Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Ноябрь
2020

Новости за 30.11.2020

Shpyllëzimi i Amazonës në Brazil arrin nivelin më të lartë në 12 vjet

Evropaelire.org 

Shpyllëzimi i pyjeve të Amazonës në Brazil ka arritur në nivelin më të lartë nga viti 2008, ka njoftuar Agjencia për Hapësirë e këtij shteti, Inpe. Zonat pyjore kanë humbur 11,088 kilometra katrorë të vegjetacionit në periudhën gusht 2019 - korrik 2020, duke shënuar rritje prej 9.5 për qind në krahasim më 12 muajt paraprakë, kanë treguar të dhënat e agjencisë. Shkencëtarët thonë se Amazona është përballur me humbje të shkallës së lartë, prej kur Jair Bolsonaro ka nisur të udhëheqë shtetin më 2019. Читать дальше...

Italia gjobit kompaninë Apple rreth pretendimeve "mashtruese" për telefonat e saj

Evropaelire.org 

Italia e ka gjobitur kompaninë amerikane, Apple me 10 milionë euro për pretendime mashtruese rreth rezistencës së telefonave iPhone në ujë. Autoriteti Kombëtar i Konkurrencës, AGCM, ka gjetur se pretendimet e kompanisë Apple nuk kanë qenë të sakta për kushtet e botës reale. Pretendimet për rezistencë në ujë është thënë se kanë qenë të vlefshme vetëm për ujë të pastër në kushte laboratorike. AGCM po ashtu ka thënë se fakti që Apple nuk mbulon dëmtimet e shkaktuara nga uji, pavarësisht pretendimeve për rezistencë ndaj ujit... Читать дальше...

Biden do të nominojë Janet Yellen si Sekretare të Thesarit

Evropaelire.org 

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden ka përmendur emrin e ish-shefes së Rezervave Federale, Janet Yellen si të nominuar për Sekretare të Thesarit. Nëse konfirmohet nga Senati, ajo do të kthehet në gruan e parë që do ta mbajë këtë pozitë. Ajo është një prej shumë grave të zgjedhura për pozita kyçe në fushën e ekonomisë. Ekipi i Bidenit ka thënë se nëse ato konfirmohen, do të thyejnë barrierat racore që ekzistojnë në Shtetet e Bashkuara. Biden është zotuar se do të krijojë një administratë diverse. Читать дальше...

Familjarë dhe të sëmurë me COVID-19 brenda një dhome

Evropaelire.org 

Përveç personave me COVID-19, në spitalet e Prishtinës po vazhdojnë të qëndrojnë edhe familjarët e tyre. Ata thonë se këtë gjë e bëjnë sepse ka mungesë të kujdesit si dhe duhet dërguar ilaçe për të sëmurët. (Përgatiti: Arben Hoti)

Irani: Shkencëtari bërthamor është vrarë nga një armë e kontrolluar prej larg

Evropaelire.org 

Irani beson se Izraeli dhe një grup opozitar i dëbuar nga Irani, kanë përdorur një armë të kontrolluar nga larg, për të vrarë shkencëtarin bërthamor të Iranit, Mohsen Fakhrizadeh të premten e javës që lamë pas. Në një fjalim gjatë varrimit të Fakhrizadehut në Teheran, shefi i sigurisë, Ali Shamkhani, ka thënë se sulmuesit “kanë përdorur pajisje elektronike” dhe nuk kanë qenë prezent në vendin e sulmit. Ai nuk ka dhënë më shumë hollësi për pretendimet e tij. Ministria iraniane e Mbrojtjes fillimisht... Читать дальше...

Kosova nuk bën teste për HIV gjatë pandemisë

Evropaelire.org 

Ditën Ndërkombëtare të AIDS-it, më 1 dhjetor, Kosova e shënon pa asnjë rast të diagnostikuar me virusin HIV (virusi i mungesës së imunitetit) këtë vit. Kjo për shkak faktit se që nga muaji mars, kur u paraqitën rastet e para me koronavirus në Kosovë, asnjë person nuk është testuar për virusin HIV në Klinikën Infektive. Këtë e thotë për Radion Evropa e Lirë, Alban Gjonbalaj, udhëheqës i Asociacionit kosovar të personave që jetojnë me HIV në Kosovë, i cili njëherësh i prekur me këtë virus. Infektologu Murat Mehmeti... Читать дальше...

