Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Август
2020

Новости за 27.08.2020

Vendet evropiane po fuqizojnë masat kundër pandemisë

Evropaelire.org 

Vendet kryesore evropiane Franca, Gjermania dhe Spanja njoftuan të enjten për masa më të ashpra kundër pandemisë së koronavirusit. Franca zgjeroi urdhërin për të mbajtur maskën në të gjithë kryeqytetin, Paris, dhe ngriti numrin e rajoneve të vlerësuara si "zonë e kuqe" në 21, transmeton AFP. Numri i rasteve të reja me koronavirus në gjithë vendin ishte mbi 6.000. Gjermania tha se do të gjobisë me 50 euro personat që nuk mbajnë maskë në vendet ku është e detyrueshme. Autoritetet thanë gjithashtu... Читать дальше...

Lideri i opozitës ruse ende në gjendje të rëndë shëndetësore

Evropaelire.org 

Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny, i cili ndodhet në gjendje kome në një spital të Berlinit, pas asaj që aleatët e tij e përshkruajnë si një helmim, vazhdon të jetë në një gjendje të rëndë, tha zëdhënësja e tij, Kira Yarmysh të enjten. Navalny, 44 vjeç, u dërgua në Gjermani të shtunën pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua gjatë një fluturimi nga qyteti siberian për në Moskë.  Mjekët gjermanë thonë se ka shenja që sëmundja e tij është shkaktuar nga helmimi, një diagnozë që mjekët rusë e kanë kundërshtuar. Читать дальше...

Uragani Laura shkakton dëme të mëdha dhe përmbytje në Luiziana

Evropaelire.org 

Uragani Laura ka goditur shtetin amerikan të Luizianës, duke shkaktuar përmbytje, zjarre dhe dëme të mëdha në ndërtesa, si dhe ndërprerje të energjisë në më shumë se gjysmë milioni shtëpi. Ky uragan, është një nga më të fuqishmit që ka goditur ndonjëherë, brigjet e SHBA-së.  Erërat kanë arritur deri 240 kilometra në orë.  Më herët gjysmë milioni banorëve u ishte thënë të largoheshin nga disa pjesë të Teksasit dhe Luizianës. Qendra Kombëtare e Uraganeve në SHBA tha më herët se stuhia është... Читать дальше...

Shkollat, të (pa)përgatitura për fillimin e mësimit

Evropaelire.org 

Fillimi i vitit shkollor në Kosovë është shtyrë për datën 14 shtator. Vendimin e ka bërë të ditur ministri i Arsimit dhe Shkencës në Kosovë, Ramë Likaj, pas takimit me përfaqësues të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, përfaqësues të sindikatës së arsimit dhe ata të këshillit të prindërve.

Rreth 463 milionë nxënës nuk kanë qasje në shkollimin online

Evropaelire.org 

Në muajin mars, kur filloi mbyllja e shkollave në mbarë botën, për shkak të pandemisë së koronavirusit, shumë familje mbështeteshin në mësimet online si mundësi për të vazhduar edukimin.  Por, një raport ndërkombëtar i Agjencisë për Fëmijë të Kombeve të Bashkuara (UNICEF) tregon se për një në tre fëmijë në botë, nuk kishte qasje në ndonjë lloj mësimi në distancë.  Henrietta Fore, drejtore ekzekutive e agjencisë, thotë se kjo çështje është bërë një "urgjencë globale e arsimit" që ka të ngjarë... Читать дальше...

Shtyhet fillimi i vitit shkollor në Kosovë

Evropaelire.org 

Fillimi i vitit shkollor në Kosovë është shtyrë për datën 14 shtator. Vendimin e ka bërë të ditur ministri i Arsimit dhe Shkencës në Kosovë, Ramë Likaj, pas takimit me përfaqësues të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, përfaqësues të sindikatës së arsimit dhe ata të këshillit të prindërve.  "Nuk po e shtyjmë vitin shkollor për shkak se kemi diskutime me njëri-tjetrin por qëllimi është të përgatitemi sa më mirë, që të kujdesemi për shëndetin e fëmijëve tanë, nxënësve, personelit arsimor dhe gjithë qytetarëve të Kosovës"... Читать дальше...

