Minsk: Policia ndalon liderët opozitarë dhe protestuesit
Autoritetet kanë shpërndarë protestuesit në Minsk, në ditën e 16-të të protestave pas zgjedhjeve që nxitën pakënaqësi në vend. Në mesin e të ndaluarve nga policia më 24 gusht, ishin edhe pjesëtarët e opozitës Volha Kavalkova dhe Syarhey Dyleuski. Lideri i Bjellorurisë, Alyaksandr Lukashenka, ka shpalluar fitoren më 9 gusht në zgjedhjet presidenciale, edhe pse rezultatet janë konsideruar mashtrim.