Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Август
2020

Новости за 31.08.2020

Çfarë ndodh pas zgjedhjeve në Mal të Zi?

Evropaelire.org 

Sipas rezultateve preliminare koalicionet opozitare në Mal të Zi kanë fituar 41 vota nga 81 sa janë në kuvendin e këtij shteti. Partia Demokratike e Socialistëve, e drejtuar nga presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit ka fituar 40 vende me partitë e pakicave dhe partnerët tradicionalë. Udhëheqësit e koalicioneve opozitare në Mal të Zi kanë thënë se kanë arritur pajtueshmëri për parimet mbi të cilat do të punojë qeveria e ardhshme. Ata i kanë bërë këto... Читать дальше...

Amazon siguron leje për dërgesa përmes dronëve në SHBA

Evropaelire.org 

Gjiganti amerikan i shitjeve online, Amazon, ka siguruar miratimin nga rregullatori kombëtar i aviacionit për nisje të dërgesave përmes dronëve në Shtetet e Bashkuara. Kjo kompani me bazë në Sietëll ka thënë se miratimin e ka pranuar përgjatë fundjavës nga Aministrata Federale e Aviacionit. Certifikimi e dërgon kompaninë më afër qëllimit “të shërbimit autonom përmes dronëve, të cilët një ditë do të bartin dërgesat te konsumatorët tanë në gjithë botën”, ka thënë David Carbon, zëvendës-president i Prime Air... Читать дальше...

Opozita malazeze ka rënë dakord mbi parimet e qeverisë së re

Evropaelire.org 

Udhëheqësit e koalicioneve opozitare në Mal të Zi kanë zhvilluar të hënën një takim gjatë së cilit thanë se kanë arritur pajtim për parimet mbi të cilat do të punojë qeveria e ardhshme. Takimi u zhvillua ndërmjet koalicioneve opozitare "Për ardhmërinë e Malit të Zi", “Paqja është kombi ynë”, dhe “E zeza në të bardhë”, që drejtohen nga politikanët, Zdravko Krivokapiq, Aleksa Beçiq dhe Dritan Abazoviq, të cilët fituan shumicën në parlamentin malazez. Sipas opozitës, parimi i parë për të cilin është rënë dakord është se "qeveria e re... Читать дальше...

Monopoli me teste për COVID-19

Evropaelire.org 

Në tregun e Kosovës, laboratori “Medical & Laboratory Services” në Prishtinë, është i vetmi institucion privat shëndetësor ku bëhen teste virologjike me metodën PCR për COVID -19, i licencuar nga Ministria e Shëndetësisë. Operimi i vetëm një subjekti ekonomik, çfarëdo sektori qoftë ai, krijon monopol në treg, thonë ekspertë për çështje ekonomike, sipas të cilëve, mungesa e konkurrencës, krijon hapësirë për vendosje të çmimeve sipas dëshirës. Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu... Читать дальше...

OBSH: Hapja e shteteve pa vënë nën kontroll koronavirusin, "recetë për katastrofë"

Evropaelire.org 

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u bën thirrje shteteve që të vazhdojnë zbatimin e masave kufizuese me qëllim të luftimit të koronavirusit, ka thënë drejtori i përgjithshëm i kësaj Organizate, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Sipas tij, heqja e masave kufizuese pa pasur nën kontroll virusin, mund të jetë “recetë për katastrofë”. Tedros e ka pranuar se shumë njerëz janë duke u lodhur nga masat kufizuese dhe se dëshirojnë t’i kthehen normalitetit pas tetë muajve të përballjes me rrezikun e koronavirusit. Читать дальше...

Serbisë i dorëzohet dron për kërkim të varrezave masive

Evropaelire.org 

Në të ardhmen, Serbia do të kërkojë të zhdukurit e konflikteve në ish-Jugosllavi, të cilët dyshohet se janë të varrosur në varreza masive, përmes një droni, të cilën e ka financuar Britania e Madhe. Donacioni i kësaj pajisjeje për hulumtim të terrenit i është dorëzuar Beogradit më 31 gusht, me rastin e 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të të Pagjeturve. Beogradi ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Prishtina që të hulumtojë disa terrene, në të cilat dyshohet se ka serbë të vrarë. “Fillimisht... Читать дальше...

