Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Ноябрь
2020

Lion: I dyshuari pranon se ka sulmuar priftin për shkak të një mospajtimi personal

0
Lion: I dyshuari pranon se ka sulmuar priftin për shkak të një mospajtimi personal

Një i dyshuar ka pranuar se është autor i të shtënave kundër një prifti ortodoks grek në qytetin francez, Lion javën e kaluar, për shkak të një mospajtimi personal, kanë thënë prokurorët.

I dyshuari, 40-vjeçar, u ka thënë prokurorëve se prifti ka qenë duke pasur lidhje të fshehtë me gruan e tij.

Prifti, Nikolaos Kakavelakis, 52-vjeçar, është qëlluar dy herë me armë zjarri jashtë kishës së tij më 31 tetor.

Ai ka folur me policinë pasi ka dalë nga koma të mërkurën.

Të shtënat kanë ndodhur disa ditë pasi tre persona janë vrarë pas një sulmi me thikë, në një kishë në qytetin francez, Nicë.

Fillimisht ka pasur shqetësime se sulmi është vazhdimësi e atij që presidenti francez, Emmanuel Macron e ka cilësuar “sulm terrorist islamist”, në Nicë.

Motivet e sulmit në Lion nuk ka qenë të qarta në fillimin, mirëpo zyrtarët kanë nisur hetime për tentim-vrasje.

Hetimet janë zhvilluar edhe më shumë këtë javë, kur prifti ka qenë i gatshëm të flasë para policisë.

I dyshuari, që është thënë se ka kombësi gjeorgjiane, është arrestuar në shtëpinë e tij në Lion të premten, ka raportuar e përditshmja franceze, Le Parisien.

Gazeta ka citur një deklaratë nga Prokurori Publik i Lionit, Nicolas Jacquet, të ketë thënë se i dyshuari “është burri i një gruaje që ka pasur aferë me viktimën”.

I dyshuari u ka thënë prokurorëve se nuk ka pasur synim të vrasë priftin.

Prifti, që është duke u shëruar pas operimit, ka dhënë dorëheqje nga kisha një muaj më parë.




Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Андрей Рублёв

Рублев не отстал от «Реала»! Как русская звезда тенниса покорила Мадрид






Спасение спасающих: почему в Пермском крае массово увольняются сотрудники МЧС

Фальшивые билеты продавались агрегаторами на рейсы авиакомпании NordStar

Тайны профессии. Восемь историй о том, когда нотариусы спасают людей

Панда Катюша из Московского зоопарка прогулялась по уличному вольеру