Merkel: Brexiti pa marrëveshje do të krijonte shembull të keq

Evropaelire.org 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë të hënën se Britania dhe Bashkimi Evropian do të krijonin shembull të keq nëse dështojnë që të arrijnë marrëveshje për marrëdhëniet e tyre në të ardhmen, mirëpo ka përsëritur sërish se blloku evropian nuk dëshiron marrëveshje me çdo çmim. Mbretëria e Bashkuar është larguar nga Bashkimi Evropian më 31 janar, mirëpo ka mbetur pjesë e tregut të bllokut evropian përgjatë periudhës tranzitore 11-mujore, ndërkohë që të dyja palët tentojnë të negociojnë një marrëveshje për tregti të lirë... Читать дальше...

Qeveria e Kosovës konfirmon se po vazhdojnë gërmimet në Kizhevak

Evropaelire.org 

Zyra e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se përfaqësues të delegacionit të Kosovës, në kuadër të Grupit Punues për Persona të Zhdukur, kanë vizituar të hënën lokacionin e varrezës masive në Kizhevak të Rashkës në Serbi, pas rifillimit të gërmimeve në këtë hapësirë. “Gërmimet vlerësuese dhe zhvarrosjet e mbetjeve mortore të viktimave të luftës së viteve 1998-‘99 në Kosovë, gjegjësisht punimet në këtë lokacion, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, është thënë në njoftimin e kryeministrisë. Читать дальше...



Rita Ora kërkon falje për shkelje të rregullave të izolimit

Evropaelire.org 

Këngëtarja britanike me prejardhje shqiptare, Rita Ora, ka kërkuar falje të hënën për shkelje të rregullave të izolimit duke mbajtur festë për ditëlindje. Ajo ka thënë se shkelja ka qenë “gabim serioz dhe i paarsyetuar". E përditshmja Sun ka publikuar disa fotografi të Oras dhe të tjerëve, duke përfshirë modelet Cara dhe Poppy Delevingne, duke arritur në restorantin Cas Cruz në Londër, ditën e shtunë. Sipas rregullave aktuale të izolimit, të cilat përfundojnë të mërkurën, të gjitha restorantet dhe baret duhet të jenë të mbyllura... Читать дальше...

BE-ja synon sanksionimin e aktorëve shtetërorë për përhapje të dezinformatave

Evropaelire.org 

Komisioni Evropian do të propozojë për herë të parë që Bashkimi Evropian të vendosë sanksione ndaj aktorëve shtetërorë që përhapin dezinformata, teksa shtyn përpara një mekanizëm më të ashpër të mbikëqyrjes për platformat online, bazuar në një draft-dokument të parë nga Radio Evropa e Lirë. Plani Evropian i Veprimit për Demokraci, të cilin Komisioni Evropian do ta prezantojë më 2 dhjetor, ka thënë se bllokut evropian “i duhet të përdorë në mënyrë më sistematike, mjetet që ka për luftim të ndërhyrjes së jashtme dhe t’i zhvillojë ato më tej... Читать дальше...

Kush ishte Mohsen Fakhrizadeh, shkencëtari i vrarë iranian?

Evropaelire.org 

Shkencëtari ushtarak iranian, Mohsen Fakhrizadeh, i vrarë gjatë një sulmi në periferi të Teheranit më 27 nëntor, nga inteligjenca perëndimore është parë gjerësisht si arkitekti i përpjekjeve klandestine të Iranit për të zhvilluar armë bërthamore. Fakhrizadeh u varros më 30 nëntor, në ceremoninë mortore të të cilit morën pjesë zyrtarë të lartë iranianë, përfshirë ministrin e Mbrojtjes, Amir Hatami. Më 27 nëntor ai u vra në një pritë të stilit ushtarak, në periferi të Teheranit. Irani ka akuzuar... Читать дальше...

Kosovë: 11 viktima, 539 të infektuar me koronavirus

Evropaelire.org 

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të hënën 539 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 1,219 mostrave. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 11 viktima. "Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (75, 50 vjeç), Prizren 2 raste (75, 65 vjeç), Dragash 1 rast (64 vjeç), Drenas 1 rast (82 vjeç), Gjakovë 1 rast (77 vjeç), Gjilan 1 rast (44 vjeç), Malishevë 1 rast (63 vjeç), Pejë 1 rast (65 vjeç), Rahovec 1 rast (82 vjeç)"... Читать дальше...

