Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Ноябрь
2020

Новости за 06.11.2020

Stabilizohet situata epidemiologjike në Çeki

Evropaelire.org 

Kurba e të infektuarve me koronavirus në Republikën Çeke është rrafshuar, por spitalet janë të ngarkuara dhe infektimi i qytetarëve të moshuar është në rritje, thanë zyrtarët. Numri i rasteve të reja ditore u rrit tri herë mbi 15,000 qysh më 23 tetor, por të enjten ra në 13,231, njoftoi Ministria e Shëndetësisë të premten. Numri i riprodhimit "R" ka rënë në rreth 1, duke sugjeruar një situatë të stabilizuar, tha Ministria. “Kemi regjistruar një stabilizim të situatës epidemiologjike... por... Читать дальше...

BE sanksionon Lukashenkën dhe zyrtarë të tjerë bjellorusë

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian vendosi sanksione kundër Alyaksandr Lukashenkës, djalit të tij, Viktar, dhe 13 zyrtarëve të tjerë bjellorusë, përgjegjës për “dhunë, arrestime të pajustifikueshme dhe falsifikim” të zgjedhjeve presidenciale. Gazeta Zyrtare e BE-së publikoi të premten emrat e 15 individëve që u ndalohen vizat dhe u ngrihen asetet. Ata u bashkohen 40 zyrtarëve të tjerë bjellorusë, të cilët u sanksionuan me masa të ngjashme në fillim të tetorit, për rolin e tyre të pretenduar në shtypjen brutale të protestuesve dhe opozitës. Читать дальше...

Daçiq për aktakuzën: Rrugë e gjatë deri te vendimi

Evropaelire.org 

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se është mirë që Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, kanë nisur të punojnë. Daçiq foli në një konferencë për media në Beograd, ku u pyet për aktakuzën e Dhomave të Specializuara për krime lufte kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, dhe ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Aktakuza u bë publike të enjten. Читать дальше...

Caktohen datat për paraqitjet e para të Veselit dhe Selimit para Dhomave të Specializuara

Evropaelire.org 

Dhomat e Specializuara në Hagë njoftojnë se ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, do të bëjë paraqitjen e parë para gjyqit të këtij institucioni më 10 nëntor. Ndërkaq, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi, do të paraqitet para këtij institucioni më 11 nëntor. Siç njoftojnë Dhomat e Specializuara, seanca ndaj Veselit do të nisë në orën 15:00 dhe do të jetë publike. Seanca ndaj Selimit do të nisë në orën 11:00 dhe po ashtu do të jetë publike. Veseli dhe Selimi u transferuan... Читать дальше...

Bullgaria njoftoi KE-në se nuk pranon kornizën negociuese me Maqedoninë e V.

Evropaelire.org 

Bullgaria ka njoftuar Komisionin Evropian se nuk pranon kornizën negociuese me Maqedoninë e Veriut, që nënkuptonte nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, përmes një letre dërguar KE-së, ka thënë se korniza negociuese nuk i siguron garancitë e nevojshme për përmbushjen e kushteve të vendosura nga Bullgaria. “Deklarata nuk paraqet një instrument ligjërisht të detyrueshëm dhe nuk siguron garancitë ligjore të kërkuara nga Bullgaria. Korniza negociuese... Читать дальше...

Hoxhaj: Çështja e zgjedhjes së presidentit ka kohë dhe hapësirë

Evropaelire.org 

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, tha në një konferencë për media të premten se konfirmimi i aktakuzës ndaj kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, flet për “një situatë të rëndë jo vetëm për Kosovën dhe aspiratat e saj shtet-ndërtuese”, por “edhe për PDK-në”. “Çështja e zgjedhjes së presidentit është çështje që ka kohë dhe hapësirë dhe ne mendojmë se, mbi të gjitha, është pyetje për partnerët e koalicionit. Ata që e kanë shumicën në Kuvendin e Kosovës... Читать дальше...

