Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Ноябрь
2020

Irani shpreson se politika amerikane do të ndryshojë pas fitores së Bidenit

0
Irani shpreson se politika amerikane do të ndryshojë pas fitores së Bidenit

Irani shpreson se politika amerikane do të ndryshojë pas fitores së Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale, ka thënë nën-presidenti i Republikës Islamike, Eshaq Jahangiri, transmeton dpa.

“Epoka e Donald Trumpit dhe ekipit të tij aventurist dhe luftënxitës, më në fund ka mbaruar .. ne shpresojmë se Shtetet e Bashkuara do të ndryshojnë politikat e tyre shkatërruese”, ka thënë Jahangiri.

Sipas tij, SHBA-ja duhet t’iu kthehet obligimeve ndërkombëtare pas përfundimit të procesit zgjedhor.

Përveç kësaj Jahangiri, ka thënë se Irani ka qenë i shqetësuar, ashtu sikurse e ka përmendur presidenti Hassan Rohani, për kthimin e SHBA-së në marrëveshjen bërthamore që Irani ka nënshkruar me fuqitë botërore dhe heqjen e sanksioneve.

Presidenti amerikan, Donald Trump është tërhequr nga marrëveshja bërthamore më 2018, sipas së cilës, Irani do të duhej të kufizonte aktivitetin bërthamor, në këmbim të lirimit nga sanksionet.

Përveç këtij veprimi Trump ka aplikuar fushatë me presion maksimal ndaj Iranit.

Sanksionet kanë dëmtuar rëndë ekonominë iraniane, duke mos harruar edhe përkeqësimin që ka nxitur pandemia e koronavirusit.




Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Павлюченкова и Потапова не смогли выйти в финал турнира WTA в Мадриде в парном разряде






Врачи Первой Градской больницы вернули мужчине на место вышедший из орбиты глаз

Тайны профессии. Восемь историй о том, когда нотариусы спасают людей

Офис президента весь на нервах

Лавров: исход выборов в США не повлияет на их желание нанести поражение России