Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Ноябрь
2020

Minatorët e Trepçës në grevë

0
Minatorët e Trepçës në grevë

Minatorët e kombinatit metalurgjik “Trepça” kanë hyrë në grevë brenda minierës, ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë, Gani Osmani, nga Sindikata e Punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje.

Ai tha se me gjithë paralajmërimin e Qeverisë se janë ndarë 1 milion euro për Trepçën, ato nuk janë alokuar në xhirollogarinë e ndërmarrjes dhe punëtorët nuk i kanë marrë pagat e muajit tetor.

“Për momentin janë 200 minatorë brenda minierës. Ata janë ndarë në horizonte dhe kanë thënë se nuk do të dalin nga greva derisa t'i marrin pagat”, tha Osmani.

Qeveria e Kosovës, më 13 nëntor ka konfirmuar se ka ndarë më shumë se një milion euro për kombinatin metalurgjik “Trepça”, si zgjidhje për t'i tejkaluar problemet financiare në të cilat ndodhet aktualisht kjo kompani.

Kryeshefi i Trepçës, Hysen Vrajolli, i pati dhënë Radios Evropa e Lirë se kjo ndërmarrje ka një borxh prej rreth pesë milionë eurosh ndaj Distribucionit të Furnizimit me Energji Elektrike (KEDS) dhe operatorëve tjerë.

“Trepça” është shoqëri aksionare ku 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës, kurse 20 për qind janë aksione të punonjësve të kësaj ndërmarrjeje.

Kombinati metalurgjik "Trepça", gjendet në Komunën e Mitrovicës. Sektorët e tij gjenden në pjesën veriore dhe atë jugore të qytetit.




Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Андрей Рублёв

Рублёв стал победителем «Мастерса» в Мадриде






Эксперты рассказали о росте цен на недвижимость в России из-за льготной ипотеки

Ежемесячную денежную выплату получают более 1,6 млн пострадавших от радиации

Турникеты на станции Московского метрополитена Печатники, 1997 год, Москва