Sulmi në Austri: Qeveria mbyll dy xhami

Evropaelire.org 

Qeveria e Austrisë urdhëroi të premten mbylljen e dy xhamive, të frekuentuara nga një militant islamist, i cili ka vrarë katër vetë në Vjenë. Dy xhamitë ndodhen në periferi të Vjenës - njëra quhet Melit Ibrahim në rrethin Otakring dhe tjetra Tewhid në zonën Majdling. Ministrja e Integrimit e Austrisë, Susanne Raab, tha se agjencia vendase e inteligjencës BVT ka vlerësuar se “vizita në këto xhami e ka përshpejtuar radikalizimin e sulmuesit”. Sulmuesi, i identifikuar nga autoritetet austriake si Kujtim Fejzullai... Читать дальше...



Ellis: Gjykata Speciale në sprovë nga aktakuzat

Evropaelire.org 

Dr. Mark Ellis, drejtor ekzekutiv i Shoqatës Ndërkombëtare të Avokatëve, me seli në Londër, dhe ekspert i së drejtës penale ndërkombëtare, i tha Radios Evropa e Lirë se aktakuza e konfirmuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit do të jetë një sprovë për Dhomat e Specializuara, që të sigurojë një proces gjyqësor, i cili do të përmbushë standardet e së drejtës ndërkombëtare. Sipas tij, do të jetë “interesante të shihet se si do ta provojë rastin Dhomat e Specializuara rreth ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”... Читать дальше...

Xhorxhia e SHBA-së shkon në rinumërim

Evropaelire.org 

Sekretari i shtetit të Xhorxhias në SHBA, Brad Raffensberger, tha se votat e zgjedhjeve presidenciale në këtë shtet do të rinumërohen. Ai po ashtu tha se 4,169 vota mbeten për t’u numëruar dhe se rreth 8,000 vota të ushtrisë me kusht janë ende në postë dhe do të numërohen vetëm nëse arrijnë deri në fund të ditës. “Tani për tani, Xhorxhia është shumë pranë rezultatit”, tha ai, por shtoi se “me një diferencë kaq të vogël, do të ketë rinumërim”. Kandidati demokrat për president, Joe Biden, ka... Читать дальше...

Përfundon bastisja në shtëpinë e Thaçit

Evropaelire.org 

Bastisja në shtëpinë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka përfunduar, njoftoi në orët e pasdites avokati i tij, Dastid Pallaska. “Bastisja është kryer. Sa u përket qëllimeve të bastisjes, mund të them se ishin jashtëzakonisht të përgjithshme. Rrjedhimisht, nuk dukej se kishte ndodnjë shënjestrim të duhur të bastisjes, që është parakusht procedurial për urdhrimin e saj”, tha Pallaska për gazetarët në Prishtinë. “Kjo bastisje sugjeron se aktakuza kundër Thaçit, ashtu siç është konfirmuar... Читать дальше...

Dymbëdhjetë viktima dhe 728 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Në Kosovë u raportuan të premten 12 viktima dhe 728 raste të reja me koronavirus. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se rastet e reja pozitive rezultojnë nga testimi i 1,827 mostrave. Numri më i madh i tyre u konfirmua në Prishtinë: 316. Instituti raportoi të premten edhe për 60 pacientë të shëruar nga koronavirusi. Me këto shifra, numri total i të infektuarve në Kosovë arrin në 22,934, i viktimave në 732 dhe i të shëruarve në 15,981. Raste aktive aktualisht janë 6,221.

Rritja e numrit të pacientëve me COVID-19, lë pa shtretër spitalet në Maqedoninë e V.