Mali i Zi nuk do ta tërheqë vendimin për dëbimin e ambasadorit serb

Evropaelire.org 

Mali i Zi nuk do ta tërheqë vendimin për dëbimin e ambasadorit serb, Vlladimir Bozhoviq, kanë njoftuar zyrtarë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi. Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, është thënë se gjitha procedurat në lidhje me dëbimin e Bozhoviqit kanë përfunduar dhe se ai duhet ta lëshojë Malin e Zi më së largu më 1 dhjetor. Duke komentuar vendimin e Serbisë për të tërhequr vendimin për dëbimin e ambasadorit malazez, Ministria e Jashtme në Podgoricë thotë se ambasadori... Читать дальше...

Zgjedhjet në Podujevë mesazh për pushtetin qendror

Evropaelire.org 

Në aspektin politik, pas humbjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në zgjedhjet lokale në Podujevë, institucionet qendrore do të duhej të legjitimohen, vlerëson analistja politike, Jehona Lushaku-Sadriu. Ajo shton se kjo parti mori mesazh serioz dhe të qartë nga votuesit në Podujevë se i duhet reformimi. Analisti Fisnik Halimi, ndërkaq thotë se rezultati në Podujevë është paralajmërim se mund të ketë largim të elektoratit nga LDK-ja. Në zgjedhjet e mbajtura të dielën për kryetar komune... Читать дальше...

KE kërkon nga Kosova rritje të përpjekjeve për sundim të ligjit, nuk ka asgjë të re për liberalizim vizash

Evropaelire.org 

Këshilli i Bashkimit Evropian edhe këtë vit do të miratojë konkluzat për procesin e zgjerimit dhe procesin e stabilizim-asocimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, përmes së cilave do të bëjë ftesë për nevojë urgjente për reforma dhe për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Drafti i Konkluzave tashmë është përgatitur dhe teksti i tyre është në proces të miratimit nga përfaqësuesit e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Në këtë draft, tekstin e të cilit e ka parë Radio Evropa e Lirë... Читать дальше...

Moderna do të aplikojë për autorizim emergjent të vaksinës kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Kompania Moderna.Inc tha se të hënën do të aplikojë për autorizim emergjent në SHBA dhe Evropë të vaksinës së saj kundër COVID-19. Rezultatet e testimit të fazës së tretë të vaksinës së kësaj kompania kanë treguar se ajo është efektive 94.1%,  pa ndonjë shqetësim serioz të sigurisë. Vaksina e Modernas mbase mund të jetë vaksina e dytë që pritet të marrë autorizimin e përdorimit emergjent në SHBA, këtë vit. "Ne besojmë se kemi një vaksinë që është shumë efikase", tha kryeshefi për çështje mjekësore i Moderna-s, Tal Zaks. Читать дальше...

Opozita kritikon qeverinë për menaxhimin e pandemisë  

Evropaelire.org 

Deputetët e partive opozitare në Kuvendin e Kosovës, gjatë seancës plenare të së hënës, e kritikuan qeverinë për menaxhimin e situatës epidemiologjike në Kosovë. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu tha se Klinika e Pulmologjisë të dielën ka paralajmëruar se ka mungesë të furnizimeve me oksigjen. Haxhiu, partia e së cilit është në opozitë, i bëri thirrje kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, që të vizitojë Qendrën Klinike Universitare dhe spitalet ku trajtohen pacientët me sëmundjen COVID-19... Читать дальше...

Më shumë se 300 protestues të arrestuar në Bjellorusi

Evropaelire.org 

Autoritetet në Bjellorusi kanë arrestuar më shumë se 300 protestues të cilët ishin pjesë e protestave masive kundër Alyaksandr Lukashenkas. Shumica e arrestimeve ndodhën në kryeqytetin Minsk, por gjithashtu pati arrestime edhe në Brest, Hrodno, Barauliany dhe qytete të tjera, raportoi grupi i të drejtave të njeriut Vyasna. Ministria e brendshme e Bjellorusisë ka konfirmuar se forcat e sigurisë kanë përdorur "mjete speciale" kundër protestuesve. Zëdhënësja e ministrisë, Volha Chamadanava, shkroi... Читать дальше...

Nis shpërndarja e vaksinave kundër gripit sezonal

Evropaelire.org 

Në Kosovë ka nisur shpërndarja e 160,500 vaksina kundër gripit sezonal, që Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka blerë përmes UNICEF-it. Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj tha se janë duke siguruar edhe 50,000 vaksina të reja kundër gripit sezonal.   “Është dyfishi i vaksinave të siguruara nga viti i kaluar dhe shpresojmë që gjithçka do të shkojë në rregull, qytetarët do të vaksinohen, grupet të cilat quhen të rrezikuar dhe janë të nevojshme që ta marrin këtë vaksinë”, tha Zemaj, duke shtuar se këto vaksina do të jenë falas. Читать дальше...