Përfundon takimi në Bruksel, Hyseni dhe Gjuriq me qëndrime të ndryshme

Evropaelire.org 

Kosova dhe Serbia konfirmuan të enjten, pas takimit në Bruksel, se procesi negociator ka shënuar regres, dhe për këtë, të dyja palët fajësuan njëra-tjetrën. Koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni ka thënë se pala serbe është treguar jokonstruktive në bisedime. "Serbia u përpoq të rihapë kapituj të caktuar të marrëveshjes gjithëpërfshirëse, mbi të cilën kemi pasur një marrëveshje në parim. E gjithë kjo konfirmon shqetësimin tim, të cilin unë e kam shprehur tashmë... Читать дальше...

Komuniteti ndërkombëtar kërkon që çështja e rrugës Plavë-Deçan të zgjidhet në bazë të ligjit

Evropaelire.org 

Përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar në Kosovë kanë kërkuar që para se të ndërmerret ndonjë veprim për rrugën Plavë-Deçan, palët "në përpikmëri" t’u përmbahen ligjeve të Kosovës, në veçanti ligjit të vitit 2008 për Zonat e Mbrojtura Speciale, dhe të ngrisin çdo shqetësim të mbetur brenda kornizave të Këshillit Monitorues për Implementim (KMI). Përmes një komunikate të përbashkët, ambasadorët apo të ngarkuarit me punë të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara... Читать дальше...



Putin: Trupat ruse të përgatitura për të ndërhyrë në Bjellorusi

Evropaelire.org 

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka vlerësuar reagimin e Minskit në protestat që kanë përfshirë vendin pas zgjedhjeve presidenciale, duke thënë se Kremlini është më "neutral" për krizën në Bjellorusi, sesa Shtetet e Bashkuara ose Bashkimi Evropian. "Sipas mendimit tim, sjellja jonë në lidhje me ngjarjet në Bjellorusi është shumë më e rezervuar dhe neutrale se ajo e vendeve të tjera, evropianëve dhe amerikanëve", tha Putin, gjatë një interviste me kanalin televiziv shtetëror Rossia-24, më 27 gusht. Читать дальше...

Bërnabiq shpreson në mirëkuptimin e Bjellorusisë për përfshirjen në deklaratën e BE-së

Evropaelire.org 

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka konfirmuar se Beogradi i është bashkuar Deklaratës së Bashkimit Evropian (BE) mbi Bjellorusinë në fillim të kësaj jave. Sipas saj, kjo është bërë në kuadër të "sinkronizimit me politikën e jashtme të BE", duke shtuar se shpresonte që presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, "nuk do të ia sheh për të madhe Serbisë për këtë". Një ditë më parë, ambasadori i Bashkimit Evropian në Serbi, Sem Fabrizi dhe ai i Shteteve të Bashkuara, Anthony Godfrey... Читать дальше...

Turqia thotë se do të zhvillojë stërvitje ushtarake në Mesdheun lindor

Evropaelire.org 

Turqia tha të enjten se më 1 dhe 2 shtator do të zhvillojë stërvitje ushtarake në Mesdheun lindor.  Njoftimi erdhi disa orë para mbledhjes së parlamentit në Greqi, ku pritet të ratifikohet një marrëveshje me Egjiptin, që përcakton kufijtë detarë midis dy vendeve, një hap për të cilin Turqia ka ngritur shqetësime.  Shtetet anëtare të NATO-s, Greqia dhe Turqia, gjenden në mes të një tensioni që ka të bëjë me mosmarrëveshjet për kontrollin e ujërave mesdhetare lindore. Tensionet u përshkallëzuan... Читать дальше...

SHSKUK: 491 pacientë po trajtohen në spitalet e Kosovës

Evropaelire.org 

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar të enjten se në institucionet publike shëndetësore në Kosovë, aktualisht janë të shtrirë 491 pacientë, prej tyre 385 janë të infektuar me koronavirus dhe po trajtohen në klinika dhe spitale. Në raportin ditor të SHSKUK-së është thënë se 14 pacientë janë në respiratorë, 25 janë duke u trajtuar me makinat e frymëmarrjes, CPAP, derisa 324 të tjerë janë me oksigjenoterapi. Të enjten në Kosovë u konfirmuan edhe 141 raste të reja me koronavirus dhe gjashtë viktima. Читать дальше...

Kosovë: Gjashtë të vdekur dhe 141 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Autoritetet shëndetësore në Kosovë, të enjten, kanë njoftuar edhe për  gjashtë      viktima të reja nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.  Instituti i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 498.  Gjatë 24 orëve, nga 534 mostra të testuara, pozitivë në koronavirus kanë dalë   141 pacientë. Që nga muaji mars, në Kosovë, janë regjistruar si të infektuar gjithsej 12.981  pacientë. Sipas IKSHPK-së, të shëruar nga sëmundja janë shënuar edhe 143 pacientë... Читать дальше...

