Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Август
2020

Новости за 28.08.2020

Mijëra persona mblidhen në marshin historik të Uashingtonit

Evropaelire.org 

Mijëra persona janë mbledhur në Uashington për të përkujtuar marshin e vitit 1963 për të drejta të njeriut, derisa ky organizim është parë edhe si shenjë proteste për dhunën e policisë. Familjet e amerikanëve me ngjyrë, që janë vrarë nga policia, do të flasin në vendin e njëjtë ku Martin Luther King Jr, ka mbajtur fjalimin e njohur “E kam një ëndërr”. Ngjarja e së premtes është quajtur, Marshi i Përkushtimit: Hiqni gjurin tuaj nga qafa jonë, referencë për vdekjen e afrikano-amerikanit, George Floyd teksa ka qenë në mbajtje policore. Читать дальше...

Hungaria mbyll kufijtë më 1 shtator

Evropaelire.org 

Hungaria do të mbyllë kufijtë për të huajt më 1 shtator, për të ndalur rritjen e numrit të të infektuarve me koronavirus, derisa hungarezët që kthehen nga vendet tjera duhet t’i nënshtrohen masës së karantinës, ka thënë, Gergely Gulyas, shef i kabinetit të kryeministrit Viktor Orban të premten. Gulys ka thënë se shtetasit hungarezë mund të largohen nga karantina 14-ditore vetëm nëse ofrojnë dy teste negative për sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi. Përjashtime për ndalim të hyrjes do të ketë për personelin ushtarak... Читать дальше...

Merkel bën thirrje për trajtim të koronavirusit me seriozitet

Evropaelire.org 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u ka bërë thirrje njerëzve që të vazhdojnë të kenë kujdes kundër koronavirusit dhe ka paralajmëruar se pandemia mund të përkeqësohet në muajt e ardhshëm. Sipas saj, jeta nuk do t’i kthehet normalitetit derisa të zhvillohet vaksinë për sëmundjen COVID-19, që shkakton ky virus. “Kjo është çështje serioze, ndër më seriozet ndonjëherë, andaj duhet ta trajtoni seriozisht”, ka thënë Merkel më 28 gusht, ndërkohë që shumë shtete evropiane po përballen me rritje të numrit të të infektuarve në javët e fundit. Читать дальше...

Mbi 400 milionë euro ndihmë për rimëkëmbje ekonomike të Kosovës

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se kryeministri, Avdullah Hoti dhe ministrja e Finacave, Hykmete Bajrami kanë qenë të premten pjesë e takimit virtual të Forumit të Donatorëve për Rimëkëmbje Ekonomike, në të cilin është kuptuar se Kosova do të ketë mbi 400 milionë euro për të lehtësuar dëmet e shkaktuara nga pandemia e koronavirusit. Kjo shumë është thënë të jetë mbledhur përmes donatorëve të disa projekteve, përkrahjes së buxhetit të Kosovës dhe huave për investime. Aty po ashtu është bërë... Читать дальше...

Ukraina mbyll kufijtë për të huajt për shkak të koronavirusit

Evropaelire.org 

Qeveria ukrainase ka ashpërsuar masat e izolimit, duke përfshirë mbylljen e kufijve për të huajt, teksa tenton të parandalojë shpërthime të reja të koronavirusit. Vendimi për mbyllje të kufijve, që hyn në fuqi më 28 gusht, është miratuar në një seancë të jashtëzakonshme të parlamentit. Përveç kësaj, masat e karantinës janë shtyrë edhe për dy muaj tjetër, deri më 31 tetor, derisa përgjatë kësaj periudhe edhe ndarja e shtetit në zona do të vazhdojë të realizohet. “Rritja e numrit të rasteve në... Читать дальше...

Fokusi i qeverisë, rikuperimi i bizneseve nga pandemia

Evropaelire.org 

Sektori privat do të jetë në fokus të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve për vitin 2020 -2023, të cilën është duke e rishikuar Qeveria e Kosovës, në mënyrë që t’i ndihmojë bizneset, për t’u rikuperuar nga humbjet që i kanë pasur gjatë pandemisë COVID-19, thonë zyrtarë të Ministrisë së Financave. Korniza Afatmesme e Shpenzimeve (KASH), është dokumenti kryesor mbi bazën e të cilit hartohet buxheti për vitin e ardhshëm. Agim Krasniqi, zëvendësministër i Financave, thotë se Qeveria do t’i ndërmarrë... Читать дальше...

