Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Ноябрь
2020

Новости за 28.11.2020

Maqedoni e Veriut: 41 të vdekur dhe 1,022 të infektuar me COVID-19

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut të shtunën ka shënuar rekord të ri sa i përket numrit të viktimave me COVID-19, sëmundjen që shkakton koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për 41 të vdekur dhe 1,022 të infektuar nga testimi i 3,127 mostrave në 24 orët e fundit. Sipas raportit, viktimat janë: 17 në Shkup, nga katër në Ohër dhe Gostivar, nga tre në Manastir dhe Strumicë, nga dy në Veles dhe Prilep dhe nga një në Kavadar, Radovish, Koçan, Probishtip, Kërçovë dhe Vallandovë. Me këto viktima numri... Читать дальше...

Bëni muzikë, jo luftë: Skulptori serb i shndërron armët në instrumente

Evropaelire.org 

Skulptori serb, Nikola Macura, i ka shndërruar armët dhe pajisjet tjera ushtarake, në instrumente muzikore. Ai ka përdorur granata dore, kallashnikovë dhe helmeta, si pjesë të një instalacioni të ri zanor të quajtur ‘Nga zhurma në tingull’. (Përgatitën: Taulant Qenaj dhe Bujar Tërstena)

Liderja e Hong Kongut "e detyruar të ruajë të gjitha paratë në shtëpi"

Evropaelire.org 

Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, ka thënë në një intervistë televizive se ajo duhet të ruajë “grumbuj parash” në shtëpi, sepse nuk ka llogari bankare. Kjo sipas saj ka ndodhur për shkak të sanksioneve që ka vënë Departamenti amerikan i Thesarit ndaj saj. Sanksionet kundër saj dhe zyrtarëve tjerë janë vendosur si përgjigje ndaj Ligjit të ri për siguri në Hong Kong, të miratuar nga ana e Kinës. Deklaratat e saj kanë nxitur spekulime në rrjetet sociale, rreth asaj se si arrin ta dërgojë qeveria pagën e saj në shtëpi. Читать дальше...

Edhe 182 milionë euro për biznese

Evropaelire.org 

Mbi 182 milionë euro ka paraparë Qeveria e Kosovës në Projektbuxhetin për vitin 2021, në Programin për rimëkëmbje ekonomike, që ka për qëllim përkrahjen e bizneseve që kanë pësuar humbje nga pandemia e shkaktuar nga koronavirusi, tha zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi. Nga vlera e përgjithshme prej 182 milionë eurove, pjesa më e madhe, sipas Krasniqit, është dedikuar për kategorinë subvencione dhe transfere, që përbën 54 për qind ose 114 milionë euro dhe për shëndetësi 30 milionë euro. Читать дальше...

Vuçiq falënderon Rusinë për dhurimin e tankeve

Evropaelire.org 

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë të shtunën në kazermën “Mija Stanimiroviq” në Nish se është mirënjohës ndaj Rusisë dhe presidentit të saj, Vladimir Putin për dhurimin e tankeve dhe automjeteve të blindura. Në këtë qytet janë prezantuar 11 tanke të llojit T-72MS dhe 10 automjete të blinduara BRDM-2. Vuçiq ka theksuar se qëllimi i këtij donacioni është që Serbia të forcojë edhe më tej ushtrinë dhe, siç ka thënë ai, pozicionin e neutralitetit ushtarak, në mënyrë që të mund të parandalojë çdo agresor të mundshëm. Читать дальше...

Rritja e pagës mesatare gjatë pandemisë, pasojë e largimeve nga puna

Evropaelire.org 

Gjendja e rëndë ekonomike, e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, ka goditur shumë biznese në Maqedoninë e Veriut, duke bërë që mijëra persona t’i humbin vendet e punës. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, rreth 15 mijë persona kanë mbetur pa punë, por jozyrtarisht ky numër arrin në shumë se 40 mijë. “Vlerësimi ynë është se, si pasojë e krizës, shumë kompani të vogla, mikro, por edhe të mesme, kanë falimentuar. Eksporti shënon rënie të madhe, Bruto Prodhimi Vendor gjithashtu është ulur... Читать дальше...

Kosovë: 14 viktima dhe 639 të infektuar me koronavirus

Evropaelire.org 

Kosovës të shtunën i janë​ shtuar 639 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 1,565 mostrave. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 14 viktima. "Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (80, 73, 67, 50 vjeç), Viti 3 raste (76, 75, 73 vjeç), Gjakovë 2 raste ( 79, 61 vjeç), Prishtinë 2 raste (62, 55 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç), Obiliq 1 rast (69 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (76 vjeç)", është thënë në njoftimin e IKSHPK-së. Читать дальше...

