Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Ноябрь
2020

Новости за 27.11.2020

Gjykata e Apelit hedh poshtë kërkesën e Trumpit për rezultatin zgjedhor në Pensilvani

Evropaelire.org 

Një Gjykatë federale e Apelit ka refuzuar kërkesën e fushatës së presidentit Donald Trump, që kërkonte që presidenti i zgjedhur, Joe Biden të mos shpallej fitues në shtetin e Pensilvanisë. Ky vendim i kësaj gjykate është goditja e radhës që i bëhet përpjekjeve të Trumpit, për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit. Fushata e Trumpit kishte bërë këtë kërkesë në gjykatë më herët gjatë këtij muaji, duke thënë se zyrtarët zgjedhorë në Pensilvani kishin trajtuar votimet me postë në mënyrë jo të duhur... Читать дальше...

OBSH thotë se të paktën 60 për qind e popullatës duhet të imunizohet që të bllokohet COVID-19

Evropaelire.org 

Rreth 60 apo 70 për qind e popullatës duhet të jetë e imunizuar ndaj koronavirusit të ri, në mënyrë që të ulen infektimet, thanë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Kjo shkallë e imunitetit është bazuar në një sërë studimesh, tha drejtoresha për vaksinat në OBSH, Katherine O'Brian gjatë një konference për media të mbajtur të premten në Gjenevë, transmeton Dpa. O’Brien, megjithatë theksoi se shkalla aktuale e nevojshme e imunizimit për këtë pandemi, do të bëhet edhe më e qartë kur... Читать дальше...

Navalny i bën thirrje BE-së të sanksionojë oligarkët rusë

Evropaelire.org 

Politikani opozitar rus, Aleksei Navalny, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian (BE), që të ‘sanksionojë kriminelët’ që rrethojnë presidentin rus Vladimit Putin. Gjatë një video-konference me eurodeputetët të mbajtur të premten, kritiku i Kremlinit tha se oligarkët rusë ‘e kanë kapur përkohësisht pushtetin’ dhe blloku prej 27 vendeve, duhet të zhvillojnë një strategji të re për raportet me Moskën. Në mënyrë të veçantë, Navalny i bëri thirrje BE-së që të vëzhgojë pasuritë e miliarderëve rusë si Roman Abramovich... Читать дальше...

Lukashenka thotë se do të largohet nga posti kur të miratohet kushtetuta e re

Evropaelire.org 

Alyaksandr Lukashenka, i cili ka drejtuar Bjellorusinë për 26 vjet, ka thënë se do të largohej nga pozita e tij, pasi të miratohet një kushtetutë e re, citon agjencia e lajmeve në Bjellorusi, Belta. “Unë nuk do të jem president me kushtetutën e re”, tha Lukasheka të premten, gjatë një vizite në një spital në Minsk. Ai nuk ka treguar se kur do të ishte ajo ditë, por ka theksuar nevojën për ndryshime kushtetuese që do të rregullonin kompetencat e presidentit. Edhe në të kaluarën, Lukashenka ka... Читать дальше...

Përmes statusit të viktimave të dhunës seksuale deri te dëshmia e krimit

Evropaelire.org 

Për Ramizin, (identiteti i vërtetë i të cilit është i njohur për redaksinë) verifikimi i statusit të personit të dhunuar gjatë luftës në Kosovë, është dëshmi e krimit të bërë nga Serbia në Kosovë. Ai është një nga të mbijetuarit e dhunës seksuale që ka ndodhur në Kosovës gjatë kohës së luftës në vitin 1998/99 dhe ka më shumë se një vit që është duke marrë një pension prej 230 eurosh nga shteti i Kosovës, pas verifikimit të statusit nga Komisioni qeveritar. Ramizi në një bisedë për Radion Evropa e Lirë... Читать дальше...