Sistemimi i administratorëve shqiptarë, sfidë për qeverinë e re të Maqedonisë së V.

Evropaelire.org 

Brenda gjashtë muajve do të sistemohen nëpër institucione të shtetit të gjithë administratorët e punësuar në bazë të Marrëveshjes së Ohrit, e të cilët marrin rroga, por nuk shkojnë në punë, është zotuar mandatari për formimin e qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Këto komente Zaev i bëri gjatë dorëzimit të programit qeveritar, megjithëse këtë premtim e dha edhe gjatë formimit të qeverisë, të cilën e drejtoi para tre vjetësh.  “Brenda gjashtë muajve të parë të qeverisë do të sistemohen... Читать дальше...

Ministrat e BE-së pajtohen për sanksione kundër Bjellorusisë

Evropaelire.org 

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë thënë gjatë një takimi të premten në Berlin se janë pajtuar për të vendosur sanksione ndaj 20 zyrtarëve të lartë bjellorusë, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në mashtrimet zgjedhore dhe shtypjen brutale të policisë kundër protestuesve, prej mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit. Ministrat e BE-së kanë thënë se presidenti bjellorus,  Alyaksandr Lukashenka mund të përfshihet shpejt në listën e të sanksionuarve. Ndërkohë, Organizata... Читать дальше...



SHSKUK: 370 pacientë me koronavirus, të shtrirë në spitalet e Kosovës

Evropaelire.org 

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar të premten se në institucionet publike shëndetësore në Kosovë, aktualisht janë të shtrirë 475 pacientë, prej tyre 370 janë të prekur me koronavirus. Në raportin ditor të SHSKUK-së është thënë se 13 pacientë janë në respiratorë, 28 janë duke u trajtuar me makinat e frymëmarrjes, CPAP, derisa 321 të tjerë janë në oksigjenoterapi. Kosova ka gjithsej 700 shtretër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale. Читать дальше...

IKSHPK: 119 raste të reja dhe një viktimë me koronavirus brenda 24 orëve

Evropaelire.org 

Kosovës të premten i janë​ shtuar 119 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 480 mostrave. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve është regjistruar edhe një viktimë, duke e çuar numrin total të të vdekurve me koronavirus në Kosovë në 499. Sipas të dhënave të këtij Instituti të premten janë regjistruar edhe 154 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 3,362. Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë... Читать дальше...

Në vendbanimet me shumicë serbe viti shkollor fillon më 1 shtator

Evropaelire.org 

Në vendbanimet me shumicë serbe në Kosovë, mësimi në shkolla do të fillojë më 1 shtator, në përputhje me planin dhe programin e Ministrisë së Arsimit të Serbisë, por në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Arsimit të Kosovës për të shtyrë deri më 14 shtator fillimin e vitit shkollor. Këtë e konfirmoi për Radio Evropa e Lirë, Jasmina Dediq, drejtuese e Administratës së Shkollave në Kosovë, e cila funksionon në kuadër të sistemit serb. "Ende nuk e dimë nëse do të zhvillohet në internet apo nëse klasat do të kombinohen... Читать дальше...

Ministria e Jashtme e Kosovës dënon aktin e djegies së flamurit grek në Prishtinë

Evropaelire.org 

Ministria e Jashtme dhe Diasporës në Kosovë dënoi djegien e një flamuri grek, nga tifozët vendas të futbollit, pasi klubi Gjilani humbi një ndeshje kualifikuese të Ligës së Evropës kundër një skuadre nga Qiproja. Tifozët e dogjën flamurin të enjten në Prishtinë, kur klubi Gjilani humbi ndaj APOEL Nicosia 2-0 dhe u eliminua nga gara. “Dënojmë fuqishëm çdo lloj akti fyes të simbolit kombëtar të cilitdo shtet, në rastin konkret të Greqisë. Kosova dhe Greqia kanë vendosur dialog praktik, kanë zyra... Читать дальше...

