Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Ноябрь
2020

Новости за 29.11.2020

LVV fiton Podujevën, Lista Serbe nuk e lëshon Mitrovicën e Veriut

Evropaelire.org 

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka njoftuar se në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Podujevë, sipas rezultateve preliminare, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ka fituar 51.64 për qind të votave, ndërsa Millan Radojeviq nga Lista Serbe ka fituar 89.86 për qind të votave në Mitrovicë të Veriut. KQZ-ja ka bërë të ditur se në këto rezultate nuk përfshihen votat me kusht dhe ato nga diaspora. Dy kandidatët tjerë për pozitën e kryetarit në Podujevë, Nexhmi Rudari nga Lidhja Demokratike e Kosovës... Читать дальше...

KQZ: Në Podujevë votuan 40.51% e votuesve, në Mitrovicë të Veriut 39.14 %

Evropaelire.org 

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka ka thënë të dielën se procesi zgjedhor në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut ka kaluar pa probleme. Pas mbylljes së qendrave të votimit në orën 19:00, Daka ka thënë se gjatë tërë ditës janë raportuar vetëm gjashtë incidente të vogla gjatë ditës, të cilat sipas saj nuk cenojnë integritetin e zgjedhjeve. Daka mes tjerash ka njoftuar se në Podujevë, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 40.51 për qind e votuesve, apo 35,400 persona. Në Mitrovicë të Veriut ndërkaq... Читать дальше...

Zaev: Në BE, vetëm si maqedonas; Borisov mohon pakicën maqedonase

Evropaelire.org 

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka thënë se maqedonasit do të anëtarësohen në Bashkimin Evropian vetëm si maqedonas që flasin gjuhën maqedonase. “Ne do të hyjmë në BE si maqedonas që flasin maqedonisht! Ne shohim drejt Evropës, kjo është mënyra e vetme për të nesërmen tonë më të mirë. Populli maqedonas gjithmonë ka qenë dhe do të jetë largpamës. Të gjitha telashet, pushtimet dhe bllokadat u tejkaluan dhe u kapërcyen për shkak të dëshirës për një të nesërme më të mirë dhe një jetë më të mirë”... Читать дальше...

KQZ-ja publikon përqindjet e votuesve deri në orën 15:00

Evropaelire.org 

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka, ka thënë të dielën se zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut janë duke u zhvilluar në atmosferë të qetë dhe të kënaqshme. “Nuk kemi pranuar informacione për ndonjë parregullsi dhe procesi është duke u zhvilluar normalisht”, ka thënë ajo në një konferencë për media. Daka ka njoftuar se deri në orën 15:00 në Komunën e Podujevës, të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar 29,76 për qind e votuesve apo 26,000 persona... Читать дальше...

S’ka kuorum - fjalia e legjislaturës aktuale

Evropaelire.org 

Katërmbëdhjetë gushti është data e fundit kur Kuvendi i Kosovës ka arritur ta miratojë një ligj. Bëhet fjalë për Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë, i cili ishte mbështetur edhe nga deputetët e opozitës. Në agjendën e kuvendit është edhe Ligji për rimëkëmbjen ekonomike, i miratuar në parim pas gjashtë tentimeve, por që nuk po arrin të kalohet në leximin e dytë, për shkak të mungesës së kuorumit. Edhe gjatë seancës të së premtes, shumë projektligje nuk kaluan. Organizatat që... Читать дальше...

Pritjet e disa banorëve të Podujevës për kryetarin e ri

Evropaelire.org 

Gjatë ditës së diel, një numër i madh i qytetarëve të Podujevës u janë drejtuar kutive të votimit në zgjedhjet për kryetar të kësaj komune. Disa qytetarë thonë se janë të lodhur nga zgjedhjet e shpeshta që sipas tyre nuk prodhojnë asgjë pozitive në të mirën e qytetarëve. Të tjerë shpresojnë në ditë më të mira.

Kosova regjistron 16 viktima dhe 626 të infektuar me koronavirus

Evropaelire.org 

Kosovës të dielën i janë​ shtuar 626 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 1,505 mostrave. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 16 viktima. "Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (84, 79, 53 vjeç), Ferizaj 2 raste (77, 47 vjeç), Gjakovë 2 raste (80, 77 vjeç), Kamenicë 2 raste (62, 54 vjeç), Malishevë 2 raste (79, 67 vjeç), Suharekë 2 raste (76, 70 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (77 vjeç), Lipjan 1 rast (70 vjeç), Podujevë 1 rast (83 vjeç)"... Читать дальше...