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut këtë javë është duke shënuar numrin rekord të të infektuarve me virusin COVID- 19. Gjatë së enjtes në vend janë shënuar 1,275 raste të të infektuarve duke shënuar numrin më të lartë nga fillimi i pandemisë. Mjekët thonë se shtrëngimi i masave për sa i përket përhapjes së virusit të ri COVID-19 nuk do të rezultojë me efektet e pritura përderisa nuk respektohen me përpikëri masat mbrojtëse nga ana e të gjithë qytetarëve. Në Maqedoninë e Veriut, aktualisht janë 12 mijë raste aktive... Читать дальше...

Kosova mbyllet në fundjavë; në shtatë komuna kufizohet edhe lëvizja

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e miratoi vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për masat e reja kundër koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë e Kosovës mori vendim që nga ora 20:00 e ditës së sotme deri të hënën, në orën 05:00, t’iu ndalohet veprimtaria të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit. Në këtë periudhë do të mbyllen edhe qendrat tregtare dhe rekreative dhe subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë në të gjithë territorin e Kosovës. Читать дальше...

Raportohet për viktima civile në luftimet për Nagorno Karabakun

Evropaelire.org 

Luftimet për rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakun vazhduan edhe në mbrëmjen e së enjtes (06 nëntor). Autoritetet de fakto të rajonit separatist raportuan për vdekjen e të paktën tre civilëve pas bombardimeve nga forcat azerbajxhanase. Nagorno Karabaku njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por armenët etnikë që përbëjnë shumicën e popullsisë refuzojnë sundimin e Azerbajxhanit. Ata kanë qeverisur rajonin, me mbështetjen e Armenisë, që kur trupat e Azerbajxhanit u dëbuan nga rajoni në një luftë që përfundoi me një armëpushim më 1994. Читать дальше...

Misionet e BE-së në Kosovë: Mbështesim fuqishëm misionin e Gjykatës Speciale

Evropaelire.org 

Udhëheqësit e Misioneve të BE-së në Kosovë dhe të shteteve anëtare, kanë thënë se mbështesin fuqishëm përmbushjen e misionit të Dhomave të Specializuara. Përfaqësuesit evropianë në Kosovë thonë se prioriteti më vendimtar për BE-në dhe shtetet e saj anëtare, është respektimi i sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut. “Për këtë arsye, ne e kemi mbështetur fuqimisht krijimin e Dhomave të Specializuara, si pjesë integrale e sistemit të Kosovës për sundimin e ligjit, dhe do të vazhdojmë... Читать дальше...

Bastisje në shtëpitë e Thaçit, Veselit dhe Selimit

Evropaelire.org 

Hetues të Prokurorisë së Specializuar në Hagë dhe policë të EULEX-it kanë bastisur të premten shtëpitë e ish-presidentit Hashim Thaci, shefit të PDK-së Kadri Veseli, dhe deputetit të Vetëvendosjes Rexhep Selimi. Këto bastisje ndodhin një ditë pasi ata janë transferuar në qendrën e paraburgimit në Hagë, pas konfirmimit të aktakuzave për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Thaçi do të dalë para Dhomave të Specializuara më 9 nëntor

Evropaelire.org 

Dhomat e Specializuara në Hagë njoftojnë se ish-lideri politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëherësh ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të bëjë paraqitjen e parë para gjykatës së këtij institucioni më 9 nëntor. Seanca është caktuar të nisë nga ora 15:00 dhe do të jetë publike. Në vendosjen e datës për paraqitjen paraprake, gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou ka marrë në konsideratë kërkesën e mbrojtjes së Thaçit, avokatit  David Hooper që kjo të mbahet para të martës më 10 nëntor, 2020. Читать дальше...

