Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Ноябрь
2020

Новости за 11.11.2020

Rezervat e uraniumit të pasuruar në Iran, 12 herë më të mëdha sesa është përcaktuar

Evropaelire.org 

Irani vazhdon të rrisë rezervat e uraniumit pak të pasuruar përtej kufizimeve të përcaktuara në marrëveshjen bërthamore, që ka nënshkruar Teherani me fuqitë botërorë, si dhe vazhdon ta pasurojë atë më shumë sesa i lejohet, ka thënë Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike më 11 nëntor. Ky trup ka thënë se në raportin e tij të fundit është vërejtur se Irani deri më 2 nëntor ka krijuar rezerva prej 2,442.9 kilogramëve të uraniumit të pasuruar nga 2,105.4 kilogramë sa ishte raportuar më 25 gusht. Читать дальше...

Trump shpallet fitues në Alaska

Evropaelire.org 

Donald Trump është shpallur fitues i zgjedhjeve presidenciale në shtetin e Alaskës, një fitore që nuk do të ndryshojë rezultatin përfundimtar të këtij procesi. Mediat amerikane kanë bërë këtë njoftim bazuar në numërimin e votave, tetë ditë pas ditës së votimit. Me tri vota Alaskës, sa ka Kolegji Elektoral në këtë shtet, numri total i pikëve të Trumpit arrin në 217, ndërkohë që presidenti tashmë i zgjedhur, Joe Biden ka 279 vota, apo nëntë më shumë sesa nevojiten për të shpallur një kandidat fitues. Читать дальше...

Ngrihet aktakuza e tretë lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit 

Evropaelire.org 

Prokuroria Speciale në Prishtinë ka ngritur aktakuzë të re kundër të dyshuarve për ndihmë në kryerjen e vrasjes së politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, kanë konfirmuar avokatët mbrojtës, Dejan Vasiq dhe Faruk Korenica. “Kjo është aktakuza e tretë e ngritur në këtë rast dhe të trija aktakuzat janë pothuajse identike me disa korrigjime shumë të vogla, të cilat në thelb nuk janë relevante për çështjen. Kjo është e njëjta aktakuzë ndaj personave të njëjtë, për të njëjtën ngjarje, plotësisht e njëjtë”... Читать дальше...

Pesë gjëra që duhet t’i dini për vaksinën e paralajmëruar nga kompania Pfizer

Evropaelire.org 

Kompania farmaceutike me bazë në SHBA, Pfizer, thotë se vaksina e saj eksperimentale kundër koronavirusit duket të jetë 90 për qind efektive në provat në shkallë të gjerë. Lajmi është mirëpritur gjerësisht, por kur do të jetë në dispozicion vaksina dhe për kë? (Përgatitën: Shkëlqim Hysenaj dhe Lendi Susuri)

Prodhuesi i Sputnik V, thotë se vaksina për koronavirus është 92 për qind efektive

Evropaelire.org 

Vaksina ruse Sputnik V, kundër koronavirusit, është më shumë se 90 për qind efektive në mbrojtjen e njerëzve, ka thënë kompania prodhuese më 11 nëntor, teksa Moska nxiton që të jetë në hap me prodhuesit perëndimorë të ilaçeve, në garën për krijim të vaksinës. Bazuar në numrin e personave që kanë qenë në kontakt me virusin pasi janë vaksinuar apo kanë qenë pjesë e testimit të rreth 16,000 vullnetarëve, vaksina Sputnik V ka pasur shkallë të efikasitetit prej 92 për qind, ka thënë Instituti Gamaleya, që sponsorohet nga shteti rus. Читать дальше...

Rajonet e banuara me shqiptarë, me standard më të ulët jetësor

Evropaelire.org 

Rajonet e banuara me popullsi kryesisht shqiptare në Maqedoninë e Veriut, kanë standard më të ulët jetësor, thuhet në të dhënat e reja të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave. Sipas raportit “Rajonet në Maqedoninë e Veriut” të publikuar nga Enti i Statistikave, del se paga mesatare e qytetarëve në Shkup është për 150 euro më e lartë kundrejt atyre të cilët jetojnë në rajonin verilindor (ku përfshihet Kratova, Krivapallanka, Kumanova dhe Likova e të tjera) të Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë që rajoni i Pollogut... Читать дальше...

