominimin presidencial të Partisë Demokratike

Evropaelire.org 

Ish-zëvendëspresidenti Joe Biden ka pranuar edhe zyrtarisht nominimin e tij nga Partia Demokratike si kandidat që do të përballet me presidentin aktual, Donald Trump, në zgjedhjet presidenciale në nëntor. Në fjalimin e tij më 20 gusht ai foli kryesisht se si duhet bashkuar vendi në luftën kundër koronavirusit, si dhe rënien e madhe ekonomike që ka ardhur si pasojë e pandemisë. Fjalimi i tij përmbante pak detaje sa i përket politikës së jashtme, mirëpo ai tha se ai do të qëndrojë afër aleatëve dhe... Читать дальше...

Mbi 500 pacientë të shtrirë në spitalet publike në Kosovë

Evropaelire.org 

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar të premten se në institucionet publike shëndetësore në Kosovë, aktualisht janë të shtrirë 516 pacientë, prej tyre 395 janë të prekur me koronavirus. Në raportin ditor të SHSKUK-së është thënë se 18 pacientë janë në respiratorë, 27 janë duke u trajtuar me makinat e frymëmarrjes, CPAP, derisa 347 të tjerë janë në oksigjenoterapi. Kosova ka gjithsej 700 shtretër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale. Читать дальше...

Kosova regjistron 10 viktima dhe 162 raste të reja me koronavirus

Evropaelire.org 

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar në 24 orët e fundit 10 persona të vdekur me koronavirus, duke e çuar numrin total të viktimave në 448. Të dhënat e së premtes kanë treguar edhe për 162 raste të reja të prekura nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, pas testimit të 584 mostrave. Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPIK) ka raportuar për 12,168 të infektuar me këtë virus. Deri më tani 8,149 pacientë janë shëruar... Читать дальше...

Vejvoda: Shkëmbimi i territoreve përfundimisht nuk është në tryezë

Evropaelire.org 

Mundësia e shkëmbimit të territoreve midis Beogradit dhe Prishtinës nuk është në tryezë. Ajo nuk është më pjesë e diskutimeve, megjithëse mund të ketë qenë më herët, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Ivan Vejvoda, këshilltar shkencor në Institutin për Shkencat Humane (IWM) në Vjenë. Vejvoda, që ka qenë edhe nënpresident për programet e Fondit Marshall të Shteteve të Bashkuara, thotë se ai nuk beson se qeveria serbe dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë të gatshëm të nënshkruajnë një marrëveshje në këtë moment... Читать дальше...

Vuçiq thotë se mund të ketë "një shtyrje të shkurtër" të takimit në Uashington

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për mundësinë e shtyrjes së bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë të planifikuara të mbahen më 2 shtator në Uashington të Shteteve të Bashkuara. Ai tha se ende asgjë nuk është vendosur, por ka sinjale se mund të ketë një shtyrje “prej dy ditësh, ose diçka të tillë”. Ai u tha gazetarëve se nuk e di se cilat tema do t'i paraqesin nikoqirët e takimit, përveç temave të ekonomisë, për të cilat tashmë janë informuar. "Unë do të doja që të ishin vetëm tema ekonomike... Читать дальше...

Ministria e Arsimit në Kosovë propozon që viti shkollor të fillojë në shtator

Evropaelire.org 

Ministria Arsimit dhe Shkencës në Kosovë,  ka hartuar një plan, i cili parasheh që fillimi i vitit të ri shkollor të nis në  tri faza - më datë 1 shtator, 7 shtator dhe grupi tjetër më 10 shtator, ka thënë ministri i Arsimit Ramë Likaj, në mbledhjen e qeverisë se Kosovës të premtën. Miratimi i planit pritet të bëhet në takimin e radhës së Qeverisë. Ai tha se plani për fillimin e vitit të ri shkollor është përgaditur duke respektuar masat mbrojtëse kundër COVID-19. Gatishmëria e drejtorive komunale të arsimit... Читать дальше...

Zyrtari i OBSH-së thotë se nuk ka nevojë për masa shtesë të izolimit në Evropë

Evropaelire.org 

Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) thotë se masat e reja të izolimit në vendet evropiane nuk janë të nevojshme. Këto vende po shënojnë rritje të numrit të të infektuarve me koronavirusin e ri, kryesisht për shkak se njerëzit po kthehen nga udhëtimet e pushimeve. "Ne mund ta menaxhojmë virusin dhe ta mbajmë ekonominë të funksionojë", tha Hans Kluge, kreu i degës evropiane të OBSH-së. Italia, Franca, Spanja dhe Gjermania janë ndër vendet ku është shënuar rritje numrit të rasteve me koronavirus. Читать дальше...