Piktura e Klimtit, e zhdukur për dekada, i kthehet Italisë

Evropaelire.org 

Një galeri e arteve në Itali është duke shfaqur një pikturë të artistit austriak, Gustav Klimt, për herë të parë prej kur ajo është gjetur, pas zhdukjes për 23 vjet. Galeria Ricci Oddi në Piacneza, ka publikuar "Portretin e një Gruaje", duke thënë se “është dhuratë për qytetin Piacenza, i cili është testuar aq shumë nga pandemia, që ka goditur Italinë dhe gjithë botën”. Piktura – që është një prej shumë portreteve që Klimt ka përfunduar gjatë jetës së tij – është vjedhur nga galeria në shkurt të vitit 1997. Читать дальше...



Irani fajëson SHBA-në dhe Izraelin për vrasjen e shkencëtarit bërthamor

Evropaelire.org 

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka bërë thirrje për hakmarrje pas vrasjes së një shkencëtari afër Teheranit më 27 nëntor. Khamenei ka bërë thirrje për “përcjellje të këtij rastit të krimit dhe të ndëshkimit të atyre që janë përgjegjës”, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare. Në po të njëjtën ditë, presidenti iranian, Hasan Rohani ka thënë se Izraeli ka vepruar si “mercenar” për Shtetet e Bashkuara, lidhur me vrasjen e një shkencëtari iranian afër Teheranit. Rohani po ashtu ka prezantuar përgjigjje “në kohën e duhur”. Читать дальше...

Pandemia po e ndryshon Hollywood-in, ndoshta përgjithmonë

Evropaelire.org 

“S’ka filma të rinj derisa të përfundojë gripi”, thuhej në titullin e një artikulli të botuar nga New York Times më 10 tetor 1918, teksa bota po përballej me valën e dytë vdekjeprurëse të Gripit Spanjoll. Një shekull më vonë, gjatë pandemisë tjetër, industria e filmit sërish po përballet me rrethana kritike. Por, nuk është për shkak se filma të rinj nuk kanë dalë në treg. Nga shërbimet e transmetimeve, sistemit VoD, kinemave virtuale dhe atyre tradicionale, një numër i konsiderueshëm i filmave... Читать дальше...

Britania dhe BE-ja tentojnë të shmangin Brexitin pa marrëveshje

Evropaelire.org 

Negociatori për Brexit i Bashkimit Evropian, Michel Barnier ka arritur në Londër për të rinisur bisedimet e drejtpërdrejta në mes të bllokut evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar, vetëm pesë javë para se të marrë fund lidhja e tyre. Barnier dhe negociatori britanik, David Frost u janë rikthyer bisedimeve për të siguruar marrëveshje në çështje kyçe, duke përfshirë peshkimin, ndihmën shtetërore dhe një rezolutë – para se Britanisë t’i skadojë statusi i tranzicionit me BE-në, më 31 dhjetor. Të dyja... Читать дальше...

SBASHK-u kundër qeverisë, të hënën s’ka mësim

Evropaelire.org 

Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës në Kosovë (SBASHK) ka dalë kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës që e hëna të jetë dite e zakonshme pune. SBASHK-u njofton se të hënën, me 30 nëntor, në shkollat e Kosovës nuk do të zhvillohet mësimi për nder të festës së 28 Nëntorit. “Të premten punëtorët arsimorë në fillimet e orëve të para të mësimit kanë bashkëbiseduar me nxënësit për 28 nëntorin e flamurit kombëtar dhe të Komandantit legjendar Adem Jashari dhe pastaj kanë treguar se bazuar në Kalendarin për këtë vit shkollor... Читать дальше...

Tre Ministrat e Jashtëm shqiptarë zotohen për projekte të përbashkëta

Evropaelire.org 

Tre Ministrat e Jashtëm të rajonit, Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, ai i Shqipërisë, Gent Cakaj dhe ministri i Jashtëm shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, u zotuan për rritje të bashkëpunimit me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, ditës së shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Në njoftimin për media, të dërguar nga zyra e Ministres së Jashtme të Kosovës, Haradinaj – Stublla thuhet se që të tre janë pajtuar që të punojnë në forcimin e rolit të të trija vendeve në rajon. Читать дальше...

Hoti: 28 nëntori, ditë feste për çdo shqiptar

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, për nder të festës së 28 nëntorit, shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, bëri homazhe në Prishtinë para shtatores së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova si dhe në Prekaz, te Kompleksi Memorial i familjes Jashari. Kryeministri Hoti tha se 28 nëntori është ditë feste për çdo shqiptar. Duke folur para mediave, Hoti tha se tragjedia e familjes Jashari është ndër ngjarjet me të rëndësishme në historinë e shqiptarëve. “Jemi në vendin më të shenjtë te... Читать дальше...