Gastronomët kundërshtojnë masat e qeverisë për luftim të koronavirusit

Evropaelire.org 

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, përmes një njoftimi publik ka thënë të mërkurën se masat e prezantuara nga Qeveria e Kosovës do të dëmtojnë edhe më shumë ekonominë dhe sektorin e gastronomisë. “Kundërshtojmë fuqishëm këto masa, pasi që në asnjë rast nuk u përmend nga qeveria se për këto mbyllje do të ketë mbështetje financiare në ekonomi”, është thënë në njoftim.  Pjesëtarët e kësaj shoqate kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që sektori i gastronomisë të subvencionohet me një pako ekonomike në vlerë prej 10 milionë eurosh. Читать дальше...

VV refuzon thirrjen e PDK-së për mospjesëmarrje në punimet e kuvendit

Evropaelire.org 

Partia më e madhe opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, e cilëson “të pasinqertë dhe të pakuptimtë” thirrjen e partisë tjetër opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës, që ato të mos marrin pjesë për një javë në punimet e kuvendit, për shkak të zhvillimeve të fundit. Ableard Tahiri, deputet i PDK-së, i bëri thirrje sot VV-së dhe partisë, Nisma Socialdemokrate, që janë prekur nga vala e arrestimeve nga Dhomat e Specializuara në Hagë, për një javë "reflektim dhe sensibilizim për zhvillimet e fundit". Читать дальше...



Rukiqi kërkon nga bizneset të respektojnë masat kundër koronavirusit, dënimet janë të mëdha

Evropaelire.org 

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka thënë të mërkurën në një konferencë për media se masat e reja të prezantuara për parandalimin e përhapjes së koronavirusit do t’iu mundësojnë bizneseve të punojnë sa për të mbijetuar. “Ekonomia në masë të madhe do të mbetet e hapur dhe do të punojë, nuk jemi duke folur për ndonjë qarkullim të madh, por sa për të mbijetuar”, tha Rukiqi. Ai ka kërkuar nga bizneset që të respektojnë masat pasi që dënimet do të jenë të mëdha. Në një nga... Читать дальше...

Paralajmërohet ulja e pagave në Telekomin e Kosovës

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se mund të ketë nivelizim të pagave për punëtorët e Telekomit të Kosovës. Besnik Krasniqi, udhëheqës i Njësisë për politika dhe monitorimin e ndërmarrjeve publike në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, shprehet se shuma e përgjithshme e mjeteve për paga mujore nuk mund të kalojë 40 për qind të qarkullimit të kompanisë. “Në muajin korrik rreth 2.5 milionë euro janë shpenzuar vetëm për paga në muaj, tashmë kemi mbi 2 milionë euro. Читать дальше...

I dënuari për krime lufte, në Ushtrinë e Serbisë edhe pas vendimit gjyqësor

Evropaelire.org 

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka njoftuar të mërkurën, më 11 nëntor, se nënoficerit Rajko Kozllina, i dënuar për krime lufte në Kosovë, i është ndërprerë shërbimi ushtarak profesional më 16 mars 2020, për shkak të humbjes së gradës, pa të drejtë për pension, thuhet në një përgjigje të kësaj ministrie për agjencinë Beta.  Me këtë, është konfirmuar informacioni, të cilin Radio Evropa e Lirë e mori nga Gjykata e Lartë, më 7 nëntor të këtij viti, se Kozllina ishte anëtar aktiv i Ushtrisë së Serbisë edhe pas shpalljes së vendimit gjyqësor. Читать дальше...

Katër viktima dhe 733 të infektuar me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Kosovës të mërkurën i janë​ shtuar 773 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 1,519 mostrave. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar katër viktima. Sipas të dhënave të këtij Instituti të mërkurën janë regjistruar edhe 137 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 8,845. Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 26,121 të prekur nga sëmundja Covid-19... Читать дальше...

Raportohet për të plagosur pas një sulmi në varrezat e Arabisë Saudite

Evropaelire.org 

Franca ka thënë se dhjetëra persona janë plagosur në një sulm “të paarsyetueshëm”, në një ceremoni përkujtimore për fundin e Luftës së Parë Botërore, në të cilën kanë marrë pjesë diplomatë të huaj në Arabinë Saudite. Ministria e Jashtme franceze ka thënë se një pajisje shpërthyese e improvizuar, ka shpërthyer në një hapësirë me varreza jomyslimane në qytetin Jehah më 11 nëntor, teksa zyrtarët nga shumë konsullata kanë shënuar Ditën e Përkujtimit. Autoritetet saudite ende nuk kanë bërë ndonjë konfirmim për këtë çështje. Читать дальше...

