Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Август
2020

Hyseni kërkon nga SHBA-ja të jetë e pranishme në dialogun e Brukselit

0
Hyseni kërkon nga SHBA-ja të jetë e pranishme në dialogun e Brukselit

Koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, tha se ka kërkuar praninë e përhershme aktive të SHBA-së në tryezën e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel.

Hyseni po qëndron në Uashington ku ka takuar zëvendës-ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Matthew Palmer, i cili njëherësh është edhe dërguari i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor dhe zyrtarë tjerë amerikanë. 

“Pasi theksoi se SHBA çmojnë angazhimin konstruktiv të Qeverisë dhe të gjitha institucioneve të Kosovës në këtë proces, Palmer theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin dialogun në Bruksel duke shtuar se Amerika do të jetë me ju përgjatë gjithë këtij procesi, në përkrahje të fuqishme për një marrëveshje të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithpërfshirëse”, ka shkruar Hyseni në rrjetin social Facebook.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga BE-ja rifilloi muajin e kaluar, pasi ishte ndërprerë në fund të vitit 2018, kur Qeveria e Kosovës vendosi taksën 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Para vizitës në Uashington, koordinatori kosovar për dialogun, Skender Hyseni, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se në Bruksel po zhvillohen negociata të vështira për “elementet e marrëveshjes finale”, e cila, sipas tij, ka për synim njohjen e ndërsjellë me Serbinë.

Ai nuk deshi të zbulojë se cilët do të jenë kapitujt e ardhshëm, për të cilët do të bisedohet në Bruksel, por theksoi që kjo do të bëhet e njohur në fund të procesit negociator, kur të arrihet një tekst përfundimtar i marrëveshjes.

Pala serbe megjithatë tashmë ka deklaruar se në Bruksel deri më tani është biseduar për të pagjeturit, të zhvendosurit dhe për bashkëpunimin ekonomik.

Hyseni ka thënë se tashmë është i dukshëm një përkushtim ndryshe nga më parë i BE-së dhe SHBA-së, që kjo çështje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përfundimisht të zgjidhet.




Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Андрей Рублёв

Рублев не отстал от «Реала»! Как русская звезда тенниса покорила Мадрид






"Динамо" обыграло "Сочи" в матче РПЛ и догнало "Краснодар" и "Зенит"

Житель Удмуртской Республики выиграл в гослотерею от «Столото» более 33 миллионов рублей

Лавров: Запад желает, чтобы православию был нанесен непоправимый ущерб

Приметы на 6 мая 2024 года: что категорически запрещается делать в этот день