Новости России
Москва

Шапки женские на Wildberries — скидки от 398 руб. (на новые оттенки)


Kreu i kulturës hungareze tërheq artikullin që krahasoi George Sorosin me Hitlerin

Evropaelire.org 

Kreu i një prej institucioneve kryesore kulturore të Hungarisë, Muzeut Petofi në Budapest, e ka tërhequr një artikull, në të cilin ai krahasoi filantropin miliarder amerikan, George Soros, me regjimin gjenocidal nazist të Adolf Hitlerit. Kreu i muzeut, Szilard Demeter, i cili është gjithashtu një komisioner hungarez i kulturës, tha në një deklaratë më 29 nëntor se ai e kishte tërhequr artikullin dhe kishte fshirë faqen e tij në Facebook. "Kritikët e mi kanë të drejtë në atë që...paralelja me... Читать дальше...

Fotografitë e javës

Evropaelire.org 

Arrestimet e mbështetësve të opozitës në Bjellorusi, bora në Rusi, ushtrimet e Trupës së Baletit të Kosovës, janë vetëm disa nga ngjarjet prej nga Radio Evropa e Lirë ka përzgjedhur fotografitë më interesante për fotogalerinë e javës, nga rajonet në të cilat raporton REL.

Në Iran varroset shkencëtari i vrarë

Evropaelire.org 

Në Iran është zhvilluar ceremonia e varrimit të shkencëtarit të lartë bërthamor, Mohsen Fakhrizadeh, i cili u vra në një sulm, për të cilin Teherani e ka fajësuar armikun e tij të madh, Izraelin. Televizioni shtetëror transmetoi ceremoninë më 30 nëntor, duke treguar arkivolin e Fakhrizadeh, të mbështjellë me një flamur iranian në një zonë jashtë ministrisë së Mbrojtjes në Teheran. Zyrtarët, përfshirë ministrin e Mbrojtjes, Amir Hatami, morën pjesë në ceremoni, të ulur larg njëri-tjetrit dhe me... Читать дальше...

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner viziton Lindjen e Mesme

Evropaelire.org 

Këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner, do të udhëtojë në Arabinë Saudite dhe Katar këtë javë mes tensioneve në rritje në rajon pas vrasjes së shkencëtarit të lartë bërthamor të Iranit pranë Teheranit nga sulmues të panjohur. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha më 29 nëntor se Kushner do të takohet veçmas me Princin e Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman në qytetin saudit Neom dhe me emirin e Katarit. Deklarata tha se Kushner - i cili është gjithashtu është dhëndri i presidentit... Читать дальше...

Në Gjenevë nisin bisedimet e reja për paqen në Siri

Evropaelire.org 

Përfaqësuesit e qeverisë siriane, udhëheqësit e opozitës dhe shoqërisë civile do të takohen më 30 nëntor në Gjenevë për një raund të ri të bisedimeve të paqes. "Ne shpresojmë që ajo që kemi arritur është fillimi i ndërtimit të besimit midis palëve", tha i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara, Geir Pederson, në prag të bisedimeve. Ai tha se një çështje kryesore e bisedimeve do të jenë parimet për një kushtetutë të re. Më shumë se 400.000 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 12 milionë njerëz janë zhvendosur... Читать дальше...

Biden e ka thyer këmbën

Evropaelire.org 

Presidenti i zgjedhur në Shtetet e Bashkuara, Joe Biden, pësoi fraktura të vogla në këmbë, pasi rrëshqiti ndërsa luante me një prej qenve të tij, dhe mbase do t’i duhet të mbathë një këpucë mbrojtëse për disa javë, raportoi mjeku i tij personal të dielën. Incidenti ndodhi të shtunën, tha zyra e Bidenit në një deklaratë duke shtuar se presidenti i zgjedhur 78-vjeçar i SHBA-së nga radhët e Partisë Demokratike, bëri një incizim rentgen të dielën. Mjekët fillimisht menduan se ish-nënpresidenti  i SHBA-së... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Потапова обыграла Шнайдер на старте грунтового турнира WTA 1000 в Мадриде






Размер концессионных соглашений РЭО достигнет 235 млрд рублей в 2024 году

Кузбасские росгвардейцы написали «Диктант Победы»

Калининградская область соединится с Беларусью, или Когда сенаторы предполагают

Астраханский проект стал лауреатом Международного профессионального конкурса НОПРИЗ на лучший проект – 2023