Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Ноябрь
2020

Новости за 04.11.2020

Austria pranon se nuk është marrë me paralajmërimet rreth sulmuesit

Evropaelire.org 

Ministri i Brendshëm i Austrisë, Karl Nehammer, pranoi se autoritetet austriake nuk janë marrë me një paralajmërim të Sllovakisë për një person që ka kryer sulme, këtë javë në Vjenë. Katër njerëz janë qëlluar për vdekje dhe 23 të tjerë janë plagosur, të hënën në mbrëmje. Policia në Sllovaki tha se i ka informuar autoritetet austriake për “të dyshuar nga Austria” që kanë bërë përpjekje të blejnë municion në Sllovaki, në muajin korrik. Sipas disa raporteve, udhëtimi për të blerë municion ka dështuar... Читать дальше...

Njëzetedy viktima dhe mbi 1,100 të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e V.

Evropaelire.org 

Njëzetedy të vdekur nga koronavirusi, 1,192 të infektuar dhe 359 të shëruar është bilanci i 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë. Rastet e reja, sipas këtyre të dhënave, rezultojnë nga testimi i 3,211 mostrave. Numri i testeve thuhet të jetë rekord, sikurse është edhe numri i të infektuarve brenda një dite, që nga paraqitja e pandemisë, në muajin mars. Sa u përket viktimave, tetë u konfirmuan në Shkup, nga dy në Tetovë, Shtip, Veles, Manastir dhe Ohër... Читать дальше...

Haga i konfirmon aktakuzën Rexhep Selimit

Evropaelire.org 

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë konfirmuar aktakuzën kundër shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi. Lajmin e konfirmoi vetë Selimi në një postim në Facebook, ku po ashtu njoftoi se të enjten do të udhëtojë për në Hagë. “Unë po shkoj me kokën lart dhe kurdo që kthehem, do kthehem po ashtu me kokën lart, sepse isha, jam dhe do të jem ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të cilën jam i gatshëm të jap gjithçka nga vetja ime. Ideali i asaj ushtrie të lavdishme është mbi mua... Читать дальше...

Twitter fsheh postimin e Trumpit për “zhdukjen e avantazhit” të tij

Evropaelire.org 

Një ditë pas zgjedhjeve në SHBA, Twitter ka fshehur një postim të presidentit Donald Trump, në të cilin ai ka shkruar se avantazhi i tij në shtetet kyçe, të udhëhequra nga demokratët, “ka nisur të zhduket me magji”. Twitter ka ndërmarrë veprim të ngjashëm edhe ndaj një postimi tjetër, në të cilin Trump ka thënë se kundërshtarët e tij “janë duke bërë përpjekje t’i vjedhin votat”. Të dyja mesazhet janë tani të fshehura pas paralajmërimeve se këto pretendime janë të diskutueshme dhe mund të jenë çorientuese. Читать дальше...

Pse nuk ka ende fitues të zgjedhjeve në SHBA?

Evropaelire.org 

Njëzet vjet më parë, rreth një orë pasi vendvotimet u mbyllën në Bregun Lindor të SHBA-së, përfshirë këtu shtetin jashtëzakonisht të rëndësishëm të Floridës, televizionet raportuan: Fitoi demokrati Al Gore, duke e mundur republikanin George W. Bush. Ky ishte nëntori i vitit 2000 dhe vota e ngushtë popullore e bënte të vështirë shpalljen përfundimtare të fituesit. Megjithatë, disa orë më vonë, rrjetet televizive bënë diçka të paparë: derisa numëroheshin votat shtesë, përfshirë votat me postë,... Читать дальше...

Kosova, ende në pritje të vaksinës kundër gripit sezonal

Evropaelire.org 

Vaksinat kundër gripit sezonal ende nuk kanë arritur në Kosovë. Sipas Zyrës për Informim në Ministrinë e Shëndetësisë, pritet që vaksinat të arrijnë në Kosovë kah mesi i muajit nëntor.   “Këtë vit kemi paraparë t’i vaksinojmë rreth 500 mijë njerëz kundër gripit sezonal. Rreth 160,500 dozat e para i presim në mesin e muajit nëntor. Ky është njoftimi i fundit që ne si ministri e kemi marrë nga zyra e UNICEF-it [Fondacion i Kombeve të Bashkuara], prej nga edhe do t’i blejmë vaksinat’’, thanë për Radion... Читать дальше...

Risocializimi i të kthyerve nga luftërat e huaja, sfidë për Maqedoninë e V.

