Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Ноябрь
2020

Новости за 14.11.2020

Tubim mbështetjeje për Trumpin në Uashington

Evropaelire.org 

Mijëra mbështetës të presidentit amerikan, Donald Trump, po mblidhen në Uashington për të shprehu përkrahje ndaj pretendimeve t tij - deri më tash të pabazuara - për mashtrim të votuesve në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit. Grupet e ekstremit të djathtë dhe anti-qeveritar duke përfshirë “Proud Boys” (Djemtë Krenarë), Oath Keepers dhe QAnon e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në protesta, raporton BBC. Një numër demostratash janë planifikuar të zhvillohen gjatë ditës, një prej tyre e titulluar “Një Milion për MAGA” (fraza e presidentit... Читать дальше...

Cilat janë procedurat deri te testi PCR?

Evropaelire.org 

Qytetarët që dëshirojnë të testohen me metodën PCR, në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik,  për të vërtetuar nëse janë të infektuar me koronavirusin e ri, e që e shkakton sëmundjen e COVID-19, duhet marrin fillimisht një udhëzim nga mjeku familjar. Por, kushti kryesor është temperatura më e lartë se 38.5 si dhe saturimi i oksigjenit në organizëm nën 94 për qind. Por, disa qytetarë po ankohen se ndonëse po dyshojnë se janë infektuar me koronavirus, kanë simptome të tjera dhe jo temperaturë. Читать дальше...

Mbi një mijë të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e V.

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut të shtunën ka njoftuar për 18 persona të vdekur nga COVID-19, 1.168 të tjerë të infektuar dhe 692 të shëruar. Të dhënat i referohen 3.353 testeve të kryera në të gjithë laboratorët publik e privat, në 24 orët e fundit. Sipas raportit, numri më i madh i viktimave është në Shkup, gjithsej pesë të vdekur; katër në Kavadar nga dy në Kumanovë dhe Manastir, nga një në Tetovë, Shtip, Ohër, Strumivë, Sveti Nikollë. Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur 1.281... Читать дальше...

Në Serbi numër rekord i rasteve të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Të shtunën (14 nëntor) Serbia ka shënuar numër rekord të të infektuarve me koronavirusin e ri. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga 14,015 mostra të testuara 3.822 kanë dalë pozitive në koronavirus. Sipas të dhënave, autoritetet shëndetësore kanë shënuar edhe 17 viktima nga sëmundja COVID-19. Në spitalet e Serbisë aktualisht janë duke u trajtuar 3.693 persona, ndërsa 163 pacientë janë në aparate për frymëmarrje. Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Serbi ka arritur në 989.

Përshkallëzohet situata në Etiopi

Evropaelire.org 

Forcat në rajonin verior Tigray të Etiopisë kanë qëlluar me raketa në aeroportet në një shtet fqinj, ndërsa konflikti i tyre me qeverinë po rritet. Fronti Çlirimtar i Popullit të Tigray (TPLF), i cili kontrollon Tigray, tha se kishte shënjestruar dy vendet në shtetin Amhara dhe paralajmëroi për sulme të mëtejshme. Tensioni midis qeverisë së Etiopisë dhe TPLF janë përshkallëzuar në përleshje ushtarake në muajin e kaluar. Amnesty International ka thënë gjatë javës se dhjetëra persona janë “masakruar”... Читать дальше...

Kosovë: 11 të vdekur dhe 765 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) njoftoi të shtunën se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 765 raste me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Rezultatet janë në bazë të 1791 mostrave të testuara. Nga sëmundja COVID-19 kanë vdekur edhe 11 pacientë. "Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (71, 71, 69 vjeç), Prishtinë 3 raste (82, 68, 60 vjeç), Ferizaj 1 rast (50 vjeç), Gjakovë 1 rast (70 vjeç), Mitrovicë 1 rast (76 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç)... Читать дальше...

Studimi i fizibilitetit për Ujmanin ende në pritje

Evropaelire.org 

Pika më e kontestuar në Kosovë nga marrëveshja e Uashingtonit ende nuk ka nisur të zbatohet në praktikë. Studimi i fizibilitetit për Ujmanin, bazuar në këtë marrëveshje, do të kryhet nga ekspertë amerikanë të Departamentit të Energjisë “me qëllim të përdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë”. Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit në Qeverinë e Kosovës, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se ky proces nuk ka nisur ende. “Deri tash, ministrit Blerim... Читать дальше...

Reporterët pa Kufij kërkojnë hetim transparent për vrasjen e gazetarit të Radios Evropa e Lirë

Evropaelire.org 

Organizata “Reporterët pa Kufij” ka bërë thirrje për një hetim transparent lidhur me vrasjen e gazetarit të Radios Evropa e Lirë, Ilyas Dayee. Ilyas Dayeem, 33-vjeçar, u vra më 12 nëntor, pasi një bombë shpërtheu në automjetin e tij në provincën jugore afgane të Helmandit. Qeveria afgane, Kombet e Bashkuara dhe të tjerët dënuan vrasjen si një sulm ndaj lirisë së shtypit. "Ky veprim tronditës nuk duhet të mbetet pa u ndëshkuar dhe nuk duhet të përsëritet", tha Reza Moini, shefi i deskut për Iranin dhe Afganistanin i Reporterëve pa Kufij... Читать дальше...