BE: Kosova duhet ta kuptojë se dialogu nuk ka alternativë

Evropaelire.org 

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka alternativë dhe Prishtina dhe Beogradi duhet të jenë të gatshme për vazhdimin e tij dhe arritjen e kompromisit, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi për Çështje të Jashtme i Bashkimit Evropian, Peter Stano, kur u pyet për të komentuar disa qëndrime në Kosovë, përmes së cilave kërkohet pezullimi i dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në Bruksel. “Ne jemi të bindur se, për të përmbushur aspiratat e qytetarëve të Kosovës për të ardhme evropiane... Читать дальше...

Kosova prezanton masat e reja kundër pandemisë, kufizohet lëvizja në disa komuna

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka prezantuar të mërkurën masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Sipas Hotit këto masa do të hyjnë në fuqi të premten, pas miratimit në qeveri që është paralajmëruar për të mërkurën. Masat e prezantuara nga kryeministri ndahen në tri zona të rrezikshmërisë, sipas numrit të të infektuarve nëpër komuna: zona e kuqe me rrezikshmëri të lartë, zona e portokalltë me rrezikshmëri mesatare dhe zona e gjelbër e cila ka rrezikshmërinë më të ulët. “Nëse një dyqan... Читать дальше...

Azerbajxhani feston, Armenia në krizë pas marrëveshjes për Nagorno Karabakun

Evropaelire.org 

Qeveria e Armenisë ka paralajmëruar opozitën kundër përpjekjes për një "grusht-shtet". Policia armene u përlesh me demonstruesit të cilët ishin mbledhur në kryeqytet. Mijëra protestues mbushën sheshin qendror të Lirisë së Jerevanit duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, Nikolla Pashinian. Turma brohoriti: "Nikolla është një tradhtar" derisa policia bënte përpjekje për të parandaluar tubimin. Një numër pjesëmarrësish u arrestuan, përfshirë edhe figura të opozitës. Përpara protestës së opozitës... Читать дальше...

S'ka kuorum për votimin e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike

Evropaelire.org 

Ka dështuar të zhvillohet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku pritej të diskutohej në lexim të dytë Projektligji për rimëkëmbje ekonomike. Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, tha se seanca shtyhet për shkak të mungesës së kuorumit.   Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, tha se deputetët e opozitës pamundësuan miratimin në lexim të dytë të Projektligjit. “Opozita e pamundësojë që Kuvendi i Kosovës të merret më problemet ekonomike... Читать дальше...

Shqipëria rikthen kufizimet e lëvizjes

Evropaelire.org 

Nga 11 nëntori në Shqipëri rikthehet "ora policore" dhe kufizimi i lëvizjes për qytetarët si masë parandaluese për të luftuar përhapjen e COVID-19. Duke filluar nga ora 22:00 e mbrëmjes së sotme e deri në 06:00 të mëngjesit do të ndalohet qarkullimi i njerëzve dhe të gjitha lokalet dhe bizneset do të mbyllen në të njëjtën orë. Po ashtu, edhe automjeteve do ju ndalohet qarkullimi pas kësaj ore, përpos rasteve të punës apo emergjencave shëndetësore. Ata që thyejnë këtë masë do të gjobiten me 10 mijë lekë (80 euro). Читать дальше...

Selimi deklarohet i pafajshëm, aktakuzën e quan të padrejtë

Evropaelire.org 

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi u deklarua i pafajshëm për aktakuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, që është konfirmuar ndaj tij nga Dhomat e Specializuara në Hagë. "Unë deklarohem i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës", tha Selimi, gjatë paraqitjes së parë para Dhomave të Specializuara, ku u pyet që të deklarohet nëse ndihet i pafajshëm apo fajtor për akuzat që rëndojnë ndaj tij. Selimi gjatë një fjale të mbajtur gjatë kësaj paraqitjeje tha se aktakuza ndaj tij "është e padrejtë". Читать дальше...

Новости России
Москва

Российские ученые первыми создали средство, способное вылечить болезнь Бехтерева


Çka parasheh Projektligji për rimëkëmbje ekonomike?