Masat kundër COVID-19 po e "kontrollojnë" situatën

Evropaelire.org 

Dy javë pasi Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, duke kufizuar lëvizjen e lirë në disa komuna nga ora 19:00 e deri në 05:00 të mëngjesit, profesionistë shëndetësorë thonë se nuk shohin ndonjë përmirësim të gjendjes me të infektuar nga ky virus. Nga Ministria e Shëndetësisë megjithatë thonë se masat kanë efekte. Infektologu Sali Ahmeti thotë për Radion Evropa e Lirë se Klinika Infektive mund ta pranojë një pacient të ri, vetëm nëse lëshohet një i shëruar. Читать дальше...

Osmani bën thirrje për forcim të lidhjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë

Evropaelire.org 

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje për forcim të lidhjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë. Përmes një telegrami dërguar presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, për nder të 28 Nëntorit, 108-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Osmani tha se flamuri kombëtar simbolizon ndjenjën e ekzistimit të kombit shqiptar. “28 Nëntori shënon ditë krenarie e shprese për çdo shqiptar. Ajo na mbledh përreth së kaluarës sonë dhe shndërrohet në shtysë të fuqishme për ta jetësuar vizionin tonë. Читать дальше...

Ushtria e Etiopisë pretendon se ka avancuar në rajonin Tigray

Evropaelire.org 

Ushtria e Etiopisë pretendon se ka fituar kontrollin e disa qytezave në rajonin Tigray. Ushtria është përfshirë në konflikt me Frontin Çlirimtar Popullor për javë të tëra. Gjeneral-lejtnant Hassan Ibrahim ka thënë se ushtria ka pushtuar qytetin Wikro dhe disa qyteza tjera. Ky njoftim vjen një ditë pasi qeveria ka thënë se është në fillim të “fazës përfundimtare” të një ofensive në rajon. Qindra persona janë raportuar të vdekur dhe mijëra të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre teksa forcat etiopiase kanë pushtuar qytezat.

Evropa gradualisht lehtëson masat kufizuese për koronavirus, SHBA-ja bën thirrje për "qëndrim në shtëpi"

Evropaelire.org 

Një mori shtetesh evropiane janë duke lehtësuar gradualisht masat kufizuese për luftim të koronavirusit, ndërkohë që në Shtetet e Bashkuara po bëhet thirrje për qëndrim në shtëpi teksa rritet numri i të infektuarve me këtë virus. Qarku i Llos Angjellesit do të nisë së zbatuari urdhrin trejavor “më të sigurt në shtëpi” për 10 milionë banorë, duke nisur nga java e ardhshme, pas raportimit të më shumë se 4,500 rasteve ditore me koronavirus një javë më parë. Ky urdhër u ndalon banorëve që të mblidhen me të tjerët jashtë shtëpisë... Читать дальше...

Rohani akuzon SHBA-në dhe Izraelin për vrasjen e shkencëtarit bërthamor

Evropaelire.org 

Presidenti Iranian, Hassan Rohani ka thënë se Izraeli ka vepruar si “mercenar” për Shtetet e Bashkuara, lidhur me vrasjen e një shkencëtari iranian afër Teheranit. “Edhe një herë, duart e liga të arrogancës globale, me regjimin uzurpator zionist si mercenar, u njollosën me gjakun e një djali të këtij kombi”, ka thënë Rohani në faqen e tij zyrtare më 28 nëntor. “Arroganca globale” është shprehje që shpesh përdoret nga zyrtarët iranianë për t’iu referuar Shteteve të Bashkuara “derisa regjimi uzurpator zionist”, është referencë për Izraelin. Читать дальше...

Festa shpirtërore e shqiptarëve, pa festë zyrtare në Kosovë

Evropaelire.org 

Për Betim Sopin nga Prishtina, 28 Nëntori përfaqëson historinë e vuajtjeve dhe sakrificave të popullit shqiptar. Si e tillë, kjo festë për të do të mbetet gjithmonë simbol i identitetit kombëtar. “Është festë më vete 17 Shkurti, por 28 Nëntori është festë gjithëkombëtare. Kjo festë e ka vendin e vet dhe nuk zbehet nga festat e tjera”, tha Sopi për Radion Evropa e Lirë. Edhe Hysen Fazliu, qytetar nga Prishtina, ndihet shumë i lidhur emocionalisht me festën kombëtare të 28 Nëntorit. “Për ne është mirë që e kemi edhe 17 Shkurtin... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Елена Рыбакина рассказала о проблемах на турнире в Мадриде






Сезон речной навигации начнется в Подмосковье 1 мая

Редкий формат загородного жилья появится в Покровском-Стрешнево

11-миллионные посетители выставки "Россия" получили путешествие в Томск

Госавтоинспектора, за взятку отпустившего Аббасова, уволили