Новости России
Москва

Новый транспортный хаб начали строить Казахстан, РФ и Китай


Ministria e Arsimit kërkon 1,000 mësimdhënës shtesë për fillimin e vitit shkollor

Evropaelire.org 

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka hartuar një plan, i cili parasheh që fillimi i vitit të ri shkollor të nis në tri faza - më datë 1 shtator, 7 shtator dhe grupi tjetër më 10 shtator, ka thënë ministri i Arsimit Ramë Likaj, në mbledhjen e Qeverisë se Kosovës të premten. Miratimi i planit pritet në takimin e radhës së qeverisë.  Ai tha se plani për fillimin e vitit të ri shkollor është përgatitur duke respektuar masat mbrojtëse kundër COVID-19. Disponimi i drejtorive komunale të arsimit... Читать дальше...

Steve Bannon deklarohet i pafajshëm

Evropaelire.org 

Ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon, i tha një gjykate në Nju Jork, se nuk është fajtor për akuzat se, ai dhe tre të tjerë mashtruan donatorët në një skemë fondesh në internet të njohur si "Ne ndërtojmë murin". Prokurorët pretendojnë se ai dhe të tjerët "orkestruan një skemë për të mashtruar qindra mijëra donatorë" në lidhje me fushatën e mbledhjes së parave në internet në kuadër të fushatës "Ne ndërtojmë murin". Gjatë fushatës, u mblodhën më shumë se 25 milionë dollarë për të... Читать дальше...

Biden zotohet të bashkojë kombin dhe t'i japë fund "etapës së errësirës"

Evropaelire.org 

Ish-nënpresidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka pranuar edhe zyrtarisht emërimin e Partisë Demokratike si kandidat i saj për zgjedhjet presidenciale në SHBA me 3 nëntor. Në fjalimin e tij, Biden u zotua t'i japë fund "ditëve kur Amerika i merr me të mirë diktatorët". "Unë do të jem një president i cili do të qëndrojë me aleatët dhe miqtë tanë dhe do t'ua bëjë të qartë kundërshtarëve tanë, se ditët kur diktatorët janë marrë me të mirë kanë mbaruar", tha Biden në një fjalim brenda një salle boshe në qytetin e tij të lindjes së Wilmington ... Читать дальше...

Navalny do të dërgohet për shërim në Gjermani

Evropaelire.org 

Zyrtarët shëndetësorë ruse kanë miratuar lejen e lëshimit nga spitali të aktivistit opozitar, Aleksei Navalny, i cili është në gjendje kome në një spital në Siberi pas dyshimeve për helmim. Ai tani do të dërgohet në Gjermani për trajtim. Familja dhe miqtë e Navalnyt kanë luftuar për transferimin e tij në Gjermani për trajtim urgjent, mirëpo mjekët rusë kanë refuzuar një gjë të tillë për ora të tëra, duke thënë se ai nuk është në gjendje të udhëtojë. Megjithatë, më vonë gjatë ditës së premte... Читать дальше...

SHBA-ja nis procedurat për rikthimin e sanksioneve të OKB-së ndaj Iranit

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara filluan zyrtarisht procesin e aktivizimit të një mekanizmi që synon të rivendosë sanksionet e Kombeve të Bashkuara ndaj Iranit. SHBA-ja thotë se Irani ka shkelur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, nga e cila Uashingtoni u tërhoq më 2018. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i dërgoi një letër Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara duke e njoftuar atë për mosrespektimin që Irani ka bërë ndaj marrëveshjes. "Shtetet e Bashkuara kanë ndërmend të rivendosin... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Новак Джокович

Кто отец Дианы Джокович?






Еще 1800 заявок на жилищные сертификаты подали в Подмосковье

Муромский проект победил в Международном профессиональном конкурсе НОПРИЗ на лучший проект – 2023

И неработающим, и работающим: пенсионерам со стажем необходимо срочно оформить льготу

Нокаут от Русской Кувалды: Кудряшов сокрушил Робутти в первом раунде