Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Ноябрь
2020

Новости за 20.11.2020

Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli gjendjen e krizës

Evropaelire.org 

Qeveria e Maqedonisë së Veriut të premten në mbrëmje shpalli gjendjen e krizës në gjithë territorin e vendit,  për përballje më efikase me pandeminë, që e ka shkaktuar koronavirusi i ri. Vendimi nënkupton përfshirjen edhe të Armatës në aktivitetet e rendit, si dhe në ndihmë të institucioneve shëndetësore. Shpallja e gjendjes së krizës i mundëson qeverisë që të administrojë edhe me spitalet private dhe ndërmarrjet tjera për përballjen sa më efikase të sëmundjes COVID-19, të shkaktuar nga koronavirusi. Читать дальше...

Ministria e Shëndetësisë: Masat e reja, në fuqi që nga e premtja

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se që nga e premtja, më 20 nëntor 2020, do të jenë në fuqi masat e reja për komunat e Kosovës, sipas kategorizimit të ri lidhur me numrin e të infektuarve në 100 000 banorë. Lëvizja e qytetarëve, është e përcaktuar sipas numrit të të infektuarve në 7 ditët e fundit dhe masat janë të marra sipas kategorizimeve me zona. Në zonën e kuqe bëjnë pjesë komunat me rrezik të lartë, me mbi 151 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës. Në këtë zonë janë 18 komuna... Читать дальше...

Aviokompanitë kanë nevojë për 70 deri 80 miliardë ndihmë shtesë

Evropaelire.org 

Aviokompanitë do të kenë nevojë për ndihmë shtesë, në vlerën ndërmjet 70 - 80 miliardë dollarësh nga qeveritë, për t'i mbijetuar krizës për shkak të pandemisë COVID-19, e cila po i shterron arkat e tyre, tha Alexander de Juinak, drejtori i përgjithshëm i Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA). Ky sektor, tashmë ka marrë ndihmë 160 miliardë dollarë nga qeveritë, por në muajt e ardhshëm, nevojat e industrisë për ndihmë shtesë do të duhej të jenë 70 deri në miliardë dollarë dhe në qoftë se nuk e marrin këtë ndihmë... Читать дальше...

Pandemia bashkoi prodhuesit serbë dhe shqiptarë në “Qendrën tregtare virtuale”

Evropaelire.org 

Sela Imeri dhe Rada Rakiq janë pronare të ndërmarrjeve, të cilat tash e disa muaj kanë ofruar produktet e tyre përmes platformës në internet “Qendra tregtare virtuale”, e cila u krijua në qershor të këtij viti, si rezultat i projektit “Mbështetje për bashkëpunimin ndëretnik të biznesit” për shkak të pandemisë së koronavirusit. Dyqani online “Qendra tregtare virtuale” ka mbledhur pranë vetes rreth 15 biznese të vogla të Kosovës, në krye të së cilave kryesisht janë gratë nga komuniteti serb dhe ai shqiptar. Читать дальше...

Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria u bashkohen sanksioneve të BE-së kundër Bjellorusisë

Evropaelire.org 

Shtatë vende evropiane që nuk janë anëtare të BE-së, janë rreshtuar me BE-në, në sanksionet e vendosura ndaj Bjellorusisë, si përgjigje ndaj goditjes brutale të protestave pro-demokracisë, të shkaktuara nga zgjedhjet e diskutueshme presidenciale në gusht. Shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, në një deklaratë më 20 nëntor, tha se shtatë vendet përfshijnë kandidatët e BE-së: Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Shqipërinë, si dhe Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Ukrainën. Alyaksandr Lukashenka... Читать дальше...

Parlamenti mbetet peng i izolimit të deputetëve të infektuar me COVID-19

Evropaelire.org 

Partitë politike në pushtet dhe ato në opozitë në Maqedoninë e Veriut nuk mund të arrijnë ujdi për ndryshimin e rregullores së punës së parlamentit, në mënyrë që deputetët e infektuar nga virusi COVID - 19 të mund të inkuadrohen në debat dhe të votojnë online derisa janë në izolim. Ndërkohë, shumë ligje mbeten të bllokuara në institucionin ligjvënës si rrjedhojë e krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit. Aktualisht, tre deputetë të cilët i takojnë shumicës parlamentare janë prekur nga... Читать дальше...

Kërkimet për viktimat e luftës gjatë vitit 2020

Evropaelire.org 

Në vitin 2020, në rajon janë zbuluar 24 lokacione me mbetjet mortore të viktimave të luftërave të viteve ‘90. Numri më i madh u zbulua në territorin e Bosnjë e Hercegovinës (BeH). Eshtrat e të paktën 29 viktimave u gjetën në 20 lokacione të ndryshme, në BeH. Në tri vende në Kroaci janë gjetur mbetjet e gjashtë viktimave, ndërsa në Serbi, ato u zbuluan në një vend. Në Kosovë, mbetjet mortore e të paktën nëntë njerëzve u gjetën gjatë kërkimeve në gjashtë lokacione të ndryshme.