Evropaelire.org 

Autoritetet zyrtare të Shkupit kanë theksuar se Maqedonia e Veriut, ashtu si të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian, nuk është imune sa i përket radikalizimit dhe terrorizmit pas sulmit terrorist në Vjenë.  Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në një intervistë për TV Sitel (televizionin SITEL), ka theksuar se dënimi me burgim për të gjitha ata, të cilët kthehen nga viset e luftës, nuk e zgjidh problemin për sa i përket radikalizimit dhe ekstremizmit, duke shtuar se sfidë mbetet risocializim i tyre në shoqëri. Читать дальше...

Limaj: Krasniqi nuk do t’i bënte opozitë drejtësisë

Evropaelire.org 

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas arrestimit të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, dhe zëdhënës i ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në një konferencë për media Limaj e ka quajtur mënyrën e arrestimit, të panevojshme. “Ai (Jakup Krasniqi) asnjëherë s’do t’i bënte opozitë drejtësisë, ai asnjëherë nuk do t’i dilte kundër drejtësisë. Pëkundrazi, e gjithë jeta e tij është luftë për drejtësi, për liri, për bashkjetësë , luftë për mirëqenie.”, tha Limaj. Читать дальше...



Twitter etiketon postimin e kryeministrit slloven për “fitoren e Trumpit”

Evropaelire.org 

Twitter e ka etiketuar një postim nga kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, në të cilin ai e përgëzon Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe i akuzon “mediat kryesore” për “mohimin e fakteve”. “Burimet zyrtare mund të mos i kenë shpallur rezultatet kur kjo është postuar”, ka shkruar Twitter nën postimin e tij.   Jansha vazhdimisht ka shprehur mbështetjen e tij për Trumpin dhe politikat e tij qëkur është bërë kryeministër i Sllovenisë në muajin mars, shkruan BBC. Читать дальше...

Pjesëmarrja në zgjedhjet në SHBA, “më e larta në 120 vjet”

Evropaelire.org 

Mbi 160 milionë amerikanë kanë votuar në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit në SHBA, duke prodhuar shkallën më të lartë të pjesëmarrjes në 120 vjet. Këto janë të dhënat paraprake të Projektit të Zgjedhjeve në SHBA, mision i të cilit është sigurimi i statistikave zgjedhore. Sipas këtij Projekti, pjesëmarrja në zgjedhjet e së martës ka qenë 66.9 për qind – më e larta qysh në vitin 1900. Më 1900, pjesëmarrja ka qenë 73.7 për qind dhe presidenti republikan, William McKinley, e ka mundur sfiduesin e tij demokrat, William Jennings Bryan. Читать дальше...

SHBA tërhiqet zyrtarisht nga Marrëveshja e Parisit për Klimën

Evropaelire.org 

Pas një vonese trevjeçare, Shtetet e Bashkuara u bënë vendi i parë në botë që u tërhoqën zyrtarisht nga Marrëveshja e Parisit për Klimën. Presidenti Donald Trump ka shpallur planet për tërheqje qysh në qershor të vitit 2017, por rregullat e Kombeve të Bashkuara kanë kërkuar që vendimi të hyjë në fuqi vetëm sot, një ditë pas zgjedhjeve në SHBA. SHBA-ja mund t’i ribashkohet Marrëveshjes, nëse një president zgjedh ta bëjë këtë. Marrëveshja e Parisit për Klimën është hartuar në vitin 2015, për... Читать дальше...

Nëntë viktima dhe mbi 500 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Nëntë viktima dhe 546 raste të reja me koronavirus u konfirmuan të mërkurën në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se rastet e reja pozitive rezultojnë nga testimi i 1,626 mostrave. Numri më i madh i tyre është në Prishtinë: 286. Instituti po ashtu njoftoi se në 24-orëshin paraprak, 107 pacientë janë shëruar nga koronavirusi. Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë shkon në 21,545, i viktimave në 714 dhe i të shëruarve në 15,829. Aktualisht, raste aktive janë 5,002.

Parashikuesit e zgjedhjeve e nxjerrin Bidenin favorit për të fituar

Evropaelire.org 

Gara për Shtëpinë e Bardhë midis presidentit aktual, Donald Trump, dhe kandidatit demokrat, Joe Biden, është ende e ngushtë, por parashikuesit e zgjedhjeve e nxjerrin Bidenin favorit për të fituar. Kompania e basteve Smarkets, me seli në Britaninë e Madhe, i jep Bidenit 78 për qind shanse për të dalë në krye, ndërsa PredictIt në Zelandën e Re parashikon shanse edhe më të mëdha për të: gati 80 për qind. Rritja e shanseve të Bidenit vjen në kurriz të shanseve të Trumpit. Smarkets i jep presidentit... Читать дальше...