Kostoja e lartë e shërimit nga koronavirusi

Evropaelire.org 

Qytetarët e infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, të cilët kanë simptoma të lehta dhe shërohen në kushte shtëpie, thonë se sëmundja COVID-19, që shkakton ky virus, është shumë e kushtueshme, pasi godet rëndë buxhetin familjar, jo vetëm për sigurimin e ilaçeve, por edhe të vitaminave të shumta që ua sugjeron mjeku. Përveç kësaj, ata përmendin edhe kosoton e lartë për sigurimin e preparateve për dezinfektim dhe pastrim të çdo gjëje për të mbrojtur pjesën tjetër të familjes.  Ekonomia... Читать дальше...



Shtyrja e Lojërave Olimpike kushtoi rreth 2 miliardë dollarë

Evropaelire.org 

Organizatorët e Lojërave Olimpike të Tokios kanë vlerësuar se shtyrja e shkaktuar nga koronavirusi për realizimin e tyre ka kushtuar rreth 1.9 miliard dollarë. Duke cituar organizatorët e këtij organizimi, e përditshmja Yomiuri ka shkruar më 29 nëntor se në shpenzimet e shtyrjes kanë hyrë pagesat për stafin dhe krijimi i sistemit për rimbursim të biletave. Komiteti organizator i Lojërave Olimpike synon të prezantojë shpenzimet shtesë, pas konsultimeve me zyrtarë komunalë dhe kombëtarë. Përpara shtyrjes... Читать дальше...

Vdes aktori që luajti rolin e Darth Vader në Star Wars

Evropaelire.org 

Aktori britanik, që ka lujtuar rolin e Darth Vader, në tre filma Star Wars, ka vdekur në moshën 85-vjeçare. Aktori David Prowse, ish-peshëngritës, ka vdekur më 28 nëntor, pas një sëmundje të shkurtër, ka njoftuar agjenti i tij më 29 nëntor. Prowse ka lujtuar në filmat Star Wars (1977), The Empire Strikes Back (1980), dhe Return Of The Jedi (1983). Aktori, që më herët ka qenë tri herë kampion britanik për ngritje të peshave, ka luajtur rolin e Vader në ekran, ndonëse skenari i tij është dubluar nga aktori James Earl Jones. Читать дальше...

KQZ: Në Podujevë votuan 8,27 % e votuesve, në Mitrovicë të Veriut 12.62 %

Evropaelire.org 

Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se deri në orën 11:00 në Podujevë kanë votuar 8.27 për qind e votuesve apo 7,223 persona ndërsa në Mitrovicë të Veriut 12.62 për qind apo 2,942 votues. Në këto dy komuna të Kosovës të dielën janë duke u zhvilluar zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave. Mandati i kryetarëve të rinj do të jetë deri në zgjedhjet e ardhshme lokale që pritet të mbahen në tetor të vitit 2021. Në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë, të drejtë vote kanë 87 mijë e 381 votues... Читать дальше...

Banorët e Mitrovicës së Veriut votojnë për kryetarin e ri

Evropaelire.org 

Banorët e Mitrovicës së Veriut u janë drejtuar të dielën kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të kësaj komune. Kandidatë për të fituar këtë pozitë janë Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvedosje, Millan Radojeviq nga Lista Serbe, Florent Azemi nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Dushan Millunoviq, i cili është kandidat i pavarur.

Evropa regjistron 400,000 viktima me koronavirus

Evropaelire.org 

Evropa ka regjistruar mbi 400,000 viktima me koronavirus, prej kur ka shpërthyer pandemia, ndërkohë që disa pjesë të kontinentit kanë nisur të lirohen nga kufizimet apo masat e izolimit. Tetë muaj prej kur është shpallur pandemia, autoritetet evropiane kanë konfirmuar 400,949 viktima me koronavirus, bazuar në Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve. Pesë shtetet që kanë raportuar më së shumti vdekje janë: Mbretëria e Bashkuar (57,551), Italia (53,677), Franca (51,914), Spanja (44,668), dhe Rusia (39,068). Читать дальше...