Новости России
Москва

Более 100 студентов посетило СЛД Курск в рамках акции «Неделя без турникетов»


UNICEF: Shkollat ​​duhet të mbyllen të fundit dhe të hapen të parat

Evropaelire.org 

Agjencia për të drejtat e fëmijëve e Kombeve të Bashkuara, UNICEF, bëri thirrje që para çdo vendimi për mbyllje të shkollave për shkak të pandemisë, të merret për bazë edhe kostoja e “mbajtjes së nxënësve jashtë shkollave”.  Sipas kësaj organizate, kjo kosto, “është shumë më vështirë për t’u kompensuar se dëmtimi i ekonomisë, dhe mund të zgjasë edhe për një brez të tërë”. Përmes një komunikate, UNICEF-zyra në Prishtinë, thotë se “derisa Kosova po përballet me një nivel më të lartë të infektimit me COVID- 19 sesa më parë gjatë pandemisë... Читать дальше...

Zhvillimet politike shtyjnë seancën për Projektligjin e rimëkëmbjes  

Evropaelire.org 

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku pritej të diskutohej në lexim të dytë, Projektligji për rimëkëmbje ekonomike, është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit.  Mungesa e kuorumit, sipas nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kujtim Shala, vjen për shkak të zhvillimeve të fundit politike në vend.  Ai tha se propozuesi i kësaj seance, shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kërkuar që kjo seancë të shtyhet për 11 nëntor, duke filluar nga ora 11:00. Читать дальше...

Rezultati: Një Amerikë e ndarë

Evropaelire.org 

Nata e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara nuk ka prodhuar një fitues të qartë, por ka konfirmuar ndarjet e thella të shoqërisë amerikane. Ku i ka rrënjët problemi?

Veliu: Policia e Kosovës ka ngritur nivelin e gatishmërisë

Evropaelire.org 

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ka thënë se pas ngjarjeve të krijuar në vend që lidhen edhe me arrestimet e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ngjarjeve tjera kanë rritur nivelin e gatishmërisë. “Ministria e Punëve të Brendshme përkatësisht Policia e Kosovës ka inkorporuar në planin ekzistues të saj për rrezikshmërinë nga kërcënime të mundshme terroriste, planin ekzistues anti-COVID-19 dhe ngjarjet e situatës së krijuar ditëve të fundit. Читать дальше...

Biden kalon në epërsi në Xhorxhia

Evropaelire.org 

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka dalë në epërsi me vota kundrejt presidentit, Donald Trump në shtetin kyç të Xhorxhias, një gjë që mund të ndryshojë garën për Shtëpinë e Bardhë. Ky lajm vjen vetëm pak orë pasi presidenti Trump bëri akuza, për të cilat nuk dha dëshmi, ndaj procesit zgjedhor në SHBA. Me rezultatet e fundit, Biden është 917 vota para Trumpit në Xhorxhia, kanë raportuar disa media. Pa 16 votat elektorale të Xhorxhias, Trump nuk mund të arrijë shifrën prej 270 votash... Читать дальше...

Biden prin në Pensilvani, Trump me akuza për procesin zgjedhor

Evropaelire.org 

Numërimi i votave nëpër shtetet kyçe është duke vazhduar në Shtetet e Bashkuara. Kandidati për president i Partisë Demokratike, Joe Biden, është më pranë fitores, ndërsa ai republikan, njëherësh president i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë akuza që sulmonin procesin demokratik të vendit. Biden ka dalë në epërsi ndaj presidentit Trump në shtetin e Pensilvanisë. Trump nuk mund të rizgjidhet nëse nuk fiton 20 votat elektorale të Pensilvanisë, pa marrë parasysh sa shtete të tjera fiton. Shanset e tij... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Хромачёва и Бабош выиграли турнир WTA в Руане в парном разряде






ПРОТИВ РОССИИ ГОТОВИТСЯ "ПРЕВЕНТИВНЫЙ УДАР" ИЗНУТРИ? "ЦЕННЫЕ СПЕЦИАЛИСТЫ" НЕ СКРЫВАЮТ СВОИ НАМЕРЕНИЯ

Замминистра Рябков назвал провокацией слова Варшавы насчет размещения ЯО США

РИА «Новости»: в деле замминистра обороны Иванова появятся новые подозреваемые

«Текстильный букет Поочья» стартует в Подмосковье 28 апреля