Irani fajëson Izraelin për sulmin ‘terrorist’ që vrau shkencëtarin e njohur

Evropaelire.org 

Shkencëtari bërthamor Iranian Mohsen Fakhrizadeh, ka vdekur të premten në spital, pas plagëve të marra gjatë një sulmi të armatosur ‘terrorist’, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Iranit përmes një deklarate. Fakhrizadeh ishte “plagosur rëndë”, kur sulmuesit gjuajtën veturën e tij, para se të përfshiheshin në një shkëmbim zjarri me pjesëtarët e sigurimit të tij, thuhet në deklaratë. Në këtë deklaratë thuhet se po ashtu se mjekët nuk arritën ta shpëtonin shkencëtarin Fakhrizadeh, që drejtonte sektorin... Читать дальше...

Kosova arreston tre shtetas të huaj në lidhje me një vrasje në Bosnjë e Hercegovinë

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se të premten janë arrestuar tre shtetas të huaj, pasi është pranuar informata nga INTERPOL-i se “shtetas nga Lindja janë të kërkuar për një rast në një shtet tjetër". Siç merret vesh, bëhet fjalë për një vrasje e cila ka ndodhur në Bosnjë e  Hercegovinë.  “Arrestimi i këtyre tre personave është bërë vetëm duke u bazuar në pamjen e tyre, pasi të njëjtit nuk posedojnë dokumente personale. Policia do ta trajtojë bashkë me institucione vendore... Читать дальше...

28 Nëntori mbush sheshet me flamuj kuq e zi

Evropaelire.org 

Komuna e Prishtinës ka vendosur në shumë sheshe flamuj kuq e zi, për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit të shqiptarëve. Pavarësisht, masave kundër COVID-19, të premten është parë numër i madh i qytetarëve duke shëtitur rrugëve të Prishtinës. Një mundësi e mirë ishte edhe për shitësit në rrugë që të shesin flamuj e zbukurime tjera me shqiponjën dykrerëshe.



A e rritë bllokada bullgare euro-skepticizmin në Maqedoninë e V.?

Evropaelire.org 

Në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet debat i ashpër ndërmjet partive politike maqedonase, asaj në pushtet, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë dhe VMRO DPMNE-së në lidhje me atë se kush shkel mbi dinjitetin e popullit maqedonas dhe shet interesat e shtetit në kurriz të zhbllokimit të procesit të integrimeve evropiane. Partia maqedonase në opozitë, VMRO-DPMNE, vazhdon me organizimin e protestave nëpërmjet së cilave kërkon dorëheqjen e Zoran Zaevit nga posti i kryeministrit, pas deklarimeve të këtij... Читать дальше...

Të dhënat ‘shqetësuese’ të vaksinës së kompanisë AstraZeneca

Evropaelire.org 

Vetëm disa ditë pasi mori vëmendjen e mediave për vaksinën e saj kundër COVID-19, që u tha se do të ishte “për mbarë botën”, kompania farmaceutike nga Britania, AstraZeneca, po përballet me pyetje lidhur me shkallën e suksesit të vaksinës, që sipas disa ekspertëve, mund të pengojë shanset e kësaj kompanie që të marrë miratimin e shpejt për përdorim të vaksinës. Disa shkencëtarë kanë ngritur pikëpyetje lidhur qëndrueshmërinë e rezultateve që thonë se vaksina është 90 për qind efektive në një nëngrup... Читать дальше...

Kosovë: 12 të vdekur dhe 764 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 12 pacientë dhe janë regjistruar 764 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi. “Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (76, 66 vjeç), Prishtinë 2 raste (74, 64 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (61 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Gjilan 1 rast (79 vjeç), Kamenicë 1 rast (86 vjeç), Klinë 1 rast (59 vjeç), Lipjan 1 rast (76 vjeç), Prizren 1 rast (73 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (46 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. ... Читать дальше...

Dritan Abazoviq propozohet për zëvendëskryeministër të Malit të Zi

Evropaelire.org 

Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, paraqiti propozimin përfundimtar të përbërjes së kabinetit qeveritar. Zëvendëskryeministër do të jetë Dritan Abazoviq, udhëheqësi i Aksionit të Reformës së Bashkuar (URA), dhe i koalicionit "E zeza në të bardhë”. Ministre e Mbrojtjes është propozuar Olivera Injac, profesoreshë e çështjeve të sigurisë. Në pozitën e ministrit të Brendshëm, Sergej Sekuloviq, ndërsa për atë të punëve të Jashtme, Gjorgje Raduloviq. Millojko... Читать дальше...