Kryeministri i Francës: Epidemia po fiton terren

Evropaelire.org 

Kryeministri i Francës, Jean Castex, tha se koronavirusi është i përhapur te popullata franceze katër herë më shumë se një muaj më parë. Castex tha se 21 zona janë ta klasifikuara tashmë si “zona të kuqe” – krahasuar me 19 që kanë qenë një ditë më parë. “Epidemia po fiton terren dhe tani është koha që të ndërhyjmë”, tha Castex në një konferencë për media në Paris. Edhe pse përhapja e koronavirusit është kryesisht midis të rinjve, pranimet në spitale gradualisht janë rritur në rreth 800 pacientë në një javë. Читать дальше...

Ministria e Arsimit, e befasuar me kërkesën e SBASHK-ut për shtyrjen e vitit shkollor

Evropaelire.org 

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Kosovë thanë se janë të befasuar me kërkesën e Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), për shtyrjen e fillimit të vitit të ri shkollor për 10 ditë. Enver Osdautaj, këshilltar i lartë politik në kabinetin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, tha për Radion Evropa e Lirë se në të gjitha aktivitetet e realizuara për përgatitjet e vitit të ri shkollor në kohë pandemie, ministria nuk e ka anashkaluar SBASHK-un në asnjë rast. Читать дальше...

Qeveria ul numrin e ministrive, Kuvendi rrit numrin e nënkryetarëve

Evropaelire.org 

Derisa përbërja e re e qeverisë do të ketë shtatë ministri më pak, apo nga 26 numri i resorëve do të ulet në 19, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut ka propozuar që numri i nënkryetarëve të institucionit ligjvënës të rritet nga tre në pesë. Një propozim i këtillë bie ndesh me deklarimet e të nominuarit për kryeministër, Zoran Zaev, se pushteti i ri do të angazhohe për rritjen e efikasitetit të punës së institucioneve dhe, në anën vjetër, uljen e numrit të punonjësve të administratës, përfshirë qeverinë... Читать дальше...

Kush do të marrë pjesë në zgjedhjet e Malit të Zi?

Evropaelire.org 

Më 30 gusht, në Mal të Zi do të mbahen zgjedhjet parlamentare, të njëmbëdhjetat me radhë që nga futja e këtij vendi në sistemin shumëpartiak, si dhe të pestat me radhë që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2006.

Koreja e J. shënon rekord rastesh me koronavirus

Evropaelire.org 

Koreja e Jugut regjistroi 441 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Kjo është shifra më e lartë në një ditë të vetme qysh më 7 mars. Prej këtyre rasteve, 313 u regjistruan vetëm në kryeqytetin Seul, tha Ministria e Shëndetësisë e Koresë së Jugut. Mbi 900 rastet aktuale në këtë vend lidhen me një vatër pranë kishës Sarang-jeil në Seul. Më herët, Koreja e Jugut është lavdëruar për kontrollimin efektiv të përhapjes së koronavirusit, kryesisht përmes testimit masiv dhe gjurmimit të kontakteve. Читать дальше...

SBASHK-u kërkon shtyrjen e vitit të ri shkollor

Evropaelire.org 

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë(SBASHK), po kërkon që viti i ri shkollor të shtyhet për 10 ditë. Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, tha për Radion Evropa e Lirë se shkollat nuk i kanë përfunduar përgatitjet për fillimin e mësimit në kohë pandemie. “Kërkojmë që viti i ri shkollor të shtyhet për disa ditë, në mënyrë që të përfundojnë përgatitjet dhe të tejkalohen lëshimet eventuale. Nuk janë përgatitur klasat për të siguruar distancë fizike, mungojnë dezinfektuesit... Читать дальше...

Новости России
Москва

Шапки женские вязаные на Wildberries, 2024 — новый цвет от 392 руб. (модель 466)


Uragani Laura në SHBA, “jashtëzakonisht i rrezikshëm”

Evropaelire.org 

Uragani Laura në Gjirin e Meksikës është shndërruar në stuhi të rrezikshme të kategorisë 4 dhe ndodhet në drejtim të shteteve amerikane, Teksas dhe Luiziana. Qendra Kombëtare e Uraganeve në SHBA tha se epiqendra e stuhisë është disa kilometra larg Portit Artur në Teksas dhe se ajo ka shkaktuar tashmë erëra me fuqi prej 240 kilometrash në orë. Qendra tha se stuhia është “jashtëzakonisht e rrezikshme” dhe parashikoi rritje të nivelit të ujit për më shumë se gjashtë metra. Laura zbarkoi në orët e vona të së mërkurës... Читать дальше...