Odat ekonomike i vlerësojnë si joreale projektimet buxhetore për vitin 2021

Evropaelire.org 

Qeveria ka miratuar buxhetin për vitin 2021, por odat ekonomike të Maqedonisë së Veriut, thonë se projektimet janë joreale në kohën kur vendi dhe e gjitha bota po përballen me pasoja të rënda nga pandemia e koronavirusit. Propozim- buxheti për vitin e ardhshëm është paraparë të jetë në mbi 4 miliardë euro. Nga tatimet dhe të ardhurat tjera është planifikuar të mblidhen 3.4 miliardë euro, ndërsa pjesa tjetër prej rreth 500 milionë euro nga privatizimi i tokës dhe ndërmarrjeve shtetërore. “Shumë nga masat nuk mund të realizohen në praktikë. Читать дальше...

Pompeo fillon turneun në vendet evropiane dhe të Lindjes së Mesme

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka mbërritur në Paris të Francës. Kjo është ndalesa e parë e turneut në shtatë vende evropiane dhe të Lindjes së Mesme. Turneu në Francë, Turqi, Gjeorgji, Izrael, Katar, Arabi Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe po ndodhë në kohën kur Pompeo dhe shumica e partisë Republikane nuk e kanë pranuar humbjen e presidentit, Donald Trump, ndaj demokratit Joe Biden në zgjedhjet presidenciale që u mbajtën më 3 nëntor. Pompeo nxiti një valë kritikash më 10 nëntor... Читать дальше...

Maliqi: Të racionalizohet përdorimi i oksigjenit në QKUK

Evropaelire.org 

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Saudin Maliqi, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se gjendja me pacientët e prekur me koronavirus, është në kontroll të plotë. Ai thotë se "s'ka pacient që nuk është duke e marrë trajtimin adekuat”. Për oksigjen, Maliqi thekson se nevojat janë të mëdha, konsumi është i madh dhe duhet të racionalizohet. Radion Evropa e Lirë: Ka një rritje të dukshme të infektimit të qytetarëve me koronavirus. Читать дальше...

Kosovë: Gjobiten mbi 750 qytetarë për mosrespektim të masave kundër pandemisë

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar gjoba ndaj 778 qytetarëve të cilët nuk kanë respektuar Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. “Tiketa të shqiptuara në bazë të ligjit COVID-19 janë 778”, thuhet në këtë raport të Policisë së Kosovës, i cili nuk specifikohen shkeljet që i janë bërë këtij Ligji. Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së COVID-19, është miratuar në muajin gusht nga Kuvendi i Kosovës. Gjobat për mosrespektim të Ligjit... Читать дальше...

Trump: Kjo administratë nuk do të vendosë masën e izolimit; vaksina deri në prill

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka sinjalizuar se ai mund të mos e fitojë Shtëpinë e Bardhë, por e nuk pranoi humbjen, derisa epërsia e pakapërcyeshme e demokratit, Joe Biden, u zgjerua dhe republikanët pësuan më shumë pengesa në sfidat e gjyqësore në tre shtete. Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, më 13 nëntor, për vaksinat kundër koronavirusit, Trump përsëriti zotimin për të mos vendosur masën e izolimit. "Kjo administratë nuk do të vendosë një bllokim. Shpresojmë, çfarëdo që të ndodhë në të ardhmen... Читать дальше...

NYT: Udhëheqësi i lartë i Al Kaidës është vrarë përmes një operacioni sekret në Iran

Evropaelire.org 

Lideri i dytë me rradhë në hierarkinë e Al-Kaidës, i akuzuar për planifikimin e bombave vdekjeprurëse të vitit 1998 ndaj dy ambasadave të SHBA-së në Afrikë, u vra nga agjentët izraelitë në Iran në muajin gusht, raportoi gazeta amerikane The New York Times. Sipas gazetës, udhëheqësi i lartë i Al Kaidës, Abdullah Ahmed Abdullah, u qëllua nga dy burra me një motor në rrugët e Teheranit, më 7 gusht. Masri është konsideruar si një nga pasardhësit e mundshëm të udhëheqësit aktual të Al-Kaidës, Ayman al-Zawahiri. Читать дальше...

Filmi i parë ruso-shqiptar pas gjysmë shekulli: Gruaja sovjetike në burgun e Enver Hoxhës

Evropaelire.org 

Shkruan: Veronika Bode Pas më shumë se gjysmë shekulli që nga bashkëpunimi i fundit, filmi i parë i përbashkët nga krijuesit rusë dhe shqiptarë ka përfunduar, megjithëse nuk është e qartë se kur do të paraqitet në publik. Bëhet fjalë për filmin “Gjirokastra”, regjinë e të cilit, si debutor, e ka bërë skenaristi Yuri Arabov. Skenarin e ka krijuar në bashkëpunim me shkrimtarin e famshëm shqiptar, Ismail Kadare. Ngjarja zhvillohet në Shqipërinë e viteve 1960. Në qytetin e Gjirokastrës. Katja, pas... Читать дальше...

Trump fiton Karolinën e Veriut

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan Donald Trump ka fituar 15 votat elektorale në Karolinën e Veriut, pas një gare të fortë në këtë shtet federal me Joe Biden. Me këtë fitore, republikanët e mbajnë këtë bastion, që llogaritet në mesin e shteteve kyçe apo përcaktuese në zgjedhjet presidenciale. Trump tani ka 232 vota elektorale, ndërkaq Biden, i cili është shpallur fitues i zgjedhjeve të 3 nëntorit, ka tashmë 290 vota elektorale, duke korr sukses në shtetet ku Trump kishte fituar më 2016, në Pensilvani, Miçigen, Uiskonsin dhe Arizonë. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Андрей Рублёв

Рублёв стал победителем «Мастерса» в Мадриде






В подмосковных Котельниках сотрудники Росгвардии задержали подозреваемого в краже устройства для персонального прослушивания музыки

Врач Королева: молодой картофель наиболее полезен для пожилых людей

Телеведущая Елена Николаева во второй раз стала матерью

Свыше 1,8 тыс. «серебряных» волонтеров работают в столице