Trupat azerbajxhanase marrin kontrollin e Agdamit

Evropaelire.org 

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, tha se trupat e tij kanë marrë kontrollin në tri distriktet e para në kufi me Nagorno-Karabakun, si pjesë e një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga Rusia që i dha fund luftës gjashtë javore me forcat armene në këtë rajon. Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha më 20 nëntor se njësitë e saj hynë në rrethin e Agdamit, një nga tre distriktet të Nagarno-Karabak, që do t'i dorëzohen Azerbajxhanit pas gati tre dekadash nën kontrollin e Armenisë. Turmat... Читать дальше...



Në Kosovë regjistrohen 11 viktima dhe 855 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike - (IKSHPK) ka njoftuar të premtën se gjatë 24 orëve të fundit 11 pacientë me koronavirus kanë vdekur, ndërsa janë regjistruar 855 raste të reja infektimit. Ky institut ka kryer 1,930 testime brenda 24 orëve. “Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (73, 72, 64 vjeç), Prizren 2 raste (88, 82 vjeç), Drenas 1 rast (70 vjeç), Ferizaj 1 rast (70 vjeç), Gjakovë 1 rast (71 vjeç), Gjilan 1 rast (79 vjeç), Kamenicë 1 rast (92 vjeç), Mitrovicë 1 rast (82 vjeç)”. Читать дальше...

EULEX: Gjetja e mbetjeve mortore në Kizhevak, falë imazheve fotografike nga ajri

Evropaelire.org 

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), nëpërmjet një komunikate për medie, ka dhënë sqarime lidhur me gjetjen e mbetjeve mortore, më 16 nëntor, në Kizhevak të Serbisë, për të cilat dyshohet se janë të shqiptarëve të Kosovës. Në komunikatë thuhet që mbetjet mortore janë zbuluar në një gurore të madhe në Serbi, nga ekspertët e EULEX-it, të Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës dhe Komisionit Qeveritar të Serbisë për Personat e Zhdukur. Gjithashtu, EULEX-i sqaron... Читать дальше...

BE-ja ndihmon Kosovën me 26.5 milionë euro

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës nënshkruan të premten një kontratë me vlerë 26.5 milionë euro, e cila do t’i ndihmojë Kosovës t’i adresojë pasojat e pandemisë COVID-19. Sipas Zyrës së BE-së në Prishtinë, pagesa e parë prej 20.5 milionësh pritet të bëhet para fundit të këtij viti. “Kjo mbështetje e re e BE-së do t’i sigurojë buxhetit të Kosovës fonde shumë të nevojshme për zbutjen e ndikimit socio-ekonomik të krizës së COVID-19 ndaj qytetarëve dhe bizneseve të Kosovës”, thuhet në një komunikatë të Zyrës së BE-së. Читать дальше...

Orban: Është e mundur arritja e një marrëveshjeje për buxhetin e BE-së

Evropaelire.org 

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, tha se bisedimet e bllokuara për buxhetin e BE-së, mbase do të përfundojnë me një marrëveshje, pavarësisht vetos së Hungarisë dhe Polonisë. BE-ja dëshiron që ta bëjë financimin të varur nga respektimi i sundimit të ligjit nga ana e vendeve anëtare. "Shumë zgjidhje janë të mundshme, kjo është vetëm një çështje e vullnetit politik", i tha Orban, radios publike, më 20 nëntor. Miratimi i paketës afatgjate buxhetore të BE-së prej 1.8 trilionë eurosh, ku përfshihet... Читать дальше...

Përgjegjësitë individuale për “ndërmarrje të përbashkët kriminale” 

Evropaelire.org 

Për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit, të cilat Prokuroria e Specializuar me seli në Hagë pretendon se i kanë kryer ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk ekziston përgjegjësia kolektive, thotë Ismet Salihu, profesor i të Drejtës Penale Ndërkombëtare. Prandaj, sipas tij, nga Dhomat e Specializuara, që njihen si Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë, duhet t’i trajtojë ato si përgjegjësi individuale, në rast se pretendimet vërtetohen. Historiani Bujar Dugolli, vlerëson... Читать дальше...