Shtetet baltike sanksionojnë Lukashenkan dhe zyrtarë të lartë bjellorusë

Evropaelire.org 

Lituania, Letonia dhe Estonia kanë bërë të ditur se kanë vendosur masa për ndalim të udhëtimit ndaj presidentit bjellorus, Alyaksandr Lukashenka dhe 29 zyrtarëve tjerë bjellorusë, ndërkohë që rritet presioni ndaj liderit autoritar rreth shkeljeve zgjedhore dhe shtypjes së protestave pas votimit. “Neve na duhet dialog paqësor dhe marrëveshje në mes të regjimit dhe popullit, mirëpo ne e shohim se regjimi nuk është gati për këtë gjë”, ka thënë presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda. “Ne e shohim... Читать дальше...

Ministri gjerman i bën thirrje Rusisë të rrisë përpjekjet në hetimet për Navalnyn

Evropaelire.org 

Gjermania i ka bërë thirrje Rusisë që të rrisë përpjekjet në hetimet për atë sesi është sëmurë lideri opozitar rus, Aleksei Navalny, i cili aktualisht po trajtohet në një spital në Berlin, pas dyshimeve për helmim. Duke folur para ambasadorëve francezë në Paris, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka paralajmëruar për “re të zeza”, mbi marrëdhëniet bilaterale të Evropës me Moskën, duke thënë se kontinenti është në rrezik. “Natyrisht se kemi presim që Rusia do të kontribuojë më shumë në qartësimin... Читать дальше...



Lajçak: Afate kohore nuk kemi, por kemi “vija të kuqe”

Evropaelire.org 

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se dialogu midis dy vendeve për normalizimin e marrëdhënieve është aktualisht çështja më e rëndësishme në Ballkan dhe paralajmëroi se do të ketë intensifikim të raporteve midis dy palëve. “Të dyja palët e kuptojnë se dialogu dhe normalizimi nuk mund të shmangen. Evropa është në krye të këtij procesi qysh në vitin 2011, sepse edhe Serbia, edhe Kosova kanë të ardhme evropiane. Për ne, kjo është çështje e fqinjëve tanë dhe e anëtarëve të ardhshëm... Читать дальше...

Në Forumin e Bledit diskutohet për sigurinë evropiane dhe Ballkanin Perëndimor

Evropaelire.org 

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka thënë të hënën se “pa zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe pranimin e Serbisë si anëtare e plotë e bllokut evropian, nuk mund të përfundojë procesi i ndërtimit e sigurisë në Evropë. Ai i bëri këto komente si pjesëmarrës i një paneli të udhëheqësve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Qendrore në kuadër të Forumit të Bledit që po mbahet në Slloveni. Në panelin me temën "Evropa pas Brexit-it dhe COVID-19", që filloi të hënën, Orban vlerësoi se "Evropa... Читать дальше...

Vuçiq: Bisedë e shkëlqyeshme me Merkelin

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bisedoi përmes telefonit me kancelaren gjermane, Angela Merkel, ndërsa në llogarinë e tij në Instagram tha se biseda ka qenë “e shkëlqyeshme”. “I jam falënderues kancelares gjermane për mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe politik të Serbisë dhe mirëkuptimit të saj për pozicionin tonë të vështirë rajonal politik”, shkroi Vuçiq në Instagram. Vuçiq dhe Merkel biseduan në pauzë të Forumit të Bledit, i cili po mbahet me temën “Evropa pas Brexit-it dhe COVID-19”. Читать дальше...

Afaristët e Maqedonisë së Veriut kërkojnë pako të shpejta për mbijetesën e bizneseve

Evropaelire.org 

Kryeministri I Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, me të marrë besimin që të drejtojë qeverinë gjatë katër viteve të ardhshme nga shumica parlamentare është zotuar se prioritet numër një për qeverinë e re të vendit do të jetë ekonomia dhe menaxhimi i krizës nga pandemia e koronavirusit.  “Prioriteti i parë i qeverisë së re do të jetë vazhdimi i masave anti-krizë për ndihmë edhe më të madhe për qytetarët dhe ekonominë. Tejkalimi i pasojave të krizës së koronës dhe rikthimi i niveleve të mëparshme... Читать дальше...

IKSHPK: 120 raste të reja dhe nëntë viktima me koronavirus brenda 24 orëve

Evropaelire.org 

Kosovës të hënën i janë​ shtuar 120 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 452 mostrave. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar nëntë viktima, duke e çuar numrin total të të vdekurve me koronavirus në Kosovë në 525. Sipas të dhënave të këtij Instituti të hënën janë regjistruar edhe 122 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 3,334. Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë... Читать дальше...