Pasiguria në zgjedhjet në SHBA trondit tregjet financiare

Evropaelire.org 

Pasiguria rreth rezultatit të zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara i ka tronditur tregjet financiare. Indeksi Dow Jones, një tregues kyç i tregut të aksioneve në SHBA, ka rënë për më shumë se 1.5 për qind të mërkurën, ndërsa S&P është rritur për 0.6%, pas një rënieje fillestare prej 1.1%. Aksionet në Gjermani, Francë dhe Angli kanë qenë po ashtu të paqëndrueshme në tregtinë e hershme, ndërsa kanë nisur të rikthejnë fitime të vogla. Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara janë mbajtur të martën. Читать дальше...

Nisma: Jakup Krasniqi çdo herë i është përgjigjur drejtësisë

Evropaelire.org 

Partia Nisma Socialdemokrate ka reaguar lidhur me veprimet e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në shtëpinë e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Sekretari i kësaj partie, Bilall Sherifi, në një konferencë për media, tha se veprimet e së mërkurës në shtëpinë e Krasniqit, kanë qenë të panevojshme, pasi që ky i fundit, çdo herë i është përgjigjur drejtësisë. “Ne vlerësojmë se, skenat që i kemi parë sot, kanë qenë të panevojshme dhe traumatike për familjen. Читать дальше...

Paqartësi rreth rezultatit zgjedhor në SHBA

Evropaelire.org 

Rezultati i zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara vazhdon të mbetet i paqartë, por të dy kandidatët, presidenti aktual, Donald Trump dhe kandidati i demokratëve, Joe Biden, janë të bindur për fitore, pavarësisht se gjashtë shtete kyçe ende nuk kanë shpallur fituesin pasi po numërojnë miliona fletëvotime. Rezultatet nga Pensilvania, Uiskonsin, Miҫigen dhe Xhorxhia janë ende duke u numëruar, përfshirë këtu miliona vota me postë dhe votat me kusht para ditës së zgjedhjeve. Deri në orën 16:30... Читать дальше...

Aktet terroriste minojnë dialogun ndërfetar, thotë Papa Françesku

Evropaelire.org 

Aktet e fundit terroriste në Vjenë dhe Nicë janë një përpjekje për të minuar dialogun dhe bashkëpunimin ndërfetar, tha Papa Françesku të mërkurën. Gjatë audiencës së tij javore, Françesku tha se format gjithnjë e më mizore të terrorizmit po përhapen në Evropë, duke përmendur në mënyrë specifike sulmet në Austri dhe Francë. Udhëheqësi i 1.3 miliard katolikëve në botë i quajti ato "ngjarje të mjerueshme, të cilat përpiqen të minojnë - me dhunë dhe urrejtje - bashkëpunimin vëllazëror midis feve". Читать дальше...

Trump dhe Biden thonë se do të fitojnë, por rezultati zgjedhor është i paqartë

Evropaelire.org 

Vendvotimet janë mbyllur në Shtetet e Bashkuara në mbrëmjen e 3 nëntorit, mirëpo shumë vota përmes postës janë ende duke u numëruar. Në orët e para të 4 nëntorit, asnjëri kandidat për president nuk ka siguruar fitore bindëse. Kandidati demokrat, Joe Biden ka thënë se është në rrugë drejt fitores, ndërkohë që presidenti amerikan, Donald Trump ka shpallur fitore para kohe, dhe ka përsëritur pretendimet e pabazuara se votimi përmes postës është manipuluar. (Përgatitën: Krenare Cubolli dhe Lendi Susuri)

Përfundon procesi i kërkim-shpëtimit nga tërmeti në Turqi

Evropaelire.org 

Punëtorët turq të shpëtimit u kanë dhënë fund përpjekjeve të tyre për të gjetur të mbijetuar nga tërmeti që goditi vendin më 30 tetor. Tërmeti ka lënë të vrarë të paktën 114 njerëz. Ekipet kanë hequr pothuajse të gjitha mbeturinat, me ndihmën e rreth 8,000 punëtorëve, tha ministri i Mjedisit dhe Urbanistikës Murat Kurum. Sipas tij 107 njerëz u shpëtuan, katër prej të cilëve janë ende në gjendje kritike. Ministri tha se puna për rindërtimin e shtëpive do të fillojë së shpejti dhe se sipas planeve... Читать дальше...