Dhjetëra persona të vrarë në një sulm me makinë-bombë në Afganistan

Evropaelire.org 

Të paktën 30 pjesëtarë afganë të sigurisë janë vrarë si pasojë e një sulmi vetëvrasës me makinë-bombë, në një bazë ushtarake në provincën Gazni të Afganistanit, kanë thënë zyrtarët. Të paktën 24 persona të tjerë janë plagosur në shpërthimin e 29 nëntorit, i cili ka ndodhur në hyrje të një bazë ushtarake në mëngjesin e së dielës. Një zëdhënës për Ministrinë e Brendshme afgane ka konfirmuar sulmin me makinë-bombë, mirëpo nuk ka ofruar informacione për viktima. Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Читать дальше...

Udhëheqësi i muzeut hungarez kritikohet për krahasim të Sorosit me dhoma gazi të nazistëve

Evropaelire.org 

Udhëheqësi i muzeut Petofi në Budapest, një prej institucioneve më të mëdha kulturore në Hungari, është kritikuar pasi ka shkruar një artikull, në të cilin ka krahasuar filantropin miliarder amerikan, George Soros me regjimin gjenocidal nazist të Adolf Hitlerit. Soros është “Führer liberal” që po kthen Evropën në “dhoma gazi”, ka shkruar Szilard Demeter në një opinion për platformën origo.hu, portal pro-qeveritar hungarez. Komiteti Hebre Amerikan në Evropën Qendrore ka dënuar komentet për Sorosin... Читать дальше...

Humbje miliardëshe, ndihmë milionëshe

Evropaelire.org 

Nga rreth 1 miliard euro humbje sa vlerësohet se shënuan bizneset në Kosovë gjatë pandemisë me COVID-19, Qeveria e Kosovës, deri më tani, i ndihmoi ata me vetëm rreth 150 milionë euro. Në pakon emergjente të Qeverisë së Kosovës në vlerë prej rreth 180 milionë eurosh, bizneset gëzuan një mbështetje financiare prej mbi 60 milionë euro. Me këto mjete ishte paraparë mbulimi i shpenzimeve të pagave mujore të punonjësve në vlerë prej 170 eurosh për 2 muaj, subvencioni i qirasë deri në 50 për qind të vlerës e të tjera. Читать дальше...

KQZ-ja fton për respektim të masave mbrojtëse ndaj COVID-19

Evropaelire.org 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka konfirmuar të dielën se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë në komunën e Podujevës dhe atë të Mitrovicës Veriore. Në të dyja këto qytete po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune. Mandati i kryetarëve të rinj do të jetë deri në zgjedhjet e ardhshme lokale më 2021. KQZ-ja ka kërkuar respektim të masave mbrojtëse ndaj COVID-19, sëmundjes që e shkakton koronavirusi i ri. “Sipas raportimeve nga Komisionet Komunale Zgjedhore nga... Читать дальше...

Mali i Zi dhe Serbia dëbojnë ambasadorët e njëri-tjetrit

Evropaelire.org 

Qeveria në shkuarje e Malit të Zi ka shpallur ambasadorin e Serbisë person të padëshiruar (non grata) dhe i ka kërkuar që të largohet nga shteti, ka njoftuar Ministria e Jashtme më 28 nëntor. Serbia është përgjigjur disa orë më vonë duke e shpallur ambasadorin e Malit të Zi, po ashtu person të padëshiruar dhe duke e dëbuar nga shteti. Ministria e Jashtme e Malit të Zi ka cituar “ndërhyrjet e vazhdueshme në çështjet e brendshme të Malit të Zi” si arsye për marrje të këtij vendimi. Në deklaratën... Читать дальше...

Në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme

Evropaelire.org 

Më 29 nëntor, qytetarët e dy komunave të Kosovës, Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut zgjedhin kryetarët e rinj. Mandati i kryetarëve të rinj do të jetë deri në zgjedhjet e ardhshme lokale më 2021. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë se të gjitha qendrat e votimit në të dyja komunat janë hapur me kohë. Në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë, të drejtë vote kanë 87 mijë e 381 votues, të cilët do të mund të votojnë në 45 qendra të votimit me 115 vendvotime. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Линетт сыграет против Соболенко во втором круге турнира WTA в Мадриде






ЮМЗ поставит турбодетандерный агрегат на Обский СПГ-завод НОВАТЭКа к 2025 г.

Музей Победы пригласил на мероприятия в первые майские выходные

В Тамбове перекроют движение в связи с проведением сезонной ярмарки

Винер заявил о попытках уничтожить художественную гимнастику