Vetëm 11 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e V.

Evropaelire.org 

Në Maqedoninë e Veriut, të hënën, u regjistrua ulje e madhe e personave të infektuar me koronavirus. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga testimi i 450 mostrave, me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, janë diagnostikuar vetëm 11 persona - shifër kjo më e ulëta në pesë muajt e fundit. Edhe të dielën u regjistruan 39 të infektuar nga 817 teste. Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë njoftojnë edhe për tri viktima nga koronavirusi, me të cilat numri i përgjithshëm i tyre arrin në 603. Читать дальше...

BE nuk i komenton rezultatet e zgjedhjeve në Mal të Zi

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian beson se Mali i Zi do të vazhdojë rrugën e integrimeve evropiane, që gëzon mbështetjen e qytetarëve, por në këtë moment nuk dëshiron t’i komentojë rezultatet e zgjedhjeve të zhvilluara të dielën. Zëdhënësi i Komisionit Evropain për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, tha se Bashkimi Evropian do të dalë me qëndrimin e tij rreth zgjedhjeve pasi të publikohet raporti i vëzhguesve nga Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut (ODIHR). Ai tha se është praktikë... Читать дальше...

Realizohet fluturimi i parë Izrael-Emirate të Bashkuara Arabe

Evropaelire.org 

Aeroplani i parë komercial i drejtpërdrejtë, midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (UAE) ka realizuar udhëtimin e parë nga aeroporti Ben Gurion i Tel Avivit, gati tre javë pasi të dyja vendet njoftuan një marrëveshje historike për normalizimin e marrëdhënieve. Aeroplani, që është në operim të El Al Israel Airlines bëri udhëtimin tre-orësh deri në Abu Dabi më 31 gusht. Në bord gjendej një delegacion i zyrtarëve izraelitë dhe amerikanë, përfshirë Jared Kushner këshilltar i presidentit amerikan... Читать дальше...

Nimanbegu: Vështirë se partitë shqiptare do të jenë në Qeverinë e Malit të Zi

Evropaelire.org 

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se rezultati i zgjedhjeve paralmentare në Mal të Zi, që ka sjellë afër pushtetit partitë opozitare pro-serbe, është pasojë e situatës ekonomike, ndjenjës së padrejtësisë dhe Ligjit për Liritë Fetare. Nimbanbegu, i cili në zgjedhjet e 30 gushtit ka kryesuar Listën Shqiptare, thotë se shqiptarët vështirë se mund të jenë pjesë e Qeverisë së ardhshme malazeze. Ai nuk e pranon dhe as mohon... Читать дальше...

Mediat e huaja: Dështimi i Gjukanoviqit dhe paqartësitë për bashkëpunimin e opozitës së deritashme

Evropaelire.org 

Presidenti malazez, Millo Gjukanoviq dhe Partia e tij Demokratike e Socialistëve (DPS) shënuan dështim në zgjedhjet parlamentare të së dielës (30 gusht), shkruajnë mediat ndërkombëtare. Por, sipas tyre, mbetet e paqartë se si do të bashkëpunojnë tre partitë opozitare - të cilat duket se kanë fituar një shumicë së bashku - por programet e të cilave ndryshojnë dukshëm – duke nisur nga nga mbrojtja e lidhjeve më të ngushta me Rusinë e deri te përpjekja për  anëtarësim në Bashkimin Evropian. DPS-ja... Читать дальше...

Në Nju Jork nis turneu i tenisit US Open

Evropaelire.org 

Turneu i tenisit US Open 2020 pritet të nisë sot në Nju Jork, ndërsa favorit për të fituar titullin e katërt në kategorinë e meshkujve është tenisti serb, Novak Gjokoviq.  Organizatorët paralajmëruan se edicioni i 140-të i turneut do të jetë ndryshe nga secili në histori.  Open do të zhvillohet pa spektatorë në stadiume, për shkak të pandemisë së koronavirusit.  Pavarësisht masave paraprake, tenisti francez, Benoit Paire, ka dalë pozitiv në testin për koronavirus në prag të nisjes së turneut dhe është tërhequr. Читать дальше...