Новости России
Москва

Более 100 студентов посетило СЛД Курск в рамках акции «Неделя без турникетов»


Nevada ndërpret numërimin e votave deri më 5 nëntor 

Evropaelire.org 

Shteti federal amerikan Nevada, pa dhënë asnjë arsye, ka bërë të ditur se do ta ndërpresë numërimin e votave për zgjedhjet presidenciale deri më 5 nëntor.  Ky shtet, ku gara është shumë e ngushtë ndërmjet presidentit aktual, Donald Trump dhe kandidatit demokrat, Joe Biden, ka njoftuar në Twitter se ende ka për të numëruar votat me postë të pranuara në ditën e zgjedhjeve, votat me postë që do të pranohen gjatë javës së ardhshme dhe votat me kusht, në mënyrë që të kompletohet numërimi.   Nevada... Читать дальше...

Pak mundësi që vaksina e COVID-19 të jetë gati deri në Krishtlindje, thotë Universiteti i Oksfordit

Evropaelire.org 

Një ekspert i lartë nga Universiteti i Oksfordit ka thënë se ekziston një "mundësi e vogël" që vaksina kundër koronavirusit të jenë gati deri në Krishtlindje. Kreu i projektit të hulumtimit në Oksford, Andrew Pollard, tha se ai ishte "optimist" që rezultatet e testimit të fazës së vonë mund të paraqiten "para fundit të këtij viti". Pollard, drejtori i Grupit të Vaksinave të Oksfordit, tha se ata dhe partneri AstraZeneca shpresonin që vaksinat të ishin më shumë se 50 për qind të efektshme. I... Читать дальше...

IPKO mbetet pjesë e Telekomit të Sllovenisë

Evropaelire.org 

Telekomi i Sllovenisë, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka përmbyllur procedurat, por nuk ka zgjedhur një blerës për operatorin e telefonisë mobile IPKO, që vepron në Kosovë.  Përmes këtij njoftimi, Telekom Sllovenia tha se IPKO do të mbetet pjesë e grupit të këtij Telekomi. Operatori i telekomunikimeve IPKO është operatori i dytë më i madh në Kosovë, pas Telekomit të Kosovës. Në vitin 2005, Telekomi i Sllovenisë kishte përzgjedhur Kosovën për të investuar në tregun e telekomunikimeve... Читать дальше...

Amerikanët, në pritje të rezultatit zgjedhor

Evropaelire.org 

Pas mbylljes së vendvotimeve, qytetarët në mbarë Shtetet e Bashkuara po presin rezultatin e zgjedhjeve. Në garë të ngushtë janë presidenti aktual, Donald Trump dhe kandidati demokrat, Joe Biden.

Familja e Jakup Krasniqit thotë se nuk e di qëllimin e bastisjes

Evropaelire.org 

Sevdije Krasniqi, bashkëshortja e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i tha Radios Evropa e Lirë se nuk ka informacione se përse është duke u kryer operacion në shtëpinë e tyre. Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, njoftuan të mërkurën se Zyra e Prokurorit të Specializuar aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë. Sipas Sevdije Krasniqit, operacioni ka filluar në orën 5:30. “Nuk na kanë ofruar kurrfarë dokumenti. Kështu që, nuk e dimë se cili është qëllimi ose arsyeja e ardhjes në shtëpinë tonë”... Читать дальше...

Borrell: BE-ja është e gatshme për të vazhduar ndërtimin e partneritetit të fuqishëm transatlantik

Evropaelire.org 

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se blloku evropian vazhdon të jetë i gatshëm që të ndërtojë partneritet të fortë transatlantik, teksa ka folur për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara. “Populli amerikan ka folur. Derisa presim për rezultatin zgjedhor, BE-ja është e gatshme për të vazhduar ndërtimin e partneritetit të fuqishëm transatlantik, të bazuar në histori dhe vlerat tonë të përbashkëta”. Rezultati i zgjedhjeve... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Линетт сыграет против Соболенко во втором круге турнира WTA в Мадриде






Муж Яны Поплавской рассказал о самочувствии после избиения в ДТП

День спорта прошел на стенде Подмосковья на выставке «Россия»

Диетолог Васильева назвала полезные для людей «серебряного» возраста виды мяса

«Распорядитесь энергией правильно»: подробный гороскоп на май для всех знаков Зодиака