Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Ноябрь
2020

Risocializimi i të kthyerve nga luftërat e huaja, sfidë për Maqedoninë e V.

0

Risocializimi i të kthyerve nga luftërat e huaja, sfidë për Maqedoninë e V.

Autoritetet zyrtare të Shkupit kanë theksuar se Maqedonia e Veriut, ashtu si të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian, nuk është imune sa i përket radikalizimit dhe terrorizmit pas sulmit terrorist në Vjenë. 

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në një intervistë për TV Sitel (televizionin SITEL), ka theksuar se dënimi me burgim për të gjitha ata, të cilët kthehen nga viset e luftës, nuk e zgjidh problemin për sa i përket radikalizimit dhe ekstremizmit, duke shtuar se sfidë mbetet risocializim i tyre në shoqëri. 

 “Ajo që ndodhi në Vjenë tregon se as ne, Maqedonia e Veriut, as Austria askush në botë nuk është imun ndaj terrorizmit”, ka theksuar Zaev, duke bërë të ditur se përmes bisedës telefonike ka porositur kancelarin Sebastian Kurc, se ai mund të llogarisë në Maqedoninë e Veriut në luftën kundër terrorizmit duke shkëmbyer informacione, sepse siç ka thënë ai, Maqedonia e Veriut tashmë si një anëtar i NATO-s është pjesë e këtij komunikimi. 

Zaev ka potencuar problemin me personat e kthyer nga luftërat e huaja. 

“Ne patëm një operacion të suksesshëm një muaj më parë, ku njerëzit që ishin pjesë e 'Qelia 1', 'Qelia 2' dhe kështu me radhë, janë të kthyerit që u dënuan, dolën nga burgu dhe vazhduan me aktivitete të tilla. Kjo në vetvete afirmon nevojën për programe rehabilitimi dhe angazhimi, për  risocializimin e atyre njerëzve. Ne kemi një plan dhe strategji të tillë dhe proceset janë duke u zhvilluar në atë plan", ka theksuar Zaev. 

Bllagoja Markovski, profesor universitar dhe ish-zyrtar i lartë në dikasterin e Mbrojtjes për Radion Evropa e Lirë thotë se është fakt se i riu shqiptar, edhe pse ka shtetësinë e Maqedonisë së Veriut, ai ka qenë i indoktrinuar nga strukturat radikale në vendet evropiane, me të cilët ka vepruar si grup. Megjithatë Markovski shton se autoritetet përkatëse duhet të angazhohen t’i zbulojnë të gjitha kontaktet që ka pasur me strukturat radikale në Maqedoninë e Veriut gjatë vizitave në vend, si masë parandaluese për zhvillimin e një zinxhiri të aktiviteteve të mundshme ekstremiste. 

“ Në bazë të të dhënave që tashmë i kemi, ky djalë (Kujtim Fejzullai ) shpesh herë ka ardhur në Maqedoninë e Veriut. Ai pavarësisht se është i lindur në Austri dhe ka shtetësi austriake, duke bartur më vete ideologjinë ekstremiste, nuk e dimë se në ç`masë ka vepruar në rajonin e Tetovës, prej ku e kanë prejardhjen prindërit e tij. Nga këtu besoj se strukturat e sigurisë janë duke ndërmarrë masat e duhura që të hetojnë se ai me kënd është shoqëruar, në cilin rreth ka lëvizur, madje dhe nëse ka lënë gjurmë në kuptimin e përgatitjeve për sulme terroriste në territorin tonë në mënyrë që të veprohet në aspektin parandalues”, thotë Markovski. 

Aktualisht, në Maqedoninë e Veriut 13 persona vuajnë dënimin me burgim, për shkak të përfshirjes në luftërat e huaja. 

Tre prej tyre nuk kanë marrë pjesë në luftërat e huaja, përkatësisht nuk kanë qenë pjesë e luftimeve në Siri ose Irak, por janë dënuar për shkak të përfshirjes në rekrutimin dhe financimin e personave që janë nisur në luftërat e huaja. 