Qeveria demanton BE-në, thotë se s’ka marrëveshje për vizitat e zyrtarëve nga Serbia

Evropaelire.org 

Zyra e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti i ka cilësuar si “të pavërteta” lajmet për arritjen e një marrëveshjeje mirëkuptimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për vizitat e zyrtarëve të lartë nga Serbia. “Qeveria respekton Marrëveshjen për lëvizjen e lirë. Por, secila kërkesë për vizitë analizohet nga institucionet kompetente para se të miratohet apo të refuzohet”, thuhet në një njoftim për media nga Zyra e Hotit.  Më 26 nëntor, zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri... Читать дальше...

BE-ja do të marrë dy miliardë doza të vaksinës kundër COVID-19, një pjesë edhe për Ballkanin

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian (BE) do të marrë rreth dy miliardë doza të vaksinës së koronavirusit, njoftoi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.  Gjatë një bisede përmes videos me kancelarin austriak, Sebastian Kurz, ajo tha se kjo sasi e vaksinave mundëson vaksinimin e 700 milionë njerëzve, përfshirë qytetarë të Ballkanit Perëndimor dhe Afrikës. Ajo ka thënë se Austria do të marrë dy për qind të numrit të përgjithshëm të vaksinave të porositura nga BE-ja, duke vlerësuar se kjo sasi është më shumë sesa që Austria mund të ketë nevojë. Читать дальше...

Synimet e FSK-së, ushtri moderne dhe anëtare e NATO-s

Evropaelire.org 

Forca e Sigurisë së Kosovës do të transformohet në një ushtri moderne që do të mund të kontribuojë në paqen në rajon dhe botë, thanë krerët e institucioneve shtetërore të Kosovës në Ditën e FSK-së.   Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, në një fjalim përmes video-lidhjes, tha se synimi i Kosovës është anëtarësimi në aleancën e NATO-s.   “Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet objektiv strategjik i Republikës sonë, për të cilën do të angazhohemi me gjithë potencialin tonë”, tha Osmani... Читать дальше...

OBSH dhe ECDC: Shumë njerëz me HIV po diagnostikohen vonë

Evropaelire.org 

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po bëjnë thirrje për më shumë testime ndaj HIV-it, pasi shumë njerëz të infektuar me këtë virus, që shkakton sëmundjen AIDS, po diagnostikohen shumë vonë. Kjo, sipas këtyre organizatave po ndodhë veçanërisht në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore. Diagnostikimi i vonshëm kontribuon në transmetimin e vazhdueshëm të HIV-it dhe parandalon njerëzit e infektuar të marrin trajtimin që mund t’iu shpëtojë jetën. Читать дальше...

Situata me pandeminë në Maqedoninë e V. po stabilizohet, thotë ministri i Shëndetësisë

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut javën e kaluar ka regjistruar pikun e të infektuarve me koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19 dhe gjendja në këtë vend, sipas ministrisë së Shëndetësisë, ka nisur të stabilizohet. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se piku është arritur më 17 nëntor kur janë regjistruar 1.407 raste me koronavirus, apo 41.2 për qind të infektuar, nga numri i përgjithshëm i testeve të bëra.  “Që atëherë kemi një nivel të qëndrueshëm, pra kemi një numër thuajse të njejtë të të infektuarve në bazë ditore. Читать дальше...

Serbia synon ta ndalojë hapjen e profileve anonime në internet

Evropaelire.org 

Ministri i Brendshëm në Serbi, Aleksandar Vullin tha të premten se mbështet masën e heqjes së mundësisë për qasje anonime në internet. Vullin e bëri deklaratën duke komentuar kërcënimet që, sipas tij i janë bërë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në rrjetet sociale. Gjatë një interviste për televizionin Pink, Vullin tha se duhet të miratohet një ligj i cili do të ndalonte hapjen e profileve në internet, pa i treguar të dhënat e sakta personale. Vullin nuk ka treguar se në çfarë mënyre do të mund... Читать дальше...