Gjermania shënon 75-vjetorin e gjykimeve historike të Nurembergut

Evropaelire.org 

Gjermania po shënon 75 vjetorin e fillimit të gjykimeve të Nurembergut, apo të gjykimeve ushtarake të zhvilluara nga forcat aleate, sipas ligjit ndërkombëtar, që sollën para drejtësisë zyrtarët e lartë nazistë. Një ngjarje përkujtimore në qytetin e Nurembergut, do të mbahet në sallën e gjyqit 600 në Pallatin e Drejtësisë të qytetit bavarez, ku gjyqet  filluan më 20 nëntor 1945. Pjesëmarrja do të jetë e kufizuar për shkak të kufizimeve ndaj pandemisë. Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier do të mbajë një fjalim. Читать дальше...

Franca dëshiron mbikëqyrje ndërkombëtare të armëpushimit në Nagorno Karabak

Evropaelire.org 

Franca dëshiron mbikëqyrje ndërkombëtare të armëpushimit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit të arritur më 10 nëntor me ndërmjetësimin e Rusisë. Të dyja vendet kanë zhvilluar luftime gjashtë javore për rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut. Në bazë të marrëveshjes, në rajon do të vendosen trupat ruse për të garantuar armëpushimin, por në disa zona do të ketë edhe një prani të trupave turke. Franca është e shqetësuar se Rusia dhe Turqia mund të arrijnë një marrëveshje, për të përjashtuar fuqitë... Читать дальше...

OBSH: Remdesiviri të mos përdoret për trajtimin e pacientëve me COVID-19

Evropaelire.org 

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka këshilluar institucionet shëndetësore që të mos e përdorin ilaçin antiviral Remdesivir për të trajtuar pacientët me COVID-19, që janë të shtruar në spital. Një panel i OBSH-së tha se ilaçi nuk ka "ndonjë efekt të rëndësishëm" në mbijetesë ose në uljen e kohës së shërimit. Grupi i Zhvillimit të Udhëzimeve të OBSH-së (GDG) tha më 20 nëntor se nuk kishte "asnjë provë të bazuar në të dhënat aktuale në dispozicion që ky ilaç përmirëson gjendjen e pacientit”. Читать дальше...

Biden fiton në shtetin e Xhorxhias

Evropaelire.org 

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, ka fituar shtetin e Xhorxhias. Sekretari i Shtetit të Xhorxhias, Brad Raffensperger, tha se nuk kishte "asnjë dyshim" se shteti do të certifikojë fitoren e Biden, më 20 nëntor. "Auditimi është afruar shumë afër asaj që kemi pasur në raportimin e natës së zgjedhjeve", i tha Raffensperger stacionit lokal WSB-TV, më 19 nëntor. Më parë, rezultatet jozyrtare treguan se Biden kryesonte ndaj presidentit, Donald Trump me një diferencë të ngushtë prej rreth 14,000 votash. Читать дальше...

Vendet e BE-së do ta ndihmojnë Ballkanin Perëndimor me vaksina kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Vendet e Bashkimit Evropian do të mund t'iu sigurojnë vaksina kundër COVID-19 edhe vendeve të Ballkanit Perëndimor nga sasia të cilën do ta ndajë Komisioni Evropian. Këtë e kanë thënë të enjten në mbrëmje presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen pas përfundimit të samitit të BE-së, të zhvilluar përmes video-lidhjes. Për shkak të masave për të ngadalësuar përhapjen e virusit, takimet e nivelit më të lartë në BE vazhdojnë të zhvillohen pa praninë fizike të pjesëmarrësve. Читать дальше...

Dy vaksina premtuese dhe rruga e gjatë e shpërndarjes

Evropaelire.org 

Rezultatet paraprake të lëshuara këtë muaj tregojnë se dy vaksina të ndryshme ka të ngjarë të jenë të sigurta dhe efektive në parandalimin e COVID-19. Por, procesi i prodhimit dhe shpërndarjes së dozave në një shkallë të gjerë, duket të jetë i gjatë dhe i komplikuar.

Vdes kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej

Evropaelire.org 

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej ka vdekur si pasojë e infektimit me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Irinej u shtrua në një spital ushtarak të Beogradit gjatë mbrëmjes së 4 nëntorit, pasi më parë kishte dalë pozitiv në COVID-19. Kisha Ortodokse Serbe njoftoi më 17 nëntor se gjendja e patriarkut ishte stabile dhe e qëndrueshme, por më pas, më 19 nëntor, Kisha Ortodokse konfirmoi përmes një deklarate se gjendja e Irinejt ishte përkeqësuar. Presidenti i Serbisë... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Линетт сыграет против Соболенко во втором круге турнира WTA в Мадриде






«Надо снимать фильмы о любви»: Простое лекарство от расплавления мира

Кабаки и жабы: в московских театрах женились на лягушках и королевах красоты

Интервью с режиссером Михаилом Мироновым — о "Ничего не бойся, я с тобой" и работе с Иваном Ургантом

РБК: В московском музее «Гараж» проходят мероприятия ФСБ