Новости России
Москва

Новый транспортный хаб начали строить Казахстан, РФ и Китай


Afër 6 milionë të infektuar në SHBA, shqetësime për përhapjen e virusit në univesitete

Evropaelire.org 

Afër 6 milionë ka arritur numri i të infektuarve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara, derisa zyrtarët thonë se po përballen me shpërthime të rasteve të reja në mesin e studentëve që po kthehen në universitete për të vijuar semestrin e vjeshtës. Zyrtarët thonë se u është dashur të mbyllin shumë kafiteri në përpjekje për të kontrolluar shpërthimet në shumë kampe të studentëve në të gjithë vendin. Edhe pse shumica e shkollave kanë vendosur të kalojnë në mësimin online, të paktën pjesërisht,... Читать дальше...

Tsikhanouskaya do të flasë para Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Evropaelire.org 

Liderja e opozitës në Bjellorusi, Svyatlana Tsikhanouskaya do t'i drejtohet Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara gjatë kësaj jave, derisa po vazhdojnë protestat të cilat kërkojnë që lideri autoritar, Alyaksandr Lukashenka, të tërhiqet pas zgjedhjeve të "manipuluara". Sipas ekipit të Tsikhanouskaya, ajo do t'i drejtohet Këshillit të Sigurimit më 4 shtator përmes një video lidhjeje, me ftesë të Estonisë, e cila aktualisht është një anëtar jo i përhershëm i Këshillit. Ajo gjithashtu do t'i... Читать дальше...

Shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk presin që të jenë pjesë e qeverisë serbe  

Evropaelire.org 

Përfaqësuesit e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, nuk janë optimistë se do të mund të bëhen pjesë e qeverisë së re të Serbisë. Ata thonë se shqiptarët gjithmonë kanë qenë të gatshëm të punojnë për të drejtat e tyre në këtë pjesë të Serbisë. Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, i cili vjen nga Partia Demokratike, tha për Radion Evropa e Lirë, se shqiptarët e luginës kanë shprehur vullnet që të jenë pjesë e qeverisë së re me kusht që të avancohen të drejtat politike dhe individuale të shqiptarëve në Luginë e Preshevës. Читать дальше...

Familjarët presin që rasti i vëllezërve Bytyqi të diskutohet në takimin Hoti-Vuçiq

Evropaelire.org 

Familjarë të vëllezërve të vrarë Bytyqi presin që në takimin e Uashingtonit midis kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të diskutohet mënyra për zgjidhjen e rastit të vrasjes së Agron, Yll dhe Mehmet Bytyqit. “Një president që kryeson një takim midis Kosovës dhe Serbisë... është vërtet historike”, thuhet në një deklaratë dërguar mediave nga Fatos dhe Ilir Bytyqi, vëllezërit e tre të vrarëve. “Duke i përfaqësuar amerikanët që janë viktimizuar jashtë vendit... Читать дальше...

Trump dhe Biden përplasen për dhunën në Oregon

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe rivali i tij demokrat, Joe Biden, u përplasën rreth dhunës që ka shpërthyer në protestat në Portland të Oregonit. Trump e fajësoi kryebashkiakun demokrat të Portlandit, Ted Wheeler, për, siç tha, lejimin e "vdekjes dhe shkatërrimit të qytetit të tij". Biden tha se presidenti është “inkurajues i pamatur i dhunës”. Të shtunën në Portland, një person u qëllua për vdekje, pasi gjetkë nëpër këtë qytet mbështetësit e Trumpit u përleshën me protestues... Читать дальше...

KSHZ në Mal të Zi: Prin partia e Gjukanoviqit

Evropaelire.org 

Bazuar në 98.55 për qind të mostrës së përpunuar të materialit zgjedhor, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Mal të Zi njoftoi të hënën rezultatet paraprake të zgjedhjeve, sipas të cilave, Partia Demokratike e Socialistëve, e udhëhequr nga presidenti Millo Gjukanoviq, ka fituar 35.12 për qind të votave, ndërsa koalicioni opozitar "Për ardhmërinë e Malit të Zi" 32,54 për qind të votave. Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi u mbajtën të dielën, me një pjesëmarrje prej më shumë se 75% të qytetarëve. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Линетт сыграет против Соболенко во втором круге турнира WTA в Мадриде






Главу Гагаузии после визита в Москву ждали в аэропорту Кишинева сотни встречающих и тщательный досмотр силовиков

Суд арестовал сотрудника ДПС — он за взятку отпустил убийцу байкера из Люблино

ММКФ 46: Объявлены победители фестивальной недели