Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Август
2020

Pelegrinët myslimanë përfundojnë Haxhin

0
Pelegrinët myslimanë përfundojnë Haxhin

Pelegrinët myslimanë në Arabinë Saudite kanë përfunduar Haxhin më 2 gusht, që këtë vit është zhvilluar me një numër shumë të kufizuar personash për shkak të pandemisë me koronavirus.

Vetëm rreth 10,000 myslimanë kanë marrë pjesë në pelegrinazhin e këtij viti, në krahasim me më shumë se 2 milionë myslimanë të 180 shteteve të botës që kanë qenë zakonisht atje vitet e kaluara.

Në ditën e fundit, pelegrinët me maska kanë hedhur guralecë drejt murit që simbolizon djallin në Mina, afër qytetit të shenjtë Meka.

Në vend që vetë pelegrinët që mbledhnin guralecët, autoritetet e Haxhit u kanë ofruar atyre gurë të sterilizuar.

Rituali pesëditor është një prej pesë shtyllave të Islamit dhe detyrë që duhet ta kryejë një herë në jetë secili mysliman që ka aftësi fizike dhe mund ta përballojë udhëtimin.

Ministria për Haxh dhe Umrah e Arabisë Saudite ka thënë muajin e kaluar se vetëm “një numër i kufizuar i myslimanëve” që jetojnë në Arabinë Saudite, do të mund të jenë pjesë e organizimit.

Vendimi për të mos lejuar pelegrinë nga vendet tjera, përveç atyre në Arabinë Saudite nga kryerja e Haxhit, është i pari në historinë moderne të mbretërisë saudite.

Autoritetet shëndetësore kanë thënë se asnjë rast me koronavirus nuk është raportuar në vendet e shenjta përgjatë kësaj periudhe.

Pas përfundimit të ritualit, pelegrinëve do t’iu kërkohet të hyjnë në karantinë të detyrueshme.




Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Стефанос Циципас

Паула Бадос и Стефанос Циципас расстались | Виды спорта






Все расписано по секундам. Как в Кремле готовятся к инаугурации Путина

Адвокаты Тимура Иванова добиваются его перевода под домашний арест

Мария Багреева: Москва провела 50 тыс. закупок у МСП на портале поставщиков

Суд арестовал главу Восточно-Арктической нефтегазовой корпорации Неверова