Sulmuesi i xhamive në Zelandën e Re dënohet me burgim të përjetshëm

Evropaelire.org 

Drejtësia në Zelandën e Re e dënoi me burgim të përjetshëm, pa kushte, sulmuesin e dy xhamive në këtë vend, ku mbetën të vrarë 51 vetë. Australiani Brenton Tarrant, 29 vjeç, është personi i parë në historinë e Zelandës së Re që merr dënim të tillë. Ai e pranoi vrasjen e 51 personave, tentim-vrasjen e 40 të tjerëve dhe akuzën për terrorizëm. Gjykatësi i cilësoi veprimet e tij si “çnjerëzore” dhe tha se ai “nuk ka treguar mëshirë”. Sulmi në mars të vitit të kaluar në qytetin Kristçërç, i cili... Читать дальше...

Justifikimet e Serbisë për rastin e vëllezërve Bytyqi janë “gjepura”

Evropaelire.org 

Familjarë të vëllezërve të vrarë Bytyqi thanë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe qeveria e tij do të shpikin gjithmonë justifikime për të mos vënë drejtësi për rastin e tyre. Komentet vijnë si reagim ndaj një letre të raportueses së posaçme të Kombeve të Bashkuara për ekzekutime jashtëgjyqësore dhe arbitrare, Agnes Callamard, e cila ka kritikuar ashpër mënyrën se si Serbia e ka trajtuar rastin e vëllezërve Bytyqi. Agron, Mehmet dhe Yll Bytyqi, shtetas amerikanë, me prejardhje nga Kosova... Читать дальше...

Fillojnë takimet bilaterale në Bruksel

Evropaelire.org 

Në Bruksel kanë nisur takimet në nivel ekspertësh në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Siç është bërë tashmë praktikë, edhe sot palët së pari zhvillojnë takime biletarela me të dërguarin e Posaçëm për dialog Mirosllav Lajçak dhe zyrtarët e BE-së, e më pas zhvillohet edhe takimi i përbashkët ndërmjet tri palëve. Takimet bilaterale të BE-së me delegacionin e Kosovës, e pastaj edhe atë të Serbisë do të zgjasin tërë paraditen. Pastaj do të ketë... Читать дальше...

Pence: Nuk do të jeni të sigurt në Amerikën e Joe Bidenit

Evropaelire.org 

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, tha se nëse Joe Biden zgjidhet president në zgjedhjet e nëntorit, në qytetet amerikane do të përhapet dhuna. “E vërteta është se ju nuk do të jeni të sigurt në Amerikën e Joe Bidenit”, tha Pence gjatë fjalimit në Konventën e Partisë Republikane. Ai i përshkroi votimet e ardhshme si zgjedhje midis ligjit dhe rendit në njërën anë dhe paligjshmërisë në anën tjetër. Komentet vijnë derisa në Uiskonsin të SHBA-së vazhdojnë protestat e dhunshme, tash e katër net... Читать дальше...

Ku përfundojnë mbeturinat e pajisjeve mbrojtëse dhe mbetjet medicinale për COVID-19?

Evropaelire.org 

Stafi mjekësor dhe organizatat e ndryshme joqeveritare për mbrojtjen e mjedisit kanë shprehur shqetësimin e tyre për rrezikshmërinë e qytetarëve nga prania e pajisjeve dhe produkteve mjekësore, që përdoren për mbrojtjen dhe trajtimin e pacientëve të sëmurë me COVID-19, në ambiente të ndryshme në Kosovë. Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për përdorimin e maskave dhe dorezave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, është rritur sasia e mbeturinave të tyre jashtë kontejnerëve. Nga organizata "Ta pastrojmë Kosovën"... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Елена Рыбакина рассказала о проблемах на турнире в Мадриде






Не стало подписавшего петицию о прекращении огня в Газе режиссёра Лорана Канте

Стало известно, в какую неожиданную страну русские отправятся на майские праздники

Завершено расследование дела о поджоге закладного камня в ТиНАО

Суд отказался отправлять на экспертизу документ об отставке Дубровина из правительства Забайкалья