Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Август
2020

Pritet vendimi për vrasjen e ish-kryeministrit të Libanit

0
Pritet vendimi për vrasjen e ish-kryeministrit të Libanit

Një tribunal i përkrahur nga Kombet e Bashkuara, pritet që të martën të bëjë publik vendimin për katër burrat e akuzuar për përfshirje në vrasjen e ish-kryeministrit të Libanit, Rafik Hariri në Bejrut më shumë se 15 vjet më parë.

Të katër të dyshuarit, që janë anëtarë të grupit militant shiit të Libanit, Hezbollah, janë gjykuar në mungesë nga Tribunali Special për Libanin që ka bazën jashtë Hagës.

Vendndodhja e të akuzuarve, Salim Jamil Ayyash, Hassan Habib Merhi, Hussein Hassan Oneissi dhe Assad Hassan Sabra, ende nuk dihet.

Hariri, dikur ligjvënës, që ka qenë më i afërt me opozitën në parlament, është vrarë më 14 shkurt të vitit 2005, si pasojë e një shpërthimi që ka goditur makinën e tij.

Si pasojë e sulmit vetëvrasës me bombë patën vetëm 21 persona, derisa janë plagosur 226 të tjerë.

Hariri, mysliman sunit, ka mbështetur thirrjet që Siria të largojë trupat e saj që kanë qenë në Liban prej vitit 1976.

Zemërimi lokal dhe ai ndërkombëtar për këtë sulm pati shtyrë qeverinë pro-siriane të Libanit që të japë dorëheqje dhe që Siria të tërheqë trupat nga ky shtet.

Hezbollahu dhe Damasku kanë mohuar përfshirjen në këtë rast.




Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Стефанос Циципас

Греческий теннисист Стефанос Циципас поблагодарил мать за советское воспитание






Посол в России Гальперин: Израиль никогда не откажется отмечать 9 Мая

Участие в параде Победы приняли женщины-военнослужащие

Сергей Собянин принял участие в параде Победы на Красной площади

Школьники из Черноголовки пробежали праздничную эстафету