Hoti mohon të ketë dhënë dorëheqje, kërkon marrëveshje për presidentin ose zgjedhje

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se partitë parlamentare i kanë dy opsione: të gjejnë zgjidhje për çështjen e Presidentit ose të dakordohen për datën e zgjedhjeve. Përmes një komunikate për media, nga zyra e kryeministrit, thuhet se “informacionet të cilat po qarkullojnë nëpër media për dorëheqjen e kryeministrit janë të pavërteta”. Mediat lokale kanë raportuar më herët se kryeministri i Kosovës ka paraqitur dorëheqje.  “Kryeministri Hoti ka dëshmuar gatishmëri e përkushtim për të... Читать дальше...

Trump sinjalizon se është i përgatitur të largohet nga Shtëpia e Bardhë

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se do të largohet nga Shtëpia e Bardhë nëse Joe Biden konfirmohet zyrtarisht si presidenti i ardhshëm i SHBA-së nga ana e Kolegjit Elektoral. "Sigurisht, do ta bëj. Dhe ti e di atë", tha Trump më 26 nëntor, kur u pyet nga gazetarët në Shtëpinë e Bardhë në lidhje me njohjen e vendimit të Kolegjit Zgjedhor. Nëse Kolegji Zgjedhor zyrtarizon rezultatet e zgjedhjeve, ata do të kenë “bërë gabim", tha Trump. "Do të jetë një gjë shumë e vështirë për t'u pranuar," shtoi ai. Читать дальше...

Belgjika gjykon diplomatin iranian për komplotin e sulmit me bombë

Evropaelire.org 

Në Belgjikë të premten fillon gjykimi ndaj një diplomati iranian, i akuzuar për komplot të një sulmi me bombë, në një tubim të opozitës iraniane jashtë Parisit. Kjo çështje ka nxitur tensione me Teheranin. Në qershor të vitit 2018, autoritetet belge penguan atë që ata thanë se, ishte një përpjekje për të kontrabanduar eksplozivë në Francë, për të kryer sulm në një takim të një prej lëvizjeve të opozitës së Iranit në mërgim. Këshilli Kombëtar i Rezistencës në Iran (NCRI), i cili përfshin Organizatën... Читать дальше...

Mbi një milion të infektuar nga koronavirusi në Gjermani

Evropaelire.org 

Të premten në Gjermani autoritetet shëndetësore njoftuan se numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus, që nga fillimi i pandemisë, ka kaluar në mbi një milion. Instituti Robert Koch regjistroi më shumë se 22,000 raste të reja ditore. Gjermania kryesisht ka parandaluar përhapjen e virusit në pranverë, por është goditur rëndë nga një valë e dytë, gjatë vjeshtës. Numri i pacientëve me COVID-19 në kujdesin intensiv, në fillim të tetorit ka qenë 360 ndërsa javën e kaluar ishte më shumë... Читать дальше...

Vettingu në shërbimin diplomatik, “mrekulli”që nuk ekziston

Evropaelire.org 

Shërbimin diplomatik të Kosovës, që nga formimi i tij, e kanë përcjellë emërimet brenda tij nëpërmjet ndikimeve politike dhe nëpërmjet lidhjeve familjare dhe si pasojë e kësaj politike, Kosova ka një nga shërbimet më të dobëta diplomatike të rajonit, thonë përfaqësues të organizatave joqeveritare, të Institutit Demokratik të Kosovës dhe Organizatës për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet – Çohu. Emërimi i Flakron Shalës, djalit të deputetit Haxhi Shala, si konsull i Përgjithshëm në Pragë, i... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Ига Свёнтек

Свёнтек: я чувствую, что с каждым годом получаю всё большую поддержку






Иванов за время работы в МО купил дом в 1,5 тыс. кв. метров и раритетный лимузин

В клиниках «Евроонко» стартует акция «Распознать меланому – сохранить жизнь!»

Кожно-венерологический диспансер Подмосковья изменил логотип

Концерт «Стихи войны и мира. Баллада о своих»