Tsikhanouskaya: Krimi i autoriteteve bjelloruse nuk do të fshihet nga kujtesa

Evropaelire.org 

Autore: Irina Peters Tani në ditën e 19-të saj, kriza politike në Bjellorusi ka rrëshqitur drejt një faze potencialisht më të rrezikshme. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka sinjalizuar mundësinë e dërgimit të forcave ruse të sigurisë, për ta ndihmuar presidentin bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, të mbetet në pushtet. Vendosja e forcave ruse në vendin e saj do të ishte gabim, thotë Svyatlana Tsikhanouskaya, ish-kandidate presidenciale e Bjellorusisë, e cila është bërë udhëheqëse e opozitës bjelloruse. Читать дальше...

Izraeli u kundërpërgjigjet sulmeve me raketa nga Rripi i Gazës

Evropaelire.org 

Ushtria izraelite thotë se ajo goditi objektiva militantësh në Rripin e Gazës, përfshirë një vend prodhimi armësh, pasi të premten gjashtë raketa u shkrepën nga territori i Gazës. Nuk ka raporte të menjëhershme për viktima ose dëme të mëdha, raporton AP. Por, i dërguari i Kombeve të Bashkuara për Lindjen e Mesme, Nickolay Mladenov, paralajmëroi se situata po "përkeqësohej shpejt" dhe se "jeta brenda territorit të bllokuar palestinez ishte bërë e padurueshme". Izraeli dhe Hamasi, grupi militant islamik që udhëheq me Gazën... Читать дальше...

Merkel: Gjermania dhe SHBA-ja ndajnë bindjen e njëjtë për rëndësinë e NATO-s

Evropaelire.org 

Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë bindjen se NATO-ja është një aleancë e rëndësishme për politikën e sigurisë, tha të premten kancelarja gjermane, Angela Merkel kur u pyet për bashkëpunimin e ardhshëm me Shtetet e Bashkuara pas zgjedhjeve atje. "Unë do të punoj me çdo president të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara”, u tha ajo gazetarëve në një konferencë për media në Berlin, duke shtuar se të dyja vendet janë udhëhequr nga vlera dhe interesa të ngjashme. "Është e natyrshme që ka mendime të ndryshme, por ka edhe gjëra të përbashkëta. Читать дальше...

Trump thotë se Biden është kërcënim për Amerikën

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pranoi formalisht nominimin për mandatin e dytë. Fjalimi i tij në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë, u përqendrua kryesisht në kritika të ashpra ndaj kundërshtarit demokrat, Joe Biden. Ai e portretizoi Bidenin si një udhëheqës të majtë, që nuk do t’i mbrojë interesat e SHBA-së.

Refuzimi opozitar i ftesës së 'vonuar' për dialogun me Serbinë

Evropaelire.org 

Ftesa e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, për partitë opozitare, që të propozojnë përfaqësuesit e tyre për të qenë pjesë e delegacionit të Qeverisë së Kosovës për takimet në Uashington dhe në Bruksel, në kuadër të dialogut me Serbinë, që priten të zhvillohen në javën e parë të shtatorit, është shumë e vonuar, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në vend. Megjithatë, ata kanë këndvështrime të ndryshme lidhur me refuzimet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, që të jenë pjesë e këtij delegacioni. Читать дальше...

Bisedimet në Uashington do të jenë shumë të vështira, thotë ministri i Mbrojtjes i Serbisë

Evropaelire.org 

Bisedimet e ardhshme ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Uashington, do të jenë shumë të vështira, ka thënë ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vullin në programin e mëngjesit të Televizionit "Pink". Takimi ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, është paraparë të mbahet në Uashington më 4 shtator. "Çdo takim është jashtëzakonisht i vështirë, nuk ka asnjëherë diçka të këndshme, ju bisedoni me njerëzit për të cilët e dini se sinqerisht... Читать дальше...

