Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Август
2020

Thaçi u kërkon deputetëve zgjatjen e mandatit për Dhomat e Specializuara

0
Thaçi u kërkon deputetëve zgjatjen e mandatit për Dhomat e Specializuara

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka kërkuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës që t’ua zgjasin mandatin Dhomave të Specializuara në Hagë.

Përmes një adresimi në rrjetin social, Facebook, Thaçi ka thënë se shpreson se deputetët do ta mbështesin këtë kërkesë.

“I kam kërkuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës që mandati I Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar deri kur njoftimi i përfundimit të mandatit të bëhet nga  Këshilli i Bashkimit Evropian në konsultim me qeverinë e Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

Sipas tij, “mbështetja e drejtësisë për të bërë drejtësi e nderon Kuvendin e Kosovës, dhe rrit përgjegjësinë e shtetit të Kosovës”.

Bazuar në amendamentin e Kushtetutës së Kosovës, në bazë të së cilit janë formuar Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës me seli në Hagë, që njihet si Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë, mandati pesëvjeçar i këtij institucioni do të skadojë këtë vit.

Mandati pesëvjeçar përmendet në amendamentin kushtetues numër 24, në bazë të së cilit edhe është formuar gjykata. Kushtetuta e Kosovës është akti më i lartë juridik i shtetit, ndërkaq që ligjet dhe aktet e tjera juridike duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën.

Paragrafi i 13-të i këtij amendamenti thekson që “mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar do zgjasë në periudhën prej 5 vjetësh, përveç nëse lajmërimi për përfundimin e mandatit bëhet më herët, në përputhje me Ligjin numër 04/ L- 274”. Paragrafi pasues thekson që në mungesë të njoftimit për përfundim të mandatit, mandati do të vazhdojë deri në njoftimin për përfundim të mandatit, që do të publikohet në përputhje me të njëjtin ligj dhe në konsultim me qeverinë.

Megjithatë, në Ligjin për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, thuhet që mandati i kësaj gjykate do të përfundojë atëherë kur Këshilli i Bashkimit Evropian do t’i lajmërojë për këtë institucionet e Kosovës, gjë që konfirmohet edhe në vetë këtë gjykatë.

Dhomat e Specializuara në Hagë, në një mënyrë të vogël, janë një replikë ndaj sistemit gjyqësor të Kosovës. Ato janë themeluar në kuadër të secilit nivel të sistemit gjyqësor të Kosovës, që nga Gjykata Themelore e deri te Gjykata Kushtetuese dhe e punëson vetëm stafin ndërkombëtar.

Ato financohen kryesisht nga Bashkimi Evropian dhe janë formuar me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare. Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të kryera ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë, të cilat përmenden në raportin e Këshillit të Evropës në vitin 2011, autor i të cilit është senatori zviceran Dick Marty.

Ky institucion gjyqësor ka mandat për krimet e pretenduara ndaj njerëzimit, për krimet e luftës dhe veprat tjera penale që ndërlidhen me pretendimet nga raporti i Dick Martyt, e të cilat pretendohet që janë kryer në periudhën prej janarit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000. Në kuadër të gjykatës ende nuk është ngritur asnjë aktakuzë, ndërkaq që hetimet edhe më tej janë duke u zhvilluar.

Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se më 24 prill ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Thaçi më herët ka deklaruar se do të japë dorëheqje nga posti i presidentit, nëse aktakuza kundër tij konfirmohet.

Gjykatësi i procedurës paraprake ka maksimum gjashtë muaj kohë, nga muaji prill, për të konfirmuar ose hedhur poshtë aktakuzën.




Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Виктория Азаренко

Азаренко: Я из среды, где не принято говорить о своих чувствах, поэтому пришлось учиться






Путин назвал оправдание нацизма частью общей политики западных элит

Шойгу проехал по Красной площади в рамках парада в честь Дня Победы

Военная техника выехала на Красную площадь для участия в параде Победы

В Москве ночью зафиксировали три массовые аварии из-за непогоды