Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Август
2020

Dhjetëra mijëra bjellorusë protestojnë kundër Lukashenkas

0
Dhjetëra mijëra bjellorusë protestojnë kundër Lukashenkas

Dhjetëra mijëra persona janë mbledhur në Minsk për të kundërshtuar rizgjedhjen e Aleyksandr Lukashenkas në postin e presidentit, por edhe për të dënuar shtypjen e protestave nga autoritetet.

Në këtë protestë raportohet se ka prezencë të shtuar ushtarake.

Kjo është dita e 15-të me radhë që në Bjellorusi po mbahen protesta kundër Lukashenkas.

Mijëra persona janë mbledhur në “Sheshin e Pavarësisë”, duke valëvitur flamurin e Bjellorusisë.

Protestuesit  brohoritën “Largohu”, një referencë kjo ndaj Lukashenkas, të cilit po i kërkojnë që të largohet nga pushteti. Lideri autoritar bjellorus udhëheqë me vendin qe 26 vjet.

Para nisjes së protestës, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se ushtria do të përkujdeset që memorialet kombëtare të mos sulmohen nga protestuesit. Kjo ministri, përmes një njoftimi për media, tha se nëse monumentet dhe statujat bëhen cak i protestuesve, atëherë protestuesit do të përballen me forcat policore dhe ushtrinë.

Zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, që u mbajtën më 9 gusht, janë kritikuar edhe nga Bashkimi Evropian, që ka thënë se nuk do ta njohë rezultatin zgjedhor. Në këto zgjedhje, Lukashenka thotë se ka fituar mbi 80 për qind të votave.

Shtetet e Bashkuara po ashtu kanë kritikuar procesin zgjedhor dhe kanë dënuar shtypjen e protestave.

Mbi 7,000 protestues raportohet se janë burgosur dhe qindra të tjerë janë rrahur nga policia.

Lukashenka së fundmi ka urdhëruar ushtrinë që të ashpërsojë masat, në mënyrë që të mbrojë kufijtë e vendit, duke aluduar se forcat e NATO-s në vendet fqinje, i janë afruar shumë kufijve të Bjellorusisë.

Por, këto deklarata të Lukashenkas nga NATO-ja janë cilësuar si të pabaza.




Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Андрей Рублёв

«Титул, которым я горжусь больше всего»: Рублёв одолел Оже-Альяссима и выиграл второй турнир серии «Мастерс» в карьере






Конкурс проектов «Бюджет для граждан» проходит в Подмосковье

Лидеры Армении, Белоруссии и Узбекистана прибыли с визитом в Москву

«Символ бессмертия и героизма»: в Москве возложили цветы к памятнику Мусе Джалилю

Теплая погода вернется в Тульскую область лишь во второй половине мая