Afrodita Musliu, kryetare e organizatës joqeveritare NEXSUS - Koncepti Qytetar, thekson për Radion Evropa e Lirë se duhet punuar shumë në risocializimin e këtyre personave që tashmë ndodhen në burgje duke vënë theksin tek ata që s`kanë arritur të shkojnë në viset  e përfshira nga lufta në Siri dhe Irak për shkak se, siç thotë ajo, në njëfarë mënyre ata kthimin e përjetojnë si qëllim i parealizuar.  

Në analizën e hulumtimit që ka realizuar organizata joqeveritare NEXSUS, në bashkëpunim me Institutin për të drejtat e njeriut  me temën  “Përmirësimi dhe mirëkuptimi i fenomenit të luftërave të huaja terroriste -  Sfidat e rehabilitimit, risocializimit dhe riintegrimit të të kthyerve dhe ndihmësve të tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut” theksohet se  sfidë mbetet vendosja e programeve efektive për deradikalizimin dhe risocializimin në burgje, si dhe rehabilitimi, risocializimi dhe riintegrimi i këtyre personave, sepse programet e mëparshmet nuk japin rezultate.  

“Në bazë të hulumtimit tonë, por dhe në bazë të zhvillimeve që ndodhën të hënën në Vjenë, mund të shihet se ai grup që është kthyer nga synimi për t’u bërë pjesë e luftërave të huaja, mund të jetë nga më të rrezikshmit. Pse? Sepse nuk ka arritur të realizojë qëllimin.  Është nisur për në Siri, por është kthyer nga forcat e sigurisë mbrapsht. Ata përfundojnë dënimin me burg, por do theksuar se procesi i de radikalizimit të tyre as ka filluar e as që mund të flitet për përfundimin e këtij procesi. Procesi i deradikalizimit paraqet një rrugë shumë të vështirë, prandaj duhet punuar shumë në këtë drejtim të gjitha institucionet relevante”, thekson Musliu.  

Ndërkaq, Xheladin Ajvazi, zëvendëskoordinator nacional për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftës kundër terrorizmit, thotë për Radion Evropa e Lirë se trupi që përfaqëson, është i angazhuar veçanërisht gjatë muajve të fundit në përforcimin e kapaciteteve institucionale si në nivelin lokal, ashtu dhe atë qendror, për sa i përket risocializimit e personave që janë kthyer nga luftërat e huaja. 

“Kur themi punojmë në ngritjen e kapaciteteve, mendojmë për ofrimin e ndihmave në aspektin psikologjik, atë social, si dhe aspektin e komunikimit të ndërsjellë mes bashkësive fetare, si në nivelin lokal,. ashtu dhe në atë qendror”, thotë Ajvazi.

Të mërkurën, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, Shaqir Fetahu, e ka ngushëlluar familjen e një prej viktimave në sulmin terrorist në Vjenë, Nexhib Vrenezin, me prejardhje nga Veleshta e Strugës.  

Fetai me këtë rast ka theksuar se terrorizmi nuk ka as fe dhe as komb. 

 “Shprehim indinjatën e thellë për viktimën e pafajshme nga Veleshta e Strugës Nexhib Vrenezin, i cili humbi jetën në sulmin terrorist të Vjenës në Austri... Edhe ky akt makabër terrorist tregon se terrorizmi nuk ka as fe e as komb”, ka shkruar Fetahu në profilin e tij.




Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
ATP

После победы в Мадриде Рублев поднялся с 8-го на 6-е место в рейтинге ATP






Прогноз на матч ЦСКА - «Рубин» от Андронова

Доллар опустился ниже 91 рубля впервые с 12 марта

Воспитанница проекта по олимпиадной подготовке Высшей школы лингвистики БФУ — призер финала олимпиады школьников по английскому языку

Ушаков: Путин проведет 8 мая традиционный дружеский обед для лидеров стран СНГ