Katër viktima si pasojë e uraganit Laura

Evropaelire.org 

Katër persona kanë vdekur dhe dëme të shumta materiale janë shkaktuar në Luiziana të SHBA-së, pasi uragani Laura goditi vendin. Guvernatori, John Bel Edwards, tha në një konferencë për media se Luiziana kishte "pësuar një dëm të madh", dhe jetërat e mijëra banorëve janë "kthyer përmbys". Ekipet e kërkimit mund të gjejnë më shumë viktima, ndërsa po zhvillohet operacioni i pastrimit të vendit. Presidenti amerikan, Donald Trump, planifikon të vizitojë zonën së shpejti për të parë dëmet e shkaktuara nga uragani. Читать дальше...

Новости России
Москва

Новый транспортный хаб начали строить Казахстан, РФ и Китай


Ministrat e Jashtëm të BE-së vazhdojnë diskutimet për situatën në Bjellorusi

Evropaelire.org 

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të vazhdojnë një takim dy-ditor në Berlin, për të diskutuar situatën në Bjellorusi dhe mundësinë e vendosjes së sanksioneve. BE-ja tashmë ka pranuar të vendosë sanksione ndaj 15-20 personave të akuzuar për pjesëmarrje në mashtrime elektorale ose shtypjen e protestave, pas votimeve të 9 gushtit. Ministrat e jashtëm të BE-së do të kërkojnë miratimin politik për listën e propozuar të personave të sanksionuar, gjë që do të lejonte miratimin zyrtar, tha një burim për agjencinë e lajmeve DPA. Читать дальше...

Ushtria amerikane po e vëzhgon nga afër një nëndetëse ruse

Evropaelire.org 

Komanda Veriore e SHBA-s dhe Komanda e Mbrojtjes Hapësinore e Amerikës së Veriut (NORAD) po monitorojnë nga afër një nëndetëse ruse që u shfaq në afërsi të Alaskës më 27 gusht. "Ne ndjekim nga afër anijet me interes, përfshirë anijet e huaja detare ushtarake, në zonën tonë të përgjegjësisë", tha Komanda Veriore e SHBA-së në rrjetin social Twitter. Është e paqartë pse nëndetësja u shfaq në këtë rajon. Komanda tha se nuk kishte pranuar asnjë kërkesë për ndihmë nga Marina Ruse ose marinarë të tjerë në zonë. Читать дальше...

Dorëhiqet kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe

Evropaelire.org 

Shinzo Abe, kryeministri me shërbimin më të gjatë në Japoni, tha se ai ka vendosur të largohet nga posti i tij për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Abe u kërkoi falje qytetarëve japonezë, që nuk ishte në gjendje të kryejë detyrat e tij si kryeministër. Abe gjithashtu tha se nuk i takon të vendosë se kush do të jetë pasardhësi i tij - duke ia lënë vendimin anëtarëve të partisë së tij qeverisëse Liberal Demokratike (LDP). Por, ai tha se kryeministri i ardhshëm i Japonisë... Читать дальше...

Trump: Biden është kërcënim për madhështinë amerikane

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump, e cilësoi Partinë Demokratike dhe të nominuarin e tyre presidencial, Joe Biden, si majtistë radikalë që janë një kërcënim për "ëndrrën amerikane". Trump, komentet i bëri gjatë fjalimit të tij, në mbyllje të Konventës Kombëtare Republikane. Ai ka pranuar nominimin e tij nga Partia Republikane si kandidat për rizgjedhje në postin e presidentit. Kundërkandidat i tij në zgjedhjet që do të mbahen në nëntor është Joe Biden. Trump, duke folur në një skenë të madhe jashtë Shtëpisë së Bardhë... Читать дальше...

Dhjetëra protestues dhe gazetarë të arrestuar në Minsk

Evropaelire.org 

Policia bjelloruse ka arrestuar dhjetëra protestues dhe gazetarë që punojnë për media vendase dhe të huaja në kryeqytetin, Minsk. Protestat dhe grevat që kundërshtojnë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale kanë hyrë në ditën e 19-të.


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Вероника Кудерметова завершила выступление на турнире WTA в Мадриде






С 1 мая в Московской области начинается речная навигация

Москвичей пригласили провести длинные выходные на мероприятиях в парках города

Самые зеленые районы Москвы: где гулять весной?

Сильный дождь в Москве и Подмосковье показали на видео