Evropaelire.org 

Me qëllim që të ndihmohen bizneset që kanë pësuar humbje nga pandemia e shkaktuar nga koronavirusi, Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike. Ky projektligj, pas gjashtë dështimesh për miratim në Kuvendin e Kosovës, ka arritur të miratohet në lexim të parë më 13 korrik. Ky projektligj pritet të paraqitet në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të mërkurën në lexim të dytë. Qëllimi i këtij Projektligji është plotësimi dhe ndryshimi i disa ligjeve, me qëllim... Читать дальше...

PDK-ja nuk do të marrë pjesë në punimet e Kuvendit të Kosovës për një javë

Evropaelire.org 

Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në punimet e Kuvendit të Kosovës, deri në javën tjetër dhe ka ftuar edhe liderët e institucioneve dhe partive politike që t’i bashkohen kësaj nisme. Deputeti i kësaj partie, Abelard Tahiri, në një konferencë për media, tha se PDK-ja nuk synon të ndërhyjë në punën e drejtësisë dhe as të komentojë punën e Dhomave të Specializuara, porse vendimin e ndërlidhi me nevojën për "reflektim për zhvillimet e fundit". Partia Demokratike e Kosovës është partia... Читать дальше...

YIHR: Rajko Kozllina e ka vendin në burg, jo në Ushtrinë Serbe

Evropaelire.org 

Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) ka kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes e Serbisë që sa më parë të shpallë publikisht statusin e punës në Ushtrinë Serbe të Rajko Kozllina, i dënuar për krime lufte në fshatin Tërnje në Kosovë, dhe që - nëse Kozllina ende ka gradën nënoficerit - urgjentisht t’ia revokojë atë në përputhje me nenin 185 të ligjit për ushtrinë serbe. “Duke marrë parasysh që Kozllina është në arrati dhe se një urdhër është lëshuar për të nga Gjykata e Lartë, ne kërkojmë... Читать дальше...

Hong Kongu përjashton katër ligjvënës pro-demokracisë

Evropaelire.org 

Katër ligjvënës pro-demokracisë në Hong Kong janë përjashtuar pak kohë pasi organi vendimmarrës i Kinës miratoi një rezolutë që lejonte skualifikimin e ligjvënësve të cilët kishin mbështetur pavarësinë e qytetit. Masa po shihet si një përpjekje tjetër nga Kina për të kufizuar liritë e Hong Kongut. Ligjvënës të tjerë pro-demokracisë pritet të japin dorëheqje në formë proteste. Grupi i ligjëvënsve u kishte bërë thirrje zyrtarëve amerikanë të sanksionojnë ata që janë përgjegjës për shkelje të... Читать дальше...

Kosova e “pakoordinuar” në masat kundër përhapjes së pandemisë

Evropaelire.org 

Pëllumb Bajçinovci, pronar i një biznesi në fushën e gastronomisë në Prishtinë, thotë se ka pasur humbje të mëdha nga vendimet e papritura të Qeverisë së Kosovës për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se ishin të papërgatitur për një vendim të tillë, që sipas tij, ishte aq i shpejtë sa që krijoi edhe panik te qytetarët. “Si çdo herë, bëhen përgatitje për vikend me staf, me mjete tjera dhe një vendim për masa të reja, normal që krijon humbje për biznesin.... Читать дальше...

SHBA-ja me numër rekord të hospitalizimeve nga COVID-19

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara arritën një nivel rekord historik të shtrimeve në spital, pas një rritjeje të pandërprerë të rasteve me COVID-19 në të gjithë vendin në javët e fundit. Gati 62,000 njerëz u shtruan në spital më 10 nëntor, një nivel më i lartë se dy valët e pandemisë në prill dhe korrik. "Regjistri i ri i shtrimit në spital nënvizon se ne kemi hyrë në periudhën më të keqe të pandemisë që nga shpërthimi i saj", tha Projekti i Gjurmimit të COVID-19, covidtracking.com Shtetet e Bashkuara regjistrojnë... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Линетт сыграет против Соболенко во втором круге турнира WTA в Мадриде






В Подмосковье на территорию парка выпустили леопарда Леопольда

На полигоне отходов в подмосковном Егорьевске увеличили количество фильтров

11 миллионов человек посетили выставку-форум «Россия» на ВДНХ

В Подмосковье открыт Кубок России по бодибилдингу